Ambasadori i Amerikës tronditi Serbinë. Ja çfarë tha ai për anëtarësimin e Kosovës në

legjenda

Tetova
Intervista e Ambasadorit Amerikan në Serbbi Michael Kirby e cituar qysh mbrëmë nge mediat serbe dhe pjesërisht edhe të Kosovës ka tronditur opinionin serb.

“Nuk kërkojmë që Serbia të pranojë pavarësinë e Kosovës, por kërkojmë normalizim të marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës. Se çfarë domethënë ky normalizim në fund mbetet ta definojë Bashkimi Europian, por për neve kjo përfshinë anëtarësimin e Kosovës në OKB”, ka deklaruar ambasadori amerikan në Serbi, Michael Kirby, në një intervistë dhënë gazetës “Veçernje novosti”.

Kirby, i cili në fund të janarit përfundon misionin e tij në Beograd, me këtë deklaratë tërthorazi ka kritikuar Bashkimin Europian, i cili ende nuk ka qëndrim unik sa i përket pavarësisë së Kosovës. Duke iu përgjigjur politikanëve serbë se anëtarësimi i Kosovës në OKB është kusht i papranueshëm, Kirby tha se “Gjermania perëndimore nuk e ka pranuar kurrë Gjermaninë lindore, por kjo ka qenë në OKB”.

Në lidhje me dialogun që zhvillohet në Bruksel mes Prishtinës dhe Beogradit dhe mundësisë që hyrja në OKB të jetë pjesë e marrëveshjes së obligueshme, në të cilën BE do të kërkojë që Kosova të ketë karrigen e vet në OKB, Kirby deklaroi: «Shtetet e Bashkuara të Amerikës vetëm asistojnë në këtë proces të cilin e udhëheq BE dhe në këtë fazë nuk insistojmë në asgjë. SHBA e kanë pranuar Kosovën, por kjo është çështje për BE-në, ku pesë shtete nuk e kanë bërë këtë”.

Në pyetjen nëse Amerika do t’i bëjë presion autoriteteve në Prishtinë për të implementuar marrëveshjen për Bashkësinë e komunave serbe, Kirby tha se «të dyja palët e kanë nënshkruar marrëveshjen dhe shpresoj se ajo do të zbatohet».

Ambasadori amerikan ka kritikuar ashpër bindjen e shumë serbëve se Rusia është partneri më i rëndësishëm ekonomik:

“Ju mund të keni marrëdhënie me Rusinë, por duhet kuptuar natyrën e tyre. Njerëzit këtu mendojnë se Rusia dhe jo BE është partneri kryesor ekonomik i Serbisë. Sipas të dhënave të institucioneve tuaja, të cilat i ka publikuar shtypi juaj, prej Rusisë keni marrë zero dinarë donacione të pakthyeshme. Ne ju kemi dhënë një miliardë donacione, por askush nuk thotë se prej nesh keni marrë diçka, përveç bombave. Duhet parë realiteti, nuk duhet të jetohet në mite”, ka thënë ai.

largea_ak1451044008.jpg
http://botasot.info/
 
Titulli: Ambasadori i Amerikës tronditi Serbinë. Ja çfarë tha ai për anëtarësimin e K

Serbia mbetet e përkushtuar në dialog, si mënyra e vetme për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, por se kjo nuk ka të bëjë me anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara, ka thënë drejtori i Zyrës për Kosovë, Marko Gjuriq.

Gjuriq duke komentuar deklaratat e ambasadorit amerikan në Beograd, Michael Kirby sipas të cilit normalizimi i raporteve mes Prishtinës dhe Beogradit nënkupton anëtarësimin e Kosovës në OKB, ai theksoi se dihet se Serbia e shikon ndryshe nga SHBA-ja statusin e Kosovës, përfshirë edhe çështjen e anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare.

“Serbia mbetet e përkushtuar për dialog, si mënyra e vetme për normalizimin e marrëdhënieve me Prishtinën dhe për zgjidhjen e çështjeve të pazgjidhura”, tha ai.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top