ALBANIAN DNA: The most old of the Balcans

Bilderberg

Anëtar i ri
Kete tem po e vendos qellimisht ne Historin Shqiptare, me qellim informimin ne lidhje me disa studime shume te rendesishme qe jane kryer ne vitet e fundit ne lidhje me DNA Shqiptare dhe më lashtesine tone si komb. Shume materjale po i le ne gjuhen angleze me qellim qe te jene te konsultueshme edhe nga te huajt.



1) Ky studim i Universitetit Kroat ka treguar qarte qe shqiptaret jane autoktone ne Ballkan dhe Europe:
"HLA Class I Polymorphism in the Albanian Population"
Z. Grubi}1, V. Kerhin-Brklja~i}1, E. ^e~uk-Jeli~i}1, S. Kuci2 and A. Ka{telan1 1 National Referral Organ Transplantation and Tissue Typing Center, University Hospital Center Zagreb, Zagreb, Croatia 2 Faculty of Medicine Prishtina, Prishtina, Kosovo

Link: HLA Class I Polymorphism in the Albanian Population

Link: http://hrcak.srce.hr/file/15462 ne file PDF

Link i portalit qendror te gazetave shkencore kroate: Hrؤچak - Collegium Antropologicum, Vol.24 No.2 Prosinac 2000.



2) Studim tjeter: "High-Resolution Phylogenetic Analysis of Southeastern Europe Traces Major Episodes of Paternal Gene Flow Among Slavic Populations" when:"Almost 93% of SEE E3b1 chromosomes are classified into ALPHA cluster. In Europe, the highest E3b1a variance is among Apulians, Greeks, and Macedonians, and the highest frequency of the cluster is among Albanians, Macedonians,and Greeks (table 1)." If you make a total % of albanians of albania and albanians of kosovo all Albanians have the max Erb1-a freq. After them are the aromenians (latinized balkan substract). And then after the greeks and apulians.
link: http://mbe.oxfordjournals.org/cgi/reprint/22/10/1964.pdf



Nje studim tjeter: Cruciani concluded that the distribution of the E3b1-alpha cluster in Europe indicates a Neolithic or post-Neolithic expansion out of the Balkans into Europe that spread as far west as the Iberian peninsula, and southeast to Turkey. STR diversity analysis gives an estimate of about 8 thousand years ago for that expansion

Nje studim tjeter: Semino: It's interesting to note that another recent study concluded that a J sub-group, J2e1 (J-M102), also expanded into Europe from the Balkans during the Neolithic period. Most likely due to genetic drift, Kosovar Albanians harbor a J2e frequency peak whereas variance maximum declines from the southeastern edge of the studied region



Ketu keni nje shpjegim mbi E3b1a (i clasterit alfa te cilit i perkasin shqiptaret):

Link: YCC haplogroup E3b


Link qe shpjegon J2e:

Y haplogroup J



According to Semino: "The footprint of J2e1 (M102) on the European map indicates some sort of connection between the southern Balkans and north-central Italy. One possible explanation is that J2e1 may have dispersed into Europe from the Balkans.Some of the highest frequencies that Semino et al saw for J2e1 were Albania (14.3% of total population), north-central Italy (9.6%), Greece (6.5%) Croatia etc Semino et al estimated the date of the M102 mutation at about 8000 years ago."


First of all Albanian and kosovars are the same peoples. The max frequencies of J2e are among Albanians, the some for E3b1. This 2 Haplogroupe are belived to exist there before the Roman arivals.(J2e% + E3b1a% = 16 + 45 = 61%) All this 2 haplogroup have max freq in albanians and this is a sign of distinction from other populations. In 2000 BC there have been different migration in to balkan no one can say there have ben only one haplogroup.


3) Nje studim tjeter qe titullohet : “Maternal and paternal lineages in Albania and the genetic structure of Indo-European populations”
Link: http://www.nature.com/ejhg/journal/v8/n7/pdf/5200443a.pdf


4) Nje studim tjeter I Cavalli-Sforza: "The Albanians show considerable genetic distances with all the populations; however, 14 pair of comparisons between the Albanians and the European populations show a high level of identity. (This is for all Albanians not kosovars only) This is a Correlation function not the sum of the Haplogroupe. And by this function that we conclude that Albanians & Kosovars have one of the strongest Dna identity in Balkans. By a correlation of 14 values. It is not the some for greeks (Greeks have a SE identity but not a greek one)"



5) Nje studim tjeter qe quhet: “Survey of anthropological features of the Illyrians": "The purpose of this paper is to bring to evidence the physical traits of the ancient inhabitants of Albania, the Illyrians, through an anthropological study of 93 human skeletons of different periods. Based on the available typological data the author comes to the conclusion that the Illyrians of the Albanian territory constituted an Adriatic-Mediterranean population with Nordic and Alpine minorities. The results of this study throw light on certain historical phenomena, which are linked with the origin and formation of the Illyrians"

This survey have shown that Albanians of today are the direct descendents of Illirian-Thraco race!

Link: Survey of anthropological features of the Illyrian...[Anthropol Anz. 1987] - PubMed Result

Ky studim ndodhet vetem ne 6 universitete:

1-Charite - Universitaetsmedizin Berlin, Medizinische Bibliothek, Germany

LinkOut Print Holdings - specifying the directory


2-Universitaets- und Landesbibliothek Duesseldorf, Germany

LinkOut Print Holdings - specifying the directory



3-Biblioteche Universitarie e dell' Area di Bologna , ITALI

LinkOut Print Holdings - specifying the directory



4-Harvard University Library ne SHBA

Find it @ Harvard


5- University of Calgary Library, Canada

LinkOut Print Holdings - specifying the directory


6- University of Vermont Dana Medical Library ne SHBA

LinkOut Print Holdings - specifying the directory



6) Nje studim tjeter: “Haplogroup E3b1a2 as a Possible Indicator of Settlement in Roman Britain by Soldiers of Balkan Origin" Steven C. Bird .

Steve Bird for albanians:the genetic evidence would seem to support a much greater Thracian presence, in line with the rest of the Balkan peninsula, but at a higher percentage. In a spirit of compromise, they are sometimes also described as "Thraco-Illyrians," a blending of the two "barbarian" tribal groups north of the Greeks.

Link: http://www.jogg.info/32/bird.pdf


7) Another survey that have shown the ancient origin of the Albanians, called: "Paleo-mtDNA analysis and population genetic aspects of old Thracian populations from South-East of Romania"

Link: Paleo-mtDNA analysis and population genetic aspects of old Thracian populations from South-East of Romania

"As we can notice in the latter alignment (fig. 4), the Thracian individuals have shown informative point mutations in 7 np, the Romanian, Greek and Alban individuals in 8 np, the Italian individuals in 7 np and the Bulgarian individuals in only 5 np out of the 12 most informative nucleotide positions presented above.
As concerns the frequency of point mutations in the 12 nucleotide positions we have realized that the Italian individuals show the highest mutation frequency with 12.5 %, followed by the Thracian individuals with 8.3 %, the Alban individuals with 7.5 %, the Romanian and Greek individuals with 6.25 % and the Bulgarian individuals with only 4.6 %.
Computing the frequency of common point mutations of the present-day European population with the Thracian population has resulted that the Italian (7.9 %), the Alban (6.3 %) and the Greek (5.8 %) have shown a bias of closer genetic kinship with the Thracian individuals than the Romanian and Bulgarian individuals (only 4.2%)."
 
Redaktimi i fundit:
Artikulli origjinal i perkthyer:
Polimorfizmi HLA Klasi I ne Popullsine Shqiptare.
1-Qendra e Referimit Nderkombetar te Transplantit te Organeve dhe Tipizimit te Indeve
2-Fakulteti i Mjeksise Prishtine.

ABSTRAKT
Polimorfizmi HLA Klasa I u studiua ne nje kampion te popullsise shqiptare.
93 shqiptare te shendetshem dhe pa lidhje farefisnore me njeri tjetrin u
klasifikuan per antigenet HLA-A,-B dhe -Cw me testin standart te mikrolifocitotoksicitetit.
Antigenet me frekuence me te larte ishin: HLA-A2(34%), A3(14.5%) dhe A1(12.4%); B51(19.3%),
B35(12.4%) dhe B18(10.2%); Cw4(16.2%), Cw7(16.2%) dhe Cw6(10.8%). Haplotipet HLA me frekuence
te larte tek shqiptaret perfshinin A2-B51(4.3%), A2-B18(2.4%), A2-B53(2.4%),Cw4-B35 (7.6%),
dhe Cw7-B18 (6.5%), te cilat nuk jane shume te ndryshme nga popullsite e tjera fqinje.
Frekunca e ulet e haplotipit HLA-A1-B8 (1.1%) vihet re tek popullsia shqiptare.
Frekuenca e antigenit HLA-B27(1.1%) eshte nje nga me te uletat te vrojtuara tek Kaukazianet.
Rezultate te tilla jane te rendesishme ne studimet e HLA-A1-B8, HLA-B27 dhe lidhjes se tyre me
semundjet. Keto gjetje do te jene gjithashtu te dobishme per te kuptuar origjinen e shqiptareve,
duke perfaqesuar nje baze per studime te metejshme rreth Polimorfizmit HLA tek popullata shqiptare.


