Andaluzia tjetër: Kur myslimanët dhe të krishterët lulëzonin përkrah njëri-tjetrit në

Soulmind

~She wanted the whole world or nothing~
Themelues
Ndonjëherë meditoj mbi lavdinë e Spanjës Islamike, ose Andaluzinë. Që nga viti 711 deri në fund të vitit 1492, udhëheqësit muslimanë ruajtën frymën e “convivencia”, një term spanjoll që ka kuptimin e “bashkëjetesës”, bashkëekzistencës që lejonte një nivel të pashembullt të bashkëveprimit ndërfetar në kontinentin europian. Teksa Andaluzia përfaqëson kulmin e bashkëveprimit mes myslimanëve, të krishterëve dhe hebrenjve, ekziston edhe një shembull tjetër, që shpesh injorohet dhe ende nuk është shqyrtuar siç duhet. Bëhet fjalë për Sicilinë, një ishull që i përket Italisë së ditëve të sotme.

Shoqëria unike që u zhvillua në Sicili, përmendet shumë pak nga historianët në Europë. Përgjatë disa shekujve shkëmbimet ndërfetare në fushën e kulturës, fesë dhe shkencës çuan në formimin e një kulture hibride me ndikim norman, arab dhe bizantin. Për një periudhë Sicilia ka qenë udhëkryqi mes lindjes dhe perëndimit, islamit dhe krishterimit. Ishulli ishte një nga vendet e ndriçuara që ishin të rrallë në Epokën e Mesjetës.

Sundimi arab mysliman

Muslimanët nuk para lidhen me historinë italiane, por kontaktet e Sicilisë me Islamin nisi rreth 20 vjet pas vdekjes së profetit Muhamed a.s, gjatë kalifatit të Uthmanit. Sunduesi i Sirisë në atë kohë, Muavija, dërgoi një flotë në Sicili për t’iu ardhur në ndihmë trupave myslimane që luftonin me Perandorinë Bizantine. Për 200 vite me radhë, musimanët u përpoqën të kontrollojnë ishullin, që në atë kohë ishte provicë bizantine. Vetëm në vitin 827, më në fund muslimanët arritën të fitojnë terren duke marrë Mazarën, qytet i ndodhur në anën perëndimore të ishullit. Ekspedita e suksesshme ushtarake u nis nga provinca myslimane afrikano-veriore e Ifrikijas, sot Tunizia.

Ndryshe nga Andaluzia, Sicilia nuk ra lehtë në dorën e muslimnëve. Pushtimi i plotë i ishullit zgjati 75 vjet. Pasi e shtinë në dorë Sicilinë, muslimanët e ndanë atë në tre njësi administrative, emrat e së cilave kanë mbijetuar edhe sot. Njësia e parë ishte Val di Mazara, që përfshinte bregun perëndimor. Arabët muslimanë e emërtuan kryeqytetin me emrin Palermo. Pjesës qendrore, ku përfshihej edhe Sirakuza i dhanë emrin Val di Noto, ndërsa rajoni i fundit që mbeti(u pushtua i fundit) u quajt Val Demone. Qytetet e Katanias dhe Mesinës ndodheshin në njësinë e fundit administrative. Fjala “Val” e ka prejardhjen nga arabishtja dhe do të thotë “provincë”.

Tre dinasti të mëdha myslimane e sunduan Sicilinë deri në vitin 1071. Të parët që sunduan ishin Suni Aglabis, një familje nga Ifrikijani që ishte larguar nga kalifati Abasid me qendër në Bagdad. Pas Aglabisëve erdhën shiitët Fatimid, që i larguan paraardhësit e tyre në vitin 909 dhe themeluan qendrën e tyre në Sicili, të quajtur Mahdia. Fatimidët pushtuan Egjiptin në vitin 969 dhe e transferuan qendrën e kalifatit të tyre në Kajro, në vitin 973. Emirët ose më vonë guvernatorët Fatimid sunduan Ifrikijën dhe Sicilinë.

