Arbitrazhi nderkombetar

muhamed-psh

Antar Aktiv
GJYQثSIA NDثRKOMBثTARE TREGTARE DHE ARBITRAZHI TREGTAR

Në fillim do të bëhet fjalë për institucionet më të rëndësishme të jurisprudencës (gjyqësisë) në jetën bashkëkohore ndërkombëtare dhe funksionimin e tyre juridik në aspektin e të drejtës tregtare ndërkombëtare. E drejta autonome tregtare ndërkombëtare mbështetet në dy parime:
• Në atë të lirisë së kontraktimit të arbitrazhit dhe
• Në atë të lirisë së njohjes së vendimeve të arbitrazheve tregtare.

Kjo vlen edhe për njohjen e vendimeve të organeve tjera që zgjidhin konteste tregtare ndërkombëtare e sidomos të gjyqësisë tregtare ndërkombëtare. ثshtë e saktë se ekziston dallim esencial midis zgjidhjes gjyqësore dhe zgjidhjes me anë të arbitrazhit të kontesteve tregtare ndërkombëtare por ka mjaft pika takimi e sidomos kur kemi të bëjmë me ndikimin e tyre në krijimin e rregullave të së drejtës ndërkombëtare tregtare. Poashtu është e vërtetë se në zhvillimin bashkëkohor arbitrazhet tregtare (afariste) ndërkombëtare kanë rëndësi shumë më të madhe për zgjidhjen e kontesteve tregtare ndërkombëtare se gjyqësia tregtare ndërkombëtare dhe ajo nacionale që merren me zgjidhjen e kontesteve të këtilla por kjo nuk d.m.th. se këto forma të gjyqësisë duhet anashkaluar apo mënjanuar nga zgjidhja e problemeve që lindin nga raportet tregtare ndërkombëtare.

GJYKATA NDثRKOMBثTARE E DREJTثSISث (GJ.N.D.) Vend qendror për studimin e gjyqësisë ndërkombëtare është gjithsesi lëmia e së drejtës ndërkomëtare publike e cila merret me këtë çështje prandaj këtu do të bëhet fjalë vetëm për aspektin juridiko-tregtar të saj. Kjo gjykatë është organ gjyqësor kryesor i organizatës së Kombeve të Bashkuara. Ajo përbëhet nga gjyqtarët e pavarur që janë zgjedhur p.m.p.s.sh. shtetësinë e tyre midis personave me cilësi të larta morale dhe kualitete profesionale (neni 2 i Statutit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë) dhe atë e përbëjnë 15 gjyqtarë, të cilët zgjidhen për periudhë kohore 9 vjeçare me mundësi rizgjedhjeje. Anëtarët e Gjykatës i zgjedh Asamblea e Përgjithshme dhe Këshilli i Sigurimit nga lista e personave të propozuar nga grupet nacionale të Gjykatës së Arbitrazhit të përhershëm. Anëtarët e Kombeve të Bashkuara që nuk janë të përfaqësuar në Gjykatën e Arbitrazhit të Përhershëm i propozojnë kandidatët nën mënyrën dhe nën kushtet e parapara për anëtarët e Gjykatës së Arbitrazhit të Përhërshëm.
Palë ndërgjyqëse në kontestin që mund të zgjidhet në këtë gjykatë mund të jenë vetëm shtetet, në rend të parë të tilla janë shtetet që janë pjesëmarrëse në nxjerrjen e Statutit të Gjykatës ndërkombëtare të Drejtësisë por mund të jenë edhe shtetet tjera nën kushtet që i cakton Keshilli i Sigurimit të OKB-së. Gjykata në fjalë i ka dy funksione themelore:
o Ajo jep Vendime (vendos) dhe
o Jep Mendime të natyrës konsultative

Në rend të parë Gjykata është kompetente për zgjidhjen e kontesteve të cilat palët ia parashtrojnë dhe për rastet e parapara me Kartën e Kombeve të Bashkuara apo me Kontratat ose Konventat në fuqi.
Shtetet anëtare pjesëmarrëse në nxjerrjen e Statutit mund të deklarojnë në çdo kohë se e pranojnë si detyrim ipso-facto edhe pa marrëveshje të posaçme të shkruar karshi çdo shteti tjetër që e merr përsipër të njëjtin detyrim kompetencën e gjykatës në të gjitha kontestet juridike që kanë për objekt:
a. Interpretimin e ndonjë kontrate,
b. اdo çështje të së drejtës ndërkombëtare,
c. Ekzistimin e cilitdo fakt, i cili poqese konstatohet (vërtetohet) do të përbënte shkelje (cënim) të ndonjë detyrimi ndërkombëtar.

Me rastin e marrjes së vendimeve Gjykata e zgjidh kontestin në pajtim me të drejtën ndërkombëtare i zbaton (aplikon) :
a. Konventat ndërkombëtare qoftë të përgjithshme qoftë të posaçme të cilat vendosin (krijojnë) rregulla juridike decidivisht (shprehimisht) të pranuara (të njohura) nga shtetet midis të cilave ka lind ndonjë kontest,
b. Zakonet (adetet) ndërkombëtare si provë e praktitës së përgjithshme që është aprovuar si e drejtë,
c. Parimet juridike të përgjithshme të cilat i pranojnë popujt e përparuar (arsimuar),
d. Vendimet gjyqësore dhe qëndrimet e ekspertëve më të njohur në lëminë e së drejtës (ekspertëve të së drejtës tregtare ndërkombëtare) të popujve të ndryshëm si mjet ndihmës për krijimin e rregullave juridike,
e. Poqese palët pajtohen Gj.N.D. mund ta zgjidh kontestin e tyre sipas parimit të drejtshmërisë – Ex Aeque et Bono.
Vendimi i gjykatës e ka fuqinë e detyrueshme vetëm ndaj palëve në kontest për rastin konkret (neni 59 i Statutit të Gj.N.D). Mirëpo vendimet e gjykatës në fjalë kanë edhe rëndësi më të gjërë, ato ndikojnë në krijimin e rregullave të sjelljes dhe tërthorazi e kanë rolin e burimeve të së drejtës ndërkombëtare, kur kanë të bëjnë me marrëdhënien ekonomike ndërkombëtare dhe me çështjen e dëmshpërblimit. Kështu disa shkencëtarë juridikë në vendimet e gjykatës e shohin edhe provën mbi ekzistimin e së drejtës tregtare ndërkombëtare. Në shkencë konstatohet se shumica e vendimeve kanë pasur për objekt zgjidhjeje çështjet ekonomike apo në fund të fundit çështjet e shpërblimit të dëmit. Praktikën e Gj.N.D. shkenca juridike e lidh me praktikën e Gjykatës ndërkombëtare të Përhershme të krijuar në vitin 1922 me qendër në Hagë. Kjo gjykatë gjatë punës së saj ka marrë shumë vendime me të cilat janë zgjidh kontestet e natyrës civile në kuptimin e gjërë të fjalës. Ajo i ka dhënë 30 vendime të kësaj natyre gjatë kohës së veprimtarisë së saj, nga ky numër i vendimeve mund të nxjerret përfundimi se subjektet ndërkombëtare nuk kanë pasur besim në këtë gjykatë.

