Alexander Pushkin

Katia

Hmm kureshtar-e?
V.I.P
Aleksander Sergejevic Pushkini lindi ne Moske me 6 Qershor 1799 ne nje familje oborrtare. Me 1811 u rregjistrua ne nje lice ku mesonin femijet e aristokracise peterburgase. Ambjenti ne lice lane gjurme te pashlyeshme ne mendjen dhe zemren e djaloshit. Mjedisi aty ishte i pasur me idete anti carizmit. Qe moshe te vogel ai shkroi vjershat e para lirike per gezimet e jetes,per dashurine,per miqesine dhe per natyren. U be i njohur me oden "Liria",poezite"Cadajevit"dhe"Fshati". Pezia e Pushkinit u ndalua nga censura cariste,por ajo u perhap dore me dore ne qarqet perparimtare. E internuan ne jug ne Kaukaz,ku e mbajte ne mbikqyrje. Pushkini jetoi ne jug gjate viteve 1820-1824. Enderrimet liridashese i shpalosi me fryme bajroniane. Poemat qe e bene te famshem jane"Robi i Kaukazit","Shatervani i Bahcesarait","Ciganet"etj. Ne vitin 1820 i gjeten nje leter ku shpreheshin pikepamje ateiste,gje qe ia forcoi denimin. E detyruan te jetonte pa te drejte largimi ne fshatin Mihajllovsk. Njeriu i dashur,qe i qendroi prane ne keto vite te veshtira,ishte dadoja,se ciles Pushkini i ka kushtuar vargje nga me te ndierat. Deshtimi i kryengritjes se Dekabristeve,te ketyre fiskikeve perparimtare,qe donin te rrezonin carin,e tronditi ate pamase. Pushkini ishte nje perkrahes i hershem i dekrabisteve dhe,kur cari e pyeti se cdo te bente po te kishte qene me 25 dhjetor ne Sheshin e Pallatit,ai u pergjigj pa iu dridhur qerpiku "Do te isha perbri shokeve te mi ne kryengritje!"Reaksioni carist u be edhe me i eger kunder poetit. Ne pas ketij deshtimi ne poezi u ndjene ndjenja pesimizmi "meshira per te renet", "merzia e pergjithshme" qe kishte pllakosur brezin e tij etj. Por sic ka vene ne dukje per te Bjelinski, Pushkini shkundte pesimizmin si luani pluhurin nga krifa e tij. Ne vitin 1827 shkruajti poezine e njohur"Ne Siberi", ku bente thirrje per qendrese krenare dhe shprese. Viti 1827 ishte viti i fundit i interrnimit ne Mihajllovsk. Pas kesaj,poeti jetoi ne Petersburg dhe ne Moske,ku nisi,periudha e fundit e krijimtarise se tij,qe u pasurua me kryevepren"Eugjen Onjegini"(1831). Pak kohe para se te vdiste shkroi poezine "Monument",ku ne menyre gjeniale parashikoi pavdekesi per veten,sepse me liriken e tij ai kishte prekur miliona zemra. Popullaritetin e poetit anticarist te gjithe sundimtaret e kishin hale ne sy. Intrigat dhe shpifjet arriten kulmin kur poeti si kishte mbushur akoma te 38-at. Keshtu,nje nga poetet me te medhenj te Rusise u vra ne duel per ceshtje nderi,me 27 janar 1837.


Ne kemi kohe qe nuk flasim
Por sjemi ndare pergjithmone
Ne qe te dy kerkojme castin
Qe te harrojme zenken tone.

Ky zemerim prej femije
Nuk me le nje cast te qete
Nga malli i madh i dashurise
Ti lozonjare me vjen vete

Kur zemerohesh ti me mua
Edhe me shume une te dua
Se dhe me teper nga shikimi
Te paska hije zemerimi.
 
Pe: Alexander Pushkin

Te huajes.

Ne gjuhe per ty te pakuptuar
Te fundit vargje te kushtoj
Por kete cast te mjergulluar
Vemendjen tende deshiroj
Gjersa i teri te venitem
Gjersa te digjem larg nga ty
Ti do te jesh nje yll i ndritur
Qe do te kem gjithmone nder sy
Nje tjeter kur te kesh perpara
Vec zemres sime i beso
Si ke besuar dhe me pare
Pa ditur se cte thosh ajo.


PERGJERIM

Oh, po te jete e vertete,
Se naten kur gjithcka pushon,
Kur rrezet heneza e zbete,
permbi murrana i vershon,
Shkretohen varret e nemitur
Dhe hijet bredhin neper terr,-
Do thirrnja miken e zhuritur:
Tek une eja menjehere!

M'u cfaq ashtu sic ishe ti
Perpara ndarjes plot trishtim,
E ftoht' e zbehte, si qiri,
Ne prag te fundit gjith mundim.
M'u cfaq porsi nje yll i ndritshem,
Si ze i leht' apo si ere,
Apo si nje vegim i frikshem,-
S'ka gje: ti eja menjehere!...

Spo te therras per te qortuar
Me hijen tende, njerezine,
S'po te therras per t'i zbuluar
Territ te varrit fshehtesine,
Dyshimet nuk me brejne mua;
Po te therras me shpirtin vrer,
Qe te te them me mall: te dua.
Jam yti, eja menjehere!
 
Pe: Alexander Pushkin

SHALLI I ZI

Veshtroj si i cmendur nje shall pis te zi
Dhe shpirtin e ftohte ma mbyt nj'angushti.

I ri kur kam qene, plot vrull, guximtar.
Nje greke te bukur e desha me zjarr.

Dhe puthjet e saja nuk kishte mbarim.
Por ishte i shkruar i zi fati im.

Nje nate po pinja me miq ne gosti,
Kur portes trokiti nj'i lig jahudi.

"Ti pi e defrehesh" cifuti me tha,
"por grekja e bukur, te shkoi e te la"

I dhashe te holla me lot e mallkim
Dhe thirra tronditur te vij skllavi im.

Dhe dolem. Vraponim mbi kuajt veri,
Meshira me flinte ketu mu ne gji.

Dhe porsa e pashe, oh, pragun e saj
M'u erren krejt syte, m'u mbushen me vaj.

