“Arratia e Shqiponjave”.Fotografitë e anijes Vlora të Luca Turit në ekspozitë në Bari

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
ثshtë hapur në Teatrin Petruzelli të Barit ekspozita me 50 fotografi të Luca Turit, të zbarkimit të 20 mijë shqiptarëve të anijes Vlora në Bari. Do të mbahet hapur deri të premten më 16 shtator
Romë, 13 shtator 2011 - Mijëra personat e ngjeshur në anijen Vlora, që edhe kur mbushnin sheshin e portit të Barit e vazhdonin të linin plot anijen: imazhi që më mirë se çdo gjë tjetër jep idenë e zbarkimit në masë të shqiptarëve në brigjet e Puglies 20 vjet më parë. Foto që ka hyrë në histori, që edhe sot e kësaj dite të emocionon e të lë gojëhapur.

Profile, lot e buzëqeshje, lodhje dhe ngazëllim, frikë dhe shpresë, të shqiptarëve që 20 vjet më parë u larguan nga Shqipëria mbushën plot e përplot anijen Vlora dhe mbërritën në portin e Barit, ashtu si vetëm pak muaj më parë, mëse 20 mijë të tjerë bënë me anijet që gjetën porteve shqiptare për të mbërritur në Brindisi.
[video=youtube;8vTeP-lGJEE]http://www.youtube.com/watch?v=8vTeP-lGJEE&feature=player_embedded#![/video]
Dhe pikërisht mbërritja e Vlorës në portin e Barit, në orën 8.30 të 8 gushtit 1991 është fiksuar në 50 fotografi bardhezi apo me ngjyra të fotografit dhe kino-operatoorit barez Luca Turi, të mbledhura sot në një ekspozitë të organizuar nga komisioni i kulturës së Komunës së Barit në teatrin Petruzelli të kryeqendrës së Puglies.

Iniciativë “për të mos harruar – thotë kryetari i komisionit Filippo Melchiorre – viktimat e shumta të detit, si 190 personat që u mbytën pak ditë më parë në Zanzibar”.

Në atë ditë të nxehtë gushti, një masë mbresëlënëse njerëzish vërshoi mbi bankinat e portit të Barit. Ishin refugjatë shqiptarë që largoheshin nga Shqipëria e sapodalë nga regjimi komunist. Të ngjeshur si sardele në bark të Vlorës. Atë ditë, fotoreporteri Luca Turi fiksoi me aparatin e tij një ngjarje që do të mbetet përjetë në histori dhe që pas dy dekadash, Bari kujton me një ekspozitë me titull “Arratia e shqiponjave”.

50 panele me foto tregojnë fazat e ndryshme të mbërritjes së shqiptarëve: nga ankorimi i anijes në port, deri tek ndihma e parë të plagosurve e më pas te mbyllja në stadiumin Vittoria të Barit. Fotografitë janë ndarë në katër zona tematike. E para tregon mbërritjen e Vlorës. E dyta mbajtjen e refugjatëve në stadiumin e Barit. E treta u kushtohet fëmijëve të anijes Vlora. Ndërsa e katërta tregon solidaritetin e popullit të Barit, ndihmat që barezët u sollën mijëra të dëshpëruarve.

Të shumta konsiderimet për Luca Turin sot gjatë përurimit të ekspozitës: “fotograf historian i çastit” sipas kritikut të të përditshmes Gazzetta del Mezzogiorno, Patruno, “dëshmitar i solidaritetit të barezëve” për këshilltarin komunal Barattolo.

Në përurimin e ekspozitës edhe komandanti i anijes Vlora, Halim Milaqi, të cilit i është dhënë një pllakë përkujtimore. Ia dorëzoi Anna Delfino, e veja e kryetarit të atëhershëm të komunës së Barit, Enrico Delfino, që ato ditë gushti të 1991-shit u përball me një emergjencë të paparë për qytetin e tij.

shqiptariiitalise


33932.jpg 33933.jpg 33934.jpg
33938.jpg339318.jpg339319.jpg

Historia e harruar e anijes Vlora


Më 8 gusht 1991, anija shqiptare e mallrave Vlora, mbërriti në portin e Barit, e tejmbushur me refugjatë nga Shqipëria. Autoritetet e qytetit dhe rajonit, me mbështetjen e agjencive të lajmeve, gazetave lokale e jo lokale apo lajmeve televizive, përkujtuan ngjarjen si një lloj feste të ndjenjës së mirëpritjes, tanimë e humbur.