GJYKATA E PثRHERSHME E ARBITRAZHIT Nث HAGث
Në konferencat e paqës që janë mbajtur në Hagë në vitin 1899 dhe 1907 është shfaqur aspirata e krijimit të një gjykate të përhershme dhe të obligueshme në formë të Arbitrazhit por aspirata e tillë nuk është kurorëzuar me sukses. Prapësëprapë u formua Arbitrazhi i Përhershëm Gjyqësor kompetenca e të cilit është fakultative.

Secili shtet nënshkrues i Konventëes së Hagës i emëron më së shumti 4 persona për anëtar gjykate për periudhën kohore 6 vjeçar. Personat e tillë rradhiten në regjistrin e anëtarve të gjykatës dhe e fitojnë cilësinë e gjyqatarëve, e a do të gjykaojnë vërtetë mvaret nga ajo se a do t’i drejtohen shtetet gjykatës dhe a do t’i zgjedhin nga regjistri i përmendur 1 deri 5 persona që do të jenë gjykatës (arbitra) në kontestin konkret. Ajo që me të vërtetë është e përhershme është sekretariati i gjykatës që e udhëheq administratën gjyqësore. Sekretariati i mbledh të gjitha të dhënat mbi gjyqësinë ndërkombtare të zgjedhur dhe e mban arkivin e gjykatës. Veprimtaria e kësaj gjykate është kritikuar shumë në shkencën juridike. Mirëpo ajo sigurisht se i ka arritur disa rezultate që janë të rëndësishme për të drejtën ndërkombtare në përgjithësi e posaqërisht për të drejtën ndërkombtare tregtare (ekonomike, afariste). Kështu që në vitin 1902 ajo e ka zgjedhur kontestin midis SHBA-ve dhe Meksikës për dedikimin e të ardhurave të fondacioneve të Kalifornisë, kurse deri në vitin 1914 ajo i ka zgjidhur edhe 14 konteste tjera. Për të drejtën ndërkombatre tregtare janë me interes të gjitha vendimet e nxjerra nga Gjykata e përhershme e arbitrazhit. Kontesti për tretmanin preferencial të shteteve në Venezuelë është zgjidhur nga kjo gjykatë në vitin 1904, kontesti për taksat e banimit në Japoni, kontesti për anijet e peshkimit në Atlantikun Verior janë zgjidhur me 1910, kontesti lidhur me ekspropiimin e pasurive të kishave është zgjidhur më 1920, kontesi lidhur reklamimet e Norvegjisë kundër SHBA-ve në vitin 1922 etj.. Praktika e Gjykatës së përhershme të arbitrazhit në Hagë përkundrejt vërejtjeve të pësuara mund të thuhet se i ka kontribuar afirmimit të disa parimeve të së drejtës ndërkombtare tregtare. Mund të konstatohet se shtetet nënshkruese të Konventës në fjalë nuk janë ngutur shumë që kontestet tregatre të tyre t’ia besojnë për zgjidhje arbitrazhit ndëkombtar.