Dalldisur shoh vajzen qe mua s'me ndjen.
Ne krahe e pushtonte plot afsh nje armen.

Prap syte m'u erren e thika gjemoi
Ai as te puthuren dot s'e mbaroi.

Kufomen e shtyva me kembe. Pastaj,
Vajtova mbi vajzen, mbi gjoksin e saj.

Kujtoj si po dridhej, si lutej ngadal...
Me vdiq dhe kjo greke me shkoi dhe ky mall!

Dhe shallin ja hoqa, s'iu desh ai me,
Celikun e thikes e fshiva me te.

Dhe skllavi kur nata gjith gjurmet i humb,
Kufomat e tyre i hodh ne Danub.

Q'ahere nuk puth sy te bukur me jo,
Dhe nete gezimesh q'ahere nuk njoh.

...Veshtroj si i cmendur un' shallin e zi
Dhe shpirtin e ftohte ma mbyt nj'angushti.
-----------------------------------------
Letër e Tatjanës Oneginit

Po marr guximin që t’ju shkruaj...
C’do deshit më veç shpirtit t’im?
E di, se ësht’ e drejta juaj
Të më dënoni me përçmim.
Po ju që shihni si po vuaj
Me pak mëshire, sado pak,
Nuk do më mprapsni zemërak!
Më parë desha të rri qetë;
Prej turpit t’im, mbeso-më-ni:
Ju s’do të dinit kur se si,
Po të mund të shpresonja vetë
Që kur e kur,me plot hare,
Të kem t’iu shoh këtu tek ne,
Që t’iu dëgjoj tek kuvendoni,
T’iu them një fjalë, dhe pastaj
Ne zemër veç një mall të mbaj,
Veç gjer sa rish të më takoni...
Po thonë se ju s’rini dot:
Në fshat të heshtur ju mërziti;
E ne... ne rrojmë e më të kot,
Plot gas se vini – e na aviti.
Pse arthtë vetë - ashtu në fshat,
Na gjettë te ky vend i qetë?
T’ju shoh s’do kisha kurrë fat,
S’do kisha turbullimn’ e shkretë.
Dhe afsh’ i shpirtit t’im në jetë
Duk’ u qetuar (kushedi!),
Një mikut mund t’i bëhesha mike,
Dhe shoqe – e jetës e besnike,
Dhe zonj’ e ndershme për shtëpi.
‘’Nje tjetër ... Jo,askujt në jetë
Nuk do t’i falnja dashuri!
E ka vendosur qielli vetë,
Jam jotja në përjetësi;
Gjithë jeta ime më pat qenë
Një peng se ty do të takoj;
Se Zoti jetën ma ka dhënë
Që gjer në varr të t’adhuroj...
Përhera të kam ëndërruar;
Të ndjenja fellë mu ngjit
Me atë vështrim që më trondit,
Në zemër shpesh ta kam dëgjuar
Ty zërin...Jo s’ish ëndërrim!
Dhe sapo hyre ,të kuptova,
Më preke fort, u përvëlova,
Thashë: ësht’ ai,thesari im!
S’është vërtet? Po, të kam ndjerë:
Më flisnje, kur me dhëmbshuri
Ndihmonja njerëzit e mjerë,
A kur në shpirtin t’im të mjerë
Më sillte lutja qetësi,
Edhe tashi,ndaj kësaj grime,
A nuk je ti, o ëndrra ime,
Që n’ errësirë po ndriçon
E vjen më prek me nur e hije?
S’je ti qe plot prej dashurije?
Shpres’ edhe gas më murmuron?
Kush je ti? ثngjelli me shpresë,
Apo një lajkatar pa besë?
Ma hiq tashi këtë dyshim:
Kjo mbase nj’ ëndërr mund të jetë,
Për zemrën time një gënjim,
E ndryshe krejt fat’ i vërtetë...
Po dhe kështu. Jet’ edhe fat
Veç ty t’i kam besuar
Më qan me lotë shpirt’ i ngrat
E mprojtje vi për të kërkuar...
Askush nuk mund të më kuptojë,
Mendja fillon të më lëshoje,
Në heshtje duhet të humbas.
Te pres: Ti eja siç më k’ënda
Dhe shpresat ngjallmi përsëri,
A ma prish ëndrrën qe tashi
Me të qërtuara të rënda!
Mbarova! S’mund të rilexoj...
Po vdes nga frik’ turpëruar...
Po nderit t’uaj i besoj,
Me plot guxim duke shpresuar...’’

(Pjese e shkeputur nga ''Eugen Onegini'')
-------------------------------
Detit

Stuhi rebel lamtumire!
Ne cast te ndarjes perseri,
Ti dallget con perpjet i lire
Dhe zjen, shkelqen me krenari.

Si gjeme e britme pikellimi
E shokut qe na le dhe shkon,
Vikama jote dhe bucimi
Ne gji,se fundi,me kumbon.

O vend i shtrenjte i zemres sime
Ne bregun tend plot bukuri
I zhytur thelle ne mendime
Sa shpesh kam bredhur ne vetmi!

Jehona jote bucimtare,
Me mbush plot gezim e jete
Dhe heshtja jote magjistare
Dhe vrulli camarok o det!

Nje varke e bindur peshkatare
Lundron e ruajtur nga ti
Dhe mes tallazit shket krenare;
po ti terbohesh,c'mendesh fare;
Anije mbyt ne thellesi.

..

S'mu dha prej brigjeve shkembore
Te ikja vec njehere, o det,
Te nisja rendjen, dallget prore;
Atje ku ti gjemon, bucet.


Ne c'vis, ne c'vis te kesaj bote
Po shkoj tani ne shtegetim?
O det, nga shkretetira jote
Nje gje me dhemb ne shpirtin tim.

.................................

O lamtumire! Lamtumire!
Ne shpirt do te te kem perjete
Do ta degjoj me plot deshire
Jehonen tende larg, o det!

Ne shkretetira,neper pyje,
Ku rruga po me con tani,
Do marr me vete shkulmen, hijet,
Shkelqimin tend plot bukuri
--------------------------------------
Hena..

