Arrestohet hakeri kosovar, i dha të dhëna sekrete ISIS-it

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
1444993626ardiferizi.jpg


Policia malajziane ka vënë në pranga një të ri shqiptar nga Kosova me akuzën e vjedhjes së të dhënave kompjuterike e kalimit të informacioneve që kishin të bënin me zyrtarë amerikanë të sigurisë tek militantët e grupit më të rrezikshëm ekstremist të momentit, Shtetit Islamik.

I riu, tek të 20-at, është ndaluar më 15 shtator, sipas njoftimeve të zyrtarëve vendas.


Shtetet e Bashkuara e kanë identifikuar si Ardit Ferizi, drejtuesi i një grupi hakerash të vetëquajtur “Kosova Hacker's Security” (KHS). Ferizin, sipas BBC-së, e pret ekstradimi në Amerikë.

Burime nga Departamenti i Drejtesisë pohuan se ai ka hyrë në sistemet e një kompanie amerikane me qëllimin të merrte të dhënat personale të 1.351 pjesëtarëve të stafit ushtarak e atij qeveritar amerikan.

Aktpadia e përgatitur për të riun kosovar është hakerim kompjuterik dhe vjedhje identiteti. Dënimi maksimal që rrezikon ai është 35 vite burg.

Ferizi rezulton të ketë hyrë në Malajzi vitin që shkoi për të studiuar shkenca kompjuterike në Kuala Lumpur. Ndërmjet periudhës qershor-gusht të këtij viti, ai besohet t’ia ketë kaluar informacionet e përftuara një anëtari të ISIS-it, Junaid Hussain, i njohur dhe si Abu Hussain al-Britani. Më vonë, Al Britani i postoi të dhënat online bashkë me kërcënimet se personat e ekspozuar do të viheshin në shënjestër që të gjithë.

Hetimet paraprake tregojnë se i dyshuari ka komunikuar me një eksponent të rëndësishëm të ISIS-it në Siri. Biseda është përqendruar tek depërtimi në serverat që përmbanin informacione të detajuara mbi personelin amerikan të sigurisë, thuhet në deklaratën e policisë malajziane, ku sqarohet gjithashtu se të dhënat i janë transferuar njësisë operacionale të ISIS-it për aksione të mëtejshme.

Aktiviteti i Ferizit si pirat kompjuterik duket se ka qenë i njohur në Kosovë, të paktën për disa media vendase si gazeta Ekspres, që thotë se ka pasur prej kohësh probleme nga i riu i arrestuar në Malajzi për krime kibernetike, i cili duket se sulmonte faqen e saj sa herë shfaqej ndonjë artikull për persona që i bashkoheshin luftës në Siri.

/ Top Channe
 
Titulli: Arrestohet hakeri kosovar, i dha të dhëna sekrete ISIS-it

Eh more i shkrete, sic e lype edhe e gjete :S
 
Titulli: Arrestohet hakeri kosovar, i dha të dhëna sekrete ISIS-it

Paskan hyre edhe ne Kosove ,k'to !!!

Le ta kalbin Brenda, ne burg .
 
Titulli: Arrestohet hakeri kosovar, i dha të dhëna sekrete ISIS-it

Koka ben koka peson!
Sme ben pershtypje,ku Isis dhe 10 Kosovare mbrapa...
 
Titulli: Arrestohet hakeri kosovar, i dha të dhëna sekrete ISIS-it

Nga doli ky kastravec!
Jane familje e mire keta po ketij ja paska bo interneti trunin shpordhe.

Do t'ia harroj edhe ngjyren diellit.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Arrestohet hakeri kosovar, i dha të dhëna sekrete ISIS-it

Nga doli ky kastravec!
Jane familje e mire keta po ketij ja paska bo interneti trunin shpordhe.

Do t'ia harroj edhe ngjyren diellit.

Nuk di perse e kam nje bindje se tgjithe tipat e tille qe jane kapacitet, nuk i burgosin sado qe shpallin lajme te tilla, perkundrazi u ofrojne pune, kuptohet ne favor te tyre, duke i shpetuar burgut.
 
Titulli: Arrestohet hakeri kosovar, i dha të dhëna sekrete ISIS-it

Nuk di perse e kam nje bindje se tgjithe tipat e tille qe jane kapacitet, nuk i burgosin sado qe shpallin lajme te tilla, perkundrazi u ofrojne pune, kuptohet ne favor te tyre, duke i shpetuar burgut.

Po, kam degju per shume raste, sidomos ne SHBA, qe te tillet i aktivizojne qe te punojne per organizatate tyre.

Por ky e ka akuzen e rende.. Terrorizem. Mgjth nuk u dihet.
 
