Alkool, drogë dhe prostituta: Jeta e çmendur e pasanikëve arabë

legjenda

MAQEDONIA E VERIUT
Arabia Saudite ka tërhequr vëmendjen e gjithë botës ditët e fundit për shkak të ekzekutimit të 47 personave, mes tyre edhe klerikut shiit Nimr Al Nimr.

Por nëse për qytetarët normalë saudite ekzistojnë rregulla dhe ligje të rrepta që mund t’u kushtojnë edhe jetën, nuk ndodh e njëjta gjë për familjet mbretërore dhe princërit e rinj.

E njëjta gjë ndodh edhe për sheikët e tjerë të Gjirit, si Emiratet e Bashkuara Arabe, Katari apo Bahreini.

Respektimi i Sharias që u është imponuar qytetarëve, duket se është opsional për sheikët.

Sapo dalin nga kufijtë e shteteve të tyre, sheikët e rinj jepen pas jetës luksoze, femrave, bixhozit, alkoolit dhe drogës.

Një panoramë që do të tërbonte edhe imamët më të moderuar.

Një rast i tillë është ai i princit saudit Majed Abdulaziz Al Saud, i akuzuar për përdhunim në Los Angeles, por arriti të largohej duke paguar garancinë prej 300 mijë dollarësh.

Një tjetër rast është ai i 33-vjeçarit Rashid, i parëlinduri i Sheikut Muhammed, që ndërroi jetë në shtator.

Zyrtarisht për një infarkt, por mediat shkruajnë se vdiq për shkak të mbidozës së kokainës.

Londër, Kaliforni, Bregu i Kaltër, etj, janë vendet ku miliarderët arabe shpërthejnë në festa të shfrenuara,

Qatar Airways ka një linjë të dedikuar vetëm për makinat e luksit të sheikëve që lëvizin në mbarë botën.

Sheikët kujdesen që të mos u mungojë asgjë edhe jashtë shtetit.

Por ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen është frekuentimi i shpeshtë me prostituta, që shpesh janë keqtrajtuar nga sheikët arabë.

“Fiksimi” i tyre janë vajzat siriane, të cilat i zgjedhin tashmë në Europë për shkak të luftës dhe mund t’i blejnë shumë lirë.

Seks, bixhoz, drogë, alkool: Sigurisht që Kurani i ndalon të gjitha, por fundja, ata janë sheikë.

La Stampa
largea_paris-and-sheikh1451909746.jpg
134817076BD206_2011_Dubai_I.jpgdes-dubai-imagenes-multimillonarios-fress-fressco1.jpg
&MaxW=640&imageVersion=default&AR-303149980.jpg
 
Back
Top