Arsimi privat ne Shqiperi

elbruna

Anëtar i Respektuar
Universitetet ne vendin tone jane bere te shumte, si ato publike ashtu edhe private. Duket sikur gjerat po marrin per mire me ne fund dhe ky popull arsimdashes po perqafon arsimimin dhe kulturen perendimore gjera per te cilat ka nevoje aq shume. Kjo pamje e bukur eshte po aq e bukur ne funksion po aq sa dhe ne pamje??
 
nuk mendoj qe dhe ne funksion eshte po aq e bukur sa ne pamje...
ka me shume shkolla ne shq se nxenes...
ka nje ane te mire,sepse u jepet mnd te gjitheve arsimim..po jo te gjithe diplomohen..
kam shume shoke e shoqe ne shkolla private,qe i marin provimet me lek..
i sheh nga mgjesi ne dark nex lokale..lum prinderit qe paguajne ne kete rast;)
 
C'mendim keni per universitetet private ne Shqiperi

Sistemi piramidal i diplomave në universitetet private rrezikon të shkaktojë inflacionin më të madh të diplomave në vend. Gjithçka ndodh nën dijeninë e ministrit Pollo, duke e vënë kështu arsimin në dilemën më të madhe të cilësisë së studentëve që diplomohen nga këto universitete. Mungesa e kushteve dhe licenca mbi lista joreale pedagogësh janë dy prej të metave teknike. Ndërkohë që paradoski duket se vijon të ndihet e të bëhet edhe më i rrezikshëm për sistemin arsimor shqiptar, kur aplikantët më të dobët, të ardhur nga gjimnazet kthehen në diploma me dhjeta, duke përmbysur kështu çdo rregull dhe respekt mbi arsimin. “Jo vetëm kaq, por ky sistem rrezikon të kthejë në një fushë pa zgjidhje të ardhmen e arsimit, i cili, në momentin që duhej të futeshin universitetet private, duhej të kishte nisur ngjitjen dhe jo degradimin”, - thonë mjaft nga drejtuesit e universiteteve shtetërore, të cilët ndihen të kërcënuar, pasi, përveç manipulimit me stafin e tyre pedagogjik, është abuzuar edhe me lëndët, që janë ekskluzivitet i universiteteve shtetërore.

“Në dëm të universiteteve shtetërore, por edhe të buxhetit të shtetit, është marrë vendimi për të kufizuar sistemin part-time për universitetet publike dhe për ta lejuar pa limit atë në sistemin privat, duke ndërtuar kështu një piramidë të rrezikshme për gjithë sistemin arsimor”, - thuhet në një raport të bazuar nga verifikimi i vendimit të Ministrisë së Arsimit dhe konfliktit me disa dekanë, mes të cilëve atë të Fakultetit Ekonomik, i cili ka denoncuar pranë Autoritetit të Konkurrencës këtë fenomen.

Kontrollet, s’publikohen rezultatet

Do të mjaftonte që ministri Pollo të bënte publike kontrollet që kanë kryer inspektorët e autorizuar prej tij në këto universitete që shqiptarët të mendoheshin edhe njëherë tjetër për shkollimin e fëmijëve të tyre te sistemi arsimor privat. Auditore pa asnjë laborator, tekste mësimore të huazuara nga lektorët e universiteteve publike, si dhe nota fiktive. Si për të plotësuar dyshimet e specialistëve, ka ardhur edhe dyshimi nga Komisioni Evropian, i cili, përmes një raporti, saktëson se “Nuk janë marrë masa për të kontrolluar cilësinë e arsimit privat”.

Vjedhja përmes sistemit part-time

Vjedha e hapur në kurriz të universiteteve publike e si pasojë edhe në kurriz të buxhetit të shtetit, ka ardhur nga lejimi pa kufizim i sistemit part-time te privati dhe kufizimi i këtij numri te shtetërori. Madje, Ministria e Arsimit nuk ka përfillur as kërkesat e dekanëve për numrin që mund të përballonin në këtë sistem. Pas heshtjes së kësaj proteste për shtrembërimin e konkurrimit, dekani i Fakultetit Ekonomik, Dhori Kule, i ka kërkuar Autoritetit të Konkurrencës që të hetojë lidhur me mënyrën sesi është marrë ky vendim. Pas disa korrespondencave, ka nisur verifikimi i kësaj kërkese. Por, në kohën që dukej se do të merrej një vendim në lidhje me këtë kërkesë nga ana e Autoritetit të Konkurrencës, ka ndodhur e kundërta. Gjithçka duket se është mbyllur pas një letre të zv/ministres Gjonaj, e cila kundërshton gjykimin e ndarjes së kuotave në bazë të ligjit “Për mbrojtjen e konkurrencës”. Pas kësaj letre, ky Autoritet ka heshtur, ndërkohë që disa drejtues janë ofruar pranë stafeve të Pollos për “misione të rëndësishme”.