Nën sundimin e këtyre dinastive myslimane, popullsia e Sicilisë u rrit me shpejtësi dhe një duzinë qytetesh dhe fshatrash u themeluan dhe ripopulluan përfshi: Mesinën, Sirakuzën, Shakën, Mazarën dhe Kastroxhovani. Qyteti më i bukur në Sicili ishte Palermo, që thirrej El Banurmu, ose thjesht Medina, që do të thotë qytet. Ibn Xhubejri, gjeograf, shtegtar dhe poet nga Andaluzia, e përshkruante Palermon me këto fjalë të gjalla:

“Palermo është bekuar me dy dhurata, vezullim dhe pasuri. Aty gjenden të gjitha bukuritë reale dhe të imagjinuara që çdokush do t’i ëndërronte. Vezullimi dhe hijeshia zbukuron sheshet dhe fshatrat. Rrugët janë të gjera dhe syri të kënaqet nga gjithë kjo bukuri. ثshtë një qytet plot gjëra të mrekullueshme, me ndërtesa të ngjashme me ato të Kordobës, të ndërtuara me mermer. Një rrjedhë e përheshme uji që formohet nga katër burime, rrjedh përmes qytetit. Ka q shumë xhami sa është e pamundur t’i numërosh. Shumica prej tyre shërbejnë si shkolla. Syri të kënaqet nga gjithë ky shkëlqim.”

Rritja dhe zgjerimi i Palermos ndodhi për shkak të agrikulturës dhe inovacioneve teknologjike. Muslimanët sollën farëra të reja si pambuku, kërpi, hurmat e arabisë, kallam sheqeri dhe agrumet. Kultivimi i këtyre të mbjellave u bë i mundur në sajë të mënyrave të reja të ujitjes. Këto inovacione agrikulturore sollën risi edhe në prodhimin e tekstileve, përpumin e sheqerit, prodhimin e litarëve, mëndashit dhe letrës.

Normanët dhe Roxheri i Dytë

Normanët e parë arritën në Itali rreth viteve 1000 teksa ktheheshin në kontinentin Europian nga pelegrinazhi në Jeruzalem. Arsyeja e mbërritjes së tyre kishte të bënte me princin Guaimar III të Salernos, i cili iu kishte kërkuar ndihmë atyre për të mbrojtur qytetin nga muslimanët. Pasi mbrojtën qytetin një numër i vogël i normanëve, qëndroi në Itali. Nث vitin 1016, normanët e krishterë shkuan për pelegrinazh në faltoren e Shën Mikelit në Monte Gargano, në Apulia. Aty takuan Melusin, që në tekstet historike i referohen edhe si Ishmael, lider i rebelimit anti-bizantin në Bari. Melusi iu kërkoi ndihmë normanëve që të çlironte qytetin e tij nga sundimi bizantin. Gradualisht, ndodhi pushtimi norman.

Në vitin 1061, një forcë ushtarake modeste nën drejtimin e Robert Guskardit dhe Roxher Hotvilit u paguan nga emiri sicilian, Ibn El Thuma, që të ndihmonin muslimanët gjatë luftës civile. Në atë kohë, kur ishulli kishte një popullsi të konsiderueshme të krishterë të rebeluar, që ishte ndarë në sundimin e tre emirëve. Nث këtë mënyrë normanët forcuan pushtetin e tyre. Në vitin 1071, ata pushtuan qytetin e Palermos dhe deri në vitin 1091 pushtuan qytetin e Notos. Më pas edhe ishulli i Maltës, fortesa e fundit arabe u pushtua nga normanët e krishterë.

