Amnisti fiskale e penale për të gjithë shqiptarët të deklarojnë pasurinë”, Rama: Kush nuk përfiton e do japë llogari, nga unë i pari

Kryeministri Edi Rama ka folur për një amnisti për shqiptarët e ndershëm që të deklarojnë pasurinë.

Nga Kongresi i PS, Rama tha se emigrantët shqiptarë nuk mundet të rrinë më, të mbajnë para me një mijë e një vështirësi dhe as nuk mund të torturohen t’i çojnë këtu se fillon pastrimi i parave. Por ai tha dhe se kush përjashtohet nga kjo amnisti, si politikanët, gjyqtarët, prokurorët për të cilët tha se do japin llogari, duke nisur nga vetja.
Kryeministri e sheh këtë amnisti fiskale dhe penale si një mundësi për të çuar para ekonominë. “Aty ka o me punën, me ndershmërinë, me Shqipërinë, o tek vendi. Kurse të tjerët me një afat kohor duhet të kenë mundësi t’i sjellin paratë të gjitha në Shqipëri, komplet, t’i investojnë këtu, t’i fusin këtu në bankë me një interes minimal për të cilin ne do të tregojmë qartësisht për çfarë do i përdorim dhe sigurisht që do i çojmë në arsim, në shëndetësi, në shërbim të publiku.
Besoj që kjo do na japë mundësinë që ta shtyjmë ekonominë edhe më shumë”, tha ndër të tjera Rama.
MESAZHI I PLOTË
Dua ta mbyll me ekonominë. Për t’ju thënë që rindërtimit do të jetë jo vetëm një program strehimi, as edhe një program infrastrukture por do jetë një program rritje ekonomike ashtu sikundër duke marrë parasysh se sa shumë njerëz janë shqetësuar dhe janë shqetësuar të gjitha pothuajse nga OFL-ja sepse nuk e kuptojnë ku mbaron OFL-ja dhe faktikisht e dimë shumë mirë se informaliteti i parasë dhe i pasurive është gjigand kemi adresuar vetëm një aspekt të tillë, informalitetin e shtëpive të ndërtuara pa leje por nuk kemi adresuar formalitetin e parasë. Sa kursime emigrantësh rrinë nën jastëk? Sa kursime emigrantësh nuk hyjnë dot në bankë, sa makina të blera nga emigrantët me punë të ndershme mund t’i kapi nesër ligji pavarësisht se ky ligj nuk ka lidhje me ta. Por Shqipëria nuk mund të vazhdojë, nuk mund të vazhdojë Shqipëria të paguajë për arsimin dhe vajzat që mësojnë kur dalin për të shkuar me shoqet të shikojnë makinat më të shtrenjta në timon injorantët më të mëdhenj, të veshur me firmat më luksoze që faktikisht e bëjnë zero gjithë propagandën që mund të bëjmë në shtëpi që mëso xhan i mamit, mëso xhan i babit. Ça të mësoj, unë mësoj shkoj atje, më vjen tjetri me ‘lamborghini’,s’di të thotë as q, as c, as ç, s’di asgjë. Kjo duhet të mbarojë, ashtu sikundër duhet të mbarojë edhe pjesa tjetër që është e kudondodhur, njerëzit punojnë.
Shqipëria nuk është me shumicë kriminelësh, as me shumicë hajdutësh por me shumicë dërrmuese njerëzish që punojnë, që nuk i sheh njeri fare se ku t’i shohësh nëpër televizorë. Keni parë ndonjëherë sa shumë eksportohet në Shqipëri. Çfarë është për fshatin, është kanali në filan fshat është në gjendje të keqe dhe del dhe ndonjë atje që bërtet dhe ky është fshati. Tani këta njerëz që punojnë më pak dhe kanë shumë më tepër. As kjo nuk mund të ndodhë për një kohë të gjatë. Shqipëria do të duhet shumë shpejt t’iu thotë të gjithëve tregoni xhepat, patjetër. Por ka një ndryshim shumë të madh midis aseteve kriminale, parasë kriminale dhe aseteve dhe parave të vëna në punë. Me punë të zezë kanë punuar të gjithë shqiptarët në fillim kur shkuan në emigracion se nuk i priti njeri me krahë hapur t’iu thoshte hajdeni t’ju japim punë në të bardhë, skllevër kanë qenë. Në punë të zezë kanë punuar. Produktet e asaj pune nuk janë