Albin Kurti: Pavarësia e Kosovës nuk është e vërtetë

LeVoyageur

Once upon a time...
Vetëm pak ditë pas 7 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ish-kryetari i lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka ëlshuar një deklaratë në lidhje me të.

“Pavarësia e Kosovës është fiktive, thjesht në letë, pasi gjithë vendimet i marrin të huajt”, ka thënë Kurti.

Ai ka shtuar se kjo nuk është as pavarësi e vërtetë as e plotë.

Në intervistën e dhënë për gazetarin Bugajski Kurti tha se “Megjithëse kemi shpallu pavarësinë 7 vite më parë, na mungon sovraniteti dhe integriteti territorial si dhe zhvillimi ekonomik që do të sillte mirëqenie për qytetarët”.

“Kur të zgjidhim këto dy probleme atëherë do të jemi vërtet të pavarur”, ka thënë Kurti.
mapo
 
Titulli: Albin Kurti: Pavarësia e Kosovës nuk është e vërtetë

E trishtë që atë çka Rama ia tha Vuçiçit në Beograd, Mustafa dhe Thaçi nuk ia thonë dot Jabllanoviçit në Prishtinë


Bugajski: Shkarkimi i ministrit serb Aleksandër Jabllanoviç së fundmi? A mund t’ia shpjegoni publikut shqiptar dhe atij amerikan se çfarë shtrihej pas kësaj? Përse u detyrua ai të jepte dorëheqjen? Dhe në tablonë e gjerë, a duhet të shërbejnë serbët në qeverinë e Kosovës?

Kurti: Padyshim që serbët duhet të shërbejnë në qeverinë e Kosovës. Por ata duhet ta pranojnë se Kosova është vend i pavarur. Kosova është republikë. Dhe ata duhet të tregojnë besnikëri ndaj shtetit të cilit do t’i shërbejnë. Mandatin e kaluar ne kishim serbë në Parlamentin e Kosovës, të cilët përgjithësisht e njihnin pavarësinë dhe thoshin Kosova. Madje kishim edhe një social-demokrat nga Graçanica, i cili ka thënë “Kushtetuta e Republikës së Kosovës”. Disa syresh thoshin vetëm “Kushtetuta e Kosovës”. Por ai përdor edhe fjalën “Republikë”. Por tani me Listën Serbe, e cila është fund e krye besnike ndaj Beogradit dhe jo ndaj Prishtinës, dhe e cila është krijuar nga Beogradi si një lloj formacioni çetnik, ata ndryshuan shumëçka në qëndrimin e serbëve në shtetin e Kosovës përkundrejt institucioneve dhe vetë shoqërisë. Pra, ata janë mjaft të ndryshëm nga serbët e mandatit të mëparshëm në qasjet dhe qëndrimet e tyre. Dhe kjo është tejet problematike për Kosovën, pasi ata praktikisht kanë fuqinë e vetos mbi shumë çështje. P.sh. fakti nëse Kosova do të ketë ushtri apo jo nuk mund të bëhet pa miratimin e Listës Serbe, e cila mban gjithnjë një linjë të hapur telefonike me Vuçiçin. Z. Jabllanoviç ka thënë diçka absolutisht të pavend. Ai i cilësoi “egërsira” nënat e personave të pagjetur të cilat po protestonin në Gjakovë, si dhe aktivistët e lëvizjes sonë. Njëkohësisht, ai tha se nuk ka patur krime dhe masakra serbe në Kosovë.

Bugajski: Pra, cili është hapi i radhës? A do të zëvendësohet ai nga Lista Serbe?

Kurti: Ai u shkarkua. Por, fatkeqësisht, Kryeministri Mustafa nuk guxoi të thoshte se e shkarkoi Jabllanoviçin. Tha se ai nuk është më pjesë e kabinetit qeveritar.

