Analiza Letrare: Libra te perzgjedhur.

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
“Darka e gabuar” – Ismail Kadare
Analize Letrare: Darka e Fundit- Ismail Kadare

darka-e-gabuar-m.jpg


Veprën “Darka e Gabuar “ të Kadaresë mbase do ta kisha krahasuar me kryeveprën “Darka e fundit të Leonardo Da Vinçit”, të dyja vepra interesante arti, në të dyja vepra ndeshemi me një darkë të pazakontë, me një mister brenda asaj darke, që e vërteta e asaj darke mbase ende kufizohet me pyetjen: ا’ka ka ndodhur në atë darkë? ثshtë e njëjta pyetje po në të dyja vepra. Pastaj, nëse shohim një paraqitje klasike, në veprën “Darka e fundit” të Leonardos , ku ai i ka vendosur Jezusin me apostujt e tij ulur në tryezë, ndërkaq që edhe në veprën “Darka e Gabuar” të Kadaresë ndeshemi me po atë paraqitje klasike, ku autori ka vënë në pozicion elementet si muzika nga gramafoni dhe shampanja, si pjesë e asaj darke. Patjetër se ato elemente e ilustronin një interpretim klasik, një nuancë më elegante që i jep frymë klasike asaj darke.
Një krahasim në mes të këtyre dy veprave, që pështjellojnë ekzistencën e një misteri në mes të asaj darke, me një dozë dyshimi tradhtie të bazuar nga realiteti, por të shprehur edhe në mënyrë imagjinare, por të mjegulluar në sy të shikuesit apo lexuesit. Përderisa në pikturë mund të vërejmë apostujt të cilët pyesin njëri –tjetrin se kush nga ata është tradhtari? apo “ Kush mund të dijë diçka ” .
Ajo pamje e fiksuar në pikturë na bën të ndeshemi me pëshpëritjet në “Darkën e gabuar
” të Kadaresë, ku mbetej e dyshimtë biseda në vesh mes doktorit Guratemoja dhe komandantit të divizionit gjerman, kolonelit Fritz Von Schwabe, që patjetër pëshpëritej aty nga oficerët e tjerë se çfarë u fliste mes tyre, ku përthekohej pyetja se “ kush mund të dijë diçka”. E, padyshim, fakti që në një kohë të vështirë doktor Gurametoja u shtronte darkë me këngë dhe shampanjë, ushtarëve gjerman, dhe ngrinte dolli për miqësinë shqiptare-gjermane, natyrisht që ishte dyshuese tortura e shpjegimit të asaj darke, në ishte tradhti apo çfarë mund të ishte.
Dhe çdokush kërkonte në ato fytyra gjurmët e një të vërtete, të një karakteri, ndjenjë, në atë moment aq dramatik. Sens të veçantë autori i ka dhënë edhe dinjitetit shqiptar, kur citon fjalët e kolonelit Fritz: “ U nisa në vendin e Besës, siç më kishe thënë ti….’Kodi Lek Dukagjini, he? Ndoshta rruga për të depërtuar në misterin e asaj darke na duket shpesh si labirint në veprën e Kadaresë, ku nuk dinë se nga të hysh e nga të dalësh me përkufizime, por është e dukshme se autori në këtë vepër na paraqet gjendjen e Shqipërisë, hyrjen e gjermanëve më 1943, në Gjirokastër, vendosjen e komunizmit, e deri te vdekja e Stalinit. Me gjithë ato ngjarje të mjegulluara, thashetheme, ngjarjet e ndërtuara nga personazhet, dhimbjen e përjetimin për qytetin e lindjes, autori të gjitha këto i pështjellon me një mister dhe fshehtësi, duke i dhënë veprës një frymë sa kreative, aq historike, sa reale, aq imagjinatave dhe njëkohësisht moderne. Pastaj interesante na duket kur autori i kuptimëson edhe detajet me atë intelektin e vet, sidomos në momentin kur koloneli në pllakën e gramafonit vënë “Vajzën dhe vdekjen” e Shubertit, në momentin kur të gjithë e kuptojnë se nuk ka më shpresë.