kriminale, prandaj ne do të lançojmë një amnisti të përgjithshme për të gjithë shqiptarët, brenda dhe jashtë vendit me një afat të kufizuar që të gjitha paratë, të gjitha asetet t’i deklarojnë. Paratë t’i fusin nëpër banka, asetet t’i deklarojnë. Dhe jo një apo dy organizata apo bota e mbarë të ngrihet e të thotë kjo nuk bëhet, kjo do bëhet sepse ne këtu jemi në radhë të parë për të punuar për ata që na kanë sjellë këtu dhe për fëmijët e tyre dhe emigrantët shqiptarë nuk mundet të rrinë më, të mbajnë para nëpër banka andej me një mijë e një vështirësi dhe as nuk mundet më të torturohen t’i çojnë këtu se fillon pastrimi i parave. As nuk mund të tmerrohen për të blerë një shtëpi këtu se fillon historia nga i more. Të gjitha ata që nuk i kanë paratë me drogë, nuk i kanë paratë me terrorizëm, nuk i kanë paratë me prostitucion, nuk i kanë paratë me të gjitha ato që parashikohen tek ligji special, ose të gjitha ata që janë politikanë, gjykatës, prokurorë, dhe subjekte të deklarimit të pasurive këta janë të përjashtuar të gjithë, nuk mund të amnistohet pasuria e tyre. Këta do japin llogari, nga unë i pari, herët ose vonë patjetër do japim llogari një më një për çdo gjë që kemi, si e kemi, ku e kemi, pastaj secili t’i dalë për zot. Aty nuk ka më pastaj socialistë, demokrat, solidaritet. Aty ka o me punën, me ndershmërinë, me Shqipërinë, o tek vendi. Kurse të tjerët me një afat kohor duhet të kenë mundësi t’i sjellin paratë të gjitha në Shqipëri, komplet, t’i investojnë këtu, t’i fusin këtu në bankë me një interes minimal për të cilin ne do të tregojmë qartësisht për çfarë do i përdorim dhe sigurisht që do i çojmë në arsim, në shëndetësi, në shërbim të publiku.
Besoj që kjo do na japë mundësinë që ta shtyjmë ekonominë edhe më shumë.
Të gjithë ta dinë që kur mbaron afati pastaj je tek OFL-ja. Pastaj nuk ka më rëndësi ke bërë krime apo nuk ke bërë krime. Nëse nuk shfrytëzon këtë kohë për t’u formalizuar me një amnisti të përgjithshme e të plotë, amnisti fiskale, penale me çdo gjë që s’ka Zot që të kthehet prapa e të thotë ty shiko se ato para ia ke dhënë Rilindjes, por ne jemi Besëllidhja, që Besëlidhja nuk bëhet fjalë por ta zëmë, nuk ka, kjo nuk do ndodhë. Në momentin që kalon afati kush i ka gjërat e padeklaruara pastaj…se do fusim dhe elementin tjetër. Të gjitha pasuritë jashtë të qytetarëve shqiptarë do deklarohen këtu. I ke atje, t’i mbash këtu por shteti shqiptar duhet t’i dijë por edhe me konventën europiane ka të drejtë të vijë të të gjëmojë deri në fund të botës nëse ke një pasuri që s’e ke deklaruar këtu.
Paga minimale dhe aministia e përgjithshme janë lajme të mjaftueshme për t’iu dhënë një njerëzve një pamje më të gjerë se ne jemi të fokusuar tek ekonomia. Prandaj ju lutem shumë, duhet të ekonomizojnë maksimalisht energjinë. Mos të merremi as me besëlidhjen, as me lidhjen, as me zgjidhjen…po zgjidhja ku më doli tani por të merremi me ekonominë. Me ekonominë, me punën, me punën. Rindërtimi do jetë dhe një kantier i madh punësimi. Ne kompanive që do të hyjnë, do iu kërkojmë që punëtorëve t’i paguajnë një pagë që është sa paga mesatare sot në Shqipëri jo të paguajnë 200 mijë e 300 mijë lekë. Ne shpresën dhe dëshirën që besoj jemi kuptuar dhe me bindjen që i kemi të gjitha forcat, kapacitetet ta çojmë përpara këtë fund mandati duke u fokusuar vetëm me njerëzit, ekonominë, investimet dhe jo me boshin dhe duke e përballuar boshin me fakte konkrete nga jeta e njerëzve, ju uroj punë të mbarë.