Karakteristika kryesore e sistemit HLA eshte nje polimorfizem i madh, i cili e ben shume te dobishem ne studimin e popullatave dhe per te studiuar origjinat grupeve etnike te ndryshme. Mund te perdoret gjithashtu per te veçuar popullatat. Si fillim, alele te veçanta verehen vetem ne disa popullata (psh. HLA-A36,-A43 tek Negroidet) ose disa alele jane shume te shpeshta ne disa popullata(psh. HLA-A2). Se dyti ç'ekuilibri i theksuar i lidhjeve midis aleleve HLA ne dy ose tre pozicione fqinje tregon se kombinime te caktuara(haplotipe HLA) jane karakteristike ne frekuence ne nje ose me shume popullata.

Shqiptaret jane nje popullate shume homogjene, historia e tyre sugjeron qe ata nuk u perziene me popullatat fqinje. Gjithashtu supozohet se Shqiptaret kane origjine Ilire. Iliret jane te nje interesi te veçante sepse nuk ka asnje marrveshje ne lidhe me origjinen e tyre, nese Iliret ishin emigrante ne gadishullin e Ballkanit apo nje popullsi autoktone. Pavaresisht nga origjina e tyre, Iliret dhe Traket jane nje nder popullsite me te vjetra qe u vendosen ne Europen Jugore. Shumllojshmeria antropologjike e Europes se jugut dhe gadishullit ballkanik eshte nje rezultat i perzjerjes dhe emigrimit masiv. Prania e Grekeve dhe Romaneve ka qene e percaktuar mire ne materiale arkeologjike. Gotet dhe Hunet pushtuan Gadishullin e Ballkanit ne shekullin e peste. Me vone, ne shekullin e gjashte dhe te shtate Sllavet emigruan ne Ballkan. Territori i Kosoves ishte respektivisht nen sundimin Bizantin dhe Otoman.

Qellimi i ketij studimi ishte te perftonte informacion ne lidhje me shperndarjen e antigeneve HLA te Klases I ne popullaten shqiptare te Kosoves dhe te krahasonte rezultatet me popullata te tjera nga Europa e jugut.

Nentedhjet e tre (93) shqiptare te shendetshem dhe pa lidhje farefisnore nga Prishtina u studiuan si pjese e Komponenti Antropologjik i Punes Nderkombetare te Njembedhjete te Histokompatibilitetit(Anthropology Component of XI-th International Histocompatibility Workshop). Kjo popullate duhet te konsiderohet si perfaqesuese per pjesen me te madhe te Kosoves meqenese Prishtina u be nje qender e rendesishme e emigrimit pas Luftes se Dyte Boterore. Ajo u be qendra industriale,politike dhe kulturore ne Kosove.

Tipizimi i indeve per antigenet HLA-A,-B dhe -Cw u krye mbi suspension limpocit T+B, sipas standaritit te metodes se mikrolifocitotoksicitetit. Sera tipizuese("sera" shembull "immune sera" terminologji mjekesore - xfiles) u perftua nga laboratori jone dhe nga burime tregtare.

Frekuencat antigene dhe haplotipel u llogariten me metoden e gjasave me te medha(maximum likely-hood method - xfiles). Vlera e ç'ekuilibrit te lidhjes (LD)(Link Disequilibrium) u llogarit per çdo analize te 2 vendndodhjeve te haplotipit (HLA-A,-B; HLA-B,-Cw) duke perdorur formulen Ld HF-aixbj. Ne kete ekuacion, HF eshte frekuenca e halotipit dhe ai dhe bj perfaqesojne frekuencat e aleleve Ai dhe Bj respektivisht. Domethenia e ndryshimit te frequencave te antigeneve dhe haplotipeve ndermjet popullsise u vleresua duke perdorur katrorin "chi" (chi-square), ndersa testi i sakte Fisher,ؤôs u perdor nese ndonje nga vlerat ne tabelen 2x2 ishte me pak se 5.

Frekuencat HLA-A,-B dhe -Cw te percaktuara tek shqiptaret jane rradhitur ne tabelen !. Nuk u vu re asnje devijim nga ekuilibri i Hardy-Weinberg. Alelet me te shpeshta HLA-A te gjetura ne popullsine shqiptare ishin HLA-A2 (34.4%) dhe -A3 (14.5%), te ndjekura nga HLA-A1 (12.4), -A24 (10.7%) dhe -A28 (5.4%). Alelet e tjera kishin frekuenca me te pakta se 5%, ndersa HLA-A30 nuk u gjet ne kete kampion. Krahasimet e frekuencave te HLA-A midis Shqiptareve dhe popullatave fqinje nuk nxori dryshime domethenese. Ne kete kampion nuk u perftua aspak nje frekuence e larte e antigenit HLA-A32 siç u sugjerua nga Cuccia. Ata raportuan nje frekuence prej 10.4% per antigenin HLA-A32 ne dy fshatra itnaliane te populluar eksluzivisht nga shqiptare . Shqiptare te jugut qe u arratisen nga pushtimi turk ne europe themeluan keto fshatra ne shekullin e pesembedhjete dhe kjo popullate nuk u perzje gjentikisht me italianet. Nder 19 antigenet e ndryshem ne pozicionin HLA-B te gjetura ne popullsine shqiptare, me te shpeshtet ishin HLA-B51 (19.3%), -B35 (12.4%) dhe -B18(10.2%). HLA-B51 u gjet me frekuence me te larte(por jo shume i ndryshem) se sa ne popujt e evropes jugore (Italianet, Greket, Rumunet, Kroatet). Antigenet e tjera HLA-B kishin frekuenca me pak se 10%. Nje nga karakteristikat e popullsise shqiptare eshte frekuenca shume e ulet e HLA-B27(1.1%). Kjo gjetje eshte ne perputhje me te dhenat nga dy fshatrat italiane te banuar nga shqiptare dhe eshte e rendesishme te permendim studime te metejshme rreth lidhjes midis HLA dhe semundjeve. Qe do te thote, ky gen sherben per identifikimin e pacienteve me rrezikshmeri te larte per "ankylosing spondylitis" (AS) dhe mund gjithashtu te identifikoje pacientet mjaftueshmerisht heret ne rast te nje pikture jo te qarte klinike. Nje frekuence e ulet e ketij antigeni ndoshta na udhezon ne renien e ulet te AS tek shqiptaret ose ne te tjere antigene HLA-B te lidhur me semundje. Fatkeqsisht nuk ka te dhena te publikuara mbi perhapjen e AS ne popullsine shqiptare ose shperndarjen e geneve HLA midis pacienteve me AS nga Kosova.

Nder nente antigenet HLA-Cw te caktuara ne kete kampion me te shpeshtat ishin HLA-Cw4 dhe -Cw7 me frekuenca te barabarta (16.2% sejcila). Frekuenca e larte e HLA-Cw7 eshte ne marreveshje me Evropianet e tjere, meqe HLA-Cw7 eshte raportuar te jete antigeni me prevalent.

Gjithashtu u krye analiza dy-pozicioneshe e haplotipeve midis pozicioneve HLA-A,-B dhe HLA-Cw,-B (Tabela 2). Haplotipi me i shpeshte HLA-A,-B ishte HLA-A2,-B51(4.3%) si tek Greket (5.0%), Rumunet

(4.5%) dhe Portugezet (5.3%). Haplotipi HLA-A1,-B8 eshte me pak i shpeshte se ne disa popullata fqinje. (1.1% krahasuar me greket 2.3%, italianet 4.2%, rumunet 4.4% dhe kroatet 6%. Frekuenca e ulet e ketij haplotipi mund te jete domethenes ne studimet e ardhshme epidemiologjike rreth semundjeve autoimunitare tek kjo popullate. Konkretisht, eshte e pranuar qe haplotipi HLA-A1,-B8,-DR3 eshte i lidhur me shume semundje autoimunitare(shembull: Systemic Lupus Erythematosus).

Frekuenca e tij e ulet sugjeron gjithashtu nje perzjerje te ulet mes Shqiptareve dhe popullatave te tjera. Do te ishte interesante te studioheshin banoret e nje fshati te Kosoves (Janjevo) te populluar me Kroate si nje shembull i nje popullate te izoluar, dhe ti krahasojme keto rezultate me te dhenat e tanishme dhe popullsine Kroate.

