Armët kimike, zëdhënësi i KE: Në listë janë disa shtete

Arfenilla

Themelues i Forumit
mann.jpg




Zëdhënësi i KE-sw, Michael Mann ka deklaruar se çështja e armëve kimike siriane nuk është vetëm shqiptare, ajo është një çështje ndërkombëtare. Ai ka theksuar se lidhur me këtë proces në listë janë disa shtete, por ende nuk është marrë asnjë vendim konkret për këtë çështje.

Mann ka garantuar se kudo që të ndodhë procesi i shkatërrimit i këtyre armëve, ai do të bëhet në mënyrë shumë profesionale dhe të sigurt. Ai ka refuzuar të japë detaje të tjera lidhur me mënyrën se si do të funksionojë ky proces.

“Presim të publikohet plani i Organizatës së Ndalimit të Armëve Kimike dhe OKB-së. Vetëm pas publikimit të planit të OPCW dhe OKB mund të komentojmë aspektet” tha Michael Mann. /albeu
 
Titulli: Armët kimike, zëdhënësi i KE: Në listë janë disa shtete

Sapo lexova nje koment te nje gazete Japoneze ne lidhje me deklaraten e sekretarit te OKB Ban Ki Mun i cili mendon se armet kimike siriane duhet te shkaterrohen ne Siri dhe askund tjeter!
 
Pe: Armët kimike, zëdhënësi i KE: Në listë janë disa shtete

Më së miri është të shkatërrohen atje, prej kujt i ka ble!
Ai që i ka prodhuar dhe ka marrë të hollat për këto armë....!
 
Back
Top