Perse moj hene argjendore,
ti larg nga rete pa pushim,
permbi kanatet e dritores,
vershon te mekurin shkelqim?
Sa here qe me shfaqesh ti,
ne shpirt me zgjohen shqetesime,
dhe brenga plot me dhembshuri,
deshire plot me flakerime.
Oh,ikni,ikni o kujtime!
o dashuri fatkeqe fli!
O,le te mos me shfaqet me,
te perdja e erret ne dritore,
nen driten tende argjendore,
fytyr' e dashur si gjithnje,
fytyr' e embel engjellore
e vashes qe s'do ta shoh me.
O embelsi e dashurise,
plot ledhatime,plot me gaz,
plot me shkelqim te lumturise,
a mund te kthehesh rishmez pas?
I shpejte porsi nje vegim,
me ndrite ti ne fluturim;
U zhduken hijet krejt papritur,
se erdh agimi menjehere,
dhe ti moj hen'e ndritur
ne qiell u mbyte atehere!
Agimi driten pse shperndau?
Nga vash' e shtrenjte pse me ndau?
---------------------------------------
Sirena e ujit

Ndanë një liqeni në pyll të blertë,
Një murg i shkretë erdhi njëherë,
Veç Zotit t'ia kushtonte jetën
Me punë, me lutje dhe me kreshmë.
Përunjur rrëmihte ai në tokë
Me një lopatë të tijin varr,
Lutej që vdekjen t'ia dërgojnë
Të mirët shenjtër që nga lart.

Në derë të kasolles ngriti duart
Drejt Fronit të Zotit ai në verë,
Së lartmi ndihmë për t'i dërguar.
Papritmas pylli u bë i errët;
Mbuloi liqenin mjegull e dendur,
Ndërsa mbas reve ngjyrë plumbi,
Hëna e frikshme rrëshqiti fshehur.
Murgut i mbetën sytë nga uji.

Sheh dhe ndjen zemrën si rreh fort
Përse!? - As vetë s'di ta thotë kurrë
Zhurmshëm vlon uji, me shkumë plot,
Pastaj gjithçka bëhet e shurdhët.
Befas, si një puhizë me mjegull,
E bardhë si bora ndër korije
Një vajzë e bukur, ashtu e zhveshur
Mahnitëse prej ujit heshtazi ngrihet.

Ia hedh vështrimin murgut të shkretë,
Fokët e gjatë, të lagur kreh.
Më s'mund ai frikën ta fshehë,
Dhe si i ngrirë vajzën e sheh.
E sheh si dorën ia tund ngadalë,
Ia bën me shenjë, qesh nazeshumë...
Pastaj sërishmi zhduket në valë
Si yll që natën e humbet udhën.

Gjith natën murgu, s'mundi të flerë
Dhe të gjith' ditën nuk tha një lutje
Përpara syve dhe shpirtit thellë
Kish vetëm pamjen e asaj çupe.
Në terr errësira pyllin e fshehu,
Hëna mbas reve rrëshqiti prapë,
Notoi vajza sërish tek bregu,
Ish e përndritur, e bardhë, flok'artë...

Murgun e sheh, ia bën me shënjë
Së largu puthje atij i hedh,
Luan, mes valësh ç'hidhet sa ëmbël,
Si një fëmijë, her' qan, her' qesh,
E fton, ofshan me ëndje shumë,
“Afrohu, murg, ti eja, ç'pret!?”
Dhe humb pastaj, zhytet në ujë.
Heshtja mbulon gjithçka përreth.

I dehur endej të tretën ditë
Murgu në bregun e magjepsur.
Ta shihte vajzën kishte dëshirë.
Mes territ pylli rrinte i heshtur...
Kur zbardhi dita, mbuloi dhenë,
Kasoll' e tij priste e zbrazët.
Veç ca fëmijë, kështu rrëfejnë,
Panë mbi liqen mjekrrën e bardhë
 
Titulli: Alexander Pushkin

Letersia ruse kam pershtypjen se eshte letersi qe ka lene gjurme te pashlyera ne mbare letersine boterore. Vetem ta paramendosh se kjo letersi na paraqitet e fresket perkunder asaj qe eshte shkruar rreth tre shekuj me heret, eshte shume domethenese. Ua kam lakmi. :fluturverdhe:
 
Pe: Alexander Pushkin

Kush valle ju ndali ju, o vale,
Vrapimn' e forte kush jua preu,
Ne kete pellg te qete valle
Rrekene rrebele kush e ktheu?

Dhe mua kush mi daraviti
Gezimet, shpresat dhembjet, kush
Vall' shpirtin qe me djeg si prush
Me qetesi keshtu ma mbyti?

Shperthe o uje, eres priji,
Digen mortore shkaterro!
Ku je stuhi, simbol lirije?
Shperthe mbi ujrat, i cliro!
 
Pe: Leter e Tatjanes, Onjeginit

Gruziank' e bukur, mos kendo
Ti kengen e vendit tend te qete,
Se mua me kujton ajo,
Nje tjeter vis, nje tjeter jete.

Nder mend me solli me ngadale
Kjo kenge e ashper malesore,
Ndajnaten, henen permbi male
Dhe nje fytyre engjellore.

Kujtimet shpirti me s'i grish,
Nga bukuria jote i dehur;
Po ti kendon-edhe serish
Ajo me cfaqe papandehur.

Gruziank' e bukur, mos kendo
Ti kengen e vendit tend te qete,
Se mua me kujton ajo,
Nje tjeter vis, nje tjeter jete....
 