Por ngjarjet kanë pasur një rrjedhë të ndryshme: imigrantët fillimisht u mbyllën në stadiumin e vjetër Della Vittoria, dhe më pas u riatdhesuan për në Shqipëri. Gjendje shëndetësore e mjeteve tona të komunikimit duhet të jetë e lëkundur deri sa dembelizmi pengon rindërtimin e ngjarjeve, të bujshme, që kanë ndodhur vetëm njëzet vjet më parë. Le të shohim pra se kanë shkuar gjërat, duke ndjekur kronikat e asaj kohe.

Anija Vlora, mbërrin nga Durrësi, gati pa karburant, mundohet të hedhe spirancën në Brindisi, por nuk pranohet dhe drejtohet për në Bari. Në bord ka edhe njerëz të armatosur, përveç imigrantëve në arrati nga 45 vjet regjimi komunist, tanimë i shkërmoqur, ka dhe gra e fëmijë. Komandanti Halim Milaqui i rrëfen gazetarit Antonio Padalino të revistës Panorama se anija e tij kishte mbërritur në port nga Kuba, plot me sheqer, dhe shkarkimi i saj nuk kishte përfunduar akoma, kur e pa që po afrohej ky det njerëzish. Atëherë jep urdhër që të fillojë lundrimi, por disa milicë, që kanë arritur të hipin, i vënë një thikë në fyt dhe e detyrojnë të kthehet prapa për të marrë të gjithë ata njerëz.

Sa janë në bord? Gazetat e 9 gusht 1991 shkrujnë për 11 000 persona, ndërsa në kronikat e sotme flitet për 20.000. Një gjë është e sigurt, ishte një morى mbresëlënëse njerëzish, e shumë prej tyre ishin kapur edhe në shtizën e flamurit. Fotografitë e Luca Turi dhe Vittorio Arcieri janë tronditëse dhe kanë përjetësuar edhe njerëz që, pas mbërritjes në port, janë hedhur në ujë nga anija.

Në orën 11e 30 lumi i njerëzve ndodhet në platformë. Kërkojnë bukë dhe ujë. Vlora është kthyer në një nevojtore me erë të keqe. Policia i drejton të gjithë në stadiumin e vjetër të futbollit, ne pritje të vendimeve.

Kryeministri, Giulio Andreotti, dikton nga Roma këtë deklaratë: "Nuk jemi absolutisht në gjendje të mirëpresim shqiptarët që po dynden në brigjet italiane dhe vetë qeveria e Tiranës është dakord me ne që ata duhet të riatdhesohen në vendin e tyre” Në stadium plas revolta.

Më të rinjtë shkulin pllakat e shkallëve dhe hedhin gurë kundër policisë. Përleshje të ashpra zgjatën tre ditë, më të dhunshmet qenë ato të së dielës, më 11 gusht, me 40 të plagosur mes policisë dhe një numër i pacaktuar mes protestuesve.

Shqiptarëve u jepet ushqimi dhe uji nga qielli, më thasë të hedhur nga helikopterët. Janë skena Apokalipsi. Ndërkohë organizohet operacioni më i madh i riatdhesimit në historinë e republikës. Në të marrin pjesë 11 avionë ushtarakë C130 dhe G222, së bashku me tre Super80 të Alitalia-s dhe motobarka si Tiepolo, Palladio dhe Tiziano, në të cilën hipën klandestin gazetari i Il Messaggeros Marco Guidi. Ai u hoq si shqiptar për të mund të njohur historitë e imigrantëve. Në fillim shumë prej tyre nuk e dinë se po i kthejnë. "ثshtë e vërtetë që do na çoni në Venecia?" pyet njëri ekuipazhin, sipas rrëfimit të Marco Guidi.

Të riatdhesuarit qenë 17 mijë e 400, më shumë nga pasagjerët e Vlorës (e përsërisim sipas shifrave të asaj kohe), sepse u riatdhesuan edhe imigrantë që kishin mbërritur me anije të tjera. Mbetën në Itali 1.500 vetë që kishin paraqitur kërkese për stremi politik.

