Bajrami sakrifices

Marakli^Krapit

Antarë i Respektuar
Bajrami i Sakrifices ?

Një sakrificë dhe heroizëm që nuk duhet të kalohet thjesht si lajm kronike
Një 39 vjeçar, baba i katër fëmijëve po kthehej me motorr nga qyteti ku kishte blerë disa ushqime për familjen dhe dhurata për fëmijët e tij të vegjël për Bajram.
Duke kaluar afër lumit të Bunës dëgjon një grua që bërtiste me ngashërim dhe kërkonte ndihmë se po i mbytej i biri.
Pa e menduar gjatë, lë motorrin e tij në rrugë dhe vrapon drejt lumit për ti ardhur në ndihmë djalit të panjohur të gruas së panjohur.
Por, nuk qe e thënë... ujrat e rrëmbyeshme që kishin përpirë 14 vjeçarin, shkëputën edhe babain e ri nga katër fëmijët e tij të mitur.
E pamë në lajme si kronikë të katërt apo të pestë dhe me siguri që nuk ia mbajmë mend emrin heroit.
Gjithsesi veprimi i tij nuk është më pak heroik se i shumicës së herojve të kombit.
Ai quhej Dhurim dhe me sakrificën e tij sublime për ti shpëtuar jetën një fëmije që nuk e njihte, na dha të gjithëve një mësim, pikërisht në ditët e "Bajramit të Sakrificës".
Dhurimi ishte një mysliman i ri, nga një familje e nderuar në fshatin Belaj që po kthehej të lumturonte fëmijët e tij të vegjël me dhuratat e Bajramit, ndërsa djali që deshi të shpëtonte ishte nga një familje katolike nga Puka dhe kishte hyrë të freskohej në ujrat e Bunës.
E ç'rëndësi ka kjo!? Tek e fundit çdo jetë është e shejtë dhe është urdhër hyjnor që të bëhet çdo sakrificë për ta shpëtuar.
E ne teksa flasim me shumicë e me fjalë të mëdha për sakrificën në këto ditë, duhet ti bëjmë vetes disa pyetje të thjeshta. Sa jemi të gatshëm të sakrifikojmë për të tjerët? Çfarë jemi të gatshëm të sakrifikojmë? A jemi të gatshëm të sakrifikojmë gjërat tona më të vyera për të tjerët?
E pra, kur tu bëni dhurata njerëzve tuaj të dashur në këto ditë, kujtoni edhe fëmijët e Dhurimit, të cilët shtërngojnë fort dhuratat e Bajramit që u kishte blerë babai i tyre dhe i kishte lënë mbi motorrin e tij në rrugë, teksa vraponte për të shpëtuar një fëmijë tjetër...

Fb
 
  • Më pëlqen
Reactions: NGU
Të shpëtosh jetën e tjetrit, është veprimi më njerëzor që mund të ekzistojë. Por kur ky veprim ka çmimin më të lartë, si humbja e jetës tënde, nuk ka fjalë të përshtatshme që do i jepnin epitetin e merituar. Të kthehet besimi dhe optimizmi se ende ka ‘njerëz’, pa marrë parasysh se cilit komunitet fetar i takon.

Bajrami i Sakrifices ?

E ne teksa flasim me shumicë e me fjalë të mëdha për sakrificën në këto ditë, duhet ti bëjmë vetes disa pyetje të thjeshta. Sa jemi të gatshëm të sakrifikojmë për të tjerët? Çfarë jemi të gatshëm të sakrifikojmë? A jemi të gatshëm të sakrifikojmë gjërat tona më të vyera për të tjerët?

Fb

Besoj se sikush në mënyrë të vete sakrifikon, kush më pak e kush më shumë.
Pastaj, edhe sakrificat janë sipas mundësive, do thoja. Nëse qëllimisht jep jetën tënde për të shpëtuar tjetrin, është shumë e hollë linja mes veprimit të mirëfilltë dhe marrëzisë (përjashtoj rastin në fjalë).
Tani duhet një përshkrim më i hollësishëm i ‘gjërave më të vyera’. Nëse bëhet fjalë për gjëra materiale, besoj se ka plot veprime bamirëse në këtë aspekt.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top