Redaktimi i fundit:
Pe: Alexander Pushkin

Deshire lavdie

Kur isha idehur krejt ne dhele dashurie,
Kur rrija heshtazi mbi gjunje e te veshtroja
Plot gaz e mall ne gji,-edashur,ti e dije
Qe une per lavdi ahere nuk mendoja;
Gjithmone qendroja larg prej zhurmes e remetit,
Merzi ndjeja ne gji nga titull’ ipoetiti,
Kapitur pa pushim nga shqota e shtrengata,
As qe i vija re qertimet e levdatat,
A mund te ndjeja ankth ne shpirt te perveluar,
kur ti me shihje drejt me sy te dhembsheruar,
kur floket mi lemoje embel e ngadale
e thoshje a me do a je i lumtur valle?
Nje tjeter ti keshtu a do dashurosh?
Me thuaj kurre ti o mik sdo me harrosh?
Aher i heshtur krejt e dashur te veshtroja
Aher te kisha ne shpirt e kurre nuk mendoja
Per brengen,pikellimin e per te renden ndarje…
Askurre nuk mendoja..Po cndodhi?Lote,fsharje
E shpifje,tradheti,me erdhen ne mend.
Papritur per nje cast..po cjam,ku jam ne cvend.
Qendroj si shtegtar i ndjekur nga rrufete
Qe nuk edi per ku e shpie rruga e shkrete
Tani ne zemer kam nje deshire te re
Lavdi,lavdi kerkoj qe ti atje ku je
Gjithmone ta degjosh e dashur emrin tim
Gjithmone te me kesh ne mendje pa pushim
E gjithshka perreth per mua tete flase
Qe ti te me kujtosh me dhembshuri cdo cast
Te gjitha pergjerimet e lutjet plot me lot
Ne kopesht,neper terr,kur u ndame nga mot.
---------


Mengjes dimri.

Sa dite e bukur! Diell e bore!
Dhe ti, mikeshez engjellore,
Ende ben gjumin ledhatar.
Oh, zgjohu, embel cil qepallat,
Aurores dil e shfaqju ballas,
Shkendrit mbi te si yll polar!

A te kujtohet moti mbreme?
Buciste shqota gjithe gjeme
dhe erresire qe ngado,
si njollez heneza zverdhonte
Mes reve sterre e te trishtonte
po sot, pa dil ne xham e shiko:

Ne te pafundmen kaltersire,
Qilimin madheshtor ka shtrire
Debora, qe prej diellit ndrin,
Vec pylli nxin, po thelle prej tij
Blerojne bredhat e perbri,
Nen akull, lumi vetetin.

Me nje shkelqim prej qelibari
Feks tere dhoma e te zjarri
Lodrojne flaket gjithe gaz;
Ti ndihesh ngrohte aty ne shtrat,
Po shih ketu: doriun at
Ta mbreh ne slite kete cas?

E te rreshqasim neper bore,
Kesaj hareje mengjezore,
Mikeshe e shtreenjte, me revane
Te rendim fushes mbetur shkrete
Dhe pyjeve, gjer dje plot flete,
Dhe bregut, qe ne shpirt e kam!
----
Lulja

Nje lulez mes nje libri gjeta,
Te thare edhe pa kundermim;
Dhe per nje cast i shtangur mbeta
E humba thelle n'enderrim.

Kur lulezoi? C'pranvere thua?
Kush e keputi edhe ku?
Nje dore e njohur a e huaj?
Dhe pse e vuri valle ketu?

a per kujtim te nje takimi?
Apo per ndarjen plot trishtim?
A per nje endje pikellimi
Ne heshtje fushash pa mbarim?

Ai, ajo, jetojne valle?
Ku thua jane, ku bredhin ku?
Apo mos ndoshta jane thare,
Si dhe kjo luleze ketu?
-----
Nje i djathte nje i majte.

N'historinë shumëshekullore, kane ecur dorë pas dore.
Nje i majtë e nje i djathtë, paskan qënë të leftajtë*
Jo vetëm qe s'kishin frikë, por e kishin shumë te lehtë,
Djathtanik e majtanik, qerren e tërhiqnin qetë.

Nje i djathtë e nje i majtë, ja! tërheqin edhe kuajtë,
Njëri tjetrin e ndihmon, dhe karroca fluturon.
Dhe gomari u bë i shkathet kur pa shokun ne te djathtë,
E dini c'na tha kopuku? "S'më bën përshtypje as plugu"

Nje i majtë e nje i djathtë kane tërhequr edhe buajtë.
Qe te tërë zoti i faltë, kurrë s'e lanë qerren ne baltë.

Nje i majtë e nje i djathtë, është ne bot' dhe politika,
Por tek ne, më e leftajtë, është dreqi, vete karrig-ja
Kush guxon ta rrokë i pari, shef partnerin qe tërheq kundra,
Me plot gojën thotë gomari "Ma marcin te keqen ke thundra"

Nje i majtë e nje i djathtë nuk tërrheqin vec cakajtë,
Nuk i le lakmia, smira; s'kane faj, jane egërsirra.

Te mbytur ne gjak e lot, po të lutemi ty o Zot:
Ti ke bërë mrekullirat; na i zbut dhe egërsirrat.
Qe kështu: Nje i majtë e nje i djathtë,
Te na bëhen te leftajtë.

---
Kaloresi i vrare

Ne pyjet e largeta mbremja po iken.
Te fundmet shkelqime te saj u veniten,
Lugina e thelle ka heshtur;
Zhurmon midis mjegulles lumi me vale.
mes reve qe enden ne qeill ngadale.
Ndrin henez e arte pareshtur.

Korace e celikte dhe heshte e coptuar
Te shtrira po prehen te kodr'e vetmuar,
Mburoja prej ndryshkut po nxin,
Mamuzet te shkreta ne myshk kane mbetur
Dhe s'tunden nga vendi; dhe henez e mekur
Mbi trup te pergjakur po ndrin.

Rreth kodres vertitet besniku dori,
dicka vezullon thelle syve te tij,
Me kryet e unjur kalon;
Luginen po rreh me patkonj gjithe zjarr,
koracen veshtron edhe krejt vetmitar
Po dridhet, se thelli gulcon.

Nxiton neper terr vetmitari dori,
Me shprese e me frike e me drojtje ne gji,
Patkonjte i brengosur rreh shpejt;
Po ngjitet me duf ne kodrine e veshtron
E nxiton...e celiku ne terr tingellon,
Ndene kemben e lodhur te vet.

Afrohet te trup'i kalorsit te shkrete,
Mundohet ta coje, po kocka kercet
Edhe kafka perplaset per toke...
Se thelli i gjori dori hingelliti
Perqark n'erresire veshtrimin vertiti
Dhe heshtaz pastaj uli koken.

Shtegtari qe larg neper terr po kalon,
mes heshtjes te ngjan se mbi kocka po shkon...
Po ja dita zbardh perseri,
Koraca dhe heshta e shkrete po ndrin.
Kalorsi rri shtrire e s'leviz mbi kodrine.
Doriu vec endet rreth tij.
 