Gjykata e Drejtësisë e Bashkësisë Ekonomike Evropiane
Nga vet emri i saj shifet se kemi të bëjmë me një gjykatë me kompetencë regjionale. Kjo gjykatë është kompetente për zgjidhjen e kontesteve të llojeve të caktuara në suaza të Bashkësisë Ekonomike Evropiane dhe lidhet me Tregun e përbashkët të BE. Kjo është gjykatë e 3 bashkësive: 1)e Bashkësisë Evropiane për Qymyr e Qelik; 2) Bashkësisë Ekonomike Evropiane dhe 3)Euroatomit. Në Konventën e Romës mjaft detalisht është rregulluar vendi dhe roli i gjykatës (neni 164 deri neni 188) kurse puna e saj është rregulluar me Statut dhe Rregullore Pune. Gjykata e Drejtësisë (LA COUR DE JUSTICE) e siguron respektimin e së drejtës gjatë interpretimit dhe zbatimit të Konventave të Romës. Gjykata përbëhet nga 7 gjyqtar dhe vepron në plenum, por me qëllim të hetimit të rasteve konkrete apo me qëllim të gjykimeve të kontesteve të caktuara ajo mund të formoj trupa gjykues (kolegje) prej 3 deri 5 gjyqtar. Gjykatës i ndihmojnë 2 avokat publik (mbrojtës të së drejtës). Gjykata e emëron sekretarin dhe ia cakton statusin. Ajo që është qenësore në këtë gjykatë dhe që dallon nga gjykatat ndërkombtare paraprake është fakti se në të si palë ndërgjygjëse mund të paraqiten sikurse Shtetet Anëtare si persona juridik ashtu edhe personat fizik dhe personat juridik. D.m.th. palë ndërgjygjëse në Gjykatë të Drejtësisë mund të jenë: Komisioni i Bashkësisë Ekonomike Evropiane; Shtetet Anëtare të Konventës; personat juridik të tyre dhe personat fizik me shtetësi të Shteteve Anëtare. Këta dy subjektet e fundit për të pasur të drejtë paraqitjeje si palë nevojitet që vendimi i ardhshëm t’iu dërgohet atyre nga shkaku se prek interesat e tyre. Mirëpo kur është në pyetje padia me të cilin iniciohet procedura me rregullat e gjykatës është paraparë se duhet të paraqitet padia brenda afatit 2 mujor dhe atë qoftë nga dita e shpalljes së aktit juridik (në formë të ndonjë vendimi apo të dispozitave juridike) përkatës apo njoftimit të paditësit për aktin e tillë apo në mungesë të kësaj nga dita kur paditësi ka marrë dijeni për ekzistimin e aktit të tillë. Afati i përmendur 2 mujor është i natyrës prekluzive që d.m.th. se pas kalimit të tij mund të paraqitet padia e poqëse paraqitet ajo hudhet poshtë.
Aktiviteti dhe praktika e kësaj gjykate është shumë i frytshëm, ajo i ka krye diku rreth 500 lëndë pa i marr parasysh nja 50 sosh që janë në procedim e sipër. Kjo gjykatë me vendimet e saja në masë të madhe e ka njëjtësu (unifikue) praktikën e shteteve lidhur me qështjet e këmbimit të tregtisë së jashtme dhe të unifikimit të tregut evropian. 150 vendime të saj kanë të bëjnë me zbatimin e Konventave të Romës. Disa vendime tjera kanë të bëjnë me zbatimin e së drejtës së BE në garancionin për zbatim uniform të së drejtës së BE (e drejta e Bashkësisë) me cënimin e së drejtës së qarkullimit të lirë të mallrave më shkeljen e rregullave lidhur me konkurencën andaj në lëndët e natyrës fiskale, me përgjegjësinë e Bashkësisë për dëmin e shkaktuar.
Vendimet e Gjykatës së Drejtësisë në suaza të Bashkësisë Ekonomike Evropiane që përmbajnë (parashohin) detyrime në të holla jo për shtetin por për subjektet tjera e kanë fuqinë e titullit (dokumentit) ekzekutiv TITULLUS EXECUSIONIS. Ekzekutimi i detyrimeshëm i vendimeve në fjalë rregullohet me rregullat procedurale civile të shtetit në të cilin kërkohet ekzekutimi (përmbarimi) i vendimit me detyrim në të holla. Urdhëri ekzekutiv jepet pa kurfarë verifikimi (kontrolli) paraprak përveq verifikimit të autenticitetit nga pushteti i shtetit të caktuar që me parë gjë për të cilën duhet njoftuar Komisioni i Bashkësisë Ekonomike Evropiane dhe Gjykatës së Drejtësisë. Po qenë të plotësuara këto formalitete me kërkesën e palës së intersuar , e kjo mund të kërkoj ekzekutim të dhunshëm duke iu drejtuar drejpërsëdrejti pushtetit kompetent sipas rregullave interne të shtetit. Ekzekutimi i detyrueshëm mund të shtyhet vetëm në bazë të vendimit të Gjykatës së Drejtësisë. Mirëpo kontrollin e rregullësisë së masave të ekzekutimit e siguronë Gjykata e Shtetit në të cilin bëhet ekzekutimi. Kjo është paraparë në nenin 192 të Konventës së Romës. Nëse shteti i caktuar zakonisht nëpërmjet gjykatës së tij nuk e ekzekuton vendimin e Gjykatës së Drejtësisë eventualisht mund të krijohet problemi i matyrës politike.
Pa marrë parasysh se këtu kemi të bëjmë me një Gjykatë të kaarkterit regjional duhet pranuar se për herë të parë në planin ndërkombtar është realizua gjyqësia tregtare (ekonomike, afariste) ndërkombtare në një formë autoritative dhe efikase. Ajo me vendimet e saja i ka kontribuar forcimit të raporteve ekonomike dhe unifikimit të shumë rregullave në suaza të Bashkësisë Ekonomike Evropiane.


ARBITRAZHI TREGTAR NDثRKOMBثTAR
NOCIONI I ATN-së Në përdorim aktual tash është termi Arbitrazh Tregtar Ndërkombëtar. Zyrtarisht kjo shprehje do të mund të vlente vetëm për arbitrazhin që është organizuar në pajtim me Konventën mbi Arbitrazhin Tregtar Ndërkombëtar të Europës e cila është nënshkruar në Gjenevë me 21 prill të vitit 1961, mirëpo në praktikë me nocionin Arbitrazh Tregtar Ndërkombëtar nënkuptohet çdo arbitrazh për zgjidhjen e kontesteve ndërkombëtare tregtare i cili nuk i takon një sistemi juridik intern.
Ekziston edhe një pikëpamje tjetër sipas të cilës është ATN ai arbitrazh në të cilin si arbitra mund të marrin pjesë edhe shtetasit e shteteve tjera e jo vetëm ata që janë shtetas të shtetit ku ndodhet selia e arbitrazhit.
Këtu bëjmë fjalë për të gjitha arbitrazhet që merren me zgjidhjen e kontesteve tregtare ndërkombëtare qofshin ato nacionale apo ndërkombëtare. Kemi të bëjmë këtu me një mënyrë tjetër të zgjidhjes së kontesteve tregtare ndërkombëtare nga mënyra e zgjidhjes së tyre në gjykatat shtetërore nacionale apo ndërkombëtare.
Sipas Konventës Europiane mbi ATN-në me shprehjen ose termin “Arbitrazh” kuptohet vetë zgjidhja e kontesteve jo vetëm nga ana e arbitrave të emëruar për rastet e caktuara (ARBITRAZHI AD HOC – I KOHثPASKOHSHثM) veç se edhe nga ana e arbitrazheve të përhershme ( neni 1, pika 2, germa B e Konventës). Ky definicion është jo i plotë kështu sipas një pikëpamjeje shkencore: Arbitrazhet e tregtisë së jashtme janë institucione që formohen nga organizatat profesionale private apo nga personat e organizatave gjysmë publike (siç janë psh: Odat Ekonomike) me qëllim shqyrtimet e kontesteve nga qarkullimi i tregtisë së jashtme për zgjidhjen e të cilave është kontraktuar kompetenca e tyre nga palët në kontest.
Në literaturën juridike bëhen tentime për caktimin e elementeve që i përmban nocioni i ATN-së. Elemente të tilla do të ishin:
a. Se për funksionimin e tyre nevojitet marrëveshja (kontrata) me shkrim e palëve me të cilin i besohet kontesti për zgjidhje Arbitrazhit,
b. Se i zgjidhin raportet juridike kontestuese me element ndërkombëtar,
c. Se janë insitucione të së drejtës ndërkombëtare......