(m.k/BalkanWeb)
 
E lexova qepar kete lajm
Por eshte to good to be true

keta duhet te fillojne nga vetja
Te deklarojne ku i marin parat kur I cojne grate e tyre per te pjell ne klinika private neper Europe?
Ku I marin parate qe I dergojne femijet te studiojne ne Shkolla prestigjioze neper bote?
Makinat e tyre super lulsoze te sapo dale nga fabrika?
Bizneset e tyre pa fund qe I mbajne ne Emer te disa morracakeve?
Po parate neper bankat Europeane ?

kshu ti Edo pastrimin filloje njehere tek Pragu i shtepise tende
Se fundja ka emigranta qe ju Kane rene lesht per te ble nje shpi apo nje makine apo dhe nje pale kepuce
 
Une kam vite madje e kam shkruar dhe ketu ne forum per amnisti fiskale per 1 vit 0 si mund te themi, dhe me pas deklarime dhe konfiskime. Njesoj si ne Angli ku ti deklaron kaq te ardhura vjetore dhe shteti ste thote asgje ama nese blen dicka qe nuk perfshihet tek deklarimi te vjen tek shpia ti sekuestron te gjitha.

Eshte dukuri e njohur ne vendet e europes ne vitet 50-60, tek ne po ndodh nese ndodh ne 2020en.
 
ne angli nuk shef deputet me makine te 2020
Por as me bodyguards sic I shef keta Tom Doshat e Shqiperise
 
Muhabeti eshte se deklarimet e ketyre do merrem si te mireqena dhe pse te gjithe do genjejne sepse askush nga keta me rrogat qe kane nuk i justifikojne dot pasurite.
I bejne thirrje emigranteve ti sjellin leket ne Shqiperi dhe vete ato qe vjedhin i cojne neper banka offshore.
E justifikon dot Spiropali makinen 55 mije Euro?
Po Lindita Nikolla i justifikon dot cantat qe ben karshillik nga 2000 3000 dollare copa?
 
Muhabeti eshte se deklarimet e ketyre do merrem si te mireqena dhe pse te gjithe do genjejne sepse askush nga keta me rrogat qe kane nuk i justifikojne dot pasurite.
I bejne thirrje emigranteve ti sjellin leket ne Shqiperi dhe vete ato qe vjedhin i cojne neper banka offshore.
E justifikon dot Spiropali makinen 55 mije Euro?
Po Lindita Nikolla i justifikon dot cantat qe ben karshillik nga 2000 3000 mije dollare copa?

te gjithe duhet te deklarojne pasurine dhe sdo pyeten si e qysh i kane bere ato para unless nuk jane te perfshire nen hetim proces penal. kshu funksionon amnistia
 
te gjithe duhet te deklarojne pasurine dhe sdo pyeten si e qysh i kane bere ato para unless nuk jane te perfshire nen hetim proces penal.
Pse ca do i bej nje emigranti qe se deklaron?
Ka plot emigrante qe sduan ti sjellin leket ketu. E per aq kohe sa i kane neper banka ne vendet ku jetojne eshte e sigurt qe jane para djerse e te justifikuara. Per ca me i sjell ketu se i duhen shtetit ti fus ne pune? Leket e shqipetareve i vodhen e i cuan jashte e tani duhen leket e emigranteve me bo sikur po punojne.
Besueshmeria e ketyre eshte 0.
 