Titulli: Alexander Pushkin

Une ju kam dashur!
Ndoshta dashuria
Ne shpirtin tim akoma nuk u shua,
Por s'dua qe t'ju kape merzia,
T'ju pikelloj tani jo kurre s'dua.

Ju desha heshtur fare dhe pa shprese,
I munduar nga zilia s'jua thashe,
Ju desha aq sinqerisht dhe me bese,
Sa dhente zoti nje tjeter kaq ju dashte!
 
Titulli: Alexander Pushkin

Vrasja e Lenskit

Pa fryme dergjej dheut shtrire
I zbete , i bukur ky poet.
Ne gjoks i ridhte plake e nxire
Dhe gjaku skuqte pembi dhet
Ne kete gjoks tani me brima,
Me pare rrihnin frymezime,
Urrejtje,shprese,dashuri.
Levrinte gjak ne dejt' e rij.
Tani konakut te braktisur
I ngjan ky trupi.Heshtje terr
U shua vatra tym me s'nxjerr.
Kanatet mbyllur e puthisur.
Xhamet me pluhur .Zot nuk ka
Ku shkoi?U zhduk e gjurme s'la

Varri i Lenskit

Atje,(kur nis shiu i pranveres
Qe u jep fushave aq nur),
Vjen nje bari ne mbrembje herë,
Kendon edhe opingat thur.
Ndonje studente qytetare
Qe veron lugjeve fshatare,
Kur fushes bredh shpejt e ngadal
Perpara varrit kalin ndal;
Duke leshuar heshtur frerët,
Velin largon nga balli i saj,
Lexon mbishkrimin e pastaj
Në sytë e bukur e te erret.
Nje lot i mjegullt shdrit i qet
E prape fushes kalin nget.

Tek varri i Lenskit

Mbi degë bredhi të perkulur
Nga flladi i lehtë mbrëmësor,
Lëkundej nje kuror e thurur
Dhe heshtje e paq' n'atë sinor.
Ndoshta këtu ca kohë më parë,
Dy shoqe vinin vetimtare
Në mbrëmbj.Rrinin përmbi varr
Dhe derdhnin lot atje në bar.
Porse tani..ky kryq i drurët.
Harruar është gjurma për reth
Nuk ka.Kurorë s'ka më gjeth;
Veçse bariu i thinjë,i murrët
Si dhe më parë vjen mbi gur
Kendon edhe opingat thur.
 
Titulli: Alexander Pushkin

Korbi korbin e therret ,
Korbi korbit i kroket.
Ku do te veme, ku do shkojme ?
... Dreken sot ku do ta shtrojme ?

Korbi korbit i tregon
Cila darke po i fton,
Tej ne fushe nen nje shelg
Nje kreshnik shpirtin po jep.

Kush e vrau dhe perse,
Nje skifter e di nga se
Edhe pela kuqaloshe
Dhe e zonja bukuroshe.

Ky skifteri fluturoi
Nje armik pelen shaloi ,
Zonja pret e djegur mallit
Jo te vdekurin, te gjallin


A. Pushkin
 
Pe: Alexander Pushkin

KOKETES...

A mund, kaq verberisht dhe ju,
Si dhe Anesja te besonit?
Ne c'liber valle e gjetet, ku,
Se vdes nga zjarri vagabondi?
Degjoni: mbushet tridhjete vjet,
Po, tridhjete vjet dhe pak me shume;
Un' mbi njezete, por ne jete
Kam qene zgjuar, jo ne gjume:
S'me prek betimi qesharak
Dhe djallezite m'u merziten;
Por edhe juve jo me pak
Besoj ju lodhen tradhetite;
Te ftoht'u beme dhe te matur
Dhe s'presim te na thot' njeri,
Se e perjetshmja dashuri
Tri jave e shumta mund te zgjatet.
Si miq ne ishim pak me pare,
Por ja: merzitja burr'i ashper....
Un'u tregova si e marre
Dhe ju si vajze e pafajshme;
Betimin beme...por....medet!
Pastaj betimin e harruam:
Natashen dashurova vet,
Ju me Kleonin u afruat.
Keshtu u ndame; gjer me sot
Jetojme ne te qet' te lire,
Dhe mund , pa shqetesim te kote,
Ende te ishim miq te mire.
Por jo! qysh heret ne mengjes
Nje flak' tragjike prap u ndes;
Serish ju ngjallet lashtesine-
Ju predikoni perseri
Nje kalorsiake dashuri-
Trishtimin, taktin, xhelozine,
Per bese, s'mundem-jo, vertete.
Un' s'jam femije ndonse poet.
Kur jemi ne ne perendim,
Te dashurise' tua leme rradhen-
Ju vajzes suaj me te madhe,
Un' me te voglit vllait tim:
Eshte rradhe e tyre per te lozur
Dhe lotet lume t'i leshojne
Nga dashuria te marrosur,
Dhe ne t'i marrim neper goje.

############################

ACARI...

Atje ku vap adjeg si zjarri
ne trojet thare e bere prush
I tmerrshem vigjelon acari
Ne shkretetiren e pafund

Natyre e stepave pa jete
E polli ne nje dite inati
Me vdekje dhe farmak te shkrete
Kuroren, rrenjet ja sperkati

Kur dielli djeg permbi djerine
Nga korrja rrjedh farmaku i shkrire
Pastaj rreshira nis e ngrin
Kur mbremja vjen me ftohtesire

Atje as zogu s'fluturon
As tigri s'shkon, tufan i zi
Te peme e vdekjes sec gjemon
Dhe iken larg me mort ne gji

Kur rete udha ndodh ti shpjere
Permbi kuroren e dremitur
Nga deget helmi nis te bjere
Si shi mby reren e zhuritur

Njeriu urdheroi njerine
Te vinte tek acari plak
Kur rrezet e agimit ndrine
Ai u kthye me farmak

Rreshire pru prej koreve
Dhe nje degez te ronitur
Dhe djerse e ftohte si rreke
I rridhte ballit te venitur

I pruri dhe u lig, u shtri
Pa hyre ne kasolle dot
Dhe vdiq i gjori skllav fatzi
Atje nen kembet e te zot

Rreshiren mori princi e shkoi
Ne helm e ngjeu c'do shigjete
Dhe fqinjeve vdekjen c'u dergoi
Pertej kufireve te vet

########################

KUJTOJ ME MALL NJE CAST GEZIMI...