Perderisa studime te plota te Polimorfizmit HLA nuk jane raportuar ende per shumicen e popullatave te evropes jug-lindore, ashtu si nga popullsite e lindjes se afert, nuk mund te nxirret nje rezultat perfundimtar mbi origjinen e Shqiptarve. Te dhenat tona paraprake sugjerojne qe popullata Shqiptare tregon disa karakteristika te haplotipeve HLA Klasi I e per rrjedhoje nje studim i zgjeruar , perfshire analizat e ADN DR,DQ dhe haplotipet karakteristike HLA te zgjeruara, me metoda te tipizimit molekular do te ishin te justifikueshme.
 

Attachments

  • table1.JPG
    table1.JPG
    30.4 KB · Shikime: 40
Origjina Nordike e Shqiptareve - Replike e 14.2.08
link: Selfmade Radio: Origjina Nordike e Shqiptareve - Replike

Artikullin ne gjuhen angleze "The Cystic Fibrosis AFS08 Mutation in the
Albanian Population" e keni ketu: http://www.pubmedcentral.nih.gov/picrender.fcgi?artid=1682660&blobtype=pdf

Televizioni Vizion plus, ne 8 shkurt 2008, publikoi ne faqen e tij nje lajm me titullin "Rezultate gjenetike të prejardhjes së shqiptarëve". Ky lajm i referohej nje informacioni te "Laboratorit Gjenetik ne Tirane", sipas te cilit: "mutacioni Delta F508 gjendet ne 78% te shqiptareve te testuar sipas rastit, cka tregon se prejardhja jone eshte nga veriu i kontinentit".

Nje informacion i tille eshte publikuar se pari ne revisten American Journal of Human Genetics, ne vellimin 50, faqe 875-876, viti 1992. Punimi eshte nje bashkepunim midis Laboratorit Gjenetik te Tiranes dhe kolegeve te tyre ne Universitetin e Torinos: kampionet e pacienteve shqiptare jane analizuar me tej ne Torino.

Cfare thote artikulli?

Nga analiza e 92 pacienteve (gjeografikisht nga te gjitha krahinat), rezulton se aleli difektoz i Fibrozes Cistike (FC), specifikisht delecioni 508, eshte i pranishem ne rreth 75 % te pacienteve. Sipas nje perllogaritje, ky alel difektoz duhet te jete i pranishem ne rreth 60% te popullsise shqiptare. Studimi, qe perdor nje metode inovative te detektimit te alelit defektiv te FC508, te botuar ne 1990 ne prestigjiozen Nature, eshte i rendesishem sepse sjell per here te pare nje pamje te shpeshtesise me te cilen ky alel gjendet ne popullaten shqiptare, krijon mundesine e hartimit te programeve shendetesore apo sjell ne evidence rendesine e nje diagnostikimi prenatal per ciftet qe riskojne te kene nje femije me kete semundje. Studimi, megjithate, shkon nje hap me larg dhe ben nje spekullim mbi origjinen e shqiptareve.

Ne vitin 1984 Ammerman dhe Cavalli-Sforza, kishin spekulluar se aleli FC508 kishte nje origjine te vetme, diku ne Lindjen e Mesme, dhe kishte ardhur ne Evrope duke krijuar nje gradient shperndarje nga jugu per ne veri. Kjo, dhe izolimi, do te shpjegonte perse vendet nordike kane nje perqindje kaq te larte te CF508 krahasuar me vendet e jugut te Evropes. Keshtu, ndersa ishujt Faroe kane nje frekuence 100% te FC508; ne Turqi vetem 27% e popullsis e mbart ate.

Ne kundershtim me keto te dhena te Ammerman & Cavalli-Sforza, ky alel mutant paraqitet ne Shqiperi ne rreth 60% te popullsise. Nje shifer qe nuk raportohet nga asnje nga vendet e rajonit. Pyetja qe me te drejte autoret shtrojne eshte: Perse kjo perqindje e larte e pazakonte e alelit FC508 tek Shqiptaret?

Autoret e shpjegojne kete paradoks duke u bazuar ne tre referenca: Alex Buda dhe studimi i tij mbi izolimin kulturor dhe historik te Shqiptareve (1985); Zvelebil dhe teoria e tij e migrimit nomad gjate mijevjecarit te trete Para Krishtit (1980) dhe Baranov (Human Genetics, 1991, vol. 87); qe teksa kishte studiuar pranine e alelit FC508 ne pacientet e Rusise Evropiane, kishte verejtur se gradienti i shperndarjes se ketij aleli tek keta paciente kishte kah te kundert nga ai i propozuar nga Ammerman&Cavalli-Sforca. Duke u bazuar ne keto tre referenca autoret sygjerojne se origjina e shqiptareve rrjedh nga migrimet nomade.

Problemi me studimin ne fjale, ashtu si edhe me studimin e Baranovit, qendron se te dy grupet kane analizuar vetem alelin CF508: jane bazuar vetem tek sekuencimi i ketij aleli. Por, ndersa analiza gjenike, leximi i sekuences; jep informacion mbi gjenin, ndersa frekuenca e alelit na informon se c'pjese e popullates e mbart ate dhe c'pjese e popullates do te semuret prej saj: ky informacion eshte i pamjaftueshme per te konkluduar mbi origjinen e alelit. Dhe, aq me pak per origjinen e shqiptareve. Per kete duhen edhe analiza jashte gjenike, te fragmenteve te ADN-se qe e rrethojne kete gjen. Duhet ajo qe quhet analiza e mikrosateliteve!

Mikrostelitet jane sekuenca ADN-se me nje gjatesi te caktuar dhe nje renditje germash te caktuar. Gjate historise, sekuenca mund te ndryshojne si pasoje e mutacioneve. Teknikat e sotme te analizes se ADNse jane ne gjendje te percaktojne se cili eshte versioni origjinal, me i vjeter, i nje aleli dhe kur kane lindur variantet e tjera. Duke i kombinuar keto te dhena me ato gjeografike dhe historike, behet e mundur lokalizimi i popullates nga ku ky alel u shfaq se pari, behet e mundur te ndiqet migrimi i ketij aleli nga nje vend gjeografik ne nje tjeter.

Nje studim i tille, i pranuar dhe referuar deri me sot nga komuniteti i studiesve per Fibrozen Cistike, eshte kryer ne vitin 1994 (2 vjet pas artikullit qe diskutojme). Artikulli eshte botuar ne prestigjozen Nature Genetics, vol. 7, faqe 169-175, dhe ka per autor Moral et al. (titulli ne original: The origin of the major cystic fibrosis muation (deltaFC508) in european populations)

Autoret konkludojne se aleli FC508 e ka origjinen e tij rreth 52000 vjet me pare, ne paleolitik. Popullata qe e ka futur kete alel ne Evrope ka pasur nje ADN, permbajtja gjenike e se ciles nuk i ngjan asnje prej popullatave qe banojne sot Evropen. Aleli i FC508 me i vjeter ne moshe gjendet me me shumice tek basket dhe tek shqiptaret. Dy mutacione te ketij aleli shfaqen ne Evrope Qendrore dhe ate Veriore ne nje kohe te mevonte, kohe qe i perket eres neolitike, kryesisht asaj te lidhur me te ashtequajturen Linear Pottery Culture. Ky event i dyte favorizon teorine e gradientit te shperndarjes nga jugu per ne veri te Ammerman&Cavalli-Sforca, te shoqeruar me nje rritje te madhe dhe zhvendosje te popullatave ne Evropen Qendrore.

Po, atehere perse shqiptaret dhe basket kane nje perqindje kaq te larte te ketij aleli? Basket, te dhenat historike i tregojne te pranishem ne Evrope qe ne kohen paleolitike. Prania e alelit me te vjeter tek ta, eshte nje fakt me shume qe provon se ky grup daton ne Evrope qe ne kete kohe te hershme. Frekuenca e larte e FC508 ndoshta i detyrohet izolimit te ketij grupi, apo edhe te ashtequajtur Founder-Effect. Founder effect eshte nje term i perkufizuar nga Ernst Mayr, ne vitin 1952, dhe i referohet fenomenit te shkeputjes prej grupit te madh te disa individeve, qe e izolojne veten dhe krijojne kolonite e tyre. Duke u izoluar ata e humbasin variabiletin gjenik dhe ndryshojne teresisht prej popullates nene si ne gjene ashtu edhe ne tipare.

