Atentate terroriste në aeroportin “Ataturk” në Stamboll!

Soulmind

~She wanted the whole world or nothing~
Themelues
Dhjetra të vdekur e të plagosur kanë shkaktuar të martën mbrëma ndy shpërthime të ndodhura në aeroportin “Ataturk” në Stamboll.


Sipas raportimeve të mediave vendase, të paktën tre vetë kanë qenë të përfshirë në sulm, ku njëri raportohet se ka hapur zjarr me kallashnikov pasi u pikasën nga forcat e sigurisë në hyrje të aeroportit.

Sipas ministrisë së Punëve të Brendshme, të paktën njëri nga shpërthime ka ndodhur në zonën e mbërritjes dhe thuhet se bëhet fjalë për një kamikaz.

Ndërkohë, mediat vendase raportojnë se shpërthimet kanë ndodhur në tre pika të ndryshme, një në hyrjen e fluturimeve ndërkombëtare, një në hyrjen e fluturimeve kombëtare dhe një tjetër në zonën e parkingut.

Sipas deklaratës së Ministrit të Drejtësisë Bekir Bozdağ, njëri nga kamikazët në fillim ka hapur zjarr me armë automatike AK-47 e më pas ka shpërthyer veten.

Agjencia ajrore Turkish Airlines njoftoi se të gjitha fluturime nga aeroporti “Ataturk” janë anuluar deri në orën 8 të mëngjesit.

Aeropoporti “Ataturk” është aeroporti i dytë më i madh në botë. Vetëm gjatë viti 2015 rreth 60 milion pasagjerë kanë kaluar tranzit. /tesheshi.com/

pamje-nga-vendngjarja2.jpg
 
Titulli: Atentate terroriste në aeroportin “Ataturk” në Stamboll!

Ngushellime per viktimat, Zoti i meshirofte :(

p.s.

Sigurisht se isis do t'marr pergjegjesine si zakonisht. Elita vazhdon me planet e saja.
 
Tronditet Turqia, sulm kamikaz në aeroportin e Stambollit, 36 të vdekur, mbi 147 të..

13529101_815431578559066_8433975969905468434_n.jpg
shperthimi-ne-turqi.jpg

TURQI- Dy shpërthime të njëpasnjëshme dhe të shtëna me armë zjarri kanë tronditur mbrëmjen e sotme aeroportin ‘Ataturk’ të Stambollit.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se janë regjistruar dy shpërthime në ambientet e aeroportit, ndërsa të shtënat me armë janë dëgjuar në parking. Kryeministri i Turqisë ka konfirmuar se numri i viktimave ka arritur në 36, ndërsa të plagosurit 147. Binali Yildirim ka thënë se në sulm kanë marrë pjesë tre persona të cilët pasi kanë gjuajtur me armë kanë shpërthyer eksplozivët që mbanin në trup. Ai ka thënë se terroristët kanë shkuar në Aeroport me taksi dhe me makina private. Ndërkohë shifra më të larta jep agjencia Associated Press e cila thotë se numri i viktimave është 50, ndërsa qindra janë të plagosur. AP i referohet për shifrat një zyrtari turk, ndërsa thotë se ISIS është përgjegjës për sulmet. Po ashtu, ministri i Brendshëm turk pohoi se bëhet fjalë për 3 sulme kamikaze.

Sipas mediave dy kamikazë ishin të pajisur me lëndë eksplozive dhe hodhën veten në erë, ndërsa i treti ka qëlluar me kallashnikov në parkimin e aeroportit si një taktikë e njohur për të shpërqendruar vëmendjen e policisë. Bëhet e ditur se policia ka qëlluar në drejtim të kamikazëve, të cilët janë kundërpërgjigjur. Dëshmitarë, në vendngjarje pohuan se kanë mbërritur autoambulancat dhe policia, ndërsa ka nisur transporti i të plagosurve drejt spitalit. Sipas zyrtarëve turq, dy nga sulmuesit ishin në terminalin e ardhjeve, ndërsa sulmuesi i tretë është vrarë në parkingun e aeroportit. Sipas zyrtarëve, të paktën njëri nga sulmuesit është plagosur nga policia dhe asnjëri sulmues nuk kishte kaluar kontrollet e sigurisë në Aeroport


Po ashtu, nga shpërthimet ka dëmë të shumta materiale. Qytetarët e shumtë në aeroport janë bërë edhe reporterët e parë. Ata kanë postuar foto dhe video pak caste pas shpërthimit, ku tregohet kaosi në aeroport, njerëz të shtrirë në tokë, të tjerë që vrapojnë si dhe dëmtime të shumta.