Kujtoj me mall nje cast gezimi
Perpara sysh mu shfaqe ti
Si vezullim i nje vegimi
Si engjell plot me bukuri.

N'andralla jete zhurmekote
Me dhimbje brengash e merzi
Me grishte larg fytyra jote
Dhe zeri yt plot embelsi.

Nga shqote e koherave qe shkuan
Keshtjell' e endrrave mu shemb
Me mjegull vitet ma mbuluan
Fytyren tende, zerin tend.

C'i ngrysa ditet gjithe brenge
I zymte dhe ne shkreteti
Pa perendi, pa shprese e kenge
Pa lote, jete e dashuri.

Por ja! Me shkrepi prap agimi
Se perseri u shfaqe ti
Si vezullim i nje vegimi
Si engjell plot me bukuri

Dhe rreh me gaz kjo zemra ime
Sepse ju kthyen perseri
Dhe perendi, dhe frymezime
Dhe lote, e jete, e dashuri.
 
Titulli: Alexander Pushkin

Pushkini, zëri këndues që himnizoi sentimentet dhe përpushi shpirtrat e dëshirimeve

Aleksandeumlr-Sergejeviccedil-Pushkini_zpsf192doki.jpg


Letërsia ruse, krejt mbamendja e kujtesës së poezisë nuk mund të kuptohen pa pjesëmarrjen e Pushkinit në të. Ai ishte një prej zërave të fuqishëm që himnizoi sentimentin dhe çoi peshë shpirtin e një epoke dhe u plazmua në përjetësi.

Shpirti i Pushkinit karakterizohet, para së gjithash, nga ajo poezi, e cila nuk gjendet në libra, por në natyrë, në jetë. Ngjyrimi i përgjithshëm i poezisë së Pushkinit, veçanërisht ai lirik, është bukuria e brendshme e njeriut dhe humanizmi, që e ushqen shpirtin. Pushkini i përket atij grupi të krijuesve gjenialë, atyre natyrave historike, të cilat, duke punuar për të sotmen, përgatitin të ardhmen dhe pikërisht, për këtë nuk mund t’i përkasin vetëm së shkuarës, do të thoshte Belenski për Pushkinin. Ata janë dëshmimi i gjithëkohjes së një epoke.

Pushkin është konsideruar prej shumë kremtimesh kritike, si përfaqësuesi kryesor i romantizmit në letërsinë ruse. Megjithatë, ai nuk mund të etiketohet pa mëdyshje si një romantik. Kritikët rusë e kanë argumentuar që vepra e tij përfaqësojn një rrugë nga neo-klasicizmi përmes romantizmit në realizëm.

Gjithqysh Pushkini, me penën dhe kumtin e tij krijues u bë zëri më i ëmbël dhe kumbimi më depërtues i ëndjes së gjeneratës, vetë shpirti i gjallimit gjithëjetues të saj. Përgjatë kësaj ëndje, ai mbeti patriarku absolut i poezisë, kreshtës me të harlisur, me të cilën matej nevoja e asokohshme e sentimenteve dhe dëshirimit kaplues. Në këto hove të vrullshme shpengimesh shpirti, ai hedh dritë të vezullimtë në brendinë më të njimendtë të shpirtit njerëzor.
 

Attachments

  • Aleksandeumlr-Sergejeviccedil-Pushkini_zpsf192doki.jpg
    Aleksandeumlr-Sergejeviccedil-Pushkini_zpsf192doki.jpg
    95.9 KB · Shikime: 0
Titulli: Pe: Alexander Pushkin

Behja e poetit

Aleksandër Sergejeviç Pushkini lindi në Moskë më 6 qershor 1799, në një familje oborrtare. Më 1811, u regjistrua në një lice, atje ku kridheshin në krahët e një jetësimi diturues edhe fëmijë të aristokracisë peterburgase. S’kishte se si të ndodhte ndryshe, në rrugëtarin e një gjeniu, kjo strehëz dijetimi do të linte gjurmë të pashlyera në formësimin dhe brumosjen e krejtçka u ngrit në përmendoren e memuarit të letërsisë ruse dhe asaj botërore. Së andejmi ai u josh dhe u përflak në shpuzën e ideve anitcariste, ngulmi dhe vlimi i asokohshëm i vullnesave për ndryshim dhe harbimit të shpirtit të lirisë dhe zellit flakërues të transformimeve të mëdha. Që në moshë ende të vogël, ai shkroi vjershat e para lirike për jetën, dashurinë, natyrën dhe të tjera ngasje të ngulmeve të tij të shpenguara. Mbamendte se në atë kohë u bë i njohur me odën “Liria”, poezitë, “اadajevit” dhe “Fshati”, të cilat përcillnin tempin e kësaj pene flakatare.

Përndjekja cariste

Censura cariste do ta ndalte këtë fluturim shkundullitës në qiellin e nevojës për liri të një brezi ngulmesh të ethshme për ndryshim dhe kurajës së paepur, për t’u hedhur në flakët e kacafytjes së mundësive.

Jo vetëm censura, por edhe internimi do të lëshojnë në shpengim këtë shpirt lirie. Poezia e Pushkinit edhe pse u ndalua censura cariste, ajo u përhap dorë më dorë, duke e kthyer vargjet e tij në limfën e një rebelimi. E internuan në Kaukaz, ku e mbajt në mbikëqyrje të rreptë. ثndërrimet liridashëse i shpalosi me frymë bajroniane. Poemat që e bënë të famshëm atë janë: “Robi i Kaukazit”, “Shatërvani i Bahcesarait”, “Ciganet” etj. Në vitin 1820 i gjetën një letër ku shpreheshin pikëpamjet ateiste, e cila ia bëri më të rëndë barrën e dënimit. E detyruan të jetonte pa të drejtë largimi në fshatin Mihajllovsk. Njeriu i dashur, që i qëndroi pranë në këto vite të vështira, ishte dadoja, së cilës Pushkini i ka kushtuar vargje nga më të ndjerat. Dështimi i kryengritjes së Dekabristëve, të këtyre fisnikëve përparimtarë, që donin të rrëzonin nga pushteti Carin, e tronditën pa masë atë.


