Babai djeg vajzën 15-vjeçare, foli në telefon me të fejuarin

cent

...Lontano
JEMEN-Një vajzë 15-vjeçare është djegur e gjallë nga babi i saj, pasi ka pasur kontakte me të fejuarin para martesës. Policia ka arrestuar 35-vjeçarin, pas vdekjes së vajzës në një fshat të largët Shabaa, të krahinës Taiz.
34y7513.jpg
Ndërsa mediat lokale bëjnë të ditur se babai 35-vjeçar e ka kryer këtë krim, pasi familjarët e vajzës e kanë dëgjuar atë duke folur në telefon me të fejuarin. Sipas zakoneve tradicionale fisnore, në disa zona të Jemenit ndalohet kontakti ndërmjet burrave dhe grave para martesës.

Vitin e kaluar, Këshilli për të Drejtat e Njeriut i OKB-së ngriti shqetësime në lidhje me të ashtuquajturat "vrasjet e nderit". Autorët e këtyre vrasjeve dënohen nga 6 muaj deri në 1 vit, për arsye se ligjet kanë të përfshira brenda tyre edhe rregullat zakonore. Jemeni është një nga vendet më të varfra, me një shoqëri tribale ku dominojnë familjet patriarkale.

/BBC/Shekulli Online
 
Titulli: Babai djeg vajzën 15-vjeçare, foli në telefon me të fejuarin

Te tilla mentalitet duhet te shfarosen me c"do kosto dhe te marrin denimin e duhur,,duhet gjete nje rrug nderhyrje,para se keto te shfarosin CDO NORMALITET NJERZOR..ne keto vende.
 
Titulli: Babai djeg vajzën 15-vjeçare, foli në telefon me të fejuarin

"vrasjet e nderit" nga njerezit e pa ndershem! Foli ne telefon...nese ka qene familje aq e prapambetur si u be qe te kene telefon ne shtepi qe ia mundesoi vajzes se fejuar 15 (edhe nje shkelje kjo e normave njerezore, 15 vj e fejuar) qe te flas me te fejuarin e saj. Jane ca gjere ne kete "pazel" qe nuk me lidhen....nuk me japin figuren e plote!
 
Titulli: Babai djeg vajzën 15-vjeçare, foli në telefon me të fejuarin

99% te ketyre vrasjeve me kete karakter ju behen femrave, Nuk kane vlera femrat, s'duhen gje!
Jemen Arabi e vende te tjera aty rreth e qark, femijet femra shisnin si delet ne pazar. Dhe kur lindnin shume femra, shpesh i groposnin te gjalla per te mos ulur cmimin ne treg. tani i vrasin per motive te tjera banale
 
Titulli: Babai djeg vajzën 15-vjeçare, foli në telefon me të fejuarin

Bobo sa gjynah, te vrasesh ate qe ti e krijon vet .......
 
Titulli: Babai djeg vajzën 15-vjeçare, foli në telefon me të fejuarin

Gjynah e shkreta aq e vogel :(
 
Titulli: Babai djeg vajzën 15-vjeçare, foli në telefon me të fejuarin

ne ato fshatra skan buk me hanger nga varferia , keta flasin per telefona hahaha khuuu
 
Back
Top