ARBITRAZHI TREGTAR NDثRKOMBثTAR
HISTORIKU I ATN-së
Arbitrazhi është institucion i origjinës shumë të vjetër, zhvillimi i tij sidomos në epokën e mesjetës i ka treguar karakteristikat themelore të arbitrazhit tregtar të cilat ai i ka ruajtur në esencë gjer në ditët e sotme. Kjo ka të bëj sidomos me përbërjen e arbitrazhit në qendrat mesjetare tregtare në të cilat bëhej tregtia ndërkombëtare, mandej me shkurtësinë dhe shpejtësinë e procedurës e para së gjithash me ekspertësinë e arbitrave si dhe me zbatimin e të drejtës materiale (lex mercatoria) që nënkuptohej dhe manifestohej në zakonet (adetet) tregtare (uzansat). Midis dy luftërave botërore kemi zgjerim të arbitrazhit dhe rritje të autoritetit të tij. Mirëpo vetëm pas Luftës së dytë Botërore kemi zhvillim të vrullshëm të arbitrazhit të paparë më herët. Të shumëfishta janë shkaqet e zhvillimit të gjyqësisë së arbitrazhit. Arsyeja për prosperitetin e tij qëndron në karakteristikat (veçoritë) e tij në të drejtën që e zbaton mandej në përbërjen në të cilën vepron dhe në procedurën që zhvillohet me rastin e zgjidhjes së kontesteve tregtare. Mirëpo themeli për zgjerimin e arbitrazhit ndodhet në intensifikimin e këmbimit tregtar ndërkombëtar mandëj në zhvillimin e tregtisë në përmasa botërore, kohët e fundit praktikisht e gjithë bota bëhet “fqinje”, sepse mjetet e komunikacionit bashkëkohor e kanë ofruar një shtet me shtetin tjetër edhe kur nuk ndodhen në fqinjësi direkte.
Europës e cila konsiderohet si djep i ATN-së dhe Amerikës ku arbitrazhi është zhvilluar në organizatë të degëzuar iu bashkohen Azia dhe Afrika si partner në tregtinë ndërkombëtare. اdo ditë e më tepër rritet numri i transaksioneve të shitblerjes tregtare ndërkombëtare si dhe numri i transaksioneve të shërbimeve të ndryshme. Kështu krijohen përveç arbitrazheve të përgjithshme edhe ato të specializuara që e fitojnë besimin e qarqeve afariste edhe jashtë shtetit të selisë së tyre. Nacionale për kah rëndësia në esencën e tyre me punën që e ushtrojnë bëhen të karakterit ndërkombëtar duke i zgjidhur kontestet midis palëve të nacionaliteteve të ndryshme. Palët kontraktuese kontestet mund t’ia besojnë për zgjidhje gjykatës shtetërore zakonisht të palës së paditur apo arbitrazhit si gjykatë e zgjedhur ato zakonisht e zgjedhin arbitrazhin për zgjidhje të kontestit të tyre për shkak të epërsive që i kanë në relacion me gjykatat shtetërore. Me anë të klauzolës arbitrale ose me anë të kontratës për zgjedhjen e arbitrazhit në një mënyrë caktohet e drejta materiale që zbatohet nga arbitrazhi me rastin e zgjidhjes së kontestit, sidomos arbitrazhet institucionale i kanë epërsitë e veta në relacion me gjykatat shtetërore po edhe me arbitrazhet Ad-Hoc. Në shekullin e XVIII dhe XIX bëhet inkorporimi i të drejtës tregtare në kodifikimet nacionale, kështu bëhet afrimi dhe harmonizimi i të drejtave nacionale. Aspirata për unifikim të së drejtës tregtare për nevoja të tregtisë ndërkombëtare nëpërmjet (International Association of Legal Sciences –Shoqatë shkencore në lëminë e tregtisë ndërkombëtare). Edhe OKB-ja i kontribuon kësaj duke krijuar kontrata tipe të shitblerjes ndërkombëtare përveç kësaj është nxjerr edhe Ligji Uniform mbi Shitjen Ndërkombëtare të Sendeve të Luajtshme.
Përveq fakteve të sipërpërmendura ka edhe rrethana tjera që flasin në favor të aplikimit të gjyqësisë së arbitrazhit. Përmendet mendimi i Ciceronit i cili thoshte se vendimi nga gjykata shtetërore kërkohet me qëllim që të fitohet apo të humbet e tëra, kurse vendimi i arbitrazhit me qëllim që mos të humbet e tëra por as mos të fitohet e tëra. Me anë të arbitrazhit kur e zgjedhin si mënyrë për zgjidhjen e kontesteve deklarohemi për paqe e jo për drejtshmëri juridike. Arbitrat e zgjedhin të drejtën që ekziston “apo të drejtën që nuk ekziston”. E drejta e këtillë zakonisht mbështetet në kontratën e palëve, mandej në të drejtën zakonore tregtare dhe në të drejtën e krahasuar gjë që mund ta quajmë “E drejtë ndërkombtare tregtare të së nesërmes” dhe në të cilën mund ta krahasojmë me të drejtën që e krijonin vet tregtarët në mesjetë në panairet e ndryshme dhe portet detare apo nga e drejta zakonore nacionale. E drejta tregtare ndëkombtare bashkëkohore e ka burimin në të drejtën zakonore tregtare ndërkombtare.
