Ambasadorja e SHBA-së në OKB ‘shuplakë’ ambasadorit rus, para Këshillit të Sigurimit

legjenda

MAQEDONIA E VERIUT
Në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbi situatën në Siri ka ndodhur një konfrontim verbal mes Ambasadori rus, Vitali Churkin, dhe përfaqësueses amerikane, Samantha Power.

Ambasadorja amerikan në Kombeve të Bashkuara, Samantha Power, akuzoi drejtpërdrejtë presidentin sirian Bashar Assad dhe aleatët e tij rusë dhe iranianë, gjatë një takimi të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të marten, me një adresim të ashpër.

“Për regjimin e Assad, Rusinë dhe Iranin, forcat tuaja janë duke i kryer këto krime. Bombat tuaja, mortajat dhe sulmet ajrore kanë mundësuar milicinë në Aleppo që të rrethohen dhjetëra mijëra civilë në një lak shtrëngues,” tha Power, raporton Businessinsider.

Takimi i Këshillit të Sigurimit të OKB-së u thirr pas raporteve se forcat pro-qeveritare siriane, në prag të rimarrjes së plotës të qytetit Aleppo nga luftëtarët e opozitës, pas një muaji të bombardimeve intensive dhe një ofensive të egër, kishin ekzekutuan dhjetëra civilë derisa ata po zhvendoseshin në zonat e kontrolluara nga rebelët të hënën.

“A ka bukvalisht diçka që mund t’ju bëjë vërtetë me turp?” tha Power. “A nuk është ndonjë akt i barbarisë ndaj civilëve, ekzekutimi i një fëmije, që ju rrënqethë? A ka ndonjë gjë që ju nuk do të gënjeni apo justifikoni?”, pyeti ajo.

“Kujtoni rezultatet e vendit tuaj përpara se të filloni të thoni mendimin nga pozita e moralit apo çdo lloj tjetër të superioritetit. Historia dhe Zoti do të na gjykojë se kush është fajtor për dhe për çka”, është përgjigjur ambasadori rus Churkin, raporton agjensia Tass./Express/
SHPثRNDAJE
Facebook
curk.jpg
 
Back
Top