Gjyq për të marrë në dorë listat e pedagogëve

Dekanit të Fakultetit Ekonomik, Dhori Kule, i është dashur të shkojë në dyert e gjykatës që të marrë në dorë listën e pedagogëve në universitetet private, që të identifikojë të punësuarit e fakultetit të tij, nëse kanë apo jo përplasje. Megjithëse asnjëherë nuk kishte marrë përgjigje negative për kërkesën e tij, në zyrat e Kules nuk kishte arritur kurrë lista me pedagogët. Vetëm pas një gjyqi që ka përfunduar në qershorin e këtij viti, (pas një viti kërkesash të vazhueshme të Kules në drejtim të ministrisë), është bërë e mundur që të deklarohen emrat, me të cilët universitetet kanë fituar licencën. “Një listë që rezulton fiktive, çka do të ketë pasoja për firmëtarët, por sidomos për ministrinë që ka toleruar me dashje shkeljen e konfliktit të interesit, pasi një titullar nuk mund të jetë njëkohësisht edhe në universitetin publik, edhe në atë privat”, - janë shprehur dekanët. Sipas tyre, kjo mënyrë ka dëmtuar rëndë autoritetin e arsimit publik, duke e vënë atë me dashje në shërbim të interesave të privatëve.

Kushtet- të gjitha janë shkelur

Një universitet privat, për të nisur funksionimin, duhet së pari që të ketë projektuar ngritjen e së paku dy fakulteteve, të cilat gjithashtu duhet të kenë në përbërje minimalisht nga dy departamente. Në bazë të ligjit të vjetër, çdo departament duhet të kishte 13 pedagogë të brendshëm (ligji i ndryshuar parashikon 7). Nga pedagogët e brendshëm, gjysma e tyre duhet të jetë me titull shkencor të gradës Doktor dhe Profesor i Asociuar apo Profesor. Pra, minimalisht, një universitet duhet të kishte së paku deri tani 52 pedagogë, nga të cilët, 26 duhej të ishin me tituj shkencorë. Por, në fakt, ç`ka ndodhur? Shumica e universiteteve private ka kërkesë për profesorë me tituj, ndërkohë që një pjesë që është shënuar në kërkesën për licencë nuk ka qenë pjesë e këtij stafi. “Mospublikimi i emrave të pedagogëve, me të cilët është marrë licenca, ka dëmtuar rëndë arsimin publik, pasi është abuzuar si me stafin, ashtu edhe me lëndët që i përkasin universitetit shtetëror”, - është shprehur Kule gjatë proceseve në gjykatë.



Pedagogë të brendshëm (pas verifikimeve)




1.Universiteti “Sevasti & Parashqevi Qiriazi” 4 pedagogë


2.Universiteti “Kristal” 9 pedagogë
3.Universiteti Europian i Tiranës 11 pedagogë
4.Universiteti “Justiniani” 7 pedagogë
5.Universiteti “Justica” 4 pedagogë
6.Universiteti “Marin Barleti” 7 pedagogë
7.Universiteti “UFO” 45 pedagogë



marre nga PEQINI
 
Titulli: C'mendim keni per universitetet private ne Shqiperi

Jane pjese plotesuese te integritetit te dituris edhe pse jan private! Njeri perkushtohet me shume e njeri me pak sipas menyres administrimit te shkolles. Gjithesesi ajo qe desha te theksoj eshte se ne disa universitete degjenerohet.

Ajo cka di mbi te gjitha eshte se Universiteti Amerikan, Zonja e kshillit te mire Dhe Justiniani i pare jan te akredituara nga ministria e arsimit, ku mund te theksohen pozitivisht me ecurine dhe kontributin ne shoqerine Shqiptare.
 
Titulli: Arsimi privat ne Shqiperi

Une jam kundra arsimit privat ,nese do te studjosh e te provosh veten studjo ne shteteror .
Ne privat cdo gje eshte e blere e iken me mendjen e fjetur se mesatarja eshte e larte .
 
Titulli: Arsimi privat ne Shqiperi

Une vete personalisht nuk e kam shum idene se cfare behet ne shqiperi me keto universitete,por kam cunin e dajes tim i cili eshte ne nje universitet privat dhe mesa kam degjuar aty te japin diplomen kot fare duke qen brryl kur i thone fjales....sa here thote cuni dajes tim per shum veta aty qe nuk shkojne fare ne ore mesimi e ne leksione dhe ne fund e kalon vitin...
 