ثshtë shumë e trishtë që atë çka Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ia tha Vuçiçit në Beograd, Mustafa dhe Thaçi nuk ia thonë dot Jabllanoviçit në Prishtinë. Pra, pazari ka rënë tej mase.

Bugajski: Sërish për publikun në Shqipëri . Si e interpretoni vizitën historike të Kryeministrit Rama në Beograd? Si dhe faktin se Vuçiçi pritet të vijë në Tiranë këtë vit?

Kurti: Ajo që Rama tha në Beograd shtyu vizitën e Vuçiçit në Tiranë. Me gjasë, Vuçiçi po mendonte shumë më herët që të vinte në Tiranë. Por ajo që tha Rama s’ishte diçka e panjohur, qoftë dhe për Vuçiçin. Fakti ishte se ai ia tha publikisht Vuçiçit në Beograd. Dhe fakti që ne u bëmë aq entuziastë për atë deklaratë, tregon ndoshta se pritshmëritë tona për politikanët tanë janë mjaft të ulëta.

Sidoqoftë, ajo që ai tha ishte gjë e mirë dhe le të shpresojmë se ai do të vazhdojë në atë mënyrë.

Sepse, të vendosësh një standart është diçka, por ta ruash atë standart është diçka tjetër.

Bugajski: Si e shikoni zhvillimin e marrëdhënieve mes Tiranës dhe Prishtinës, që më herët ju i quajtët natyrore?A do të bëhet Shqipëria një tërheqje më tepër për Kosovën?Me fjalë të tjera, një bashkim potencial në të ardhmen, apo lidhje më të ngushta?

Kurti: Gjykoj se duhet të ketë bashkim. Kufiri mes Shqipërisë dhe Kosovës nuk është kufi shqiptar.

ثshtë kufiri i Jugosllavisë dhe i Serbisë. Në krahun tjetër, është në interesin tonë ekominik dhe të sigurisë që të bashkohemi. Ne jemi një komb. Kombi shqiptar nuk duhet të reduktohet në faktin e lidhjes së gjakut, por ne gjithashtu duhet ta vëmë theksin te ideja politike e bashkimit. Dhe ne e njohim fort mirë thënien e Pashko Vasës se feja e shqiptarit është shqiptaria. Dhe ne dëshirojmë ta themi atë pa u trazuar fort. Por, nëse e mendojmë disi më thellë, është interesante p.sh. se ka shumë shqiptarë me emrin Flamur. Ka shumë shqiptarë me emrin Bashkim. A mund të imagjinoni dikë në një vend tjetër që i vë emrin fëmijës Flamur apo Bashkim. ثshtë e pamundur. Por në mesin e shqiptarëve kjo është gjëja më e natyrshme.

Bugajski: A është bashkimi pjesë e programit të Vetëvendosjes?

Kurti: Po! Në pjesen e parë të programit tonë, ne e sqarojmë hollësisht këtë dhe themi se duhet të kemi të drejtën t’i bashkohemi Shqipërisë
dita
 
Titulli: Albin Kurti: Pavarësia e Kosovës nuk është e vërtetë

Vetëm pak ditë pas 7 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ish-kryetari i lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka ëlshuar një deklaratë në lidhje me të.

“Pavarësia e Kosovës është fiktive, thjesht në letë, pasi gjithë vendimet i marrin të huajt”
, ka thënë Kurti.

Ai ka shtuar se kjo nuk është as pavarësi e vërtetë as e plotë.

Në intervistën e dhënë për gazetarin Bugajski Kurti tha se “Megjithëse kemi shpallu pavarësinë 7 vite më parë, na mungon sovraniteti dhe integriteti territorial si dhe zhvillimi ekonomik që do të sillte mirëqenie për qytetarët”.

“Kur të zgjidhim këto dy probleme atëherë do të jemi vërtet të pavarur”, ka thënë Kurti.
mapo


Mendimet e njejta i kam shum shpesh me Kurtin.... ashtu edhe ketu....



 
Back
Top