Alternativa investimi

*deliza*

VIP
V.I.P
Alternativa investimi

Llogarite e kursimit, llogarite e Tregut te Parase dhe CD-te ofrojne likuiditet dhe siguri. Por ju nuk do perfitoni nje rritje te konsiderueshme te vleres se parave tuaja po qe se nuk ndiqni nje strategji me agresive investimi. Duke vepruar keshtu, ju do te keni mundesi per te mposhtur inflacionin dhe madje edhe te nxirrni fitime per te shpenzuar apo riinvestuar ne te ardhmen. Ne qofte se zgjidhni investime jo te mira, ju ndoshta mund te humbni nje pjese apo edhe te gjithe shumen e investuar. Me poshte jepet nje pershkrim i alternativave me popullore te investimit.

Obligacionet​

Te gjitha llojet e obligacioneve jane tipe huash (IOU - I Owe U(You) - Une te kam Borxh). Investitoret u japin hua kompanive apo qeverise per nje periudhe te caktuar kohe. Si kompensim investitori perfiton nje norme fikse interesi mbi huane. Interesi zakonisht paguhet ne intervale te caktuara, si psh. cdo gjashte muaj apo cdo tremujor. Kur obligacioni maturohet, investitori merr te tere shumen qe ka investuar. Ne qofte se kerkohet qe obligacioni te paguhet para maturimit atehere nje gjobe mund te aplikohet per kerkuesin. Pasi te jene emetuar, obligacionet mund te tregtohen ashtu si cdo leter tjeter me vlere.

Obligacionet e Thesarit konsiderohen si obligacionet me te sigurta. Ato nuk jane te siguruara, por jane te garantuara nga besimi i plote dhe kredencialet e Qeverise amerikane. Me fjale te tjera, qeveria garanton se investitoret do te marrin shumen e plote kur obligacioni te maturohet. Pervec kesaj interesi i fituar nuk i nenshtrohet taksave shteterore apo lokale. Obligacionet e qeverise jane te formave te ndryshme dhe mund te blihen nepermjet bankave, disa firmave brokerimi ose drejtpersedrejti nga qeveria. Obligacionet e thesarit jane njeri nga tipet e letrave me vlere. Lloje te tjera jane Notat e Thesarit dhe Bonot e Thesarit.

Obligacionet bashkiake emetohen nga qeverite lokale per te financuar projekte te ndryshme, si psh ura, shkolle, rruge te reja ose per rinovime te ndryshme. Interesi i fituar nga obligacionet bashkiake nuk i nenshtrohet taksave federale. Pervec kesaj, shume obligacione bashkiake nuk taksohen nga shtetet apo rajonet nen juridiksionin e te cilave ato jane emetuar. Obligacionet bashkiake ndahen ne dy kategori kryesore: obligacionet bashkiake te pergjithshme dhe obligacione te ardhurash. Obligacionet e pergjithshme emetohen nga autoritetet taksuese si psh, komunat, qytetet apo distriktet. Obligacionet e pergjithshme jane pra te siguruara nga te ardhurat e taksave. Obligacionet e te ardhurave perdoren per te financuar projekte qe gjenerojne te ardhura, si psh rruge, tunele apo ura per shfrytezimin e te cilave perdoruesit duhet te paguajne. Keshtu pra, nje pjese e parave te mbledhura nga shfrytezimi i ketyre objekteve perdoret per te paguar interesat per obligacion-mbajtesit.

Obligacionet e kompanive paguajne interesa me te larta se sa obligacionet qeveritare, por ato paraqesin nje shkalle me te larte risku. Megjithate ata nuk jane po aq riskoze sa aksionet e kompanive. Ne qofte se nje kompani falimenton, kreditoret paguhen perapara aksionereve. Obligacionet e kompanive jane te siguruara ose te pasiguruara. Obligacioni i siguruar do te thote qe kompania e garanton huane me aktive te caktuara apo kolateral. Ne qofte se kompania nuk arrin qe te permbushe detyrimet e saj per pagesat e interesit dhe principalit, atehere keto aktive (si makineri, ndertesa apo pajisje) shiten per te permbushur detyrimet e kompanise. Obligacioni i pasiguruar garantohet nga besueshmeria dhe historia e kompanise.