Titulli: Arrestohet hakeri kosovar, i dha të dhëna sekrete ISIS-it

Nese te kujtohet Aver para 1 muaji ashtu dicka, njeri nder 10 hackeret me te kerkuar ne bote, nese te kujtohet Hamza Bendelladj nga Algjeria. Lenda e Hamzes ne krahasim me te ketij cuni eshte si nata me dite, pasiqe ky nga Algjeria, ka hackuar rreth 8mij faqe franceze, perfshire edhe ato te ministrise se EU, duke u leshuar viza te rinjeve nga Algjeria dhe rreth 200 milion apo 400 sjam i sigurt, u ka derguar ndihme Palestines, mos te flasim per futjen e tij ne ceshtje te Mosadit qe ka hakuar, megjiahte i eshte ofruar pune nga Mosadi, gje qe nuk e ka pranuar.
 
Titulli: Arrestohet hakeri kosovar, i dha të dhëna sekrete ISIS-it

Nuk kam degju per te loverboy. Qenka rast interesant.
 
Titulli: Arrestohet hakeri kosovar, i dha të dhëna sekrete ISIS-it

Kerkoje ne google kur ke kohe e qe deshiron, Hamza Bendelladj ! Ishte nder 10 hakeret me te kerkuar nga USA dhe Izraeli.


To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


Me shume se 4 bilion dollar, duke iu ndihmuar shteteve te varfera lool
 
Titulli: Arrestohet hakeri kosovar, i dha të dhëna sekrete ISIS-it

Plakat kane pas thone: Kafshorja e madhe gjithnje te ngelet ne fyt!
 
Titulli: Arrestohet hakeri kosovar, i dha të dhëna sekrete ISIS-it

Ka ngelur USA per klecka te tilla ... Sot nuk eshte prb per USA-n te kontrolloje teknologjine .. Nderkohe qe ta shet Ty edhe e kontrollon.... Ose me qarte nderkohe qe je ne linje-live.. Te ka ne dore. Eshte e kote te ngresh dyshime , pa lidhje .
 
Titulli: Arrestohet hakeri kosovar, i dha të dhëna sekrete ISIS-it

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.



To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Titulli: Arrestohet hakeri kosovar, i dha të dhëna sekrete ISIS-it

Ka ngelur USA per klecka te tilla ... Sot nuk eshte prb per USA-n te kontrolloje teknologjine .. Nderkohe qe ta shet Ty edhe e kontrollon.... Ose me qarte nderkohe qe je ne linje-live.. Te ka ne dore. Eshte e kote te ngresh dyshime , pa lidhje .

Cdo shtet ka ngelur per tipa te tille.
Problemi eshte se sa i zot eshte, nese eshte ndonje haker i thjeshte qe ka gjetur dicka apo eshte aq sa te hakoj sisteme e me te fuqishme.
Hakerat paguhen dhe per te gjetur vrimba (difekte) ne sisteme me rendesi dhe i raportojne. USA kete gje e perdor ne mase por sdo te thote qe cdo haker do kete nje kontrate pune, flasim per ata qe pranojne per mos shkuar ne burg jo per ata qe kercejne ne ajer per nje rroge te mire. Nje haker i zoti nuk "vuan", per lek :)
 
Titulli: Arrestohet hakeri kosovar, i dha të dhëna sekrete ISIS-it

Sa shumë pluhur ngritet për një njeri të thjeshtë,
derisa ata vetë kontrollojnë Botën dhe thyejnë
ligjet ndërkombëtare, kuptohet me anë të këlyshërve të tyre.
Sa trushpërlarë që njerëzit janë...
 
Titulli: Arrestohet hakeri kosovar, i dha të dhëna sekrete ISIS-it

Rrofshin hakerët e Kosoves! Vitin qe shkoj e bllokuan komplet nje faqe interneti serbe....

Uroj te shtohen, haha :D
 
Titulli: Arrestohet hakeri kosovar, i dha të dhëna sekrete ISIS-it

Moshen me t'bukur t'jetes do e kaloka ne burg.
 
Titulli: Arrestohet hakeri kosovar, i dha të dhëna sekrete ISIS-it

Cdo shtet ka ngelur per tipa te tille.
Problemi eshte se sa i zot eshte, nese eshte ndonje haker i thjeshte qe ka gjetur dicka apo eshte aq sa te hakoj sisteme e me te fuqishme.
Hakerat paguhen dhe per te gjetur vrimba (difekte) ne sisteme me rendesi dhe i raportojne. USA kete gje e perdor ne mase por sdo te thote qe cdo haker do kete nje kontrate pune, flasim per ata qe pranojne per mos shkuar ne burg jo per ata qe kercejne ne ajer per nje rroge te mire. Nje haker i zoti nuk "vuan", per lek :)

C'fare them une e c'fare thuan ti , une po them qe Usa jo vetem qe ka hackerat e tij, por kontrollon edhe pothuajse tere k'te teknologjine e avancuar - Usa bashke me ca shtete te tjera zinxhire. Hacker te tille ju duhen k'tyre (shteteve ) te prapambeturve/ a ne k'te fushe. ... nuk ka nevoje per morracake te tille.

Kshuqe eshte e kote te ngresh supozime pa lidhje, ne lidhje me raste te tilla.
 
Titulli: Arrestohet hakeri kosovar, i dha të dhëna sekrete ISIS-it

Thojshin plakat: Qa i bene vetes sta bene askush :tv:
 
Back
Top