Dhe kjo vazhdon gjatë në pritje të breshërisë së mitralozave, dhe këtë interpretim autori e sendërton me një përkushtim aq të mirë artistik, ku ndeshemi me ngjyrime ironike, që shpalosin fatin e një populli, pra popullit të vet , që presin ose mitralozat ose lirimin e pengjeve. Autori, pra, gërsheton fshehtësinë me realitetin, të tashmen me të kaluarën, e sidomos kur thekson fjalët e doktorit Guateramos; “Unë s’jam Shqipëria , ashtu si ti s’je Gjermania Fritz ”, që na duket sa e pakapshme, aq e kthjellët përballë gjithë kësaj historie të verbuar.
Gjithçka filloi me fjalët “ Gjirokastër …. kam një mik këtu…. ” pastaj vazhdoi me ftesën për darkën e famshme te doktor Gurametoja, më misteriozja, tutje lirimi i pengjeve. Dhe kulmi i të gjithave që ishte ardhja e mëngjesit në shtëpinë e Gurametos , pastaj gjermanët e ngurosur, shtrirë të vdekur në sallon , dhe vajza e doktorit që kujtonte se i kishte helmuar, dhe pastaj ç’ngurosja njëri pas tjetrit, ringjallja e tyre, renditur kështu ngjarje pas ngjarje, autori arrin të na rrëfej një rrëfim që i kapërcen kufijtë e misterit duke hulumtuar kështu mes realitetit dhe fantazisë. Interesante na duken edhe përballja e dy doktorëve Gurametos së madh dhe Gurametos së vogël, arrestimi i tyre në burgun e ashtuquajtur “ Guva e Shanishasë ”, torturat e Gurametos së madh, në lidhje me darkën që e bëri para 10 viteve, ku autori sendërton atë enigmën , misticitetin, fjalën dhe heshtjen e personazhit të tij Gurametos, mbi atë rrëfim që të shpie të mendosh që sa je drejt majës së përgjigjes, por që në fakt të ikën fija e asaj përgjigjeje sikur puhiza ere. Përgjigjja aq më shumë qëndron pezull, kur autori nxjerr të ftuarin e darkës së Gurametos, që në fakt nuk kishte qenë koloneli Fritz, sepse ai kishte vdekur 3 muaj para darkës. Këtu autori e vesh veprën me një triler artistik, në rrjetin e atij dyshimi, që qarkullonte në kokën e Gurametos, në lidhje me të vdekurin. Në këtë vepër autori nuk transmeton një tollovi personazhesh, sikurse ndodh në veprat tjera, por megjithatë ato qëndrojnë si hije apo të tejkaluara, qëllimisht nga vetë autori, ndoshta për të ruajtur atë ekuilibrin e veprës mbi gjithë ato ngjarje që vinë si rrjedhojë e historisë, ku madje autori përcjell një krahasim mes pushtimit të vendlindjes së tij, Gjirokastrës, duke nisur kështu prej atyre italiane, gjermane dhe ajo komuniste.
Me gjithë këto ngatërresash, copëza historie, ngjyrime politike, shumë domethënëse, autori ndërton karakteret dhe i jep një frymë veprës sa historike aq edhe enigmatike. Madje nuk është e çuditshme që autori përfundon veprën me një pikëçuditje, do të thosha, në fund të veprës, që në fakt të shtron kureshtjen, në momentin kur Gurametoja përpiqet të thotë diçka, gjatë rrugës pranë varrezave, dhe nuk arrin dot. Ndoshta ajo pikë që do na tregonte përfundimin e këtij pështjellimi, na qenka mbështjellë me një hallkë plot mistere, që autori vështirë të lejon të depërtosh andej pa paragjykime, ashtu si mbetet ky rrëfim i Gurametos, që edhe ndoshta ajo kishte të bënte mu me ftesën që Gurametoja e kishte hedhur rastësisht mbi një varr 10 vite më parë. Pra, kishte të bënte pikërisht me të vdekurin, që shpesh e kishte nuhatur Gurametoja dhe mbase tani donte të kthente atë hap prapa, që historia e kësaj fshehtësie të mbyllej përgjithmonë, por ja që nuk e përfillën erën e asaj dileme, sa të pashpjegueshme, aq të çuditshme e për të mos thënë abstrakte.


