Ata kanë një qëllim: Ta djegin varrin e Muhamedit s.a.v.s

Lauri

Anunnak
Ndër shumë ligjëratat e vijës ekstreme që hasen në kanalin “youtube”, përshtypje lë edhe një me titullin “Vehabistet: Ta djegim varrin (dhe trupin) e Pejgamberit (savs)”.

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.



Në këtë ligjëratë, imami Dr. Sheikh Xhemail Halim El-Husejni thotë që në librat e wahabistëve mësohet që duhet të digjet varri Profetit të myslimanëve, Profetit Muhamed. “Ata, (wahabinjët) e kanë një libër...Në këtë libër, Abdul Mumin Ibrahim tregon një qëllim të wahabinjëve. Ata kanë një qëllim: Ta djegin varrin e Muhamedit s.a.v.s” Ai imam ligjëron dhe për pretendimet e Imam Nasrudin Albanit, një klerik wahabi me prejardhje shqiptare.

“I kam parë ata që falen prapa varrit të Pejgamberit (referim për Profetin Muhamed) dhe kjo është vepër idhujtarie (e ndaluar rreptësisht në fenë islame)”, citon Halim El-Husejni imam Albanin, dijetarin me prejardhje shqiptare, teolog ky që propozon që varri i Profetit Muhamed të nxirret krejt nga kompleksi i xhamisë së shenjtë të Medinës, xhamia e dytë për kah rëndësia në fenë islame.

Dr. Sheikh Xhemail Halim El-Husejni në ligjëratën e tij më pastaj arsyeton që kryerja e riteve islame në Medine, qoftë edhe të drejtuar kah vari i Profetit Muhamed nuk është idhujtari, derisa pretendon që trupi i kij profeti ende është i paprekur "Allahu i Madhëruar ia ka ndaluar tokës trupat e Pejgambereve (respektivisht ngrënien dhe prishjen e tyre)" citon ai një fjalë të vetë Profetit Muhamed. Ai bënë thirrje që të kihet kujdes nga wahabinjët dhe të mbrohen vlerat tradicionale të islamit.
/Gazeta Express
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top