Arabi, shpërthim pranë varrit të Muhamedit; tronditet Medina

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
1467660998medina.jpg


Një atentator vetëvrasës është hedhur në erë në qytetin saudit Medina, në afërsi të Xhamisë së Profetit, një nga vendet më të shenjta të Islamit.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat lokale, sipas të cilave atentatori u hodh në erë në momentin kur oficerët e sigurisë ishin të pranishëm në vendnin e ngjarjes. Sikurse raporton CNN të paktën 4 persona kanë humbur jetën në qytetin saudit të Medinës. Televizioni “Al Arabiya” ka publikuar pamje të një automjeti në flakë.


Xhamia është vendi ku është varrosur profeti Muhamed dhe Medina është qyteti i dytë i shenjtë i Islamit pas Mekës. Agjencia shtetërore e lajmeve “Sabq” dhe gazeta “Okaz” kanë raportuar gjithashtu lajmin për sulmin vetëvrasës.

Më herët, një shpërthim tronditi qytetin lindor të Katifit, shtëpi e minoritetit të myslimanëve shiitë. Një shpërthim që kishte si objektiv pikërisht një xhami shiite, por që për fat të mirë nuk shkaktoi viktima.

Ndërsa në qytetin e Xhedahut, një tjetër atentator vetëvrasës hodhi veten në erë në afërsi të konsullatës amerikane. Dy oficerë të sigurisë mbetën të plagosur lehtë nga shpërthimi në përpjekje për të ndaluar atentatorin, por askush tjetër nuk pësoi lëndime.

Sa i takon shpërthimit të fundit në Medina, në rrjetet sociale janë publikuar foto të një makine në flakë dhe të dy oficerëve të sigurisë të shtrirë në tokë pranë saj. Ndërsa foto të tjera tregojnë makina ambulance e policie në vendngjarje.

/ Top Channel
 
Titulli: Arabi, shpërthim pranë varrit të Muhamedit; tronditet Medina

Nuk e di sa eshte i vertet lajmi, dicka te tille ndegjova edhe une por me vone disa me thane se ka pasur nje shperthim, por jo ndonje sulm vetvrases.
 
Back
Top