Gianni De Michelis, ministër i Punëve të Jashtme, fluturoi për në Tiranë për të ilustruar një plan italian ndihme: 90 miliardë lireta për ushqime, 60 miliardë për industrinë dhe furnizimet për hapjen në tetor të shkollave, dhe bashkëpunim në rendin publik për të parandaluar ikje të tjera. Në Parlament pati polemika mbi metodat e rrepta, madje brutale, të këtij operacioni. Shumë më pak mbi thelbin e tij. Në një konferencë shtypi deputetët e Pds (Partia Demokratike e sotme) “megjithëse kuptojmë vendimin e dhimbshëm për riatdhesimin e refugjatëve në Shqipëri" ata denoncuan "zgjedhjen e pamenduar për të mos respektuar të drejtat e njeriut, duke u mohuar atyre një asistencë të denjë."

Kjo është e vërteta e fakteve, që askush sot nuk mund t’i ndryshojë. Megjithatë, në ato vite, Italia në përgjithësi dhe Puglia në veçanti dhanë prova shumë të mëdha mikpritjeje. Më pas mes Romës dhe Tiranës do të lidhet një marrëveshje model, e cila arriti të lehtësojë emigracionin e rregullt të të shumë shqiptarëve. Por historia e anijes Vlora është kjo.
Corrado Giustiniani


33935.jpg33936.jpg33937.jpg33939.jpg339312.jpg339313.jpg339314.jpg339317.jpg

8 gusht 1991 Vlora mbërrin në Bari

Ato ditë apokaliptike të eksodit biblik të të rinjve shqiptarë që kapërcyen Adriatikun atë verë të nxehtë të '91 të largët, janë treguar e ritreguar shumë herë me ngjyrimet e panumërta emocionale, dhe vrullin e parrëfyeshëm të anktheve, pritmërive, e përjetimeve përvuajtëse të protagonistëve. Pikëpamja e atyre që i pritën deri tani ka qenë ndonjë raportim gazete përshkrues, e përmbledhës, shpesh herë në vija të trasha cinizmi e përgjithësimi. Për herë të parë mungesa plotësohet me dëshmitë e një prej protagonistëve të atyre ditëve, por që nuk ishte në bordin e atyre anijeve por në bankinën e portit ku ata do të zbarkonin.
nga Nicola Montano
Përkthyer nga libri “Ladri di stelle”
“Shqiptari i Italisë” falënderon autorin dhe botuesin për lejimin e botimit

Shokët e zyrës ishin të gjithë të zënë me kontrollet e pasagjerëve të mbërritur nga Greqia dhe nga Jugosllavia. Pashë përreth dhe vura re se ndihmës agjenti Giuseppe Laforgia ishte i lirë deri në ora 1.

"Do të vish me mua në mol të presim shqiptarët?" i thashë.

"Pa tjetër" mu përgjigj.

Hipëm në një fiat Ritmo me targë mbuluese, e ngisja unë. Vapa e lagësht e padurueshme, robat na ngjiteshin në trup. Kur mbërritëm në mol, hipa mbi digë për të parë por nuk shquhej ende asgjë, për shkak të mjegullës së dendur. Papritur mu duk se pashë një hije në mes të detit. Ishte mjaft afër. Ndihej zhurma e motorëve. Ndërsa anijet afroheshin, arrija të shquaja më mirë.

Shtanga në vend, Pasquale kishte të drejtë: ishte e pamundur të thoshe sa ishin njerëzit në bordin e asaj anijeje. Njerëzit kishin zënë gjithçka. Verige njerëzish dukeshin sit ë varur nëpër seren. Mbeta duke e vështruar gojëhapur, ishte një shfaqje e jashtëzakonshme, e papërsëritshme për mua. Nuk mund të imagjinohej një gjë e tillë.

Anija ushtarake italiane pengonte pamjen e plotë të asaj skene. Vlora, lëkundej, nga një anë në tjetrën, lundronte ngadalë por me vendosmëri drejt hyrjes së portit. Anija Euro, ishte aty, përpiqej të ndiqte urdhrat e mara: ajo anije shqiptare nuk duhej të hynte në port. Komandanti kishte marrë urdhër të bindte shqiptarët se nuk duhet të hynin në port. Mundohej ta pengonte duke i lundruar "Vlorës" përreth, dukej sikur vallëzonte rreth saj. Motovedetat qëndronin në distancë sigurie për të mos penguar manovrat.