Zhgënjim dhe shpresë


Pushkini ishte një përkrahës i hershem i Dekrabistëve dhe kur Cari e pyeti se ç’do të bënte po të kishte qenë më 25 dhjetor në Sheshin e Pallatit, ai u përgjigj pa nguruar: “Do të isha përbri shokëve të mi në kryengritje!”. Reaksioni carist u bë edhe më i egër kundër poetit. Pas këtij dështimi në poezi e Pushkinit nuk mund të fshihej ai përshkim zhgënjyes që e kishte shpuar tejpërtej këtë kurm flakatar. Do të vinin në jetë kumtet pesimiste “Mëshira për të rënët”, “Mërzia e përgjithshme”, gjendje që kishte pllakosur brezin e tij. Por siç ka vënë në dukje për të Bjelinski, “Pushkini shkundte pesimizmin si luani pluhurin nga krifa e tij”. Në vitin 1827 shkruan poezinë e njohur “Në Siberi”, ku bënte thirrje për qëndresë krenare dhe shpresë. Viti 1827 ishte viti i fundit i internimit në Mihajllovsk. Pas kësaj, poeti jetoi në Petërburg dhe në Moske, ku nisi, periudha e mbrame e krijimtarisë se tij, qe kulmon me “Eugjen Onjegini” më 1831. Pak kohe para se të vdiste shkroi poezinë “Monument”, ku në mënyrë gjeniale parashikoi pavdekësi për veten, sepse me lirikën e tij ai kishte prekur miliona zemra, kishte rrokur pafund përjetime.
 
Titulli: Alexander Pushkin

I hyjshmi i poezisë ruse

Poezia e tij qe këngë hyjnore e bërë për perëndi dhe vetë ai, magjistar që përmbysi edhe konstatimin e Volterit se dashuria i bën njerëzit poetë, duke i bërë njerëzit, me poezitë që shkroi, dashnorë. Ai, tashmë pranohet nga të gjithë, ashtu siç e përcaktoi i pagabueshmi Bjelinski, si fenomen që jeton dhe lëviz përjetësisht, fenomen që nuk ndalet në pikën ku e kap vdekja, por që vazhdon të zhvillohet në ndërgjegjen e shoqërisë. Ja pse dhe vdekja fizike e tij, në 10 shkurt të vitit 1837, tronditi e përloti miliona njerëz edhe pse ajo qe në pajtim të plotë me epokën kur ai jetoi, me intrigat e urrejtjet e kohës, me mentalitetet e saj, me kryelartësinë dhe konceptin që edhe ai, si pjesë e asaj kohe, kishte për nderin e moralin. Ja përse edhe sot, brezat, me shumë të drejtë mallkojnë ditën kur ai njohu në shtëpinë e Karamzinëve, kolonelin emigrant francez Xhorxh D`Antes dhe i mundon dilema për thesaret që do të kishin ndër duar, sikur ai plumb fatal, por gjithsesi historik, nuk do të priste në mes jetën e kryemjeshtrit të dashurisë, në atë duel të panevojshëm, atje në rrugën e Pargolovos, pranë fshatit Odojevski. Asnjëherë, një plumb i vetëm nuk kishte bërë dëm më të madh, sesa ai që shtriu përdhe të vetmin njeri të gjallë që mund të matej me vetë Kupidonin. Se po të parafrazojmë Ciceronin edhe Kupidoni në qoftë se do të mund të fliste, do të fliste vetëm kështu. Legjislatorin e dashurisë së sinqertë dhe pasionante, e vrau dora e pabesisë, e bashkë me të, u shuan përgjithmonë dhe humbën për të mos i parë askush, perla pambarimisht të shkëlqyera që prisnin radhë të merrnin jetë në mendjen dhe zemrën e poetit.

Kultura ruse kurrë nuk do të ishte kaq e bukur, sikur asaj t`i mungonte zëri shkëlqimtar i Aleksandër Sergejeviç Pushkinit. Aq e vërtetë është kjo, sa po t`i besojmë asaj thënies impresionante të Algarotit se “Petërburgu është dritarja përmes së cilës Rusia shikon Evropën”, atëherë, është jashtë çdo dyshimi, se dhe bota e ka parë Rusinë, në radhë të parë, nëpërmjet gjenisë krijuese të Pushkinit. Intuita profetike e Derzhavinit që teksa dëgjonte më 8 janar të vitit 1815, një fëmijë të hijshëm, flokëkaçurrel dhe me sy të zgjuar, të deklamonte në “Kujtime të Carskoje Sjello”:

Simbol i dinjitetit kombëtar, zëri më i kumbueshëm dhe më i fuqishëm i dëshirës për liri, filozofi që gjeti mënyrën më të thjeshtë e më të mençur, për të rrënjosur tek çdo njeri mendimin se jetën e bën kaq të çmuar dashuria e pastër, Pushkini me romantikën, por dhe me vërtetësinë e uraganit të fjalës së tij artistike, u bë shumë shpejt shumë i dashur për shqiptarët, sapo kushtet bënë të mundur përkthimin dhe botimin e veprës së tij. Atyre që jetuan para nesh, u la mbresa të veçanta trajtimi që ky gjigant i bënte nevojës për liri, pasi për ta, mungesa e saj qe preokupimi kryesor.
 
Titulli: Pe: Alexander Pushkin

Vdekja tragjike e poetit

I madhi poet rus, më i veçmi i testamentit të letërsisë dhe limfës së këtij gufimi. Vdiq në një duel për të mbrojtur nderin e së shoqës se tij, Natalia. U vra nga një plumb që mori në stomak gjatë përballjes që pati me oficerin francez, Zhorzh D’Ante, i cili ishte dhe i kunati i tij. Për vdekjen e Pushkinit ka dy hipoteza:

E para, se D’ante cënoi nderin Pushkint, duke i shprehur dukshëm dashurinë e tij gruas së poetit, një tërheqje që ra në sytë kreshtar të shoqërisë së lartë e kohës, e cila ia lejonte vetes të merrej me komentet e sjelljeve të D’antes dhe Natalias gjatë ballove.