Kjo eshte teme me vete.
ath emigranti ben deklarim tek vendi ku i ben ato para, vetem nese i mbajne poshte dyshekut ato para por qe jane nul, me ato para sblen dot asnje gje se te vijne te kapin.

Prandaj ata i sjellin ne shqiperi sepse ketu ste pyet njeri deri tani se ku i ke gjet parate ti te hapesh 1 biznes, E ke pare sa kane lulezu bizneset e ndertimit se pastrojne parate e cunave te hollandes dhe anglise.
 
Redaktimi i fundit:
Kjo eshte teme me vete.
ath emigranti ben deklarim tek vendi ku i ben ato para, vetem nese i mbajne poshte dyshekut ato para por qe jane nul, me ato para qe sblen dot asnje gje se te vijne te kapin.

Prandaj ata i sjellin ne shqiperi sepse ketu ste pyet njeri deri tani se ku i ke gjet parate ti te hapesh 1 biznes, E ke pare sa kane lulezu bizneset e ndertimit se pastrojne parate e cunave te hollandes dhe anglise.
Asnje emigrant qe punon me djerse e rregulla jashte nuk i mban poshte jastikut. Vetem ata qe bejne pislliqe i fshehin ose i sjellin ketej.
Mua me duket hipokrizi kjo pjese ku gjasme po i qajne hallin emigranteve se nuk eshte ashtu. Qekur thote "futini ne banka" e ato leket ti fusim ne pune duket si thirrje qe sillini ketej e te bejme nai pune ne.
 
Sudja keshtu beri ?

Te ngrihem tani te vij ne Shqiperi,te hap llogari bankare
Ti them ketij te punes te jap ibanin e ri qe ta hedhesh aty bonifico
Ku e co mushka kete ?
 
Asnje emigrant qe punon me djerse e rregulla jashte nuk i mban poshte jastikut. Vetem ata qe bejne pislliqe i fshehin ose i sjellin ketej.
Mua me duket hipokrizi kjo pjese ku gjasme po i qajne hallin emigranteve se nuk eshte ashtu. Qekur thote "futini ne banka" e ato leket ti fusim ne pune duket si thirrje qe sillini ketej e te bejme nai pune ne.

po per parate e pislliqeve po flasim.

Emigranti me pune te ndershme punon jeton paguan qera kredi fatura jetese ben e 2 pale pushime e jalla te mbledhe ndonje kursim.
 
po per parate e pislliqeve po flasim.

Emigranti me pune te ndershme punon jeton paguan qera kredi fatura jetese ben e 2 pale pushime e jalla te mbledhe ndonje kursim.
Po parate e pislliqeve si kap amistia mi. Se ashu vishin gjithe lacat e Anglise qe kane mbjell majdanoz me llampa anej e beheshin biznesmena.
 
Po parate e pislliqeve si kap amistia mi. Se ashu vishin gjithe lacat e Anglise qe kane mbjell majdanoz me llampa anej e beheshin biznesmena.
do kapen me ket ligjin e ri.

te gjithe biznezmenat e majdanozit e sherebeles se anglise dhe holandes i ke ktu ne tirane. Po ti rri ne kashar smerr vesh nga kto gjojna :p
 
Ja te marr lopaten dhe te nxjerr ato qypat me leke qe i kam gropos ktu tek baçja dhe te vi ti deklaroj ne Shqiperi ???
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top