Komandanti i "Vlorës",me sa dukej e dinte, se "Euro" nuk mund t'i pengonte hyrjen në port. Po të mos hapte zjarr apo ta çante me shpor. Po këto ishin mundësitë që anija ushtarake italiane kishte për ta ndaluar "Vlorën". Po o Zot, si mund të qëllohej ajo anije? Ata njerëz të pambrojtur?

Pasi i telefonova sallës operative, në radio dëgjova komandantin e kapitanerisë që fliste me kapitenin e "Vlorës".

"Kapiten qeveria italiane ka vendosur t'ju mohojë hyrjen në portin e Barit. Duhet të ktheheni në Shqipëri".

"Nuk mund të më mohoni hyrjen. Ju duhet të dini se këtu ka njerëz pa ndjenja nga uria dhe nga etja. Ka fëmijë, gra shtatzëna dhe pleq që kanë nevojë për ndihmë mjekësore. Nëse nuk u jepet ujë, për pak orë do të fillojnë të vdesin. Në bord është një i plagosur rëndë, që do të vdesë nga humbja e gjakut".

"Kapiten po ju përsëris se në Itali nuk mund të hyni. Duhet të ktheheni mbrapsht. Duhet të ktheheni në Shqipëri".

"Nuk mund të kthehem në Shqipëri në këto kushte. Ka probleme me motorët. Nuk mund të bëj shmangie. Ekuipazhi është i sfilitur, motorët kanë nevojë për riparim. Këtu është një i plagosur rëndë. Njerëzit kanë etje, kanë uri. Ka fëmijë dhe gra shtatzëna që kanë nevojë për mjekim".

"Atëherë mund të ankoroni në det të hapur. Ne do t'ju sjellim ujë dhe ushqime. Do t'ju sjellim ndihmë mjekësore për të plagosurit".

"Jo nuk mundem, jam i detyruar të hyj në port".

U ktheva në mol dhe pashë "Vlorën" që po bënte manovër për të hyrë në port ngadalë, por e vendosur. Fjalët e komandantit të Kapitanerisë, kishin bërë një vrimë në ujë. Edhe manovrat e fregatës "Euro", që po përpiqej të pengonte hyrjen e "Vlorës" në port kishin qenë të kota. Kapiteni i "Euros", nuk und të mendonte dhe me të drejtë nuk çau shpor "Vlorën". Po të kishte vepruar kështu me siguri do të kishte shkaktuar një nga katastrofat më të mëdha të ndodhura ndonjëherë në det. Për fat të mirë moti ishte i mirë, sikur fuqinë e mbinatyrshme të ruanin ata mijëra njerëz të ngjeshur ngado në atë anije.

Ndodhesha pak metra nga hyrja e portit. Dhe shikoja gjithçka. Shqiptarët po festonin. Ia kishin dalë mbanë. Thirrmat e gëzimit ishin të panumërta, njerëzit qeshnin nga lumturia, gëzimi se kishin arritur në Itali, në tokën e lirisë dhe të mirëqenies.



Një djalosh shqiptar që kishte kuptuar gjithçka me sa duket, u zhyt në ujërat e portit, dhe pas pak çastesh edhe shumë të tjerë ndoqën shembullin e tij. Ishte ora, 10 - 10 e gjysmë dhe përpjekja e shqiptarëve për të "pushtuar" Barin kishte filluar.

Unë shikoja nga moli atë shfaqje të paparë.

"Laforgia, tani do t'i sjellim këtu. Të përpiqemi t'i mbledhim në këtë hapësirë këtu. Tregova një zonë të bankinës. Aty ishim vetëm unë dhe kolegu im Laforgia.