Tregtia ndërkombtare edhe aktualisht i krijon vetvetes rregulla juridike autonome të cilat në masë të madhe janë të pavarura nga sistemet juridike nacionale. Të drejtën autonome tregtare mund ta gjejmë p.sh. në Kushtet e Përgjithshme të shitjes, mandje në kontratat tipe dhe adëhezive, mandej në uzancat dhe adetet (adetet) tregtare. Me përmbajtjen e tillë e drejta tregatre ndërkombtare është në zhvillim të vazhdueshëm dhe si e tillë i konvenon arbitrazhi. Bashkësisë afariste ndërkombtare arbitrazhi i shërben që ti shmang mosmarëveshjet dhe njëkohësisht që ti ruja raportet afariste, që duke i zgjidhur kontestet sipas mundësisë mos ta prish bashkëpunimin afarist të subjekteve në kontest. Andaj edhe arbitrazhi konsiderohet institucional paqësor dhe jo gjithëmonë urdhërdhënës.
E drejta autonome tregtare përdoret nga shteti edhe me qëllim të kompletimit të rendit juridik. Në mënyrë të vazhdueshme kemi zhvillim të së drejtës tregtare në mënyrë autonome edhe nga ana e arbitrazheve. Arbitrazheve shpeshherë palët ia njohin të drejtën me i zgjidh kontestet ashtu siç mendon arbitrazhi se është më së drejti, (pa u bazuar pra në normat konkrete ekzistuese). Normat e krijuara nga vet subjektet e tregtisë dhe nga arbitrazhet janë shumë më elastike se sa normat e ligjeve. Zakonet afariste zgjerohen për çdo ditë e më tepër dhe dallohen sipas branshave të ndryshme (speciale për lami të caktuara).
Arbitrazhi aktulisht si mënyrë e zgjedhjes së kontesteve është i njohur nga të gjithë në tregtinë ndëkombtare. Mund të thuhet se kontestet tregtare ditë e më pak i besohen për zgjidhje gjykatave shtetërore.
Kushtet e Përgjithshme për dërgimin e mallrave të Këshillit për ndihmë reciproke ekonimike e parashofin për rast kontesti arbitrazhin edhepse në të gjitha Shtetet Anëtare ekzistojnë arbitrazhet institucionale (shtetërore) si organe të specializuara për zgjidhjen e kontesteve midis subjekteve ekonomike. Specificiteti i tregtisë së jashtme kërkon që kontestet tregtare ti zgjidh arbitrazhi ndërkombtar e jo gjyqësia e brendshme e një shteti. Kontratat tipe të Komisionit Ekonomik Evropian të OKB-ës gjithashtu parashohin zgjidhjen e kontesteve me anë të arbitrazhit. Sidomos në shtetet perëndimore asociacionet tregtare ia besojnë për zgjidhje kontestet e tyre ekskluzivisht arbitrazheve. Kjo dukuri ditë e më tepër përhapet edhe në shtetet e lindjes.
Zhvillimi i së drejtës së pranueshme për transakcionet tregtare ndërkombtare dhe zhvillimi i gjyqësisë s arbitrazhit mundësohet me anë të disponibilitetit dhe mundësimin e kontraktimit të arbitrazhit.
Profesionaliteti, shpejtësia e zgjidhjes së kontesteve, njëshkallëshmëria e procedurës së arbitrazhit, shpenzimet më të vogla dhe “bona fides” në trajtimin e qështjeve kontestuese janë disa nga rrethanat që ndikojnë tek palët ta kontraktojnë arbitrazhin për zgjidhjen e kontesteve të tyre.
Në suaza të së drejtës autonome tregtare zhvillohet e drejta e specializuar që bazohet në kontratat formulare dhe në Kushtet e Përgjithshme dhe e cila e përfshien gjithë atë që është e mundur në suaza të lirisë së kontraktimit të kontraktohet. Arbitrazhet në praktikën e tyre e treguan tendencën e afrimit të qështjeve në mënyrë internacionaliste, zbatimit më liberal të së drejtës sepse këtë e kërkojnë kontestet me elementin ndërkombtar.
Për arbitrazhet thuhet se në punën e tyre e shmangin jurisprodencën “bardhë e zi”. Një ndër qështjet më serioze të së drejtës tregtare ndërkombtareështë problemi i afrimit të të drejtave të shteteve të ndryshme. Ka shumë lëmi juridike në të cilat afrimi (rregullimi i ngjajshëm) i sistemeve të ndryshme juridike është i mundshëm: E drejta e shitblerjes ndërkombtare; E drejta ndërkombtare e komunikacionit; Mbrojtja e pronësisë industriale – e drejta e patentit, markës tregtare, dizajnimi; E drejta e kambialit dhe çekut (si domosdoshmëri e sukseshme).
ثshtë teknikë jurdike e trashëguar nga kohët ma të lashta ajo që zbatohet ne unfikimin e së drejtës në lëminë tragtare.
Efikasitetit të arbitazhit i kontribojnë masat për sigurimin e ekzekutimit të vendimeve të arbirazhit. Duhet përmendur sidomos Protokolin e Gjenevës mbi Klauzolat e Arbitrazhit të vitit 1923, mandej Konventën e Gjenevës mbi ekzekutimin e e vendimeve të arbitrazhit të vitit 1927, Konventën e Neë York-ut mbi njohjen dhe ekzekutimin e vendimeve të arbitrazhit të vitit 1958, Konventën Europiane mbi arbitrazhin tregtar ndërkombtar të vitit 1961, Konventën për zgjidhjen e kontesteve invetive ndërmjet shteteve dhe shtetasve të shtetit tjetër të vitit 1965 etj. Përveq kësaj ka edhe shumë kontrata bilaterale me të cilat parashifet zgjidhja nga arbitrazhi i kontesteve tregtare.