Sunduesi norman më i shquar i Sicilisë është Roxheri II, një pasardhës i kalorësve të krishterë që ishte rekrutuar nga papët e mëparshëm për të luftuar kundër muslimanëve në rajonin e Mesdheut. Roxheri sundoi si mbret i Sicilisë në vitet 1130-1154 dhe konsiderohet nga historianët si një nga sunduesit më të suskesshëm në Europën e shek. XII. Ai thoshte se ishte produkt Mesdhetar, ishte lindur dhe rritur në një ambient kozmopolitan, shumëgjuhësh me kujdestarë grekë dhe muslimanë, që natyrshëm kishin krijuar identitetin e tij hibrid. Thuhej se Roxheri fliste rrjedhshëm arabisht. Roxheri kërkonte ndihmën e ushtarëve myslimanë gjatë ekspeditave në Italinë e Jugut. Pasi pushtonte toka të reja, ai mobilizonte arkitektë arabë për t’iu ardhur në ndihmë normanëve që të ndërtonin monumente sipas stilit normano-arabo-bizantin.

Teknikat artistike të traditës islamike u ndërthurën me sukses për të themeluar artin normano-arab. Kisha e Shën Gjonit, është një nga shembujt më të shkëlqyer të nërthurjes së aritit norman dhe arab. E ndërtuar nga Roxheri mes viteve 1143-1148 në Palermo, kisha e Shën Xhonit është e famshme për kubetë e kuqe që tregojnë qartazi influencën e artit arab në shoqërinë siciliane të shek. XII. Në librin e tij “Ditari i një Gruaje Siciliane” Fransis Eliot e përshkroi kishën si orientale dhe se do të përshtatej shumë mirë në Bagdad ose Damask. Gjithashtu, Xhuzepe Balafiori, ish-dekan i Arkitekturës Historike në Universitetin e Palermos, i përforcon këto përshtypje: “… elementi norman në arkitekturën arabo-normane është më i paktë nga sa mund të mendohet. Sunduesit norman kishin largëpamësinë dhe tendencën, jo vetëm ta pranonin, por edhe ta pëlqenin atë që kishin gjetur. Ata i ruajtën lidhjet me vendin e origjinës. Forca dhe eficenca e sundimit norman buronte nga politikat liberale dhe mjaft fleksibël ndaj rendit mysliman që ekzistonte në ishull. Për këtë arsye kultura e përgjithshme dhe në veçanti tradita artistike ka shumë pak tipare nga vendi i origjinës së nomadëve.

Mbreti Roxher u tregua i mprehtë duke përdorur një larmi trashëgimish kulturore në ndërtimin e një shoqërie të re siciliane. Ushtarët, poetët dhe shkencëtarët mysliman kanë luajtur rol të rëndësishëm në oborrin dhe pallatin e tij. Teknikat agrikulturore dhe industriale që u zhvilluan prej arabëve përgjatë dy shekujve u përdorën për ta zhvilluar më tej artin, ekonominë dhe kulturën siciliane.

Vizioni i Roxherit ishte multikulturor shumë kohë para se multikulturializmi të shfaqej në botën perëndimore. Gjuha e oborrit ishte frëngjishtja, por të gjithë dekretet mbretërore shkruheshin në gjuhët e popujve që u drejtoheshin latinisht, arabisht, greqisht dhe hebraisht. Astronomia, mjekësia, filozofia dhe matematika ishin disa nga tematikat kryesore që diskutoheshin në pallatin e Roxherit. U përkthyen shumë libra në gjuhë të ndryshme dhe u kthyen në tekste standarde për universitetet që po lulëzonin në shek. XII në të gjithë Europën.

Të nxënit dhe përhapja e dijes ishin komponentët kyç të shoqërisë siciliane në kohën e Roxherit. Libri më i famshëm gjatë sundimit të tij ishte “Libri i Roxherit”, u shkrua në arabisht nga Muhamed El Idrisi, gjeograf mysliman. El Idrisi jetonte në oborrin e Roxherit dhe i ishte ngarkuar si detyrë të shkruante një libër mbi gjeografinë dhe zonat klimaterike. Libri i Roxherit ishte monumental për faktin që El Idrisi e paraqiti botën në formën e sferës dhe aludonte për gravitetin. Në komentin e tij për këtë libër, S.P Skot shkruan “Për tre shekuj me radhë, gjeografët kanë kopiuar harta nga ky libër pa i ndryshuar.” Roxheri II fatkeqësisht nuk jetoi për të parë publikimin e tij. Puna e El Idrisit doli disa javë pas vdekjes së sunduesit të Sicilisë në 1154.

