Arrestimi i “El Chapos” Kush ishte aktori i Hollywoodit që “tradhëtoi” bosin e drogës

Malsi

Anëtar i Nderuar
shon-peniii.jpg


Mbreti i narkotrafikut ka takuar fshehtas aktorin në vendin ku fshihej gjatë arratisjes së tij. Por ka qenë FBI e cila ka ndjekur yllin e Hollywodit dhe ka çuar autoritetet meksikane në kapjen e bosit të drogës.

“Unë furnizoj me heroinë, metamfetaminë, kokainë dhe marihuanë, më shumë se askush tjetër në botë. Kam një flotë nëndetësesh, avionësh, kamionësh dhe anijesh”

Kjo është një pjesë e intervistës që mbreti i drogës i ka dhënë Shon Pen për revistën “Rolling Stone” nga vendi ku fshihej pas arratisjes së tij rokamboleske 7 muaj më parë nga burgu meksikan ku mbahej.



Nuk jam i dhunshëm

Intervista e publikuar mbrëmë në darkë, është kapitulli i fundit i një historie gjithmonë e më shumë surprizuese.

“El Chapo” Guzman kishte ftuar Shon Penin në vendin ku fshihej në muajin tetor, duke regjistruar edhe një video.

Ai ka pranuar për herë të parë që është trafikant droge, duke shpjeguar se: “ në zonën ku është lindur dhe rritur nuk kishte mënyrë tjetër për të mbijetuar”

Guzman ka pranuar se “droga të shkatërron, por edhe nëse nuk do të ishte ai, dikush tjetër do ta vazhdonte narkotrafikun”

Kështu ka shpjeguar që: “Nuk është i dhunshëm. Më duhet të mbrohem, por nuk jam dha kam qenë kurrë unë ai që nis problemet”


opinion.al
 
Titulli: Arrestimi i “El Chapos” Kush ishte aktori i Hollywoodit që “tradhëtoi” bosin

Tani aktori e ka ditur per ndjekjen e FBI, apo jo?
Cne pikerisht Sean Penn dhe qe kur Sean Penn punon per Rolling Stones?

12259922.jpg
 
Back
Top