Ky efekt mund te kete qene edhe shkaku perse shqiptaret, ashtu si basket, kane nje perqindje kaq te larte te FC508. Por, jo vetem; edhe izolimi i tyre historik e kulturor mund te kete favorizuar kete proces. Megjithate, studiesit nuk ngurrojne te permendin se ndoshta kjo perqindje e larte e FC508 tek shqiptaret eshte i lidhur me kampionin e vogel te analizuar ne kete studim. Fakti qe ne artikullin e vitit 1994 nuk ka asnje bashkepunetor shqiptar, dhe fakti qe nje nga autoret e artikulli eshte kryeautori i artikullit te vitit 1992 (G. Novelli), rezultatet e te cilit jane te njejta me ato qe citon Vizion plus; te ben te mendosh qe ne kete artikull te vitit 1994 jane rianalizuar te njejtet kampione si ato te vitit 1992. E, ne se eshte keshtu, por edhe nese nuk eshte keshtu, spekulimi mbi prejardhjen nordike te ketij aleli ne Shqiperi eshte i pabazuar!
 
16/02/2008 - Gazeta Standard
Rrënjët e shqiptarëve


ARDIT BIDO / VLADIMIR KARAJ

Të dhënat gjenetike të shqiptarëve dhe hipotezat e ngritura mbi to, janë një nga mundësitë që mund të na tregojnë prejardhjen. Me gjithë dyshueshmërinë mbi to dhe faktin se asnjëherë nuk bëhet fjalë për të dhëna të padiskutueshme, por të shoqëruara me teori historike, ato bëhen pjesë e një mozaiku që mund të na afrojë më shumë me të vërtetën, me gjithë relativitetin e kësaj të fundit. Albana Rexhepi, PHD në gjenetikë molekulare në Universitetin e Zyrihut dhe Anila Babameto profesore e gjenetikës në Universitetin e Tiranës, flasin mbi hamendësimet e hedhura pas studimit të mutacionit Δ(Delta)F508. اfarë është ky mutacion? اfarë tregon ai mbi prejardhjen e shqiptarëve dhe a mund të konsiderohen të dhënat që dalin prej tij si prova të mjaftueshme? Sakaq, arkeologu Neritan Ceka tregon mbi mbështetjen historike dhe antropologjike të hipotezave që lindin nga studimi në fjalë.



Fakti që shqiptarët janë më të prirur se fqinjët për t’u sëmurur me fibrozë cistike ka hedhur hipotezën se kombi ynë ka një prejardhje neolitike, shumë herë më të lashtë se ballkanasit dhe mesdhetarët e tjerë me përjashtim baskët. Studimet që janë kryer, prej vitit 1992, tregojnë se popullsia shqiptare ka shpeshtësi shumë të lartë të mutacionit gjenetik ΔF508, çka ka hedhur hipotezën se shqiptarët kanë emigruar në Evropën Jugore më shpejt se të gjitha kombet e tjera, përfshi edhe grekët e latinët.

Sipas Prof. Anila Babameto, gjenetiste në Universitetin e Tiranës dhe QSUT, ky studim tregon “origjinën tonë autoktone. Që popullata të këtilla (shqiptare) kanë ardhur shumë shpejt, shekuj e shekuj më parë, nëpërmjet Kaukazit, në Evropën Veriore e më pas në atë Jugore. Ndërsa vendet e tjera që e kanë këtë frekuencë më të ulët (të mutacionit) tregon që kanë emigruar më vonë”.

Sakaq, krahas kësaj hipoteze, prof. Babameto shprehet se është hedhur edhe një hipotezë tjetër, sipas së cilës, një mutacion i ndodhur shumë shekuj më parë është kultivuar dhe është ruajtur prej shekujsh dhe të ketë një frekuencë kaq të lartë, për shkak të izolimit që kanë zgjedhur paraardhësit tanë.

Albana Rexhepi, PHD në gjenetikën molekulare në Universitetin e Zyrihut, mendon se ky studim ka një problem. Sipas saj, “leximi i sekuencës jep informacion mbi gjenin, ndërsa frekuenca e alelit na informon se ç'pjesë e popullatës e mbart atë dhe ç'pjesë e popullatës do të sëmurët prej saj: ky informacion është i pamjaftueshëm për të konkluduar mbi origjinën e alelit. Dhe, aq me pak për origjinën e shqiptarëve”.

Ndërkohë, që për sa i përket teorisë së dytë, ajo i referohet një studimi të kryer, në vitin 1994, që tregon mbi lashtësinë e këtij aleli. Studimi ka treguar se mutacioni gjenetik ΔF508 e ka origjinën në epokën e paleolitit, rreth 52 mijë vjet më parë dhe në Evropë vetëm baskët dhe shqiptarët kanë një mutacion të tillë, në rajonin jugor.

“Ky efekt mund të këtë qenë edhe shkaku përse shqiptarët, ashtu si baskët, kanë një përqindje kaq të lartë të FC508. Por, jo vetëm; edhe izolimi i tyre historik e kulturor mund të ketë favorizuar këtë proces”, – shprehet PHD Rexhepi.

Gjithsesi, sipas saj, të dhënat mund të jenë edhe të pabesueshme, për shkak të kampionit të vogël të studiuar. Ajo kundërshton mundësinë e prejardhjes nordike të alelit, porse nuk hedh poshtë mundësinë e një prejardhjeje indoevropiane, shumë herë më të lashtë se migrimi.

Të dhënat e këtij studimi mbështeten edhe në fakte historike dhe antropologjike. Arkeologu Neritan Ceka mendon se ky studim mbështetet edhe në burime të tjera. “Janë gjetur gjurmë të migrimit ilir nga Kaukazi, a stepat ruse, drejt rrugës që përvijon Danubi e më pas në Shqipëri”, – u shpreh ai, duke shtuar se kjo vërtetohet nga tumat e gjetura, që janë të së njëjtës formë dhe të së njëjtës qeramikë.

“Nuk është për t’u habitur ky fakt, sepse një pjesë e indoevropianëve erdhën në jug të Evropës dhe pjesa tjetër shkoi në veri. Madje, lidhjet më të ngushta gjuhësore të shqipes janë me gjuhët baltike, pra lituanishten dhe letonishten”. Sipas tij, zbulimet e arkeologut Kosina në Lituani tregojnë një kulturë të përafërt me atë ilire, ndonëse në kohë të ndryshme.

Sakaq, edhe hipoteza e dytë, pra e “shqiptarëve paraindoevropianë” gjen mbështetje shkencore, sipas z. Ceka. “Dihet që baskët janë paraindoevropianë, por mos të harrojmë që ilirët janë krijuar nga ndërthurja kulturore e indoevropianëve me pellazgët dhe kjo vërtetohet nga autorët antik helen”, – u shpreh ai. Burimet antropologjike janë një e dhënë shtesë për këtë hipotezë. “Në Shqipëri ekzistojnë dy tipa njerëzish, ata që quajmë mesdhetar dhe veriorë, që i përkojnë “mbetjeve” të pellazgëve dhe indoevropianëve përkatësisht”.

Gjithsesi, këto janë vetëm hipoteza dhe asnjë prej tyre nuk është kthyer në teori. Në fund të fundit “raca e pastër gjenetike”, në bazë të së cilës shumë diktator, ndër të cilët edhe Hitleri përpiqeshin të tregonin supermacinë e kombit të vetë nuk ekziston, dhe bie poshtë nga të gjitha studimet gjenetike. Mutacioni ΔF508, i cili deri më sot është promotori i hipotezave, që tregojnë lashtësinë shumë herë më të madhe, nga sa është vërtetuar për shqiptarët shkakton një nga sëmundjet më të vështira për t’u kuruar sot në botë. E sakaq, studiuesit botërorë vijojnë të mbledhin informacionet e nevojshme për të kthyer hipoteza të ndryshme, pro apo kundër lashtësisë së shqiptarëve, në teori.




Anila Babameto*

Të gjitha hipotezat për mutacionin ΔF508 tregojnë për autoktoni të shqiptarëve



Cilat janë studimet gjenetike për prejardhjen e shqiptarëve dhe çfarë tregojnë ato?

