• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Artisti italian Xhakomo Puntareli hap në Tiranë një ekspozitë pikture, prezanton librin e ri.

N0

Ding Ding!
artisti-italin-770x433.jpg


Një ekspozitë e arteve vizive është çelur në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar javën e kaluar, me artistë të njohur italian dhe jo vetëm. I ftuar në emisionin chic të moderatores Fjodora Fjorës në News24 ka qenë kritiku italian Xhakomo Puntarelo, ideatori i kësaj ekspozite, ku përveç veprave të artit modern italian, të paraqitura në këtë ekspozitë të jashtëzakonshme ka prezantuar edhe librin e tij ‘Shënimet e Puntarelos’. Arti lind në vetmi thotë artisti dhe këto janë vepra që kanë lindur në vetmi.



Si ka nisur në projekt kjo ekspozitë që prek tre qytete, Tiranën, Asis dhe Berlinin?
-Ky projekt është nisur nga Irlanda, nga ishujt Skeli dhe nga manastiri San Michel, ku kam parë se për të gjetur një paqe shpirtërore brenda ndërtesës disa murgj kishin mbetur të ngrirë në kohë, ndaj vendosa të qëndroj një natë për të kuptuar se si jetonin këta murgj dhe për të kuptuar nëse kjo mund të kthehej edhe në një spekulim intelektual. Prej aty nisa të kuptoj si pjesa më e madhe e artistëve.
Ky libër është volumi i pestë që del i titulluar ‘Zgjedhjet e Puntelit’ që i është dedikuar Vermerit, i dyti i është kushtuar Gojës.
Kështu labirinti i hipnotizuesit në pikturat e tij është nën efektin e një hipnoze.

Ndërsa në vitin e kaluar, si një vit që i kushtohej Leonardos kam përshkruar në libër muzeun Da vinçi dhe kam punuar mbi simbologjinë dhe artin bashkëkohor dhe kam vlerësuar të gjithë artistët që kanë punuar në vetmi, duke nisur nga Modiliani, një personazh shumë ekspansiv, por që në fund mbetej shumë i vetmuar, dhe kjo duket në veprat e tij.
Ideja nis nga Modiliani por vlerësoj të gjitha vetmit artistike. Kemi punuar në mënyrë të veçantë me shumë artistë të cilët kanë si temë atë të vetmisë, sqaron kritiku.

Balkanweb.com
 

Didi

C'est la vie.
Prandaj se gjente as google kete, i kane shkruar mbiemrin gabim duke ja ngaterruar me emrin e librit.
 
Top