Ambasadori i Rusisë thotë se Ballkani dhe Kaukazi janë më të rrezikuarat nga ISIS - S

legjenda

MAQEDONIA E VERIUT
Ambasadori i Rusisë në Beograd, Aleksandr Chepurin, ka thënë se Ballkani dhe Kaukazi janë më të rrezikuarat, nëse nuk shkatërrohet Shteti Islamik.

Këto komente Chepurin i ka bërë në një tryezë të rrumbullakët, e quajtur “Legjitimiteti i fushatës ruse në Siri, si dhe influenca gjeopolitike në Ballkan”, e organizuar nga organizata joqeveritare Qendra për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar në Beograd, transmeton KosovaPress.

Ai ka thënë se ISIS-i asnjëherë nuk do të mund të arrijë të shkaktojë dëme në disa vende si Australia, por me siguri se disa shtete të tjera evropiane do të mund t’i arrijnë.

“Zonat më të ekspozuara janë Ballkani dhe Kaukazi. Do të mund të uleshim, të presim dhe të shohim se çfarë do ndodh – por nëse nuk i shkatërrojmë, ata do të vazhdojnë”, ka thënë Chepurin.

Ai ka thënë se Rusia dhe shumë shtete tjera po përballen me një zgjidhje të thjesht – “të presim që terroristët të fitojnë dhe të vijnë në shtëpitë tona, apo t’i kundërvihemi dhe të fitojmë”, ka thënë ambasadori.

“Ata do të kthehen së pari në Evropë dhe regjionet tjera prej nga kanë ardhur. Për këtë arsye ne jemi aleatë natyralë me Parisin, Berlinin, Romën dhe Beogradin”, ka shtuar ai.

Ndërkaq, Chepurin ka thënë se mbijetesa politike e presidentit sirian Basharal-Assad është e rëndësisë së dytë. “Më e rëndësishmja është mposhtja e Shtetit Islamik”, ka thënë ai raportojnë mediat beogradase.
- See more at: Page not found | Lajminetalexander-chepurin1-650x325.jpg
 
Titulli: Ambasadori i Rusisë thotë se Ballkani dhe Kaukazi janë më të rrezikuarat nga

E shfrytezojne rastin ruset qe te shperqendorjne vemendjen nga e verteta. Realiteti eshte se Ballkani eshte me i rrezikuar nga Rusia se nga ISIS.

Ne Maqedoni perkrahin Gruevskin me te gjitha mjetet, dhe e kane shnderru ne marioneten e tyre.

Na Mal te Zi e provuan te rrezonin pushtetin me dhune, duke i perdorur serbet atje, hiq me larg se muajin e kaluar.

Serbine duan ta bejne si Kuben gjate luftes se ftohte, me vendosje raketash e ndertime te bazave ushtarake.

Ne Bosnje punojne per shkaterrimin e saj permes Republika Srpskas etj etj.
 
Back
Top