Për origjinën e shqiptarëve në lidhje me testet gjenetike që janë bërë në Shqipëri. Në kuadër të një studimi kolaborativ evropian, në vitet 1990-91 është bërë një studim për fibrozën cistike, ekzaminime gjenetike për të dhe është një mutacion, mutacioni ΔF508, mutacion mjaft i rëndësishëm që shkakton fibrozën cistike. Nga ky studim është parë që shpeshtësia e mutacionit në fjalë, që shkakton fibrozën cistike për vendet e Evropës Veriore është mjaft e lartë, është 70-80 për qind. Për shembull, Danimarka e ka 88 për qind, Anglia e ka 70 për qind, po kështu edhe vendet e tjera e kanë shumë të lartë. Vendet e Evropës Jugore e kanë më të ulët, 30-40 për qind, shpeshtësinë e mutacionit ΔF508. Nga studimi i bërë, nga shërbimi ynë, në bashkëpunim me Universitetin Overgata në Romë, u pa se frekuenca e këtij mutacioni për popullatën shqiptare ishte shumë i lartë. Pra një frekuencë që përkonte me frekuencën e vendeve të Evropës Veriore dhe me asnjë nga vendet e rajonit. Kjo, përkon me atë hipotezë që është hedhur, nga gjenetist të mëdhenj, si Piaca apo Kavali Sforca që ka pasur migrime nga Kaukazet, në Evropën Verioredhe më pas këta kanë emigruar në Evropën Jugore, e kjo është një nga studimet e shumta që janë kryer. Me sa duket mundet të kemi një prejardhje të tillë, meqenëse frekuenca e këtij mutacioni të fibrozës cistike është shumë i lartë se vendet e tjera të rajonit. Nuk është vetëm ky studim që është kryer, di që janë bërë edhe studime të tjera nga Instituti i Akademisë së Shkencave, për sisteme të tjera gjenetike dhe kanë arritur në disa konkluzione, për përafri të popullatës sonë, me vendet e Evropës Veriore.


Studimet e tjera për të cilat folët kanë arritur në të njëjtin konkluzion?

Një pjesë prej tyre po. ثshtë studiuar ADN-ja mikrokordiale, apo janë studiuar disa sisteme, që i quajmë ne mikrosatelitë, apo minisatelitë dhe të dhënat tregojnë që kanë një farë ngjashmërie me Evropën Veriore.



اfarë tregon fakti që shqiptarët kanë mutacionin në fjalë në sasi më të madhe se fqinjët? Dhe nga ana tjetër, a do të thotë kjo që fqinjët kanë ardhur më vonë në Ballkan e Apenine?

Kjo tregon origjinën tonë autoktone. Që popullata të këtilla kanë ardhur shumë shpejt, shekuj e shekuj më parë, nëpërmjet Kaukazit, në Evropën Veriore e më pas në atë Jugore. Ndërsa vendet e tjera që e kanë këtë frekuencë më të ulët tregon që kanë emigruar më vonë. Domethënë, studimi shpreh se ne jemi një popullsi autoktone dhe se vendet e tjera të rajonit janë populluar më vonë, pra kanë ardhur më vonë.


Sa përfundim i sigurt është ky dhe sa ka qenë kampioni i studimit?

Janë studiuar shumë raste, janë marrë shumë kampion, janë studiuar rreth 200 kromozome. Ky ishte studimi fillestar që ishte bërë për herë të parë, sepse faktikisht ky studim është zgjeruar edhe më tej, ka vazhduar në bashkëpunim me universitete të tjera në Belgjikë dhe në Francë, dhe gjithnjë ka arritur në të njëjtin përfundim, që popullsia shqiptare ka një prevalencë më të lartë për mutacionin ΔF508. mund të themi se është e dhënë e sigurt, sepse jo vetëm që në studimin e parë kampioni ka qenë mjaft i madh, por është pasuar edhe me studime të tjera që e konfirmojnë. Për herë të parë studimi është kryer në vitin 1990, dhe është biseduar gjerësisht për këtë studim, në një konferencë, në konferencën antropologjike që është zhvilluar nga Akademia e Shkencave në vitin 1997 dhe aty janë përballur të gjitha këto teza, studimi për fibrozën cistike dhe studimet e tjera që përmenda për sisteme të tjera gjenetike. Sigurisht, që këto janë të dhëna, që duhen parë në kompleks duke u pasuar nga të dhëna antropologjike, historike, gjuhësore, pra ky është thjesht një hipotezë që përkon me këtë teori: të një fluksi të migrimi të popullatës sonë, nga Evropa Veriore. Por, sigurisht mbetet në kuadrin e hipotezës, sepse duhet të jepen përfundime të plota, me të dhënat që përmenda më parë.


A vazhdojnë të kryhen studime të këtij lloji?

Normalisht, këto studime janë nisur për probleme të tjera, për të zbuluar mutacione të tjera te popullata shqiptare. nga studimi që u bë, rezultoi që është një frekuencë e tillë dhe më pas është referuar në tavolina shkencore. Sigurisht, studimi nuk është bërë me qëllimin për të parë prejardhjen, por për të parë mutacionin dhe për të ndihmuar pacientët në fjalë. Kështu, që vazhdojnë të bëhen depistime për fibrozën cistike dhe këto të dhëna grumbullohen dhe përdoren edhe për studime të tjera. Me sa jam në dijeni, të gjitha të dhënat që grumbullohen herë pas here, siç thashë, kanë nxjerrë të njëjtin konkluzion.


Cilat janë hipotezat e tjera për origjinën e këtij mutacioni?

Ekziston edhe një teori tjetër, teoria e efektit të themeluesit, që e quajmë ne në gjenetikë (Founder Effect), që mund të ketë ndodhur një mutacion shekuj e shekuj më parë në popullatën shqiptare dhe më tej ky mutacion që ka ndodhur, për shkak të traditës apo kulturës që mund të kenë pasur paraardhësit tanë ilirët etj., për një jetë më të izoluar dhe të mbyllur, pa shkëmbime me popullatat e tjera, ky mutacion mund të jetë kultivuar, të jetë ruajtur prej shekujsh dhe të ketë një frekuencë kaq të lartë. Edhe kjo hipotezë është hedhur, por më tepër, mendohet, në kuadër edhe të studimeve të tjera në kompleks (studime gjenetike, antropologjike, historike, gjuhësore etj.) që është në favor të një origjine indoevropiane. Gjithsesi edhe kjo hipotezë, pra të dyja hipotezat tregojnë autoktoninë e shqiptarëve.

*Profesore në Universitetin e Tiranës dhe një nga dy gjenetistët e vetëm në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë



Sqarime mbi Fibrozës Cistike dhe lidhjen e saj me Origjinën e Shqiptarëve

Albana Rexhepi*



Së fundmi një media publikoi një lajm me titullin "Rezultate gjenetike të prejardhjes së shqiptarëve". Ky lajm i referohej një informacioni të "Laboratorit Gjenetik në Tirane", sipas të cilit: "Mutacioni Delta F508 gjendet në 78% të shqiptareve të testuar sipas rastit, çka tregon se prejardhja jone është nga veriu i kontinentit".

Një informacion i tille është publikuar së pari në revistën “American Journal of Human Genetics”, në vëllimin 50, faqe 875-876, viti 1992. Punimi është një bashkëpunim midis Laboratorit Gjenetik të Tiranës dhe kolegëve të tyre në Universitetin e Torinos: kampionet e pacientëve shqiptarë janë analizuar më tej në Torino.

اfarë thotë artikulli?

Nga analiza e 92 pacientëve (gjeografikisht nga të gjitha krahinat), rezulton se aleli defektoz i Fibrozës Cistike (FC), specifikisht delecioni 508, është i pranishëm në rreth 75 % të pacientëve. Sipas një përllogaritje, ky alel difektoz duhet të jetë i pranishëm në rreth 60% të popullsisë shqiptare. Studimi, që përdor një metode inovative të detektimit të alelit defektiv të FC508, të botuar në 1990 në prestigjiozen Nature, është i rëndësishëm sepse sjell për herë të parë një pamje të shpeshtësisë me të cilën ky alel gjendet në popullatën shqiptare, krijon mundësinë e hartimit të programeve shëndetësore apo sjell në evidence rëndësinë e një diagnostikimi prenatal për çiftet që rriskojnë të kenë një fëmijë më këtë sëmundje. Studimi, megjithatë, shkon një hap me larg dhe bën një spekulim mbi origjinën e shqiptarëve.

Në vitin 1984 Ammerman dhe Cavalli-Sforza, kishin spekuluar se aleli FC508 kishte një origjinë të vetme, diku në Lindjen e Mesme, dhe kishte ardhur në Evrope duke krijuar një gradient shpërndarje nga jugu për në veri. Kjo, dhe izolimi, do të shpjegonte përse vendet nordike kanë një përqindje kaq të larte të CF508 krahasuar me vendet e jugut të Evropës. Kështu, ndërsa ishujt Faroe kanë një frekuence 100% te FC508; në Turqi vetëm 27% e popullsisë e mbart atë.

Në kundërshtim me këto të dhëna të Ammerman & Cavalli-Sforza, ky alel mutant paraqitet në Shqipëri në rreth 60% të popullsisë. Një shifër që nuk raportohet nga asnjë nga vendet e rajonit. Pyetja që më të drejtë autorët shtrojnë është: Përse kjo përqindje e lartë e pazakonte e alelit FC508 tek shqiptarët?