Kur bashkite apo kompanite emetojne obligacione, investitoret paguajne vleren e plote nominale, zakonisht prej 1000$. Keto para i paguhen obligacion-mbajtesit ne momentin qe obligacioni maturohet. Gjate kesaj kohe, mbi obligacionin paguhet nje shume fikse interesi, e cila zakonisht shperndahet cdo 6 muaj. Ne qofte se obligacioni blehet ne tregun sekondar, psh ne bursen e New York-ut, cmimi mund te jete me pak se 1000$. Por, kur te vije data e maturimit obligacion-mbajtesi do te marre 1000$. Natyrisht deri ne daten e maturimit obligacion-mbajtesi do vazhdoje te marr cdo 6 muaj ceqe per interesin ne te njejten norme.

Por cili eshte shkaku qe disa persona do donin te shisnin obligacionet me vlere nominale 1000$ per me nje cmim me te ulet se kjo vlere? Dhe perse jo te gjithe i blejne keto obligacione? Pergjigja gjendet tek normat e interesit. Supozoni se ju bleni nje obligacion per 1000$ dhe qe paguan 10% interes dhe maturohet ne 10 vjet. Cdo vit ju merrni dy ceqe me nje shume totale 100$. Pas nja dy vjetesh, megjithate, normat e interesit per letrat e tjera me vlere rriten, le te themi ne 15%. 100$ qe merni tani si interes mund te behen 150 ne qofte se riinvestoni ne keto letra te tjera me vlere. Keshtu qe ju vendosni qe te shisni obligacionin tuaj. Por askush nuk do qe te paguaje 1000$ per kete obligacion. Perse? Sepse, po ashtu si ju, investitoret e tjere e dine se mund te fitojne me shume duke blere letra me vlere qe sigurojne nje fitim 15%. Per te shitur obligacionin tuaj, ju duhet te ulni cmimin e tij ne menyre qe ai te behet me terheqes per investitoret e tjere. Ne qofte se me vone, normat e interesit bien perseri ne 10%, i njejti obligacion do pesoje nje rritje te vleres se tij.

Sic mund ta shikoni, ka nje lidhje te kundert midis normave te interesit dhe cmimeve te obligacioneve. Ne qofte se norma e interesit rritet, cmimi i nje obligacioni ekzistues bie. Nga ana tjeter, ne qofte se norma e interesit bie, cmimi i obligacioneve ekzistuese do te rritet. Vini re qe ne secilin rast norma e kthimit e obligacionit mbetet e pandryshuar; nje obligacion qe fiton 10% interes do te paguaje gjithmone 10% interes, pavaresisht se si ndryshojne normat e interesit.

Aksionet

Nje menyre tjeter per te investuar parate tuaja eshte blerja e aksioneve te kompanive. Aksionet shfaqen ne forma te ndryshme. Disa kane potenciale te medha rritje ne periudha afatshkurtra; te tjeret rriten ne menyre te qendrueshme ne vlere, per periudha te gjata kohe. Shume aksione paguajne dividende ne para per investitoret. Te gjitha aksionet mbartin nje shkalle te caktuar risku. Ashtu si me te gjitha investimet, nje shkalle me e larte risku nenkupton nje nje potencial me te madh fitimi.

Dy kategorite kryesore te aksioneve jane zakonshme dhe te preferuara. Sic u diskutua dhe ne kapitullin e pare, pronaret e aksioneve te preferuar kane proritet perkundrejt pronareve te aksioneve te zakonshem, persa i perket dividenteve dhe ne marrjen e shumes se investimit ne rast te falimentimit apo likuidimit te kompanise. Megjithate, ndryshe nga aksioneret e zakonshem, aksioneret e preferuar nuk mund te votojne per te zgjedhur drejtuesit e kompanise.