b:referatshqip.wordpress
 

Attachments

  • darka-e-gabuar-m.jpg
    darka-e-gabuar-m.jpg
    56.5 KB · Shikime: 0
Redaktimi i fundit:
“Plaku dhe deti”- Ernest Hemingway

Vepra “Plaku dhe deti”, të cilën teorikët e quajnë herë novelë, herë roman, është një nga veprat më të thjeshta, por më të fuqishme e më të çmuara të Heminguejt. Themi të thjeshta, sepse kemi pothuajse vetëm një personazh, një subjekt tepër të zakonshëm, por nëpërmjet të së cilave autori arrin të japë një filozofi të tërë jetësore.
Po të nisemi vetëm nga titulli, po t’i lexojmë dy fjalët e tij me kuptim simbolik — e letërisa vetëm kështu duhet të lexohet— menjëherë të rrënqethet trupi nga kundërvënia: plaku/deti.
Domethënë, një njeri i vetëm, në muzgun e jetës së tij, me forcat e shpenzuara kaherë, përballë një fuqie të pamatshme dhe me plot të papritura, siç është deti, ku ai e ka kaluar jetën si peshkatar. Plakun Santiago, peshktarin e vetmuar-,jo vetëm profesioni që ushtron, jo vetëm nevoja për të jetuar, por ndoshta vetë fati e vë ballë për ballë me një peshkaqen, në një luftë për jetë o vdekje në midis të oqeanit, pa pasur kush t’i ofrojë ndihmë. Ndonëse i bie në grep një peshk shumë i madh, peshkaqeni e heton, e sulmon… Ky është ai subjekti fare i thjeshtë i veprës. Pangopësia e peshkaqenit dhe përpjekja mbinjerëzore e plakut për ta mbrojtur prenë e tij të kapur me grep. Lufta zhvillohet pa praninë e askujt. Plaku lufton e mediton njëkohësisht, fjalët e tij s’kanë kujt t’i drejtohen pos peshkaqenit, me të cilin jeta e detyron të luftojë. Herë-herë edhe i vjen keq edhe për peshkun e kapur, edhe për peshkaqenin, por jeta është e tillë: luftë për ekzistencë. Në fund plaku kthehet në breg vetëm me skeletin e një peshku të madh, sepse mishin ia ka ngrënë peshkaqeni.
Ky është triumf dhe humbje njëkohësisht, është fati i tij jetësor, fati i njeriut në përgjithësi. Vepra të bën për vete me shkathtësitë e të rrefyerit, me koncizitetin e shprehjes, me dialogun dhe me monologun dinamik. Në këtë vepër ka gjetur zbatim në menyrën më te spikatur parimi i ashtuquajtur i ajsbergut (ajsberg — copë e madhe e akullit në detet e veriut, tri të katrat e së cilës notojnë nën sipërfaqe, prandaj paraqet rrezik për anijet), domethënë të thuhen vetëm gjerat më të domosdoshme, kurse shumë të tjera të lihen për t’u nënkuptuar

the-old-man-and-the-sea-4.jpg
 

Attachments

  • the-old-man-and-the-sea-4.jpg
    the-old-man-and-the-sea-4.jpg
    54.7 KB · Shikime: 0
  • the-old-man-and-the-sea-4.jpg
    the-old-man-and-the-sea-4.jpg
    54.7 KB · Shikime: 0

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top