Duke marrë shkas nga kjo situatë, janë pezulluar të gjitha fluturimet drejt Stambollit, ndërsa deri tani nuk raportohet se në aeroport ndodhej ndonjë shtetas shqiptar.

Në fillim të marsit edhe Departamenti Amerikan i Shtetit paralajmëronte qytetarët amerikanë të minimizonin udhëtimet drejt Turqisë, “sidomos të rrisnin vigjilencën dhe të bënin kujdes teksa vizitonin zona turistike apo zona të tjera publike”, për shkak të rrezikut nga sulmet terroriste.

Mogherini: Sërish sulme në Turqi, BE i qëndron pranë popullit turk

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Politikave të Sigurisë, Federica Mogherini ka reaguar pas sulmeve në Stamboll. ‘Tjetër sulm terrorist tragjik në Turqi. BE i qëndron pranë popullit turk dhe shpreh ngushëllim për familjarët e viktimave’- thuhet në reagim.


Kujtojmë që aeroporti Ataturk i Stambollit është një nga aeroportet me më fluks në botë. Vetëm në vitin 2015 ai ka shërbyer për më shumë se 60 milionë pasagjerë. Prej kohësh Turqia është goditur nga sulme terroriste, duke shkaktuar kështu dhjetra viktima në njerëz.

TRE SHPثRTHIME Nث AEROPORT, Tث PLAGOSUR EDHE POLICث
Ora 22:33- Ka pasur të paktën 3 shpërthime në aeroportin Ataturk të Stambollit gjatë sulmit terrorist. Mes të plagosurve ka edhe policë.

(d.d/ed.me/ma/ar/BalkanWeb)
 

Attachments

  • 5772da00c36188ec0a8b45a4.jpg
    5772da00c36188ec0a8b45a4.jpg
    85.8 KB · Shikime: 12
  • turkey-684263.jpg
    turkey-684263.jpg
    47.2 KB · Shikime: 4
  • turkey-578335.jpg
    turkey-578335.jpg
    41.2 KB · Shikime: 6
Titulli: Tronditet Turqia, sulm kamikaz në aeroportin e Stambollit, 36 të vdekur, mbi

Eh sa keq!
Katastrof.
Keta duhet te shfarosen.
 
Titulli: Atentate terroriste në aeroportin “Ataturk” në Stamboll!

Nishani: I tronditur nga sulmet që përgjakën muajin e shenjtë të Ramazanit
Bujar-Nishani-640x364.jpg


Presidenti i Republikës, Bujar Nishani i ka dërguar një letër ngushëllimi presidentit të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan pas sulmeve terroriste në aeroportin e Stambollit, ku mbetën të vrarë 36 persona dhe u plagosën ,mbi 100 të tjerë.

“Jam shumë i tronditur dhe i revoltuar nga sulmet terroriste në aeroportin ndërkombëtar të Stambollit, ku humbën jetën dhjetëra persona e shumë të tjerë u lënduan.

Me ndjenjë të thellë trishtimi e hidhërimi, i shpreh ngushëllimet e mia më të ndjera familjarëve të viktimave, popullit mik turk, Juve dhe qeverisë suaj, si dhe të lënduarve i uroj shërim sa më të shpejtë.

I dënoj me forcën më të madhe këto akte të urryera terroriste që përgjakën muajin e shenjtë të Ramazanit dhe synojnë të trembin e destabilizojnë Turqinë mike, si dhe ju siguroj se në këto momente të vështira e kritike, unë dhe populli shqiptar jemi pranë jush, pranë familjarëve të viktimave dhe popullit mik turk.

Zoti ju dhëntë qetësi, kurajë e forcë për përballimin dhe kapërcimin sa më shpejt të kësaj situate tronditëse e kritike!” – theksohet në mesazhin e Kreut të Shtetit shqiptar drejtuar Presidentit të Turqisë, Erdogan.
 
Titulli: Atentate terroriste në aeroportin “Ataturk” në Stamboll!