Titulli: Arsimi privat ne Shqiperi

Nuk di si mund te jete andej nga Shqiperia, po ktej ne Maqedoni ( i referohem me shume 2-3 universiteteve private ketu), dru shkoje dhe shkop kthehen ( kur mbarojne ) :D

P.S. Mund te kete dhe ne to shuume studente te mire, qe jane te zellshem dhe puntore e qe dine te shfrytezojne kushtet dhe mundesite qe ju ofrohen, po fatkeqsisht i ''gelltisin'' keta te tjetert qe jane ne shumice. :(
 
Titulli: Arsimi privat ne Shqiperi

Une jam kundra arsimit privat ,nese do te studjosh e te provosh veten studjo ne shteteror .
Ne privat cdo gje eshte e blere e iken me mendjen e fjetur se mesatarja eshte e larte .

ida dhe ne shteteror kshu eshte per note po he
ka shume nxenes, te cilet pasi ngelin ose perjashtohen nga shteterori, paguajne ca leke mami me babin dhe shkojne ne privat qe te kalojne dhe mos shqetesohen shume kta te fundit, njihen shume raste te tilla
pra drunj dhe shkopa (sic eshte shpreh deliza) ka ne te dy, nxenesit e zellshem jane te pakte..por jane:)
 
Titulli: Arsimi privat ne Shqiperi

Kam cunin e dajes qe mbaroi te UFO, tere diten maje makines duke bredh neper tirane, e mori diplomen, po pune ama ska. Une si kam qef personalisht shkollat private, me ca kam pa te gjith brrylat shkojne neper kshu shkollash.
 
Titulli: Arsimi privat ne Shqiperi

Kam cunin e dajes qe mbaroi te UFO, tere diten maje makines duke bredh neper tirane, e mori diplomen, po pune ama ska. Une si kam qef personalisht shkollat private, me ca kam pa te gjith brrylat shkojne neper kshu shkollash.


brrylat qe kane leke shkojne ne shkolle private.....
 
Titulli: Arsimi privat ne Shqiperi

Ehhh, prandaj po vuan shqiperia e shkrete se po behen me diploma ata qe as ia kane idene shkolles dhe po ngelen rrugeve ata qe ne te vertete e meritojne. Eshte shume e trishtueshme, por fatkeqesisht shume e vertete. :konfuz:
 
  • Më pëlqen
Reactions: Hbk
Titulli: Arsimi privat ne Shqiperi

ata qe kan lek shkojne ne universitete private kurse ate qe nk e perballojne dot shkojne ne universitete publike dhe ne fund fare ata te privatit futen ne pun kurse ata te tjeret nk din nga te shkojne
 
Titulli: Arsimi privat ne Shqiperi

Une jam kundra, edhe pse tani me lek merri ne njeren ane me lek ne tjetrin.
 
Titulli: Arsimi privat ne Shqiperi

Mire ...do na e shpjegoni pak c´ndryshim kane keto lloj Arsimesh me nje tj se une nuk ja kam haberin ..Dmth ketu ku jetoj eshte normale te paguash per arsimin e larte ...cndryshim ka kjo ne AL. Ketu jane universitetet Private po kaq te afirmuara sa ato shteterore.
E ne fund te fundit a nuk mvaret nga aftesia e individit e jo nga Statusi i shkolles qe ke frekuentu .
 
Titulli: Arsimi privat ne Shqiperi

Mire ...do na e shpjegoni pak c´ndryshim kane keto lloj Arsimesh me nje tj se une nuk ja kam haberin ..Dmth ketu ku jetoj eshte normale te paguash per arsimin e larte ...cndryshim ka kjo ne AL. Ketu jane universitetet Private po kaq te afirmuara sa ato shteterore.
E ne fund te fundit a nuk mvaret nga aftesia e individit e jo nga Statusi i shkolles qe ke frekuentu .

Tani me aq sa di une...
Shteterori-meson aq sa mundesh kalon provimin....ia qe se kalove?
Paguan leket profesorit i fut ne nje zarf e ia jep pa pike problemi.
Biles kur jep leksione prof thote une e kam zyren ne kete kat psh-kusherira ime qe studion infermieri mi ka thene.
Prof ( 1 ne 30 mund te mos marre lek eee), edhe mund qe mos ta jape fare provimin.

Privati-gjithnje me aq sa di une.
I jep nje quote, si rregjistrim mund te quhet varet sa e ka universiteti... 500 1000 2000 euro ne vit
Edhe mesove smesove provimet i ke me nota te shkelqyera.Por sa per te bere vete nje figure te mire meson 2 fjale, jo me detyrim.

