Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Anglezët: Lorik Cana, si një “Napolon” i vërtetë në fushat e betejës!

Anglezët: Lorik Cana, si një “Napolon” i vërtetë në fushat e betejës!






Lorik Cana është vlerësuar si blerja e tretë më e mirë e huaj në “Premiership”-in anglez. Mesfushori shqiptar, i cili u transferua për 5.5 milionë euro tek Sunderlandi, u rendit pas mbrojtësit të Arsenalit, Tomas Vermaelen, dhe mesfushorit të Liverpulit, Alberto Akuilani, pas votimit të 20 trajnerëve të klubeve elitare në ishull. Për t’u theksuar është fakti se Cana është klasifikuar përpara rusit Juri Zhirkov, i cili u ble nga Celsi për rreth 20 milionë euro nga CSKA e Moskës. Me paraqitjet mbresëlënëse në 13 javët e para të kampionatit britanik, 26-vjecari ka fituar jo vetëm simpatinë e stafit teknik dhe tifozëve të “maceve të zeza”, por edhe të teknikëve në ”Premiership”. Potenciali i Canës u pa qartë edhe në sfidën e së shtunës, ku Sunderlendi fitoi 1-0 në “stadiumin e Dritës”. Kapiteni ishte “lojtari i ndeshjes”, duke dominuar mesin e fushës, pavarësisht se përballë kishte yje të kalibrit si Cesk Fabregas, Samir Nasri apo Andrei Arshavin. Për lojën e tij, shqiptari u vlerësua me notën 9 nga mediat britanike, të cilat nuk nguruan t’i krahasonin “urdhërat” e tij në katërkëndëshin e gjelbër me ato të Napolonit në fushat e betejës, duke ndihmuar skuadrën që të mos humbiste në asnjë moment përqendrimin dhe të ishte sa më e kujdesshme në fazën difensive. Në këtë mënyrë, ai regjistroi një tjetër ndeshje të madhe përballë ekipeve më të rëndësishme në “Premiership”, që renditen edhe në majat e klasifikimit të futbollit botëror.

Pasi u shpall “lojtari më i mirë” në ndeshjet me Celsin, Liverpulin e Mancester Junajtid, Cana pritet të fitojë sërish anketën e tifozëve të Sunderlandit. Jo më kot, pak orë përpara përballjes me Arsenalin, trajneri Stiv Brus kishte deklaruar se 26-vjecari ka kualitetin e mjaftueshëm për të luajtur me një prej klubeve më të mëdha në Angli. “Jam i lumtur që arrita ta afroj Canën nga Marseja te Sunderlandi dhe që ai nuk u transferua tek asnjëra prej katër të mëdhave në Premier League, - ishin fjalët e teknikut. - Natyrisht që ai ka dëshirën dhe ambicien për të luajtur me një klub të madh, me njërën prej skuadrave që formojnë “big four”. Në merkato i trembesha konkurrencës së Evertonit. Gjithsesi, arritëm të siguronin firmën e tij në kontratë në harkun e 12 orëve, gjithcka ndodhi shumë shpejt. Deri në këtë pikë të sezonit, Cana ka qenë i jashtëzakonshëm dhe besoj se do të vazhdojë të përmirësohet”. Sporti shqiptar
 
LORIK CANEN para se te vinte me SUNDERLANDEN nuk me dukej ndonje lojtare kushdi ngaqe dhe e kame pare vetem me kombetaren qe per nje kombetare si e jona eshte pak e veshtire te shkelqesh,por qe me ardhjen e tij ketu po detyrohem qe te kontrolloj me kujdes se cfare shkruhet dhe thuhet ne shtyp dhe gjithmone nota ka qene 7 e siper dhe saper kete lajme e lexova ne gazeten THE SUN (QE NUK SHKRUAN ASNJEHERE MIRE PER NE )dhe kjo ishte nje anket(sondazh)se kush lojtare do jete blerja me e goditure per kete sezon dhe lojtari i ARSENALIT VERMAELEN ISHTE NE VEND TE PARE ME 30% ndersa tre te tjeret nder ta dhe CANA kishin nga 10% dhe une kame besim se CANA do dale ne 11 e sezonit po qe se nuk do kete demtime,pavarsishte se gjithmone dhe ne BBC ONE ne rubriken sportive (per ato qe une kame pare)vetem per anglezet permendin dhe irlandezin RIED ,per mesfushen e ekipit
 
valla hallall i koft Canes shum mir po lun:D:D
 
Bravo i qofte..te pakten nje futbollist shqiptar te jete i njohur ne gjithe boten (ishalla eshte Loriku)
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back