Motovedetat që deri në atë moment kishin shoqëruar dy anijet, na hynë shumë në punë. I merrnin njerëzit nga deti, dhe na i sillnin në platformë apo pranë saj. Unë dhe Laforgia u lagëm komplet për t'i ndihmuar që të hipnin në platformë. Ende më kujtohet buzëqeshja e atyre shqiptarëve të shtrirë në mol, të rraskapitur e të uritur. Kërkonin ujë. Ishin të lumtur dhe thërritnin "Italia, Italia". Më dukej vetja sikur isha në një stadium ku luante kombëtarja italiane. Pas pak minutash unë dhe Laforgia u pamë në sy të shqetësuar. Nuk mund ta përballonim vetëm atë situatë. Ishin me mijëra shqiptarët që kishin mbërritur aty.



Shqiptarët filluan të pyesnin veten se ç'do të bënim tani me ta. Mora vesh se jashtë portit kishin mbërritur autobusë, të AMTAB-it, ndërmarrjes të transporteve urbane, të Barit, që do të ngarkonin shqiptarët dhe do t'i transportonin në stadiumin Vittoria., ishte gusht, agjentët e policisë ishin të paktë, pushimet ishin në mes të tyre, shumë dyqane ishin të mbyllura, qyteti ishte zhytur në stinën e verës. Nuk kishte zgjidhje tjetër përveç thirrjes në ndihmë edhe të mbrojtjes civile.

Shqiptarët mbërrinin në platformë dhe shtriheshin të lagur në të. Gjithë bankina ishte e mbushur me njerëz. Vapa mbizotëronte dhe dielli kishte fituar mbi mjegullën. Vapa ishte e padurueshme.



Mbërritën dhjetëra autobusë. Duhej të hipnim aty shqiptarët. Filluan t'i çonim drejt stadiumit, por shqiptarët ishin të pafundmë, e madje shtoheshin sepse të tjerë po mbërrinin nga anija që ishte ankoruar. Nga të bërtiturit në atë gjullurdi, më ishte ngjirur zëri. Pluhuri i qymyrit që kisha thithur më pengonte të merrja frymë. Një karabinier në një motovedetë të ankoruara në mol, më pa dhe më afroi për të më dhënë ujë. E piva me shpejtësi si hajdut. Ata njerëz kishin më shumë nevojë se unë.

Ndërkohë erdhi një autobot me ujë të pijshëm. Kishte disa rubinete në pjesën e pasme. Kur shqiptarët e vunë re, u turrën të gjithë për të pirë. Ata që ishin më të fortë arrinin të pinin, ata që nuk mundeshin nuk arrinin të pinin, sepse nuk luftonin dot, me atë turmë të jashtëzakonshme njerëzish që shtynin njëri-tjetrin për të mbërritur tek uji. Disa prej tyre humbnin ndjenjat, binin përdhé. Filluan të vinin ambulancat. Kishte një mishmash të jashtëzakonshëm. Telekamerat dhe aparatet fotografikë të reporterëve fiksonin gjithçka. Nga Roma mbërritën kolegët e Repartit të Lëvizshëm të gjithë të rinj dhe shumë impulsivë. Ishin të armatosur me shkop gome. Deri në ato momente unë dhe të tjerët kishim arritur të kontrollonim mijëra shqiptarët pa pasur nevojë për dhunë. Unë përpiqesha të ndërhyja nëpërmjet disa prej tyre që flisnin italisht, që të na ndihmonin të mbanin një farë rregulli. Gjërat deri në atë moment kishin shkuar mirë. Autobusët ngarkoheshin me njerëz sipas një rendi të caktuar duke respektuar lidhjet familjare dhe miqësore. Nëse dikush thoshte se në një autobus të caktuari ishte i biri, apo e shoqja, i vëllai apo ndonjë shok, edhe ai hipte në të njëjtin autobus. Nëse nuk arrinte të hynte, zbriste ndonjë vullnetar. Kurse agjentët e ardhur nga Roma, ndoshta sepse nuk kishin pasur mundësi të vëllazëroheshin me shqiptarët, si ne, nuk ishin aspak delikatë, dhe disa prej tyre filluan të përdornin shkopinjtë e gomës. U nevrikosa shumë. I qortova ashpër: nuk kishte nevojë për këtë, të paktën deri në ato momente.