Ah harrova nese psh ne Shkoder jo privat i jep nje profesori 300 mije lek te ve nje 6 e zeme i jep 200 mije te ve 5 kupton???

Pra kudo qe te shkosh duhen lek :p
 
Pe: Arsimi privat ne Shqiperi

Mesa kam degjuar une niveli Arsimor privat ne Shqiperi eshte skandaloz , pastrim parash ne drite te diellit me bekimin e qeverise...:p vetem per cambridge college, oxford college kam degjuar fjalet me te mira qe ja vlen te shkosh per ata qe kane mundesine,,,Sic me kish thene dikush: Do kufizoja e buken e gojes n.q.f.s behej fjala per pv,se te tjerat jane kot...
 
Titulli: Arsimi privat ne Shqiperi

Universitetet private kam pershtypjen se po behen me te rendesishme dhe me cilesore se sa vet shtetrori. Pa merak te dy do i perfundosh???? Por dallimi eshte se ke privati paguan me shume, por ke kushte shume me te mira dhe nuk guxon te te maltretoj profesori.

Ke i shtetit ske kushte studimi, pastaj dhe profesori te bredh poshte lart madje per nje note.

Befasia eshte se eshte i njejti profesor si tek privati si tek shteti dhe ndryshojne sjelljet e tij ne menyre radikale.
 
Titulli: Arsimi privat ne Shqiperi

Besoj se sistem me te keq arsimor se Shqiperia nuk ka. Ne privat zere se po e merr diplomen kot...kurse ne shteteror po mesove edhe arrin dicka ,po pedagoget e kan kaq te veshtire qe tjapin nje note te mire ,edhe kur e merito, sikur nuk duan t shofin njeri mire lol

Mesa kam provu une shkolle me te mire e ma te drejte se kolegji turk nuk ka ;)
 
Titulli: Arsimi privat ne Shqiperi

Sdi per universitetet e tjere private por Zonja e Keshillit te Mire eshte universitet shume serioz ku nuk diplomohesh lehte..
 
Pe: Arsimi privat ne Shqiperi

Kundra....ska si shtetrori...
 
Pe: Arsimi privat ne Shqiperi

E ça do fitosh me dipllomën me lekë? Ja do japësh një dorë te mire parash per te zene punen, por kur te marri tjetri ne pune dhe ti mos t'ja kesh haberin se si kryen gjerat dhe tjesh drru s'do te mbaj njeri ne pune. Ai qe te puneson eshte aty per te bere para dhe jo per te humbur para nga mosaftesia jote, kshu qe si perfundim i rroft dilpoma privatit.
 
Titulli: Arsimi privat ne Shqiperi

un skam as cuna daje as cuna tezje as halle as xhaje a ku di un, di qe kam ber 3 vjet ne shtet (FSHN), ma kan nxi jeten dhe ne 98% te rasteve nuk ta japin ate qe merito, tani jam ne privat (UET) qe kam fillu per tjeter dege, realiteti eshte qe nese do 5, ne privat e mer kollaj, por nese do mesatare mbi 9 duhet ta maresh, dhe kushtet i ke 1000 her me te mira ne privat nese synimi jot eshte te mesosh dhe jo te kalosh. Persa i perket shtetit, duhet te luftosh per 5 (edhe te paguash) dhe te shko gati po aq sa paguan per 1 vit ne privat, gjithsesi un sjam kunder privatit, nuk e di si i shifni ju te tjeret qe i keni me te degjuar :)
 
Titulli: Arsimi privat ne Shqiperi

Une skam provuar as privatin as shteterorin ne Shqiperi, dhe s'i gjykoj dot cili me i mire e cili me i keq, por nje gje me ben habi:

Si ka mundesi nje studente e 7tes ne shkolle shtetore tek Universiteti New York-ut mer 10-ta??!?!?!?!??... qe mbahet me lart se Europjani. Si ka mundesi nje studente e shtetrorit me 5-6 mer 8-9 te Ufo? si ka mundesi qe nje student i 5-ses )madje i beja une kurse private qe te kalonte ne matematik) mbaron 2 fakultete paralelisht te Kristali (ekonomi dhe juridik, madje fiton dhe burse se ka notat 7 e siper)????!?!?!?!?!?!?!:habit::habit:

Shqiperia me popullsi me te vogel ne Europe ka numrin e fakultetve private me te madh ne Europe...:hmm:
 
Titulli: Arsimi privat ne Shqiperi

sa mir qe i mbylli si ata nprivat si ata nshtet nfund e marrin diplomen edhe pse ai shtetror esht me i veshtir se privati
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top