QENDRA PثR ZGJIDHJEN E KONTESTEVE INVESTIVE

Ideja lidhur me zgjidhjen e kontesteve investive midis shteteve dhe personave fizik apo juridik që janë shtetas të shteteve tjera në arbitrazhin ndërkombtar me kohë u bë e pranueshme nga të gjithë si një nga mnëyrat e preferueshme të zgjiidhjes së situatave kontestuese që nuk janë aq të rralla. Parashtrimi i kontesteve të këtilla në trup (organ) ndërkombtar është gjithsesi më praktik se sa zgjidhja e tyre nga gjykatat e ndonjë shteti. Nga njëra anë investitori i huaj ka mjaft arsye që mos të besoj në pamvarësinë dhe paanësinë e gjykatave të shtetit në të cilin janë bërë investimet e huaja. Nga ana tjetë shteti që është në kontest me të (investitorin e huaj) mund t’i ketë po ato arsye po qe se ka frikë t’i nënshtrohet kompetencës së gjykatës së shtetit të investitorit apo të ndonjë shteti të tretë. Arbitrazhet e shumta në shtetet e ndryshme me punën e tyre poashtu mund të nxisin mosbesim të palëve në kontest i cili në të shumtën e rasteve motivohet me shkaqe politike. Nga kjo arsye dalin aspirate (përpjekje) në drejtim të neutralizimit dhe depolitizimit të arbitrazhit ndërkombtar bile edhe në punën e Komisionit të Kombeve të Bashkuara për të drejtën tragtare ndërkombtare – UNICITRAL (United Nations Commision For International Trade Laë). Sigurisht që një nga hapat më të rëndësishëm në këtë drejtim është bërë në vitin 1965 me Konventën e ثashingtonit për Zgjidhjen e Kontesteve Investime midis Shteteve dhe Shtetasve të Shteteve Tjera (Konvention on the Settlement of Investment disputes betëeen states and nationals of other states). Në pajtim me dispozitat e saja është krijuar (themeluar) Arbitrazhi i Specializuar (Qendra Ndërkombtare pë Zgjidhjen e Kontesteve Investive) i cili është ndërkomtar në kuptimin e plotë të fjalës sidomos nga shkaku se funksionimi i tij absolutisht nuk ka asnjë lidhe me rregullat e e veprimit dhe asistimit të gjykatave të shtetit në të cilin ndodhet arbitrazhi. Sipas disa shkencëtarve përparësitë e kësaj Qendre janë në atë se është liruar nga ndikimet politike. Por prap se prap në disa raste ndikimi i shteteve dhe grupacioneve politike është i mundshëm edhepse më i rrallë se kur janë në pyetje gjykatat e shteteve. Nga ana tjetër është e dukshme frika nga mundësitë reale të kompanive të mëdha që zakonisht janë të involvuara në konteste investive e që financiarisht janë shumë të fuqishme në pikëpamje të korruptimit të arbitrave apo të mënyrave tjera të “kontrolli” të gjykatës së arbitrazhit. Kjo rrethanë është theksuar gjatë pregaditjes së tekstit të Konventës në fjalë. Andaj edhe në tesktin definitive të saj në një nen thuhet se një nga shkaqet për anulimin e vendimit të arbitrazhit të Qendrës është “blerja” është korruptimi i arbitrit.
Ka pasur mendime se nuk ka nevojë për lidhjen e Konventës dhe themelimin e Qendrës me pretekst se në Gjykatën e Arbitrazhit Ndërkombtar të Përhershëm (Permanent Court of International Arbitration) ekziston mundësia e zgjidhjes së kontesteve midis shteteve dhe shtetasve të shteteve tjera> Duhet theksuar se vendimet e Qendrës lidhur me përmbarimin (ekzekutimin) i prodhojnë efektet e vendimeve të shtetit vendës që është anëtar i Konventës dhe janë të ekzektueshme në mënyrën në të cilën janë të ekzeketueshme vendimet e shtetit të tillë. Me konventë nuk janë prekur rregullat nacionale që u përkasin imuniteteve të shtetit në procedurën përmbaruese. Me anë të Konventës në fjalë është përjashtuar e drejta e shteteve nënshruese të saj lidhur me dhënien e të ashtuquajturës mbrojtje diplomatike për shtetasit që paraqiten si palë në procedurën e arbitrazhit të Qendrës.
Me anë të Konventës janë caktuar “kufijt e jashtëm” të komptenecës së Qendrës. Me fjalët tjera është e nevojshme të plotësohen disa prezumime parakushte për t’u mundësuar dhe lejuar lidhja e Kontratës mbi kompetencën e arbitrazhit të Qendrës për zgjidhjen e kontestit investiv. Ato kanë të bëjnë sikurse me vet kontestin ashtu edhe me disa nga cilësitë (veçoritë) e palëve në të (kontest). Edhe analiza siperfaqësore e dispozitës bazike e cila i rregullon këto dy qështje tregon se janë të mundshme qëndrime të ndyshme sidomos nga shkaku se nuk janë dhënë në Konventë definicionet e nocioneve konkrete – siç është p.sh. nocioni i kontestit, palës etj.

Neni 25 i Konventës
I – Kompetenca e Qendrës e përfshien secili contest juridik të lindur (krijuar) direkt nga investimet ndërmjet shtetit kontraktues (apo rajonit përbërës të shtetit ose agjensionit të shtetit kontraktues të cilin ai shtet e ka emërtuar në Qendër dhe shtetasit të shtetatasit tjetër kontraktues e të cilin (kontest) palët në kontest me shkrim pajtohen t’ia besoj (për zgjidhje) Qendrës.
Kur palët pajtohen për një gjë të tillë atëherë asnjëra nga to nuk mundet njëanshëm ta revokoj pëlqimin e vet.
II – “Shtetas” i shtetit tjetër kontraktues quhet:
a) secili person fizik që ka qenë shtetas i shtetit kontraktues përveqëse të shtetit palë në kontestin ta parashtroj “për pajtim” apo “arbitrazh”, si dhe në ditën kur kërkesa është regjitsruar në pajtim me nenin 28 al.3 apo nenin 36 al.3, por nuk e përfshien personin i cili në njërën apo në ditën tjetër të përmendur ka qenë shtetas i shtetit kontraktues që është palë në contest;
b) secilin person juridik që e ka pasur shtetësinë e ndonjë shteti kontraktues përveqëse të shtetit që është palë në contest në ditën kur palët janë dakorduar që kontestin ta parashtrojnë për pajtim apo arbitrazh dhe secili person juridik që ditën e tillë e ka pasur shtetësinë e shtetit kontraktues që është palë në kontest e të cilin palët janë dakorduar që për shkak të kontrollit të jashtëm ta trajtojnë si shtetas të shtetit tjetër kontraktues me qëllim të kësaj Konvente.
III - Pëlqimin e rajonit përbërës apo të agjensionit të shtetit kontraktues duhet ta lejoj shteti i tillë përveqëse kur ai shtet e njofton Qendrën se nuk është e nevojshme leja e tij.

IV - Secili shtet kontraktues mundet në momentin e ratifikimit, përvetësimit apo lejimit të kësaj Konvente apo më vonë në çdo kohë me e lajmërue Qendrën për llojin apo llojet e kontesteve që vijnë apo nuk vijnë në konsiderim për t’u vënë nën kompetencën e Qendrës. Lajmërimin e tillë Sekretari i Përgjithshëmi Qendrës menjëherë ua dërgon të gjitha shteteve kontraktuese. Lajmërimi i tillë nuk përban leje që ka të bëj me rajonin apo agjensinë e shtetit kontraktues.

