Arrestohet gruaja, mbante si skllevër 4 meshkuj

MasteR

I'm offline
timthumb.php

timthumb.php


Një grua është akuzuar se mbante si skllevër katër meshkuj, pasi ata u gjetën në kushte të mjerueshme në një dhomë të lidhur me shtëpinë e saj. Meshkujt u gjetën në shtëpinë e Vasilika Panagitas në Birmingem, Britani, ku besohet se kishin qëndruar prej të paktën një viti. Panagita, 54 vjeçe, u akuzua me katër akuza për mbajtjen e personave me dije nën skllavëri.

Tetë persona të tjerë, katër meshkuj dhe katër femra, u arrestuan në lidhje me akuza të trafikimit të njerëzve. Panagita, e papunë, doli dje para Gjykatës së Birmingemit. Ndërsa katër meshkujt e gjetur në shtëpinë e saj po trajtohen në njësinë “Ushtria e Shpëtimit” në policinë britanike. Policia nuk ka dhënë detaje se çfarë ka ndodhur me katër meshkujt gjatë periudhës që janë mbajtur të shtëpinë e 54- vjeçares.

/Shekulli Online/
 
Titulli: Arrestohet gruaja, mbante si skllevër 4 meshkuj

Femrat jan engjej me brina..e kam than un xD
 
Titulli: Arrestohet gruaja, mbante si skllevër 4 meshkuj

E pra eee se dija qe e paske thene ti se sdo e postoja temen lol
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Arrestohet gruaja, mbante si skllevër 4 meshkuj

Opo ju lumt ksaj mir ka gjet e ka ber :p
 
Titulli: Arrestohet gruaja, mbante si skllevër 4 meshkuj

Si paska dalur nje?
"Gruaja eshte force e madhe" e ka thene xhaxhi.
 
Titulli: Arrestohet gruaja, mbante si skllevër 4 meshkuj

Edhe nje deshmi per thenjen: Gruaja e ka shti djallin ne shishe...Se cfare jane ne gjendje te bejne nje pjese e femrave, po paten fuqi, ishalla askush nuk e provon.
 
Titulli: Arrestohet gruaja, mbante si skllevër 4 meshkuj

ahhahahahahaah kaq lamasher ishin kta meshkujt qe i mbante rob kjo
 
Titulli: Arrestohet gruaja, mbante si skllevër 4 meshkuj

PiNkY, me gjase i ka trullosur me ndonje magji dashurie, pastaj i ka lidhur....
 
Back
Top