Arrihet ‘paqja’ në Alepo, shpresë për evakuimin e civilëve

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
alepo-2.jpg


Luftimet në qytetin sirian Alepo kanë pushuar, pasi palët ndërluftuese në Siri kanë rënë dakord për një armëpushim të ri për të mundësuar evakuimin nga zona e vetme që ka mbetur në kontrollin e rebelëve.

Burime brenda luftëtarëve rebelë thonë se armëpushimi ka hyrë në fuqi dhe evakuimi ka nisur më 15 dhjetor.

Ndërsa burimet brenda ushtrisë siriane dhe lëvizjes pro qeverisë së Sirisë, Hezbollah thonë se përgatitjet për evakuim janë në proces e sipër.

Organizata me seli në Londër, Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut më pas ka thënë se karvani i parë me njerëz që kanë nevojë për trajtim mjekësor ka filluar të largohet nga Alepo lindore.

Marrëveshja e parë për evakuimin e rebelëve dhe civilëve e arritur në mes të Turqisë dhe Rusisë është shkelur më 14 dhjetor.
g.shqip
 
Titulli: Arrihet ‘paqja’ në Alepo, shpresë për evakuimin e civilëve

Siri, mijëra persona të bllokuar në Alepon e çliruar

Siri.jpg


Mijëra persona kanë mbetur të bllokuar në qytetin sirian të Alepos, prej pak ditësh i çliruar nga forcat qeveritare. Evakuimi i civilëve dhe rebelëve ishte planifikuar, por nuk ka nisur akoma. Siç raporton televizioni i opozitës siriane “Orient”, duke cituar dëshmitarë në terren, në rrugë janë shfaqur mbi 20 autobusë të qeverisë të destinuar pikërisht për operacionin e shpërnguljes së tyre nga qyteti, por mjetet për momentin kanë mbetur të parkuara në vend.

Sipas marrëveshjes së evakuimit të arritur me ndërmjetësimin e Turqisë dhe Rusisë, civilët dhe rebelët nga Alepo Lindore, duhet të ishin transferuar në veri të vendit. Nga ana e saj, Kombet e Bashkuara, thonë se nuk janë “të përfshira” në planin e evakuimit, por se janë të gatshme “të lehtësojnë nisjen vullnetare dhe të sigurt të civilëve të plagosur dhe vulnerabël nga pjesa e rrethuar e qytetit”.

Të martën e shkuar, i dërguari special i Kombeve të Bashkuara për Sirinë, Staffan de Mistura, ka kërkuar hyrjen e menjëhershme në zonë për të monitoruar operacionet.

Sipas organizatës në fjalë, civilët që kanë mbetur të bllokuar, janë rreth 500 mijë, por burimet lokale shprehen se numri i tyre shkon në 100 mijë.

Siri-1.jpg


Ndërkohë janë më shumë se 360 militantë që kanë dorëzuar armët në orët e fundit dhe kanë shkuar në zonën perëndimore të Alepos gjatë ditës: 329 prej tyre janë falur, sipas qendrës ruse për pajtimin e palëve në konflikt në Siri.
g.shqip
 
Titulli: Arrihet ‘paqja’ në Alepo, shpresë për evakuimin e civilëve

Prishet ujdia, në Aleppo ndërpriten evakuimet

Zhvendosja e civilëve dhe rebelëve në pjesën lindore të Aleppos është pezulluar nga qeveria siriane, e cila akuzon kundërshtarët e saj se kanë shkelur termat e marrëveshjes së evakuimit.

Pjesëtarë të misionit të evakuimit thanë për mediat ndërkombëtare se në zonën ku ishin stacionuar autobusët e zhvendosjes së civilëve u dëgjuan shpërthime të fuqishme.

Më shumë se 3 mijë njerëz, përfshirë fëmijë dhe 40 të plagosur, u larguan në ditën e parë të evakuimit nga pjesa lindore e qytetit të dytë më të madh sirian, por sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara më shumë se 50 mijë civilë vijojnë të mbeten të bllokuar.

Atë që Assad e quajti moment historik, nisjen e operacionit nga qeveria, të shumtë janë ata që fajësojnë presidentin e Sirisë, se ai mban përgjegjësinë e mijëra jetëve që kanë humbur në Siri. Shtetet e Bashkuara e kanë akuzuar ashpër dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë qeverine e Damaskut.

“Ajo që regjimi i Assad po kryen nuk është asgjë më pak sesa një masakër. Dhe ne kemi qenë dëshmitarë të kësaj. Ato nuk kanë qenë incidente lufte , por sinqerisht të qëllimshme. Një politikë cinike për të terrorizuar cilvilët”, deklaroi John Kerry.

Ndërsa kjo çështje delikate ka vëmendjen e gjithë botës, presidenti i zgjedhur Donald Trump përsëriti se ai do të krijojë zona të sigurta në Siri të cilat do të financohen pjesërisht nga shtetet arabe.

Në një samit të BE-së, kancelarja gjermane Angela Merkel e përshkroi situatën në Aleppo si shumë të trishtë dhe tha se i vjen keq sesi diplomacia europiane dështoi kështu.

Nga ana tjetër, presidenti i Këshillit të BE-së Donald Tusk kërkoi hapjen e menjëhershme të korridoreve humanitare për të lejuar ndihmën që të mbërrijë në Aleppo, ndërsa Britania po mundohet t’u vijë sadopak në ndihme banorëve të qytetit me një fond prej 25 milionë dollarësh.

/ Top Channel
 
Titulli: Arrihet ‘paqja’ në Alepo, shpresë për evakuimin e civilëve

Erdhi koha te ndahet torta, tani jane te gjithe te mire dhe te dhimbshem.
 
Titulli: Arrihet ‘paqja’ në Alepo, shpresë për evakuimin e civilëve

me sa degjova dje ne lajme thosh...5000 civile. Kaq kishin mbetur?

Ueeeee nje qytet i tere i zhdukur.....gjynah
 
Back
Top