Tani fillon avazi rrjeteve sociale me ´PRAY´ dhe ´sulme´ nga tastiera drejtuar pergjegjesve.. Ama kush jan pergjegjesit s´po e kuptoj?
Sot ndodhi ne Stamboll,neser mund te ndodhi ne qytetin ku jetojm,ne qytetin ku jeton nje i aferm,nje mik... Kalohet me nje ´PRAY´? Pse duhet te paguajn te pafajshmit per pazare pushtetaresh ? Po luhet me gjak te pafajshmish,dhe kjo nuk eshte e drejte! A rrjedh gjak ne venat e ketyre ´njerzve´?!
 
Titulli: Atentate terroriste në aeroportin “Ataturk” në Stamboll!

Gjynah qe mekatet e shtetarve i paguajn te pa fajshmit :(
 
Titulli: Atentate terroriste në aeroportin “Ataturk” në Stamboll!

Qofshin te xhenetit.
 
Titulli: Atentate terroriste në aeroportin “Ataturk” në Stamboll!

Botë e frikshme! Askush s'është më i sigurtë! :(
 
Titulli: Atentate terroriste në aeroportin “Ataturk” në Stamboll!

Polici hero ndaloi kamikazin e shpëtoi jetë të pafajshme (Video)

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


Kamerat e sigurisë së Aeroportit “Ataturk” të Stambollit, të sulmuar mbrëmjen e një dite më parë nga 3 persona të armatosur, kanë regjistruar dhe momentin kur një efektiv policie plagosi njërin prej agresorëve, i cili pas kësaj shpërtheu brezin me eksploziv që mbante në trup.
 
Titulli: Atentate terroriste në aeroportin “Ataturk” në Stamboll!

Nqs eshte pista e ISIS, i paska prish mardhenjet i biri Erdogan me ata te isis, prandaj qenken acaruar per hakmarrje.
Nqs jane kurdet ne kete mes, kane zgjedhur rruge te gabuar dhe do jete me keq per ata.

Mjere ata qe iken, dhe familjaret e tyre qe do ndjejne mungesen e tyre..!
 
Titulli: Atentate terroriste në aeroportin “Ataturk” në Stamboll!

Gjynaf.
Ajo ajo tipja me fustan nuk ecte dot shume me vrap e vute re

Si svjen nje here Isis ne Shqip...te shfarose kete rracen e keqe
Vetem gabelet te leje, ata dine te kendojne, kenget sjellin lek
E do lulezoje nje shqiperi e re e lumtur si gabelt dhe e pasur.
 
Titulli: Atentate terroriste në aeroportin “Ataturk” në Stamboll!

turqia aspak nuk e meriton kesi gjera te keqia qe po ndodhi ketyreve diteve te fundi
 
Titulli: Atentate terroriste në aeroportin “Ataturk” në Stamboll!

Gjynaf.
Ajo ajo tipja me fustan nuk ecte dot shume me vrap e vute re

Si svjen nje here Isis ne Shqip...te shfarose kete rracen e keqe
Vetem gabelet te leje, ata dine te kendojne, kenget sjellin lek
E do lulezoje nje shqiperi e re e lumtur si gabelt dhe e pasur.

nuk te vjen turp qfar te kan bere te keq ty ne shqiperia populll me respektuar nuk ka te qoft turp me kete fjalor banal
 
Titulli: Atentate terroriste në aeroportin “Ataturk” në Stamboll!

nuk te vjen turp qfar te kan bere te keq ty ne shqiperia populll me respektuar nuk ka te qoft turp me kete fjalor banal

Turp skam se ne gabelet keshtu jemi mesuar
 
Titulli: Atentate terroriste në aeroportin “Ataturk” në Stamboll!

Kujt po i flet legjend, je duke e ditur se me nje kalama te papjekur po flet, mos humb kohe !
 
Titulli: Atentate terroriste në aeroportin “Ataturk” në Stamboll!

13533040_1283404021679377_4987634602121503515_n.jpg

"... Nese njeriut i eshte dhene mundesia per vetem nje pamje te botes, eshte Stambolli ai vend i cili duhet t'i tregohet...".

A. de Lamartine

Permasa e kesaj historie duhet te shihet edhe pertej terrorit, dhimbjes e gjakut.
Stambolli eshte i bukur!
 
Titulli: Atentate terroriste në aeroportin “Ataturk” në Stamboll!

Thuhet qe mund te jet Isis prapa aktit, porse ende skan te dhena te sakta.... Kurse bota po sillet ne gjurmet e vershimit, edhepse mund te ket ende shpresa.
 
Back
Top