Autorët e shpjegojnë këtë paradoks duke u bazuar në tre referenca: Aleks Buda dhe studimi i tij mbi izolimin kulturor dhe historik të Shqiptarëve (1985); Zvelebil dhe teoria e tij e migrimit nomad gjatë mijëvjeçarit te tretë Para Krishtit (1980) dhe Baranov (Human Genetics, 1991, vol. 87); që teksa kishte studiuar praninë e alelit FC508 në pacientët e Rusisë Evropiane, kishte vërejtur se gradienti i shpërndarjes se këtij aleli tek këta paciente kishte kah të kundërt nga ai i propozuar nga Ammerman&Cavalli-Sforca. Duke u bazuar në këto tre referenca autorët sugjerojnë se origjina e shqiptarëve rrjedh nga migrimet nomade.

Problemi me studimin në fjalë, ashtu si edhe me studimin e Baranovit, qëndron se të dy grupet kanë analizuar vetëm alelin CF508: janë bazuar vetëm tek sekuencimi i këtij aleli. Por, ndërsa analiza gjenetike, leximi i sekuencës; jep informacion mbi gjenin, ndërsa frekuenca e alelit na informon se ç'pjesë e popullatës e mbart atë dhe ç'pjesë e popullatës do të sëmurët prej saj: ky informacion është i pamjaftueshëm për të konkluduar mbi origjinën e alelit. Dhe, aq me pak për origjinën e shqiptarëve. Për këtë duhen edhe analiza jashtë gjenetike, të fragmenteve të ADN-se që e rrethojnë këtë gjen. Duhet ajo që quhet analiza e mikrosatelitëve!

Mikrosatelitët janë sekuenca ADN-së me një gjatësi të caktuar dhe një renditje germash të caktuar. Gjatë historisë, sekuenca mund të ndryshojnë si pasojë e mutacioneve. Teknikat e sotme të analizës së ADN-së janë në gjendje të përcaktojnë se cili është versioni origjinal, më i vjetër, i një aleli dhe kur kanë lindur variantet e tjera. Duke i kombinuar këto të dhëna me ato gjeografike dhe historike, bëhet e mundur lokalizimi i popullatës nga ku ky alel u shfaq së pari, bëhet e mundur të ndiqet migrimi i këtij aleli nga një vend gjeografik në një tjetër.

Një studim i tillë, i pranuar dhe referuar deri me sot nga komuniteti i studiuesve për Fibrozën Cistike, është kryer në vitin 1994 (2 vjet pas artikullit që diskutojmë). Artikulli është botuar në prestigjiozen Nature Genetics, vol. 7, faqe 169-175, dhe ka për autor Moral et al. (titulli në origjinal: The origin of the major cystic fibrosis muation (deltaFC508) in european populations)

Autorët konkludojnë se aleli FC508 e ka origjinën e tij rreth 52000 vjet më parë, në paleolitik. Popullata që e ka futur këtë alel në Evrope ka pasur një ADN, përmbajtja gjenetike e së cilës nuk i ngjan asnjë prej popullatave që banojnë sot Evropën. Aleli i FC508 më i vjetër në moshë gjendet më shumice tek basket dhe tek shqiptarët. Dy mutacione të këtij aleli shfaqen në Evrope Qendrore dhe atë Veriore në një kohë të mëvonshme, kohë që i përket erës neolitike, kryesisht asaj të lidhur me të ashtuquajturën “Linear Pottery Culture”. Ky event i dytë favorizon teorinë e gradientit të shpërndarjes nga jugu për në veri të “Ammerman&Cavalli-Sforca”, të shoqëruar me një rritje të madhe dhe zhvendosje të popullatave në Evropën Qendrore.

Po, atëherë përse shqiptarët dhe baskët kanë një përqindje kaq të lartë të këtij aleli? Baskët, të dhënat historike i tregojnë te pranishëm ne Evropë që në kohën paleolitike. Prania e alelit me të vjetër tek ta, është një fakt më shumë që provon se ky grup daton në Evropë që në këtë kohë të hershme. Frekuenca e lartë e FC508 ndoshta i detyrohet izolimit të këtij grupi, apo edhe të ashtuquajtur “Founder-Effect”. “Founder-Effect” është një term i përkufizuar nga Ernst Mayr, në vitin 1952, dhe i referohet fenomenit të shkëputjes prej grupit të madh të disa individëve, që e izolojnë veten dhe krijojnë kolonitë e tyre. Duke u izoluar ata e humbasin variabiletin gjenetik dhe ndryshojnë tërësisht prej popullatës nënë si në gjene ashtu edhe në tipare.

Ky efekt mund të këtë qenë edhe shkaku përse shqiptarët, ashtu si baskët, kanë një përqindje kaq të lartë të FC508. Por, jo vetëm; edhe izolimi i tyre historik e kulturor mund të ketë favorizuar këtë proces. Megjithatë, studiuesit nuk ngurrojnë të përmendin se ndoshta kjo përqindje e lartë e FC508 tek shqiptarët është i lidhur me kampionin e vogël të analizuar në këtë studim. Fakti që në artikullin e vitit 1994 nuk ka asnjë bashkëpunëtor shqiptar, dhe fakti që një nga autorët e artikulli është kryeautori i artikullit të vitit 1992 (G. Novelli), rezultatet e të cilit janë të njëjta me ato që citohen; të bën të mendosh që në këtë artikull të vitit 1994 janë rianalizuar të njëjtat kampione si ato të vitit 1992. E, nëse është kështu, por edhe nëse nuk është kështu, spekulimi mbi prejardhjen nordike të këtij aleli në Shqipëri është i pabazuar!

*PHD në gjenetikë molekulare, Universiteti i Gjenevës



اfarë është fibroza cistike



Rreth 30 mijë vetë vuajnë nga fibroza cistike dhe 12 milionë të tjerë e kanë gjenin që shkakton këtë sëmundje, por pa e ditur. Fibroza cistike është sëmundje gjenetike që bllokon mushkëritë dhe pankreasin me mukus, duke e bërë frymëmarrjen dhe tretjen e ushqimit tepër të vështirë. Në vitin 1981 pacientët me këtë sëmundje zakonisht vdisnin pa mbushur të 18 vjetët. Mjekja Ana Mak Mullen pranë universitetit të qendrës mjekësore në Roçester të Nju Jorkut thotë se trajtimi i fibrozës cistike para 25 vjetësh thuajse nuk ekzistonte. Por gjatë këtyre dy dekadave kërkimet në këtë fushë janë shtuar dhe trajtimet e reja kanë mundur t’u zgjasin apo përmirësojnë jetën pacientëve të tillë. Doktor Rob Horovic thotë se tani rreth 40 për qind e personave me fibrozë cistike janë mbi 18 vjeç, pra kalojnë nga fëmijëria dhe rinia e hershme në moshë të rritur pa u penguar nga kjo sëmundje.

Shtatzënia për gratë me fibrozë cistike sot është e mundshme për arsye të mënyrave të reja për kufizimin dhe trajtimin e infeksioneve dhe dëmtimit të mushkërive që shkaktohen nga pezmatimi i indeve duke krijuar jardë ose mukus.

Kujdesi i përditshëm, ushqimi i përzgjedhur, heqja e mukusit nga mushkëritë, dhënia e antibiotikeve nëpërmjet frymëmarrjes të gjitha këto mënyra të bashkërenduara kanë krijuar lehtësira të mëdha për shumë pacientë.

Pra sëmundja nuk përbën më kërcënim dhe cilësia e jetës për të sëmurët me fibrozë cistike është përmirësuar dukshëm. Megjithatë, doktor Horovic thotë se fibroza cistike hyn në kategorinë e sëmundjeve të rënda e vdekjeprurëse. Dhe ky është një realitet përballë përparimit të shkëlqyer në luftën kundër sëmundjes.

Atrit Lulushi, Uashington, VOA
 
Raca alpine ka këtë përqindje në këto shtete:

Belgium = 5% Alpine (most common in Wallonia)
Luxembourg = 80% Alpine
Germany = 15% Alpine (most common in Baden and Bavaria)
France = 30% Alpine
Switzerland = 15% Alpine (most common in the south and east)
Austria = 20% Alpine
Poland = 10% Alpine
The Czech Republic and Slovakia = 40% Alpine (most common in Bohemia)
Hungary = 15% Alpine (most common in the south)
Italy = 15% Alpine (most common in the northwest)
Romania = 10% Alpine
Albania = 10% Alpine
Bulgaria = 15% Alpine
Greece =20% Alpine (most common in Epirus/Arvanites)

Në bazë të këtyre të dhënave kemi këtë numër të individëve alpinë, ku një pikë e kuqe paraqet 100.000 individë:
attachment.jpg
__________________
 

Attachments

  • attachment.jpg
    attachment.jpg
    37.5 KB · Shikime: 0
Rraca DINARIKE tipike e shqiptareve.