Papritur pashë të vinin grupe fëmijësh me mbathje që buzëqeshnin. Ishin të djersitur, të pistë nga pluhuri i zi dhe të uritur. Vura re se solidariteti ndërmjet tyre ishte më i fortë se ai mes të rriturve. Shumë prej tyre mbanin në krahë të tjerë fëmijë të rraskapitur dhe pa ndjenja. Të topitur nga dielli, nga i nxehti i gurëve të molit. Ishin të zbathur, dhe ecnin në majë të gishtave sepse toka ishte përvëluese. Ishin shumë të dobët, kishin sy të kaltër dhe flokë të shkurtër. Vështrimet e tyre më bënë përshtypje. Rrezikonin të viheshin përpara nga të rriturit që vraponin drejtë iluzionit të lirisë. Drejt përrallës së mirëqenies të parë në televizion. Për një çast ndenja duke i vështruar. I pashë të ndalonin pranë autobotit të mbushur me ujë të pijshëm. Shikonin por nuk kishin guxim të afroheshin. Me siguri do të shtypeshin nga turma e njerëzve, nga etja dhe nga egoizmi i të rriturve.

Pastaj pashë të vinin edhe të tjerë ishin, gjashtë apo shtatë, e pastaj u bënë 10 apo 15. Një prej tyre, rreth 10 vjeç, me një sforcim të jashtëzakonshëm, mbante në krah një tjetër më të madh se veten, që kishte humbur ndjenjat. Shikoja ata fëmijë dhe mendoja dy fëmijët e mi. Kishin të njëjtën moshë. Kuptova se mund t'i ndihmoja. I mblodha rreth vetes dhe i shpura tek autoboti. U afrova dhe shtyva atë turmë njerëzish të dëshpëruar që po shuante etjen. Dikush ra përtokë. Arrita të zija dy apo tre rubinete. I ftova fëmijët të pinin. Ndenja aty për shumë kohë duke ndihmuar fëmijët, gratë e pleqtë që të pinin. Përfitoi edhe një burrë që mbante një grua në krahë.



Kur arritëm tek anija Vlora, pashë tre kolegë të zyrës sime. Ishin aty që nga mëngjesi. Hipa në bord. Tashmë përveç ekuipazhit gjithë shqiptarët kishin zbritur. Binte një erë e rëndë e padurueshme. Në çdo cep kishte fekale. Ishte si një nevojtore e madhe. Stivat ishin plot me thasë sheqeri në të cilat shkruhej Cuba. Hymë në lokalet e ekuipazhit, edhe këtu e njëjta situatë. Të merrej fryma. Kufoma e një të riu ishte përtokë pranë urës së komandës. Kishte plagë të thella. Kishte vdekur nga humbja e gjakut.



Kapiteni i "Vlorës" një burrë babaxhan, na kërkoi ujë dhe ushqime për ekuipazhin. Nuk dinte të thoshte asgjë për vdekjen e djalit. Na dorëzoi një kallashnikov dhe shtatë pistoleta që disa ushtarakë shqiptarë kishin lënë para se të zbrisnin në tokë. E ftuam të na ndiqte në zyrë për ta marrë në pyetje. Armët i ngarkuam në makinë. Kapiteni u ul në sedilen e pasme. Për të shkuar deri në zyrë na u desh shumë kohë. Na duhej të hapnim rrugën mes turmës së njerëzve në atë mol të ngushtë, dhe të gjatë pothuaj dy kilometra.



Në zyrë morëm në pyetje kapitenin. Quhej Halim Milaqi, ishte dyzet vjeç dhe ishte nga Durrësi. U përgjigj" jam shtetas shqiptar dhe flas mjaftueshëm italisht. Pra jam në gjendje tu përgjigjem pyetjeve.".

"Mund të na sqaroni, çfarë ndodhi? Përse sollët në Bari mijëra njerëz me anijen e mallrave "Vlora"?"

"Para dy javësh me "Vlorën" dhe me gjithë ekuipazhin, prej 44 njerëzish, u ktheva nga Kuba, për të sjellë 10 mijë tonelata sheqer të prodhimit kuban. Dje në mëngjes, në shtatë shkurt 1991, ndërsa ishim në portin e Durrësit, u paraqitën përpara nesh mijëra bashkëkombës tanë. Donin të hipnin në anije dhe të udhëtonin drejt Italisë. Unë dhe ekuipazhi u munduam t'i ndalnin, por përpara numrit të madh të njerëzve që na shtynin e na kërcënonin, na u desh tu hapnim rrugë dhe të gjithë iu turrën anijes. Në pasdite vonë kur anija ishte më se e mbushur me njerëz, nën kërcënime dhe nga ana e të gjithë atyre që kishin hipur na u desh të niseshim drejt Brindisit".

