Ardita Jatru

xhebrail1

INTERIST
Ardita Jatru

Nje poete shqiptare,qe kendon aq dhembshem dhe aq embel!


Ti nuk mё pe kur qava mbrёmё



Ti nuk mё pe kur qava mbrёmё

As lotin kur mё ra mbi faqe.

Dhe pёr çudi njё gjysёm hёnё

Mё pikte dhimbjen asaj nate

Ndaj sot kjo heshtje e çuditshme

Mё grish njё tjetёr nat’ pagjumё

Si dy fёmijё tё zemёruar……

Mё shmangesh ti ,tё shmangem unё.

Dhe ndjej shikimin tёnd se si

pёrpin trupin tim si hon.

Ah,por ёshtё ajo shkёndijё,

qё brigjet tona i afron.
 
Titulli: Ardita Jatru


Kjo Nate…

Ne nje leter shkunda vargjet
Dy te tjere i lash peng
Se mall i shpirtit kur bene naze
Vargun kethen dhe ne refren.

Jam vetem sonte,por kjo nate
Aromen tende sec me sjell.
Dhe cohem lehtas,pa shamate
Te shoh nje yll atje ne qiell.

Nje re e vogel, leviz ngadale
dhe mendja shkon qytetit tend.
Ti ndoshta je ne ndonje bar
Te vij si note ne buz` a kenge.

Jam vetem sonte,por kjo nate
zjarr yjesh me ndez ne gji.
E tera shkrihem,behem llave
Kujtimin tend perfshij,perpij.....
 
Titulli: Ardita Jatru

Mё prit

Mё prit kur zog’i natёs nis kёngёn e vajit,
Atje tek stoli ynё poshtё pemёs sё blirit,
Kur dielli zemёruar tё fshihet pas malit,
E qielli tё rёndohet me ngjyrёn e hirit.

Mё prit kur shiu mbi supe tё na bjerё,
As mos u anko pёr bluzёn e qullёt.
Tek rrugёza ku putheshim njёherё,
Do tё pёshpёris ёmbёl me zё tё ulёt.

Do ta rrёmbej buzёn me afsh pёrvёlues
Aq sa hёna xheloze tё shuhet mbi to.
Do tё ta kafshoj cepin e saj pёrgjёrues,
Nga puthjet,zjarre ndeztё njё natё si kjo.

Mё prit se ditё nuk do shkojnё shumё,
Deri atёherё njё mal me gjumё na ndan.
Tek stoli ku shiheshim dikur nёn rrugё
Do tё tё pres e pёrmallur njё ndajnatё.
 
Titulli: Ardita Jatru

Per ato qiej te paprekur……..

...........
"Te braktis per ato qiej te paprekur
Ku pulebardhat vdesin krenarisht
Porse endrrat monopatin e kan’ gjetur
Ndaj folese i kthehem une serisht

Me ler pra te te puth lotin e vaket
permbi mollez,te voglin margaritar.
Dhe ne vdeksha, le te ndodhe tani
gjoksit tend te hijshem djaloshar.

Te te puth edhe te blerten e syrit
kurore buzesh mbi qepalla te te le
Te te them dhe kengen me te bukur
Qe eshte aq e vjeter,aq e re……"
 
Titulli: Ardita Jatru


Heshta dhe unë, kaq e pata

Heshta dhe unë, kaq e pata
Muaj mjalti gjithmonë nuk do ketë
Një mbrëmje vjeshte të vonë u vrava
Dhe tani lexoj të tjerë poetë

Ka lumenj që thahen dalëngadalë
E më pas të kujton se ç’ish aty dikur
Por ka pastaj lumenj të rrëmbyer
Që thellë tyre fshehin një qivur

Besomë, mike, tjetërkund mos rrëfé
Një trishtim në shpirt po më pikon
E humba fjalën, ma vodhën për bé
E as të vdes më nuk gjej kohë.
 
Titulli: Ardita Jatru

Nё tё sjelltё ndonjёherё udha pёr tek unё


Nё tё sjelltё ndonjёherё udha pёr tek unё,
Dhe shtёpiza ime e vjetёr duket pёr sё largu,
Nxitoje hapin mik dhe quaju fatlum,
Paçka se porta ime akoma s’ёshtё e hapur.

Nё avli rrёmbeje shamin’ e mallit nderur
Derёn grindavece flake, shёmbe fare.
Mos pyet pёrqark, jetoj apo kam vdekur,
Por frymёn e mbaj,tek qoshku nё dritare.

Nё tё sjelltё ndonjёherё udha pёr tek unё,
Vitet tradhёtare, prej meje shtyji tutje.
Emrin nё tё thirrsha me zёrin tim tё mekur,
Nё krahё mё rrёmbe, s’do ket’ kohё pёr lutje.

Kur puthjet tё lёshohen me klithma e flakё malli,
Mё shtrёngo pa frikё nё shpirt e nё prehёr,
Mbёshtillmё dhe çmallu me flokun tim prej ari,
Mpleks me tё njё zemёr, pёr ta patur strehёz.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top