Aleksis Cipras rikonfirmon besimin e grekëve: Fitorja është juaja

cent

...Lontano
Harta politike e Greqisë u ngjyros me rozë gjatë orëve të mbrëmjes së të dielës, pas numërimit të gjysmës së kutive të votimit, në zgjedhjet e parakohshme për qeverinë. Me numërimin e 53.84 për qind të votave, partia e radikalit të majtë, Syriza ka rezultuar fituese me 7.43 për qind më tepër vota se partia konservatore, Demokracia e Re. Syriza ka marrë 35.5% të votave, të cilat i sigurojnë 145 vende në Parlament, ndërsa Demokracia e Re, 28 për qind të votave, ose 75 vende. E treta renditet Agimi i Artë, me 7.09 për qind dhe Pasok, me 6.42 për qind.
S3gfI48l.jpg
Në një fjalim para popullit të Athinës në mbrëmje, kreu i Syriza-s, Aleksis Cipras falënderoi mbështetësit dhe u shpreh se "rezultati është një fitore për popullin". Ashtu siç ishte parashikuar, Cipras ka konfirmuar një riformim të koalicionit me Panos Kammenos, liderin e Partisë Grekët e Pavarur. "Kjo është fitorja juaj. Jam i nderuar sot", dekaroi Cipras. "Ju më keni dhënë një mandat të pastër për të qeverisur për katër vite të tjera", vijoi ai. Ndërsa ka falënderuar grekët, veçanërisht të rinjtë, për mbështetjen edhe kësaj here të Syriza-s, Cipras paralajmëroi se përpara tij paraqiten vështirësi të cilat nuk mund të kapërcehen me magji. "Një punë e vështirë duhet bërë", theksoi ai.

Më herët, ND e ka pranuar humbjen. Lideri i saj, Vangelis Meimarakis deklaroi për reporterët: "Rezultati i zgjedhjeve tregon se partia e parë është Syriza dhe Cipras. I përgëzoj!". Grupi i deputetëve të shkëputur nga Syriza, që formuan partinë Bashkimi Popullor, kanë marrë pak se 3 për qind të votave, duke mos arritur të sigurojnë asnjë vend në Parlament. Lideri i tyre, Panagiotis Lafazanis u shpreh: "E humbëm betejën, por jo luftën". Mediet greke raportojnë se Cipras ka komunikuar me liderin e partisë Grekët e Pavarur (ANEL), Panos Kammenos për një ribashkim në koalicion. Kammenos është optimist për një tjetër koalicion me Cipras: “Me të gjithë grekët e bashkuar, ne do të ecim përpara”, tha ai. Pjesëmarrja në zgjedhje ishte në nivele të ulëta, me vetëm 55 për qind.

Mediet greke rapotojnë se kreu i Syriza-s, Aleksis Cipras ka komunikuar me liderin e partisë Grekët e Pavarur (ANEL), Panos Kammenos për një ribashkim në koalicion. Parashikimet tregojnë se Cipras mund të riformojë koalicionin. Nëse Syriza nuk fiton 145 vende dhe Grekët e Pavarur marrin 10 karrige në Parlament, koalicioni do të ketë një mazhorancë të ngushtë në Parlamentin me 300 vende.

/Shekulli
 
Back
Top