Shpërndarja, veçoritë, etj.

1. Rashti i kresë i shkurtër (kafkë brakicefale)
2. Fytyra e gjatë
3. Trupi i gjatë, ndër më të gjatët
4. Hunda konvekse (hundë-dash)
5. Gjatësia e krahut sa 60% deri 62% e gjatësisë së trupit
6. Balli më i gjerë se nofulla, fytyra në formë të trekëndëshit të kthyer mbrapsht
7. Hunda më leptorrhine në botë (indexi nasal 58)
8. Qerpikë eksternalë në 35% të shqiptarëve
9. Balli me reliev (jo i rrafshët)
10. Zverku i rrafshët, me majën e kokës të lartë
11. Këmbët më të gjata se sa racat tjera

Sipas të dhënave nga Karlton Kuni dhe Hans Gyntheri.

Në këtë foto (siç mund të shikohen kafkat nga lart) majtas është kafka dolikocefale, kurse djathtas kafka brakicefale siç e ka raca dinarike.
attachment.php


Këtu shihet hunda konvekse, siç e kanë 50% e shqiptarëve, (44% të tjerë e kanë hundën e drejtë).
Hunda konvekse:
attachment.php



Këtu majtas është hunda e ngushtë ose e hollë, apo leptorrhine, veçori e racës dinarike, kurse djathtas është hunda e gjerë siç e kanë mongolët dhe zezakët.
attachment.php

Disa nga karakteristikat më sipër janë relative. Fytyra nuk është edhe aq e gjatë, e nganjëherë i afrohet asaj të rrumbullakët. Shtati gjenetikisht është i gjatë, ndërkohë që kushtet e vështira të jetesës dhe kushte të tjera, bëjnë që të mos e shfrytëzojë plotësisht mundësinë gjenetike që ka, ndaj mund të mbetet dhe i shkurtë.

Veçoritë kryesore mbesin brakicefalia, fytyra në formë trekëndëshi, dhe hunda ose e drejtë ose sqep-shqiponjë.

European Dinarics: IV

FIG. 1 (2 views).
troe391.jpg

A Moslem Serb from Dibra, in Old Serbia. This Serb, like most of his countrymen, is tall, brunet, rather small-headed, and brachycephalic. It would appear that a brachycephalization of the "Pontic" Mediterranean type, shown on Plate 26, is involved.
FIG. 2 (2 views).
troe392.jpg

An Albanian gendarme from Puka, in the center of the Gheg country. This individual, like many Albanians when dressed and coiffured in western European style, looks like a Frenchman.
FIG. 3 (2 views).
troe393.jpg

An exaggeratedly tall, lean, and long-faced Dinaric from Klementi, the northernmost bairak of the tribe of Malsia ë Madhë. Northern Albania is probably the most highly Dinaricized country in Europe.
FIG. 4 (2 views).
troe394.jpg

A blond Gheg from Zadrima; a classic Noric.
FIG. 5 (2 views).
troe395.jpg

An extremely Dinaricized Zadrima Gheg; this individual may be considered an example of the ultimate in Dinaricization.
FIG. 6 (2 views).
troe396.jpg

A Dinaric Greek of Epirote stock, from Gjinokaster in what is now Albania. Many Greeks, especially Epirotes, are Dinarics.
(Ky tipi duke qene rrace dinarike nuk mund te jete minoritar grek por eshte shqiptar me origjine)



LINK: European Dinarics: IV
 
Redaktimi i fundit:
WEST ATLANTO MEDITERRANEAN STOCK or of Nordic-Mediterranean Type (nordic-mediterranean mix)
Eshte nje nga rracat europjane me te vjetrat dhe eshte nje perzierje e rraces Meshdhetare me ate Nordike dhe eshte e perhapur kryesisht ne europen perendimore me perqindje te ulet edhe ne ate qendrore dhe lindore.

Shembuj ne europe te kesaj rrace kemi psh Catherine Zeta Jones e lindur ne Angli- Welsh ( File:CatherineZetaJonesFeb05.jpg: - Wikipedia, the free encyclopedia ) dhe Sean Connery Skocez (File:Conneryas007.jpg - Wikipedia, the free encyclopedia).

Ne Shqiperi shembuj kemi modelet Emina Cunmulaj dhe Aferdita Dreshaj.

Emina Cunmulaj
24x47k7.jpg

Aferdita Dreshaj
2wftm2r.jpg




Nordic-Mediterranean Type:


Physical characteristics.

The Nordic Mediterranean type is 0.60 years above mean age, ranking third. It is virtually at the all-Irish mean of weight, and, in fact, nearly average in most bodily dimensions.
The chest index is somewhat elevated, signifying a relatively deep and narrow thorax. However, the Keltic type exhibits this feature in a much more pronounced degree. The longest heads in Ireland are found in this Nordic Mediterranean type. Head breadth, though narrow, exceeds that of other dolichocephalic types, except the Pure Mediterraneans. Head height is superior to that of the Keltics and the Pure Mediterraneans. The length-height index is very low and the breadth-height index high, as in other long-headed types. Face breadth in this type is far inferior to that of the round-headed types, but higher that that of the other dolichocephals. The cephalo-facial index reaches its Irish maximum. Total face height is well above the Irish average, as is also the total facial index. Upper face height is also high. Naturally both total facial and upper facial indices are on the high side and align this type with the other dolichocephalic leptoprosopic types and with the Dinaric type (which has been selected for long narrow noses). In the Nordic Mediterranean type the nose is about of average length, but a little more that ordinary wide. Hence the nasal index is somewhat above the Irish mean, but it is exactly the same as that of the Predominantly Nordic type and really differs very little from the mean nasal index of any other of the long-headed types.

Although skin color in the Nordic Mediterranean's is darker than in any other Irish type save the small Pure Mediterranean, yet 86.2 per cent of this type have pink skins. Pronounced vascularity is deficient; freckles are slightly less than ordinarily common. The modal hair form is low waved (as in every other Irish type). Hair color is much darker than in any other sizable type, with 4.7 percent of black hair and 52.4 per cent of dark brown. Nevertheless, more that one third of the type has medium brow hair. All of the eyes are mixed -81.3 per cent blue-brown. Mixed eyes are a little more heavily pigmented in this type that in any other. Yet 74.7 per cent of the mixed eyes are recorded as “pronounced light” or “very pronouncedly light”. The most prevalent iris patter is “diffuse” or without marked patterning (by far the most common Nordic Mediterranean). Brow ridges are a little larger that ordinary; foreheads least often high, and a little more sloping that in any other except the Keltic type. Nasal depressions tend toward pronounces depth. The nasal profile is a little oftener straight that convex as in all Irish types except the Dinaric.

Tooth loss, wear, and caries in the Nordic Mediterranean type are somewhat above the Irish average possibly because of an elevation in mean age. Frontal projection of the molars is slightly high, but pronounced lateral projection is less than average. The same structure applies to prominence of gonial features. Pronounced temporal fullness is well below the Irish average. Occipital protrusion, as in other dolichocepalic types, is inclined to be marked. Lamboid flattening is very common, but its occurrence hardly deviates from that of the total Irish series. Occipital flattening is deficient.


Ja si i pershkruar Professor Hooton nen-tipin e races Nordic-Mediterranean ne vitin 1936 ne librin "UP FROM THE APE".

Imageshack - 38843278.png - Uploaded by Tyranos


.



__________________
 

Attachments

  • 24x47k7.jpg
    24x47k7.jpg
    15.3 KB · Shikime: 0
  • 2wftm2r.jpg
    2wftm2r.jpg
    15.3 KB · Shikime: 0
Redaktimi i fundit:
Jakov Milaj



Raca shqiptare

Studim Anthropologjik E Historik


Ismail Mal' Osmani, Botonjës - Tiranë
1944


PARATHثNJE
___
Të përgatitësh një studim anthropologjik e historik pa qënë as athropolog as historian, duhet të keshë shumë guxim. E unë këtë guxim e mora, pse desha të plotsojë, me sa më qe e mundur, një nevojë të madhe shpirtrore, një mungesë që duhet të ketë ndjerë Shqiptari : njohjen e vetvehtes.
E kaluara dhe e arthmja e një kombi ndjekin një rrugë të caktuar, drejtimin e së cilës, më tepër se fati, e japin fuqit biologjike. Prandaj, po të kërkojmë thellë thellë shkaqet e lulzimit ose të teposhtes së një populli, do të hasim, në çdo rasje, në faktorë biologiikë.

