Ataku kardiak, evitoni kontaktin direkt me ujin e ftohtë

Hera

Banned
Ataku kardiak, evitoni kontaktin direkt me ujin e ftohtë

Kontakti i menjëhershëm me ujin e ftohtë duhet shmangur për të eleminuar rrezikun e atakut kardiak.

Kjo është një ndër këshillat që radhisin mjekët, pas disa rasteve të përsëritura të paktën në qytetin e Vlorës, ku si pasojë e infarktit humbën jetën 4 persona.

Kliko per me shume info
Ataku kardiak u ka marrë jetën 4 personave në qytetin e Vlorës që prej fillimit të këtij sezoni turistik.

Persona të moshuar gjatë kontaktit me ujin e ftohtë kanë gjetur vdekjen e menjëhershme pa lënë as mundësinë që t’ju jepej ndihma e parë.

Për të evituar të tilla raste, mjekët thonë se duhet shmangur kontakti i menjëhershëm me ujin e ftohtë.

Kostela Gecaj: Kontakti me ujin e ftohtë të detit bëhet shkak për pësimin e këtyre infarkteve. Është e rekomandueshme që këta persona që vuajnë nga sëmundje kardiake të eleminojnë orët e pikut të diellit dhe të ekspozohen në diell në orët e para të mëngjesit ose në orët e vona të pasdites.

Në Qendrën Shëndetësore 24 orëshe në Zvërnec të Vlorës që prej datës 1 qershor ka pasur 15 vizita në ditë.

Mjekja, Kostela Gecaj, nënvizon se mes tyre ka pasur edhe raste me rrezik për jetën, të cilat janë evituar në kohë.

Kostela Gecaj: Kemi pasur shok anafilaktik, që është një gjendje urgjente. Duhen marrë masa të menjëhershme dhe duhet trajtuar në mënyrë të shpejtë. Ne e kemi të gjithë bazën materiale për ta dhënë ndihmën dhe nuk ka qenë e nevojshme transportimi në spital.

Shmangia e qëndrimit në diell gjatë orëve të pikut mbetet ndër këshillat kryesore të mjekëve./oranews
 

ZHIGO

Stumblin' in
V.I.P
nuk ka shonce,,, pa e lag i her zemrën aty ke bregu ,, fap fap...

apo dhe tashi qe u bon vite qe sna ndrro gjaku :LOL:

nuk po them mosha, nk ka lidhje kjo :ROFLMAO:
 

jana80

Super Moderator
Themelues
nuk ka shonce,,, pa e lag i her zemrën aty ke bregu ,, fap fap...

apo dhe tashi qe u bon vite qe sna ndrro gjaku :LOL:

nuk po them mosha, nk ka lidhje kjo :ROFLMAO:
Hahaha e bukur kjo fap e fap..
Te pershendes zhigo e mire se ke ardhur ..
 

jana80

Super Moderator
Themelues
ti jana si ja bo,,, e lag apo nuk e lag.... zemren? :p

ps. te pershendes dhe un, kam pak kohe te lire deri më shtator, ndah jam ketu :p
Zhigo te shohim detin pa pune e vogel ajo e infraktit nga uji i ftohte..
Meqensebpaske kohe te lire uroj te lexoj ndonje krijim tendin ...
 

ZHIGO

Stumblin' in
V.I.P
qeke si puna ime mduket,,, 4 vjet pa pa det me sy

il mio frymzimo ,, mi ha lashato la targa :p
 

jana80

Super Moderator
Themelues
Ka me keq .. nga ata qe as" la grandezza" nuk ja kan pare
 
Top