"Në ç'orë mbërritët në Brindisi?"

"Rreth orës katër të mëngjesit. Kapitaneria e portit të Brindisin, nuk na la të hynim në port, dhe na u desh të ndryshonim drejtim duke shkuar në Bari. Rreth orës nëntë mbërritëm në Bari. E theksoj se për të marrë rrugën drejt Brindisit, bashkëkombësit tanë na kanë kërcënuar për vdekje me armë në dorë mua dhe ekuipazhin tim. Ndër ta kishte edhe shumë policë shqiptarë të armatosur. Edhe ata na kërcënuan me armë. Gjatë lundrimit për tre herë patëm avari në motor dhe për fat arritëm t'i riparonim".

"Kur hytë në Bari përse nuk iu bindët urdhrit të komandantit të kapitanerisë së portit për të që nuk ju lejonte të hynit në port?"

"Sepse u sulmova nga bashkëkombësit e mi që detyronin të ankorohesha dhe të mbërrija në mol. Autoritetet italiane më thanë të ankoroja në det të hapur dhe të prisja ujë dhe ushqime por nuk më lejuan sepse bashkëkombësit e mi nuk donin të ndalnim aty. Nën kërcënimin e armëve më detyruan të hyja në port. Kur hymë në port shumë prej tyre u hodhën në det, ku u gjetën nga motovedetat".



Shkova të kontrolloja postën.

Mes mesazheve njëri më la mbresë të veçantë. Ishte i kapitanerisë. I drejtohej prokurorisë së republikës, dhe policisë detare. Ishte komunikimi i një krimi. Informonte se në mëngjes kishte mbërritur në port anija "Vlora", numër amze 31 nga Durrësi T.s. l 8649 me rreth 10 mijë refugjatë dhe që në atë moment nuk dihej cili ishte kapiteni. Hipotizohej dhunimi i nenit 1231 të kodit të lundrimit sepse kishte transportuar pasagjerë më shumë se ç'i lejohej, dhe sepse kishte thyer nenet e kodit penal 1100 dhe 650 pasi nuk iu bind ndalimit të hyrjes në port që i ishte transmetuar me radio me frekuencë ndërkombëtare dhe me urdhra të përcjella nga motovedetat e forcave të policisë. Kërkonin të shqyrtohej mundësia e sekuestrimit të anijes.
Nicola Montano
 
Redaktimi i fundit:
Pe: “Arratia e Shqiponjave”.Fotografitë e anijes Vlora të Luca Turit në ekspozitë në

Per brezin tone qe ne ate periudhe kemi qene te vegjel ,mire eshte ta lexojme materialin ,shume gjera nuk i dim ....vertet ajo kohe solli ndryshim per shqiptaret ,por u shoqerua me shume rreziqe .Largimi nga brigjet e Vlores historikisht ka sjell viktima sidomos ne menyren masive .Ne fb mos gaboj kam pare nje foto ,ishte fotografuar ne portin e Vlores nje anije (jo traget ) i mbipopulluar aq sa njerzit kapeshin per litaret e anijes ,qellimi ....per te ikur sa me pare nga Shqiperia .Kur e kam pare jam habitur ,kam menduar si photoshop ....por qe realisht ishte foto e vertet.

vlora-vincenzo-arcieriueb.jpg
 
Redaktimi i fundit:
  • Më pëlqen
Reactions: E3
Pe: “Arratia e Shqiponjave”.Fotografitë e anijes Vlora të Luca Turit në ekspozitë në

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Pe: “Arratia e Shqiponjave”.Fotografitë e anijes Vlora të Luca Turit në ekspozitë në

Ca katastrofe .......te pakten Zoti ua shperbleu ,kush levizi ne ato kohe jashte shtetit (pavarsisht menyrave ) .....eshte sistemuar dhe kane ndertuar nje jete .
Nje gje me beri pershtypje ..njerzit te zinj ne fytyre ...te vrare nga dielli ....e te patrajtuar ...:(
 
Re: “Arratia e Shqiponjave”.Fotografitë e anijes Vlora të Luca Turit në ekspozitë në Bari

Mua sآ´me bejne pershtypje fytyrat apo foto se per mua kane qene realitet,,,,

Me be pershtypje se sa shpejt i harrojme vuajtjet e asaj kohe.

