Anglia, në 2060-ën, më e madhja në BE!

fcbesia

Anëtar i Respektuar
Pas 50 vitesh, shteti-ishull do të shënojë një bum të vërtetë demografik


Pritet që Britania e Madhe ta tejkalojë Gjermaninë dhe Francën, për sa i përket numrit të popullsisë dhe të shndërrohet kështu në vendin më të madh në Bashkimin Evropian në 50 vitet e fundit. Ky parashikim është bërë sipas projekteve për shtimin e popullsisë të publikuara së fundi. Sipas një sondazhi në lidhje me tendencat demografike,shkalla e lartë e lindjeve në Angli bie në kontrast të thellë me atë të vendeve të tjera të Evropës. Ndikimi i tkurrjes së
lindjeve, i ndërthurur me plakjen e popullsisë, është një nga problemet më të mëdha me të cilat po përballet sot Evropa,por që në fakt në një të nesërme,
nëse tendenca do të vazhdojë njësoj, do të shndërrohet në një krizë të vërtetë. Një nga pikat e ashpra të kësaj situate është edhe çështja e pensioneve, sistemi shëndetësor dhe i kujdesit shëndetësor. Ndërkohë Britania
e Madhe ndodhet në një situatë më të mirë, për shkak të shtimit të madh të popullsisë dhe moshës mesatare relativisht të re të shoqërisë britanike. Faktori
emigracion është një nga më të rëndësishmit në shtimin dhe rinimin e popullsisë, megjithatë, ai nuk mjafton në krijimin e një tendence në vendet ku vihet re rënia e numrit të popullsisë dhe plakja e saj. Në sondazh parashikohet se popullsia e Britanisë së Madhe, në vitin 2060 do të rritet me 25% më shumë
nga shifra aktuale, pra nga 61 milionë, ajo do të shkojë në 77 milionë. Gjermania është vendi më i madh i Bashkimit Evropian me 82 milionë banorë, por ka shumë mundësi që të pakësohet me 12 milionë banorë në vitin 2060. Politikat shumë lavdëruese të familjes dhe mbështetja për gratë që punojnë, në rastin e Francës, pritet që ta rinisin popullsinë, e cila në vitin 2060 mund të kapë shifrën 72 milionë. Për sa i përket Britanisë së Madhe, shkalla e lindshmërisë aktualisht është më e larta ndër breznitë e fundit me 1.91 fëmijë
për grua. Këto shifra i përkasin Zyrës Kombëtare të Statistikave, e cila bëri parashikime shumë optimiste për të ardhmen. "Me ndryshimet klimatike, si dhe
me fenomenin e globalizmit, plakja e popullsisë është një nga sfidat më të mëdha me të cilat i duhet të përballet Evropës", bëri të ditur zëdhënësja e zyrës. Nga të 6 vendet më të mëdha të Bashkimit Evropian (Gjermania,
Franca, Britania e Madhe, Italia, Spanja dhe Polonia), Britania ka numrin më të madh të lindjeve, duke pasur kështu shkallën më të lartë të këtij fenomeni. Vetëm Luksemburgu, Qiproja dhe Irlanda kanë një rritje më të madhe
të popullsisë, në krahasim me Britaninë e Madhe. Mesatarja e moshës në kontinentin tonë, aktualisht është 40 vjeç, ndërkohë që në vitin 2060 parashikohet të ketë shkuar në 48. Për Britaninë e Madhe, aktualisht ajo është 39 dhe në vitin 2060 do të shkojë në 42, çka do të thotë mosha më e ulët në Evropë me përjashtim të Luksemburgut.Popullsia e Bashkimit Evropian
aktualisht është 495 milionë dhe pritet që të rritet në më shumë se 520 milionë në vitin 2035, para se të bjerë në 505 në vitin 2060. "Nga viti 2015 e më tej, numri i vdekjeve do të tejkalojë numrin e lindjeve dhe rritja e popullsisë
do të nisë të bjerë", thuhet në materialin e mësipërm. Në të parashikohet që gjatë 50 viteve të ardhshëm të ketë në Evropë një fluks emigrantësh deri në
60 milionë banorë. "Pozitivja e emigracionit nuk do të kundërbalancojë tendencën natyrale negative". Në të ardhmen, 14 ndër 27 vendet amtare të BEsë, do të kenë një numër më të vogël popullsie gjatë 50 viteve të ardhshme. Sondazhi nxjerr në pah kontraste shumë të mëdha mes Evropës Lindore dhe asaj Perëndimore, si dhe mes veriut dhe Jugut të kontinentit. Me
Skandinavinë dhe Britaninë e Madhe, që konkurrojnë pozitivisht me Evropën Mesdhetare, ndërkohë që pjesët e Qendrës dhe Lindore të saj kanë një rënie
të madhe. Numri i personave të moshës mbi 65 vjeç, apo më shumë se kaq, do të dyfishohet në të gjithë Bashkimin Evropian, me Britaninë e Madhe që do të numërojë 19 milionë të moshuar.Ndërkohë numri i gjermanëve në moshë pune parashikohet të bjerë nga 54 milionë, që është aktualisht, në 39 milionë në vitin 2060. Në Britani kjo shifër rritet me më shumë se 4 milionë. Në vendet e Bashkimit Evropian, numri i fëmijëve nën moshën 14-vjeçare do të bjerë nga 77 milionë në 71 milionë, por në Britaninë e Madhe, ai do të rritet me 2 milionë. Në Britani, personat mbi 80 vjeç do të dyfishohen me 9% ndërsa në Evropë do të trefishohen me 12%. Popullsia e Britanisë së Madhe po rritet me
një shkallë rreth 1000 persona në ditë, sipas shifrave të publikuara nga Agjencia Kombëtare e Statistikave në fillim të këtij muaji.Fëmijët nën moshën 16 vjeç përfaqësojnë 1 në 5 të totalit të popullsisë, thuajse të së njëjtës
përmasë me ata të moshës së pensionit. Shkalla e lindshmërisë së Britanisë së Madhe ka rënë ndjeshëm gjatë viteve ‘80 dhe ‘90, por ka nisur të rritet duke
filluar nga viti 2003.


SHQIP
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top