Ata që vishen mirë, bëhen më të suksesshëm

Violetta

>> KS- AL. etnike <<
Ata që vishen mirë, bëhen më të suksesshëm


Hulumtuesit tregojnë se veshja e rrobave të mira në zyre mund të ndikojë në mënyrën si personat tjerë ju perceptojnë, sa me vetëbesim ndiheni dhe sa jeni të aftë të mendoni në mënyrë abstrakte.

Në një studim të kryer në Yale në vitin 2014 që ishin përfshirë 128 meshkuj të moshave mes 18 dhe 32 vjet, pjesëmarrësit është dashur të merrnin pjesë në negociata të shitblerjes. Ata që ishin veshur keq (në pantallona dhe sandale plastike) kishin arritur të fitonin mesatarisht 680,000 dollarë në teori, ndërkaq grupi i veshur me tesha kat kishte korrur një profit prej 2.1 milionë dollarëve.

Michael L. Slepian, bashkautor i studimit, thotë se personat që vishen mirë ndihen më të fuqishëm dhe, kur ndiheni më të fuqishëm, ju nuk fokusoheni në detaje të parëndësishme. Prandaj është e rëndësishme që çdo ditë të visheni mirë dhe suksesi mund të jetë i pashmangshëm.


/Telegrafi./
 
Veshja mire perkthehet ne ... vishet me kualitet .qe do thote perpos stilit , ndjehesh rehat ne dhe me rribat e tua.
Pra psikologjikisht eeshte nje plus per njeriun
 
Sot eshte bote privatizimi dhe punemarresi kur te do per pune te sheh mendjen, aftesine , CV, dhe menyra e te folurit.
Ndersa po te deshi per xhiro te sheh vetem veshjen??
 
Veshja mire perkthehet ne ... vishet me kualitet .qe do thote perpos stilit , ndjehesh rehat ne dhe me rribat e tua.
Pra psikologjikisht eeshte nje plus per njeriun
Eshte plus por jo me e rendesishme nga menyra e te komunikuarit dhe aftesite ne nje dege te caktuar ?
 
Veshja don thjesht te njohesh stilin tend.
Veshja e bukur ne nje trup te bukur,terheq sy. :p
me pelqejne njerzit qe vishen bukur.
 
Veshja don thjesht te njohesh stilin tend.
Veshja e bukur ne nje trup te bukur,terheq sy. :p
me pelqejne njerzit qe vishen bukur.
Atehere po te flas x veten konkretisht .Per shkak te punes qe bej veshja ime duhet te jete serioze por ne fakt un vishem sportive si dhe shume kolege te tjere.Veshja ime serioze eshte vetem ne rast mbledhje me njerez shume me te larte dhe ne festa ose seminare te ndryshme qe organizohen. Personalisht edhe pse me pelqen si opsion veshjeje ,thjesht nuk jam un.Ndihem e huaj .Besoj qe cdo person ka personalitetin e tij dhe deri diku besoj qe e shpalos edhe me menyren e te veshurit por kjo sdo te thote qe me identifikon 100perqind si individ ?
 
Atehere po te flas x veten konkretisht .Per shkak te punes qe bej veshja ime duhet te jete serioze por ne fakt un vishem sportive si dhe shume kolege te tjere.Veshja ime serioze eshte vetem ne rast mbledhje me njerez shume me te larte dhe ne festa ose seminare te ndryshme qe organizohen. Personalisht edhe pse me pelqen si opsion veshjeje ,thjesht nuk jam un.Ndihem e huaj .Besoj qe cdo person ka personalitetin e tij dhe deri diku besoj qe e shpalos edhe me menyren e te veshurit por kjo sdo te thote qe me identifikon 100perqind si individ ?
Shiko,ne po flasim per nje drejtim te nje aksesi.
Asesi askush s`thote qe veshja stimulon zgjuarsine.
s`do kish sens,te pakten per mua me eshte totalisht e pakuptimt.
Por veshja stimulon estetiken,kjo po,qendron.
E dyta veshja e punes ,ose e orareve zyrtare kur veshja eshte me etike,eshte njeri opsion i veshjes. Dhe kjo eshte nje plotesim i detyrimeve tona ndaj punes,brenda ati perimetri nuk eshte qe ke shume mundesi te levizesh mbi veshjen.
Une po flas per veshjen e c`do ore tjeter tek c`do njeri.
Veshja e bukur nuk perfshine,as rrobat e shtrejta,as rrobat mark,dhe aq me teper nje forme te caktuar veshje.
Nje veshje e bukur eshte nje komplet pambuku sportiv me nje atlete sportive.
Nje veshje e bukur eshte nje fustan me ngjyra te lehta qe te perputhet bukur me trupin,te jep jete ne fytyre dhe ti brenda ti ndihesh rehat.
Nje veshje e bukur eshte nje kostum apo dicka klasike qe ti e kombinon bukur thjeshte dhe pa renduar shume.
Etj etj,pra me konceptin veshje e bukur dhe me stil,perfshihen te gjitha rrymat e veshjes pa perjashtim.
Ku ne secilen rryme ,ose secila rryme ka nje stil dhe nje identitet te caktuar .
Kjo jo domosdoshmerisht eshte gjithnje ajo cfare propozohet apo cfare vjen nga pasarelat.
Stili,gustoja eshte ajo shija e jone,ku kombinimi zgjedhja e rrobave dhe veshja jone ne nje fare forme perfaqeson rehatin dhe ne ndihemi qe ajo veshje na perket.
 
Pse Mark Zuckerbergun qe vesh te njejten bluze çdo dite ça e ka gjet?
 
Veshja eshte pasoje e "vete-konceptit" te brendshem te njeriut. Ashtu sic e shikon veten(me vetbesim dhe te sukseshem) ne "imagjinate", ashtu edhe veprimet ne boten e jashte fillojne te pershtaten menjehere me kete gjendje te mendjes! Automatikisht ne baze te "vete-konceptit" tuaj te brendshem, fillojne e ndryshojne qendrimi, veshja, e shume gjera te tjera nga gjuha e trupit. Ketu merr shume kuptim shprehja- "ne fillim e brendshmja, pastaj e jashtmja"!
 
Ne aspekt personal, kjo psikologji lidhet me element te “law of attraction”. (Niveli tjeter eshte “the law of not giving a phuck” ?)

Ne aspekt biznesi, “uniforma” eshte nje embleme e fuqise zyrtare dhe identitetit profesional.

Personalisht, ne ambjente biznesi se rruj fare. Kam pas shkuar ne pune me xhinse te shkelyme, atlete me kunja, bluze me kafka, etj etj... ka pasur shume raste ku kam shkuar dhe me tuta e me bluze me kapuc ? ... ne te njejten kohe kur shkoja ne shtepi, nderroja “uniformen e punes” (xhinset e shkelyme), u kollarisja dhe dilja me shoqerine thjeshte per te henger nje dreke ??‍♂️??‍♂️??‍♂️??‍♂️??‍♂️
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top