Nga sa u tha më sipër del se kemi të bëjmë me prezumimet objektive me të cilat palët nuk mund të disponojnë lirisht dhe thënë kushtëzimisht ta zgjerojnë kompetencën e Qendrës. Nga praktika e Qendrës, respektivisht e kolegjeve të arbitrazhit dhe nga klauzolat modele del se ajo që u tha është vetëm pjesërisht e saktë, Në to shprehimisht thuhet se do të ishte e dobishme që palët ta përcaktojnë përmbajtjen e nocioneve konkrete dhe kështu të bëhen të sigurta se janë plotësuar prezumimet për krijimin (themelimin) e kompetencës së Qendrës për procedimin e qështjes së tyre. Në qoftë se palët nuk janë marrë vesh ndryshe atëherë vie në konsiderim tentimi i konstatimit “objektivisht” për ekzistimin e prezumimeve lidhur me komptencën e Qendrës. Posaqërisht duhet pasur parasysh faktin se njëra nga palët në kontest – shteti pëlqimin e vet për kompetencën e Qendrës mund ta jep në mënyra të ndryshme. Ai mund të përmbahet në Marrëveshjen direkte me investitorin e huaj, gjë që ndodh zakonisht. Mirëpo pëlqimi i shtetit mund të përmbahet edhe në normat (dispozitat) e tija me të cilat paraprakisht pajtohet me komptencën e Qendrës gjegjësisht të Kolegjit të Arbitrazhit. Edhe më të shpeshta janë rastet në të cilat pëlqimi i shtetit jepet në kontratën ndërkombtare bilaterale apo multilaterale.
Në Konventën në fjalë janë caktuar “prezumimet objektive” për kompetencën e Qendrës që d.m.th. se patjetër duhet të plotësohen ato për të ekzistuar komptenca e Qendrës dhe për t’u mundësuar kontraktimi i kompetencës së saj nga palët midis të cilave ka lind kontesti investiv. Përmbushja e prezumimeve për ekzistimin e komptencës së Qendrës vërtetohet në provedurën paraprake nga Sekretari i Përgjithshëm i saj. Sekretari është i autorizuar që ta refuzoj evidentimine kërkesës për arbitrin në regjistrin përkatës po qe se kontesti nuk bie në kompetencën e Qendrës. Mandej për komptencën e vet për procedim në lëndën konkrete vendos edhe Gjykata e Arbitrazhit (trupi gjykues ose arbitri individual). Palët nuk mund t’I ndryshojnë dispozitat e Konventës dhe ta zgjerojnë komptencën e Qendrës në kontestet të cilat objektivisht nuk janë nën kompetecën e saj. Duke marr parasysh atë që u tha më lartë del se është shumë me rëndësi vërtetimi i prezumimeve objektive dhe definimi i tyre për ekzistimin e kompetencës së Qendrës (racione materiae dhe racione personeie) si dhe vërtetimi i ekzistimit të kontratës (marrëveshjes) për arbitrazh të lidhur mes palëve.
Qendra Ndërkombtare për Zgjidhjen e Kontesteve Investive e ka Këshillin Administrativ dhe Sekretarinë e cila e mban regjistrin e pajtuesve (pajtimtarëve) dhe regjistrin e arbitrave. Këshilli Administrativ i nxjerr rregullat mbi inicimin e procedurës së pajtimit dhe të arbitrimit. Ai është competent edhe për nxjerrjen e rregullave të procedurës së pajtimit dhe arbitrimit.
Këshillat e Pajtimit dhe Këshillat e Arbitrave përbëhen nga personat e kulaifikuar ashtu siç është paraparë në tekstin e Konvnetës në fjalë.
Secili shtet kontraktues mund t’i emëroj 4 persona në secilin Këshill, të cilët mund të jenë por jo domosdo shtetas të shtetit që i propozon. Kryetari i Këshillit ka të drejtë t’i emëroj jo persona sikurse për Këshillin që merret me Pajtime ashtu edhe për atë që merret me Arbitrim. Personat e emëruar në Këshill duhet të jenë me shtetësi të ndryshme. Personat në këtë shërbim duhet të kenë parime të larta morale, mandej pregaditjen profesionale në lëminë juridike, tregtare, idustriale apo financiare për të mund që tu besohet dhënia e vendimeve në mënyrë të pavarur dhe të paanshme. Profesionaliteti (pregaditja profesionale në lëminë e drejtësisë) është e rëndësisë së veçantë tek të punësuarit në Këshillin e Arbitrave. Me rastin e emrëimit të personave për shërbim në Këshillin përkatës duhet pasur parasysh rëndësia e përfaqësimit të sistemeve juridike kryesore të botës si dhe të formave krysore të veprimeve ekonomike në suaza botërore.
Pajtuesit dhe arbitrat emërohen për periudhë kohore 10 vjeçare me mundësi të zgjedhjes përsëri. Në rast vdekjeje apo dorëheqjeje të arbitrit ose të ndërmjetësuesit organi që e ka emëruar personin e tillë ka të drejtë ta emëroj personin tjetër i cili do ta ushtroj funksionin deri në skadimin e mandatit të anëtarit në vend të të cilit vjen. Pajtuesit dhe arbitrate mbeten në shërbim deri sa mos të caktohen pasardhësit e tyre. I njëjti person mund ta kryej punë në të dy Këshillat (për pajtim dhe për arbitrim). Të gjitha emërimet i komunikohen Sekretarit të Përgjishëm të Qendrës dhe vlejnë nga dita e marrjes së njoftimit.
Pëlqimi i palës për arbitrazh konsiderohet pëlqim për asi lloj arbitrazhi me përjashtim të çfarëdo mjeti juridik tjetër përveqëse kur është thënë ndonjë gjë tjetër në marrëveshjen e palëve. Shteti kontraktues mund të kërkoj që të shfrytëzohen deri në fund mjetet lokale, administrative apo gjyqësore e si kusht për pajtim në arbitrazh në përputhje me rregullat e Konventës në fjalë.
Shteti kontraktues nu mund t’i jep mbrojtje diplomatike apo ta inicoj kontestin ndërkombtar lidhur me kontestin ndërkombtar lidhur me kontestin për të cilin shtetasi I tij dhe shteti kontraktues janë pajtuar që ta parashtrojnë apo e kanë parashtruar në arbitrazh në përputhje me Konventën në fjalë, përveqëse kur shteti i tillë kontraktues nuk e ka respektuar dhe zbatuar vendimin e dhënë në kontestin e tillë. Kuptohet se mbrojtja diplomatike e pëmendur nuk i përfshien negociatat diplomatike që bëhen vetëm me qëllim të lehtësimit të zgjidhjes së kontestit.