Aksionet klasifikohen ne pese kategori baze:


Aksione te ardhurash.​
Keto aksione zakonisht paguajne dividente te larte dhe mund te perdoren si mjete per te siguruar te ardhura pa i shitur aksionet. Shume aksione te industrise se utiliteteve konsiderohen si aksione te ardhurash.

Aksionet blue-chips.
Keto aksione emetohen nga kompani mjaft solide, me reputacion dhe te besueshme, me nje histori te gjate dhe te qendrueshme rrtijeje dhe stabiliteti. Aksionet blue-chips zakonisht paguajne dividende te vegjel por te rregullt dhe ruajne pak a shume nje cmim te qendrueshem gjate renieve dhe rritjeve te tregut. Shembuj te aksioneve blue-chips perfshijne kompani te tilla si IBM, Exxon, Kodak, General Electric, AT&T dhe Sears.

Aksionet e rritjes.
Keto aksione emetohen nga kompani te reja, dhe me manaxhim kurajoz dhe te afte te cilat po provojne nje faze me norme rritjeje me te shpejte sesa industria ku bejne pjese. Keto aksione zakonisht shperndajne nje divident te vogel ose nuk paguajne fare pasi kompania ka nevoje per fitimet e saj per te financuar ekspansionin. Meqe ato emetohen nga komapni te cilat nuk kane nje histori te meparshme, aksionet e rritjes jane me riskoze sesa te gjitha llojet e tjera te aksioneve por gjithashtu ofrojne nje potencial me te madh per rritje ne cmim.

Aksionet ciklike.
Keto aksione emetohen nga kompani qe preken nga tendencat e pergjithshme ekonomike. Cmimi i ketyre aksioneve tenton qe te bjere gjate periudhave recioniste dhe te rritet gjate periudhave te lulezimit ekonomik. Shembuj te kompanive me aksione ciklike jane kompanite e prodhimit te automobilave, makinerive te renda dhe ndertimit te shtepive.

Aksionet mbrojtese.
Keto aksione jane e kunderta e aksioneve ciklike. Aksionet mbrojtese, te emetuara nga kompani qe prodhojne produkte te tilla si ushqime, pije, ilace dhe kompanite e sigurimit, zakonisht e ruajne vleren e tyre gjate periudhave recesioniste.
Nje karakteristike mjaft unike e aksoneve eshte copezimi i tyre. Kjo ndodh kur kompania rrit (nganjehere dhe zvogelon) numrin e aksioneve te saj. Nje copezim 2 per 1 do te thote qe kompania dyfishon numrin e aksioneve te saj ne qarkullim. Per shembull, ne qofte se nje kompani me 1 milion aksione ne qarkullim, shpall nje copezim te aksioneve 2 per 1, pas kesaj ajo do te kete 2 milion aksione ne qarkullim. Cmimi i aksioneve automatikisht do te bjere ne menyre propocionale. Keshtu ne qofte se nje aksioner ka 100 aksione qe shiten me nje cmim 40$ per aksion para copezimit, papritur ai do ta gjeje veten me 200 aksione qe shiten me 20$ secili. Vini re qe vlera totale e kapitalit te aksionerit mbetet e njejta edhe pas copezimit.

Shkaku kryesor i copezimit eshte shperblimi i aksionereve. Gjithashtu, meqe copezimi ul cmimin e aksioneve, ai e ben kompanine me te tregtueshme per me shume investitore. Shumica e copezimeve rrisin numrin e aksioneve ne qarkullim. Por ka raste kur kompanite ndermarin veprimin e kundert me copezimin, pra bashkimin e aksioneve, duke lene me pak aksione ne qarkullim. Ky veprim ndermeret nga kompania kur ajo mendon se cmiet e aksioneve te saj jane teper te uleta. Te gjitha llojet e copezimeve votohen nga bordi drejtues i kompanise dhe duhen te aprovohen nga shumica e aksionereve.
 
Top