Babai vret vajzën e tij pasi zbulon se ka vjedhur kontraceptivë

cent

...Lontano
Një burrë mysliman ka pranuar se ka vrarë vajzën e tij 19-vjeçare, pasi policia e ka gjetur duke vjedhur prezervativë, pasi ajo kishte një të dashur gjerman. Familja nuk e pranonte këtë lidhje.
babai2-620x374.jpg
Bashkëshortët janë me origjinë nga Pakistani, dhe janë në gjykim për vrasjen e vajzës së tyre. 41-vjeçarja Shaziara, ka deklaruar se ajo ishte tërësisht në skllavëri të burrit, dhe nuk ka patur mundësi që të shpëtojë të bijën nga bashkëshorti i saj.

Ndërkohë, vajza tjetër Nida, 14 vjeçe, ditën e ngjarjes së tmerrshme ka qenë në shtëpinë e një të afërmi.

Ajo ka dëshmuar kundër dy prindërve të saj, duke thënë se edhe është nëna e saj është strikte njësoj si babai. “Mami nuk është skllave, ajo mund të bëjë çfarë të dojë. Ajo shpesh herë më rreh mua. Unë dhe motra ime nuk lejoheshim që të flisnim për të dashurin e saj. Ndërsa babai thoshte se ajo do të martohej në Pakistan”.

Ndërkohë nëna ka mohuar të gjitha duke thënë: “Natën e vrasjes Lareeb pas një debati ka gjuajtur babanë e saj. Kur ajo ishte në gjumë ai shkoi dhe e vrau. Nuk mund të bëja gjë. Jam me e sëmurë dhe nuk kisha forcë që të luftoja kundër tij. doja të bërtisja, por nuk mundja”.

“Lareeb qëndronte jashtë deri natën vone dhe nuk e vendoste perçen. Një ditë na erdhi një letër nga policia, ku thuhej se ajo ishte zënë duke vjedhur kontraceptivë. Aty e kuptuam se ajo ka kryer marrëdhënie seksuale. Kur i tregova letrën bashkëshortit, ai u trondit”, ka shtuar 41-vjeçarja.

/Shekulli
 
Titulli: Babai vret vajzën e tij pasi zbulon se ka vjedhur kontraceptivë

Gjynah per vajzen...
Pavarsisht se ka bere gabim qe ka vjedhur ( edhe pse Gjermania ma do mendja qe ka qendra qe ofrojne ne menyre falas mjete kundraceptive si dhe suport reth pyetjeve per jeten seksuale), vajza nuk e meritonte nje vdekje te tille.
E kuptoj qe nje familje ka nder, qe e kane ritur vajzen ne ate fryme, por besoj qe me femijen tende duhet te dish te komunikosh...jo ta fusesh nen-dhe....

Ku mbetet dashuria prinderore? Si mund te jetosh duke ditur qe ti je krimineli femijes tend?
Ku mbeti nderi jot para Zotit si KRIMINEL i femijes tend?
Beson qe Zoti e vlerson me shume ate qe e vrau femijen, apo femijen qe beri nje gabim....dhe spriti martesen?

EH bota...
 
Titulli: Babai vret vajzën e tij pasi zbulon se ka vjedhur kontraceptivë

Eshte bere xheloz per vajzen e tij... kulmi i kafsherise. S'ka lidhje fare me nderin, kjo ngjarje.
Do kete vjedhur nga halli e shkreta, te pakten eshte munduar qe te ruhet nga dicka tjeter me e madhe... nuk e ka pritur nje ndeshkim makaber te tille.

U prehte ne paqe.
 
Titulli: Babai vret vajzën e tij pasi zbulon se ka vjedhur kontraceptivë

E vrau ne gjume?!?

Pa he pra se keshtu zbardhe fytyren dhe nderin :mendim:

Shtaze, as shtazet nuk vrasin ne gjume!
 
Titulli: Babai vret vajzën e tij pasi zbulon se ka vjedhur kontraceptivë

Se cme kap nje urrejtje e madhe kur lexoj kto raste... sepse nuk eshte hera e par! Dhe sdo te jet as e fundit.
Nuk eshte hera e par qe nena na del si viktime... ti je kriminele 2 her, nje her sepse ti ke pergjegjesi si nene me qen se i dhe jeten dhe 1 her sepse hiqesh si viktime, kur vajzen e fute nen dhe ti me duart e tua duke pranuar qe nje kafsh i till te jetoj me ju.

Nderi... ca lesh nderi. Te varrosesh femijen tende sepse jan me te rendesishme gjykimet e botes.
Ik e vrisni veten tani
 
Last edited by a moderator:

Nuk vlersohet nderi nje soj nga te gjithe...
Disa njerez kane nje llogjik te limituar dhe nuk mund ta tej-kalojne.....
Fundja femija do bej dhe budalleqe, nga me te voglat e deri tek me te medhat...
Ka prinder qe falin femijen kriminel.... e perdhunues...e di me une ca katastrofa-femijesh mund te shfaqen...

Por une nje gje nuk kuptoj si mund te pretendosh qe je besimtar i Zotit (pavarsisht fese, sepse ndodh ne te gjitha) e te mund te maresh NJE JETE?????
 
po edhe sikur mos te ishin besimtar, si mund te vrasesh krijetes tende!
por sic the dhe ti, ske cte besh me njerez me llogjik te limituar...
me bere te kujtoj fjalet e dikujt "un e vura ne jet dhe un kam te drejt ta vras me duart e mia nese shkel nderin e ksaj shpie"
tmerr :(
 
Titulli: Babai vret vajzën e tij pasi zbulon se ka vjedhur kontraceptivë

Zoti thot ;nese vre nje njeri, ke vra gjith boten! kjo nenkupton dhe prindi femijen...por njerz te semuer ke ngado
 
Back
Top