E dyta hipotezë, së cilës i druhej dhe vetë Pushkini, qe se D’ante ishte thjesht një mjet në dorën e Carit të Rusisë, që frikësohej prej poetit dhe donte ta zhdukte atë. Kjo hipotezë do të justifikonte dhe varrimin e fshehtë të poetit dhe mbrojtjen të cilën Cari i premtoi Natalias dhe fëmijës së saj. Këto hamendësime janë përftuar prej librit të Vickery-t, gjithashtu edhe prej ditarit të poetit, copëza të përshkrimeve që ka lënë, përafrojnë krijimin e mozaikut të së vërtetës. Gjithsesi, ai iku tragjikisht në moshën 37-vjeçare duke e thelluar boshin që ky shpirt i lirë ngasej ta mbushte përplot pasion.

Ditari Sekret i Pushkinit


Më 1986, një libër me titull “Ditari Sekret 1836-1837” u botua nga një Mineapolis, shtëpi botuese MIP Company, duke pretenduar të jetë ditari privat që mbahej nga Pushkin. Kësisoj në të u promovuan disa detaje që kishte të bënte me përmbajtjen, kjo për arsye të mbulimit të qëllimshëm me harrim në Rusi. Testamenti erotik i Pushkinit do të gjente dritën e botimit më 2001 në Moskë nga Ladomir Publishing House e cila krijoi një skandal. Në vitin 2006 një botim Rusisht-Anglisht dygjuhëshe u botua në vendlindjen e poetit nga Shtëpia Botuese Retro. Saora ai është në ëndjen e lexuesit të 25 vendeve të botës.
/Albert Vataj
 
Titulli: Alexander Pushkin

Ditari Sekret i Pushkinit

Më 1986, një libër me titull “Ditari Sekret 1836-1837” u botua nga një Mineapolis, shtëpi botuese MIP Company, duke pretenduar të jetë ditari privat që mbahej nga Pushkin. Kësisoj në të u promovuan disa detaje që kishte të bënte me përmbajtjen, kjo për arsye të mbulimit të qëllimshëm me harrim në Rusi. Testamenti erotik i Pushkinit do të gjente dritën e botimit më 2001 në Moskë nga Ladomir Publishing House e cila krijoi një skandal. Në vitin 2006 një botim Rusisht-Anglisht dygjuhëshe u botua në vendlindjen e poetit nga Shtëpia Botuese Retro. Saora ai është në ëndjen e lexuesit të 25 vendeve të botës.
/Albert Vataj


Erotik?? ai ditar vetem erotizem ska brenda tij...pornografik po
Shtoji edhe faktin e nderthurjeve brenda familjes...nje shthurjeje totale dhe orgjira te shfrenuara

Do themi jeta e tij , padiskutim por te jemi te kujdeseshem me percaktime.

Ndersa per vdekjen e tij ne ditarin sekret thuhet se dueli ishte midis Carit dhe Pushkinit per ceshtje nderi.
Zhorzh D’Ante u zgjodh thjesht si messengeri per ta cuar ne dynja tjeter .
Dhe pushkini e ndjente kete frike , e shprehte qartazi .....
 
Titulli: Alexander Pushkin

Pergjerim


Oh, po te jete e vertete,
Se naten kur gjithcka pushon,
Kur rrezet heneza e zbete,
permbi murrana i vershon,
Shkretohen varret e nemitur
Dhe hijet bredhin neper terr,-
Do thirrnja miken e zhuritur:
Tek une eja menjehere!

M’u cfaq ashtu sic ishe ti
Perpara ndarjes plot trishtim,
E ftoht’ e zbehte, si qiri,
Ne prag te fundit gjith mundim.
M’u cfaq porsi nje yll i ndritshem,
Si ze i leht’ apo si ere,
Apo si nje vegim i frikshem,-
S’ka gje: ti eja menjehere!…

Spo te therras per te qortuar
Me hijen tende, njerezine,
S’po te therras per t’i zbuluar
Territ te varrit fshehtesine,
Dyshimet nuk me brejne mua;
Po te therras me shpirtin vrer,
Qe te te them me mall: te dua.
Jam yti, eja menjehere!
 
Titulli: Alexander Pushkin

KUJTOJ ME MALL NJE CAST GEZIMI

Kujtoj me mall nje cast gezimi
Perpara sysh mu shfaqe ti
Si vezullim i nje vegimi
Si engjell plot me bukuri.

N’andralla jete zhurmekote
Me dhimbje brengash e merzi
Me grishte larg fytyra jote
Dhe zeri yt plot embelsi.

Nga shqote e koherave qe shkuan
Keshtjell’ e endrrave mu shemb
Me mjegull vitet ma mbuluan
Fytyren tende, zerin tend.

C’i ngrysa ditet gjithe brenge
I zymte dhe ne shkreteti
Pa perendi, pa shprese e kenge
Pa lote, jete e dashuri.

Por ja! Me shkrepi prap agimi
Se perseri u shfaqe ti
Si vezullim i nje vegimi
Si engjell plot me bukuri

Dhe rreh me gaz kjo zemra ime
Sepse ju kthyen perseri
Dhe perendi, dhe frymezime
Dhe lote, e jete, e dashuri.
 
Titulli: Alexander Pushkin

Mos u ngrys prej deshperimit,
Nese jeta te genjen
Hesht ne diten e mundimit
Rishmez dite e gazit vjen

Zemra me te ardhmen rron
Nga e sotmja shqetesohet
Kur gjithcka papritur shkon
Per te shkuaren mallohet.

Dhe zemra rrek e ngazelluar
Sepse per te u ngjallen sot
Hyjni,e vjershe e frymezuar
Dhe jete e dashuri e lot.
 
Ne kemi kohe qe nuk flasim
Por sjemi ndare pergjithmone
Ne qe te dy kerkojme castin
Qe te harrojme zenken tone.

Ky zemerim prej femije
Nuk me le nje cast te qete
Nga malli i madh i dashurise
Ti lozonjare me vjen vete

Kur zemerohesh ti me mua
Edhe me shume une te dua
Se dhe me teper nga shikimi
Te paska hije zemerimi.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top