“Asnjë njeri nuk është një ishull”

Poezia fantastike e John Donne. Lexoje dhe reflekto mbi mesazhin e saj!​


“Asnjë njeri nuk është një ishull” është një nga poezitë më të veçanta nga John Donne. Poezia trajton lidhjet që duhet të ekzistojnë mes njerëzve. Sipas autorit, të vetëm, ne jemi të pamjaftueshëm. Ai shkruan: “Çdo njeri që vdes më pakëson”, pra, autori normalisht lëndohet nga largimi nga jeta i personave që do. Sipas tij, askush nuk është mjaftueshëm i plotë vetëm dhe çdokush duhet të bazohet në shoqërinë dhe rehatinë që i japin të tjerët. Si individë, ne jemi vetëm një pjesë e një botë të madhe që është vetë njerëzimi.

“Asnjë njeri nuk është një ishull”



Asnjë njeri nuk është një ishull
në tërësinë e tij.
Çdo njeri është një pjesë e kontinentit,
një pjesë e Tokës.

Nëse një plis rrëmbehet nga dallga e detit,
Toka është më e vogël,
sikur një gjuhëz të ketë qenë në vend të saj,
ose një konak miqsh a vetë shtëpia jote.

Çdo njeri që vdes më pakëson,
sepse unë jam pjesë e njerëzimit.
Prandaj kurrë mos dërgo dikë të pyesi për kë bie këmbana:
Ajo bie për ty.


bota.al
 
PEr aq koha sa boten e vlerson shendetshem pa te induktuar ty ne qendrimin,jeten dhe shpirtin tend,duhet!
Nese kjo e fundit perben ekzistencen tende atehere ,ti si duhesh botes.
Gjithesesi,filozofi e thjesht ,njeriu duhet te jete qenie shpirtore,si i tille imaktiv ne mungesen apo vuajtjen e tjetrit.
 
Me kujtoi Suzan Collings dhe librin: "The hunter Game" qe thote: "Po kuptoj sesa vetem paskam qene ne arene. Per here te pare po kuptoj sesa ngushelluese eshte prezenca e nje tjeter qenie njerezore ne jete".

Dhe po, te qenit i rrethuar apo te pasurit dike tjeter prane, eshte nje nevoje shpirterore qe cdokush e ka perjetuar dhe s'ka nevoje per shume arsye! :)
 
Un jam ishulli
I paprekshem
I papunuar
I virgjer si plazhet me gurricka
Ku sa i afrohesh can gishtat Nese nuk shkel me delikatese
Un jam laktus qe can pa vetedije
Un jam un dhe askush tjeter
Origjinale
ishulll ku gjejne prehje vetem udhetaret e shpirtit tim
Tabele e ndaluar per kedo tjeter ——ktheni koken majtas aty e gjeni.


Anavie

Na boni nostalgjike ky shiu Sot .😬
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top