Autobusi që ra në Lanë nuk do lëvizet nga vendi i ngjarjes

279556585_5444249788919222_7799398833248738836_n.jpg
Autobusi, i cili përfundoi mbrëmjen e së premtes në lumin e Lanës, nuk do të lëvizet nga vendi i ngjarjes.

Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se mjeti i transportit publik do të lihet aty në formë instalacioni, si shenje sensibilizimi për aksidentet rrugore.

lg.php
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme në kryeqytet në afërsi të ‘Kinema Agimit’.

Autobusi u përplas me mjetin me targa AA 170 ZH, i cili gjithashtu përfundoi në Lanë.


Nga aksidenti u plagosën 5 persona, të cilët u transportuan në spital, si dhe u vizituan nga Ministrja e Shëndetësisë dhe kryebashkiaku i Tiranës.

Propozimi për ta kthter autobusin në instalacion erdhi fillimisht nga artisti i njohur shqiptar, piktori Helidon Haliti.

Në një postimin në rrjetet sociae, Haliti shkruante se autobusi “do të ishte një nga instalacionet më të bukur në botë me autor popullin”.

“Pa dashur të prek askënd dhe kërkoj ndjesë për këtë por e kam krejt artistik propozimin… Unë këtë e lija aty si ISTALACION ARTI dhe do ishte nga istalacionet më të bukur në botë me autor ”POPULLIN” ju lutem pranoni propozimin tim dhe mos e hiqni, une nuk jam ANRI SALA që të më dëgjoni, por duhet të dëgjohet…”, shkruante ai.
lg.php
mapo.al
 
Urë kalimi. Hyhet nga përpara dhe dilet në fund të autobuzit në krahun tjetër të Lanës 😁
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top