Aleanca saudite bombardon spitalin në jemen

LeVoyageur

Once upon a time...
Aleanca Saudite bombardon objektet civile në luftën e Jemenit. Të dielen dhjetë fëmijë kanë vdekur dhe afro 30 janë lënduar, ndërsa Koalicioni Saudit bombardoi shkollën.

Në luftën e Jemenit brenda një viti e gjysëm, mbi 2.5 milionë njerëz janë pa kulm mbi kokë, transmeton RTK.

Arabia Saudite dhe armata e qeverisë së Jemenit kanë bombarduar të hënën spitalin, njofton organizata “Mjekët pa kufi”.

Po sipas kësaj organizate, në rajonin e kryengritësve, nga bobmardimet në spitalet, të cilat gjenden në rajonin e kryengritësve, të mbështetura prej Iranit, janë vrarë 9 persona. Dy pacientë vdiqën më vonë nga plagët e marra. Ndërsa po bombardohej, në spital ndodheshin dhjetëra pacientë në sallat e operimit, si dhe në repartin e lindjes.

Përkrahja e vendeve perëndimore ndaj Koalicionit Saudit, në luftën e Jemenit, është e hapur.

Orgnanizata “Mjekët pa kufi” dënoi zëshëm sulmin nga ajri nga Arabia Saudite, mbi spitalet civile, që është e katërta brenda këtij viti.

Në Jemen lufta civile ka shpërthyer në vitin e kaluar, kur forcat rrebele, me ndihmën e Iranit patën marrë një pjesë të territorit. Ndërkaq forcat ushtarake, besnike ndaj qeverisë së Jemenit, të mbështetura nga Arabia Saudite, po iu kundërvihen forcave rrebele. Ndërsa SHBA, Britania dhe disa vende të tjera, po e ndihmojnë Aleancën Saudite.

Gjatë kësaj kohe, sipas OKB-së, u vranë mbi 6400 njerëz, gjysma prej tyre civilë. Ndërkaq mbi 30000 persona janë të plagosur. Jemeni po futet në katastrofën humanitare.

Bombardimet në spital ka dënuar edhe Sekretari i OKB-së Ban Ki Moon. Forcat e koalicionit janë arsyetuar lidhur me intervenimin e tyre nga ajri, duke deklaruar se objektivi ka qenë goditja e bazave të forcave rebele.



Rtklive.com
 
Titulli: Aleanca saudite bombardon spitalin në jemen

Kjo bote ka vajtur per lesh.
 
Titulli: Aleanca saudite bombardon spitalin në jemen

Kjo bote ka vajtur per lesh.

Nese edhe nje here e shkruan, ateher nuk e luan topi kete fjale....vec do e permisoja, njerezit, bota mbetet e njejt...
 
Back
Top