Këto shtylla dijeje, pavarësisht traditave kulturore dhe fetare mbi të cilat ishin ngritur, shërbyen për themelimin e Universitetit të Salernos në shek. XIII. Salerno u bë universiteti më i famshëm i mjekësisë në botë. Pikërisht aty u përkthye në latinisht “Avicena” e shkruar nga Ibn Sina. Salerno ishte vendi i parë ku u zhvillua një autopsi shkencore e kryer nga nga mysliman.

Trashëgimia e Roxherit ishte e jashtëzakonshme edhe sa i përket fushës legjislative, ku përmenden ligjet e quajtura “Asizes Adriano” që e kishin origjinën nga teoritë ligjore franceze, myslimane dhe bizantine. Këto ligje ishin shumë të avancuara për shek. XII, pasi të gjithë sicilianët ishin të barabartë para ligjit edhe nëse ishin latinë, grekë, hebrenj, muslimanë, normanë, lombardë apo arabë. Roxheri ruajti tolerancën ndaj jo të krishterëve, një traditë e trashëguar prej sundimit islam. Toleranca çonte në dialog dhe krijonte një klimë lirie intelektuale që e gjithë bota e kishte zili. Në fakt një historian anglez e përshkruan kështu mbretërinë e Sicilisë:

“Sicilia normane ishte në pararojë të Europës dhe të gjithë botës fanatike mesjetare, si shembulli i tolerancës dhe ndiçimit të mendjes, një shembull i respektit që duhet të ndiejë çdo njeri për ata të cilët kanë gjak dhe besim të ndryshëm nga ai.

Toleranca që treguan të krishterët normanë kundrejt besimeve të tjera ishte e pazakontë në shek. XII. Muslimanët sicilianë kishin të drejtë të jetonin sipas sheriatit. Gjyqtarët muslimanë të caktuar nga të krishterët kishin kompetenca dhe gëzonin autoritet të barabartë. Muslimanët ruajtën statusin social dhe të drejta ligjore brenda komuniteteve të tyre. Edhe pse normanët vendosën taksa, lehtësisht më të larta për muslimanët, atyre iu garatohej e drejta e pronës dhe mbrojtja ligjore. Duke praktikuar këtë lloj takse, normanët e shek. XII, përshtatën një sistem fiskal të ngjashëm me atë islamik të xhizjes dhe dhrimit.

Një histori tjetër e jashtëzakonshme për Sicilinë vjen në kohën e sundimit të Uilliamit II, kur dijetari dhe poeti andaluzian Ibn Xhebejr afrohet me brigjet e Sicilisë pas një pelegrinazhi në Mekë. Për shkak të detit të trazuar rrezikuan t’iu mbytej anija. Banorët vendas duke dashur të përfitojnë kërkojnë shumë para në këmbim të shpëtimit. Ndërkohë shfaqet një burrë mbi kalë dhe iu jep urdhër që t’i shpëtonin muslimanët. Kur Ibn Xhebjri kërkoi ta falënderojë burrin që i shpëtoi jetën, zbuloi se ishte vet Mbreti Uilliam II.

Teksa shëtiste nëpër rrugë Ibn Xhebjri vuri re se shumë të krishterë flisnin arabisht dhe shumica e zyrtarëve të lartë qeveritar ishin muslimanë. Xhubejri ka komentuar se sjellja e Uilliamit është e jashtëzakonshme. Sjellja e tij ndaj muslimanëve është e përsosur. Ai zgjedh nënpunësit, ushtarët dhe zyrtarët nga radhët e muslimanëve dhe për më tepër i lejon të mbajnë besimin e tyre. Ai ka besim të plotë dhe iu beson çështjet më thelbësore muslimanëve. Ai jo vetëm ka prodhuar monedha në arabisht, por gjithashtu edhe regjistrat mbretëror i mban edhe në gjuhën arabe.