Kërkesa për pajtim

Secili shtet kontratues i Konventës apo shtetas i shtetit kontraktues që dëshiron ta inicoj procedurën e pajtimit duhet të dërgoj kërkesë të shkruar me këtë qëllim te Sekretari i Përgjithshëm i cili një ekzemplar të kërkesës ia dërgon palë tjetër. Kërkesa duhet t’i përmbaj të dhënat mbi objektin e kontestit, emrat dhe adresat e palëve si dhe pëlqimin e tyre për pajtim në përputhje me dispozitat për incimin e procedurës së pajtimit apo arbitrimit. Sekretari i Përgjithshëm e evidenton kërkesën në regjistër, përveqëse kur nga të dhënat e përmbajtura në kërkesën konstaton se kontesti nuk hyn në kompetencën e Qendrës. Sekretari menjëherë i njofton palët për evidentimin e kërkesës respektivisht për refuzimin e e evidentimit në Regjistër ( për shkak të jokompetencës së Qendrës për zgjidhjen e kontestit të përmendur në Kërkesë).

Formimi i Komisionit për pajtim

Ky Komision formohet brenda një afati sa më të shkurtër pas regjistrimit të Kërkesës së shkruar në Regjistër. Komisioni përbëhet prej një pajtuesi apo cilitdo numër tek të pajtuesve, të emëruar sipas Marrëveshjes së palëve. Nëse palët nuk pajtohen për numrin e pajtuesve dhe për mënyrën e emërimti të tyre Komisioni do të përbëhet prej 3 pajtuesve: secila palë do ta emëroj nga një pajtues, kurse të tretin i cili do të jetë krytar i Komisionit do ta emërojnë palët me marrëveshjen e tyre. Poqese Komisioni nuk formohet brenda afatit prej 90 ditësh nga dita në të cilën Sekretari i lajmëron palët pëër regjistrimin e Kërkesës apo brenda ndonjë afati tjetër për të cilin palët merren vesh, kryetari sipas kërkesës së njërës nga palët por pas konsultimit me të dy palët në masën në të cilën është e mundur një gjë e tillë do ta emëroj pajtuesin respektivisht pajtuesit që ende nuk janë emëruar.
Pajtuesit mund të emërohen jasht radhës së anëtarve të Këshillit të Pajtimit, përveqëse kur ata i emëron kryetari i Këshillit të Pajtimit. Pajtuesit e emëruar jasht radhës së anëtarve të Këshillit të Pajtimit duhet t’i plotësojnë kushtet e parapar për ata që hyjnë në radhën e antarve të Këshillit të Pajtimit.
Komisioni është i autorizuar që vet të vendos për kompetencën e vet që ta marr në shqyrtim kontestin që duhet të zgjidhet me pajtimin e palëve. Komisioni do ta shyrtoj çdo prapësim të palës në kontest me pretendim se kontesti nuk hyn në kompetencën e Qendrës apo se nga shkaqet tjera nuk bën pjesë në kompetencën e Komisionit dhe të vendos se a do të shqyrtohet prapësimi si qështje paraprake në mënyrë të veçantë apo bashkarisht me objektin e kontestit.
Procedura e pajtimit zhvillohet sipas dispozitave të përmbajtura në Konventë dhe nëse palët nuk merren vesh ndryshe sipas Rregullores mbi Pajtimin që ka qenë në fuqi në ditën kur palët e kanë dhënë pëlqimin për pajtim. Po qe se paraqitet ndonjë qështje e natyrës procedurale që nuk është përfshir me dispozitat e Konventës apo me Rregulloren mbi Pajtimin ose me rregulla procedurale për të cilat palët janë dakorduar atëherë qështjen e tillë do ta zgjidh vet Komisioni i Pajtimit.
Detyrë e Komisionit është që t’i sqaroj qështjet kontestuese midis palëve dhe të përpiqet që ta arrij marrëveshjen ndërmjet tyre, nën kushtet e pranueshme për të dyja palët. Me qëllim të tillë Komisioni mundet në secilën fazë të procedurës dhe kohë pas kohe t’u rakomandoj palëve kushtet e Marrëveshjes të cilën mund ta arrijnë ato. Palët kanë detyrë që me ndërgjegjje të bashkëpunojnë me Komisionin për t’ia mundësuar kryerjen e detyrës së tijdhe t’i shqyrtoj seriozisht rekomandimet e Komisionit. Nëse palët arrijnë marrëveshje Komisioni duhet të përpiloj Raport në të cilin duhet ta spjegoj (shtroj) objektin e kontestuar dhe të konstatoj se palët kanë arritur marrëveshje. Po qe se Komisioni në cilëndo fazë të procedurës konsideron (mendon) se nuk ka gjasa që palët të arrijnë marrëveshje atëherë ai do ta mbyll (përfundoj) procedurën dhe do të përpiloj Raport në të cilin do të jep spjegime se kontesti është parashtruar për zgjidhje dhe se palët nuk kanë arritur marrëveshje (pajtim). Në qoftë se njëra palë nuk vjen apo nuk bashkëpunon gjatë procedurës Komisioni do ta mbyll procedurën dhe do të konstatoj së Raport se pala e tillë nuk ka ardhur, përkatësisht se nuk ka bashkëpunuar në procedurë.
Në qoftë se palët nuk merren vesh ndryshe, atëherë asnjëra nga palët e procedurës së pajtimit të pasuksesshëm nuk ka të drejtë që në cilëndo procedurë tjetër të mëvonshme, qoftë në ndonjë arbitrazh qoftë në ndonjë gjykatë shtetërore, të mbështetet (bazohet) apo thirret në ndonjë pikëpamje, deklaratë, pohim ose ofrim të marrëveshjes të cilën e ka bërë (dhënë) pala tjetër në procedurën e pajtimit apo në raportin e Komisionit ose në ndonjë rakomandim të tij.

p.s. disa nga keto tema i kam ruajt ne pc time para se me u prish forumi tash po i postoj disa
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top