PS:ku ka pas trajtim atehere ,,,njerezit punonin ne kooperativa ne kulmin e vapes
 
Pe: “Arratia e Shqiponjave”.Fotografitë e anijes Vlora të Luca Turit në ekspozitë në

Ca katastrofe .......te pakten Zoti ua shperbleu ,kush levizi ne ato kohe jashte shtetit (pavarsisht menyrave ) .....eshte sistemuar dhe kane ndertuar nje jete .
Nje gje me beri pershtypje ..njerzit te zinj ne fytyre ...te vrare nga dielli ....e te patrajtuar ...:(

ahahahahha po njerz hallexhi moj Ida ska pase pa punsa ate kohe qe shkelin asfalt kot :)
 
Titulli: “Arratia e Shqiponjave”.Fotografitë e anijes Vlora të Luca Turit në ekspozit


Ikja e shqiptarëve në Itali



Ikja e shqiptarëve në Itali
08/08/2012 19:55
Facebook

Mbushen sot 21 vjet nga mbërritja në Bari e anijes “Vlora”, me 20 mijë shqiptarë në bord, pjesa më e madhe e të cilëve u riatdhesuan.

Ndihma dhe solidariteti, i dhënë pa kursim vetëm pak muaj më parë gjatë eksodit të marsit, për mijëra pasagjerët e anijes “Vlora” qe vetëm një iluzion, siç qe një iluzion dhe shpresa e tyre për të qëndruar në Itali.

Kjo faqe e errët e historisë italiane së shpejti do të bëhet e njohur për publikun e gjerë nëpërmjet dokumentarit “La Nave Dolce”, e kineastit Daniele Vicari, i cili përveç pamjeve të arkivave ka intervistuar shqiptarë dhe italianë që kanë të bëjnë me anijen “Vlora”.

Në festivalin e Venecias ai do të paraqesë jashtë konkursit filmin e tij, një prodhim italo-shqiptar që do të mbërrijë edhe në kinematë e Shqipërisë. Në një intervistë për Top Channel, Vicari na dha një interpretim të tij për këtë ngjarje.
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

“Dëbimi i personave që kishin mbërritur me anijen “Vlora” është dëbimi i parë masiv i kryer nga Italia. E u krye me metoda që si dje, ashtu edhe sot, bëjnë të turpërohesh. Janë metoda prej regjimi ushtarak. Prandaj, unë mendoj se kjo ngjarje ka ndikuar në marrëdhëniet mes dy popujve, si nga ana praktike, ashtu edhe metaforike. Sepse mbërritja e anijes “Vlora” u paraqit si një pushtim jashtëtokësorësh që mbërritën për të uzurpuar tokën italiane dhe dëbimi qe fitorja kundër këtij armiku. Kjo simbologji është e llahtarshme”, tregon Vicari.

Ndërsa kryebashkiaku i atëhershëm i Barit kishte përgatitur një plan strehimi të ngjashëm me ata të mbrojtjes civile, me ngritjen e çadrave dhe ndihmën kapilare të njerëzve të rraskapitur nga lundrimi dhe nga vapa, qeveria mori një vendim të habitshëm, absurd dhe gati çnjerëzor.

Në mes të vapës së gushtit, mijëra njerëz u mbyllën në stadiumin “San Nicola” të Barit. Ushqimet dhe uji u hidheshin nga helikopterë e grupe grupe refugjatët u riatdhesuan me të gjitha mënyrat, edhe me forcë.

“Edhe sot e kësaj dite ka njerëz që e ruajnë kujtesën e dhimbshme të atyre ditëve, si mes shqiptarëve ashtu edhe mes italianëve që ndoqën nga afër atë ngjarje. Për shembull policët që ishin në Bari. Unë kam intervistuar njërin prej tyre, e pra ata ndjejnë turp për atë episod sepse e kanë kuptuar se ç’ngjarje ishte”, rrëfen më tej regjisori Daniele Vicari.


tch​
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top