Epoka romane

Një tjetër sundimtar i krishter që kishte mardhënie të shkëlqyera me arabët muslimanë ishte Frederiku II, i cili u rrit në një vend multikulturor. Ai fliste shumë mirë arabisht, greqisht, latinisht, gjermanisht, frëngjisht dhe sicilisht. H.G. ثells thotë për të se: “Ai solli një këndvështrim islam të krishterimit dhe një këshvështrim të krishter për islamin.” Niçe e përshkruan atë si evropianin e parë. Ai njihet për Kushtetutën e Melfit që i kishte rrënjët tek kushtetuta e gjyshit të tij, Roxherit. Kjo kushtetutë u zbatua në Sicili deri në vitin 1819.

Në vitin 1228, Frederiku vendosi të nisej drejt Palestinës në kryqëzatë. Por kjo nuk ishte një kryqëzatë e zakonshme. Ajo është e vetmja kryqëzatë ku nuk u përdor dhunë. Gjatë udhëtimit të tij në Kajro, u takua me sulltanin e Egjiptit, Malik al Kamilin. Ata ndanin të njëjtat pasione për poezinë, filozofinë dhe shahun. Në vitin 1229 firmosën një traktat sipas të cilit Federikut i jepej kontrolli i vendeve të shenjta në Jeruzalem, Betlehemit dhe Nazaretit, ndërkohë që Xhamia me Kube Guri dhe Xhamia Aksa do të mbeteshin nën kontrollin e muslimanëve. Në mardhëniet mes të krishterëve dhe mulimanëve, atë që nuk e kishte arritur deri atëherë lufta e arriti një marrëveshje e thjesht diplomatike.

Ja çfarë shkroi historiani Humbert Fink për veprën e Federikut:

“Ai ishte i vetmi sovran perëndimor që nuk iu afrua Lindjes dhe arabëve me shpatë, por përdori artin e diplomacisë dhe mirëkuptimit. Deri në atë kohë ishin derdhur lumenj gjaku.”.

Edhe pse të gjitha këto kanë ndodhur shumë shekuj më parë, Sicilia vazhdon të tregojë gjumë të kulturës hibride. Aty gjen vende të emërtuara sipas terminologjisë arabe si Alkantra, që rrjedh nga fjala arabe “qantara” në arabisht do të thotë “urë”, Xhiberlina, që rrjedh nga fjala “xhabal”, që do të thotë mal. Shumë vende dhe emra rrugësh kanë ruajtur fjalët origjinale dhe në disa raste edhe kuptimet e tyre. Siç është për shembull lagja Latarini në Palermo, ku zbarkonin parfume dhe ushqime që prej shek. IX. Arabët e quanin lagjen “Suk al Latarin”, tregu i parfumeve.

Sicilia arabo-nomrane shërben si një nga shembujt më të shkëlqyer të bashkëveprimit mes islamit dhe krishterimit, sidomos në atë periudhë aq të errët që kishte pushtuar Europën. Sicilia mund të na shërbejë për të kuptuar se Lindja dhe Perëndimi, ashtu si islami dhe krishterimi nuk janë entitete që përjashtojnë njëri-tjetrin. Krejt e kundërta, në këtë vend ata janë shkrirë kaq mirë me njëri-tjetrin dhe kanë formësuar një nga qytetërimet më madhështore që ka parë bota jonë.

Craig Considine
/profetimuhamed.info
 
Titulli: Andaluzia tjetër: Kur myslimanët dhe të krishterët lulëzonin përkrah njëri-t

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


Nder dokumentaret e mi favorit rreth kesaj historie. Dokumentar, i mbushur me t'verteta qe sot njerezit nuk i dine, nuk ua mesojne, dhe pjesa tjeter s'duan ta dine.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top