Thesari m'i çëmuar i një shteti nuk përbëhet prej pasuris së tokës e së nëntokës së tij dhe prej mundësive të zhvillimit ekonomik, por prej njerzve q'ai shtet mban në gji, prej shpirtit q'i u jep giallëri këtyre njerzve, prej gjakut që qarkullon nëpër venat e tyre. Raca, si pas mendimit të të gjithë biologve, përcakton prirjet shpirtrore të një populli, kanalizon dëshirat e mendimet, rregullon, pa e kuptuar, jetën e individve, qoftë në pjesën vehtiake, qoftë në mardhënje me shoqi shojnë.

Ky studim nuk ësht bërë për t'u marrë me racizëm në kuptimin politiko-filozofik që i japin këtij skaji popujt e tjerë të botës. Në një vënt si ky i yni, ku nuk njihen as fillet e shkencave biologjike dhe ku nuk dihet, as në vija të përgjithëshme, se cila ësht paja morfologjike e shpirtrore që ne na bën të çquhemi nga popujt e tjerë të Ballkanit e t'Evropës, të hidhet në shesh një ide e këtillë do t'ishte gjë fare e papjekur dhe nuk do të jipte asnjë përfundim praktik.

Qëllimi i hartimit të kësaj vepre ka qënë që të nxjerë në shesh disa të vërteta, gjer më sot të panjohura, mbi racën t'onë dhe t'u japë shkas, atyreve q'e ndjejnë vehten të zotin, për t'u marrë pak më tepër me biologji e me anthropologji. Përfundimet që ka për të nxjerë




attachment.php






lexonjsi nga këto faqe janë të thjeshta dhe, ndofta, të njohura intuitivisht prej shumë Shqiptarvet, rne gjithë se të mohuara prej të huajvet dashakeqë : se populli arbëror ka një origjinë të vetme e të përbashkët; se ësht anas (aukton) në të gjitha viset ku banon sot; se as midis myslimanvet e kristjanvet, as midis Gegvet e Toskvet nuk ka ndonjë ndryshim racor; e, më në funt, se ndihet nevoja për një politikë shoqërore që të synojë fuqizimin fizik të racës shqiptare.

Kombi i ynë ndodhet, siç munt të kuptohet lehtazi, në kushte shumë te mira për sa i takon racës. Me njëri tjetrin nuk na lith vetëm gjuha e historija, por edhe gjaku e prandaj kemi trajta trupore e veçori shpirtrore të përbashkëta.

Më sa, në cilin do nga shtetet e tjera të Kontinentit t'onë gjejmë më shumë se një racë, me tipare fiziologjike e psiqike të ndryshme, në Shqipëri kemi vetëm racën ilirike ose dinarike të çëmuar edhe prej racistëve më orthodoksë si një nga racat më të larta, më të gjalla e me shpirt të pajosur me cilsi të zgjedhura. Njësija e racës duhet të ketë rëndësi të madhe për Kombin t'ënë të mitur, pse nga kjo rrjeth diçka e rëndësishme : divergjencat mendore e shpirtrore ndërmjet Shqiptarvet duhet të jenë shumë të vogla, aspiratat kombëtare të përbashkëta.

ا'paradoks — kishte për të thënë ndonjë lexonjës — me njëmëndsin (realiietin)! Po të jetë kështu, shkenca nuk i përgjigjet së vërtetës... Nuk po shihni se si Shqiptarët po orvaten t'i hanë kokën shoqi shojtë ?

Por unë kujtoj se kjo armiqsi e sotme nuk ka asnjë themel. ثsht një krizë shpirtrore e çastit dhe e shëruarshme, një farë nevralgjije që do të kalojë mbrënda pak kohe.

Mbushen plotë pesë vjetë që ndodhemi në luftë, në një luftë të tmerrëshme ku raca, popuj e idera po përleshen si kurrë ndonjë herë tjetër. Valët e përthyera të kësaj ndeshje kaq të madhe duhet të ndiheshin edhe në vëndin t'ënë. Këtu takuan tokë djerre, por pjellore, mëndje të padjallzuara, ndërgjegje të patrajtuara sa e si duhet e prandaj bënë veprën e tyre. Mëkati, pra, për këtë gjëndje q'u kriiua, nuk ësht i racës e, për rrjedhim, jo i turmës shqiptare, por — pse mos t'a themi? — i atyreve q'u takonte barra t'a lëronin këtë turmë, i udhëheqësve të sajë të djeshëm intelektualë e politikanë që kanë punuar pak, shumë pak, për të njohur psikën e Shqiptarit, për të kuptuar prirjet e mbëhit e sajë dhe për t'u dhënë atyreve drejtimin e duhur.

Ndofta — t'a përmëndim edhe këtë — kemi të bëjmë me një fatalitet historik me rrënjë përjashta botës s'onë. Për kombet e tjera, përpara se luftëtari t'i drejtojë shigjetën e funtme armikut q'e mbante nën zgjedhë dhe politikani të përpiqet të sjellë bashkimin e mbrëndshëm ose të bëjë politikanizëm, punoi historjani, filozofi, hartisti, shkencëtari i cilës do dege. Në Shqipëri, për shkak të rrethanave që nuk mvareshin prej nesh, mëndjet drejtonjse munguan gjatë periudhës së Rilindjes. Vetëm harti, letërsija, beri diçka për të mëkëmbur ndërgjegjen kombëtare, e cila, gjer në vjetët e mbramë të tetqindshit, venitej në lethargjin e rëndë që patën krijuar tri a katër vargje shekujsh robërije. Por edhe drita e tij qe shumë e zbehtë dhe rruga për t'arritur pikën e synimit shumë e vështirë pse krejt e parrahur. Vullnetet e ndërgjegjet e reja, q'ishin të domosdoshme për t’i dhënë jetë një shteti të pavarur jo vetëm politikisht por edhe shpirtërisht, nuk u krijuan dot.

Sido qoftë, gjëndja e sotëshme ka të bëjë vetëm me faktorë të jashtëm e jo me pajën shpirtrore t'ethnosit t'ënë e prandaj do të përmirsohet shumë shpejtë pa lënë vrraga përçarje. Jemi, që të gjithë, bij të një race të vetme, vllezër; shpejtë do t'i njohim gabimet që kemi bërë e do t'i kërkojmë ndjesë shoqi shojtë. Gjaku uj s'bëhet.

Për të caktuar fatin që na ruhet për të nesërmen, kemi një a tout të madhe në dorë : përnjësin (uniformitetin) e brumit që përbën Kombin t'ënë. Në qoftë se intelektualët e ndërgjegjshëm do t'i përvishen me mish e me shpirt' punës që të zbulojnë problemet shpirtrore e lëndore të fisit arbëror dhe t'u gjejnë atyreve zgjidhjen e drejtë, nuk duhet të trëmbemi për t'arthmen. Vetëm duhet punë, pun' e parreshtur mendimtarësh të vërtetë.

Kjo punë ësht shumë m'e rëndë tek ne se sa te popujt e tjerë të botës. Duhet nisur prei themelit. ثsht mirë t'i njohim ë t'i themi vetë të metat t'ona: jemi një popull anakronik n'Evropën e sotëshme. Ne s'e kemi trajtuar akoma ndërgjegjen kombëtare, kurse kombet e tjera kanë shkuar shumë përpara. Por, me gjithë vështirsit e mëdha që paraqiten, munt t'i a dalim çdo pengimi. Raca e jonë i ka dhënë botës së huaj vlefta të larta e të shumta në përpjestim me numrin e përfaqsonjësve të sajë. Ajo ruan, sigurisht, energji të mëdha edhe sot e kësaj dite. Këto energji do të nxjerin, me doemos,shkëndi xixllonjse që do t'a ndriçojnë këtë popull dhe do t'i tregojnë drejtimin që duhet ndjekur.

Por, përpara së gjithash, detyrohemi të gërmojmë veçorit e lëndës së grestë që përbën popullin t'ënë. Një kirurg nuk do t'u a dilte asnjë herë në krye operacjoneve që bën po mos të njihte imtësisht shtretrit anatomikë të pjesës ku do të vërë thikën. Gjithashtu, një intelektual ose burr shteti do t'i mbrapshtonte shumë punët në vënt që t'i çonte në rrugë të mbarë, po mos të njihte si duhet popullin në të cilin edhe ai bën pjesë.

— Gnothi safton, i tha Orakulli i Delfit filozofit Sokrat.


***
Qëllimi q'u ndoq në hartimin e kësaj vepre ka qënë shumë i kufizuar. ثsht përmëndur edhe më parë : t'i jipet rasja lexonjsit të thjeshtë që të nxëjë disa të vërteta rreth racës së tij, të dijë se midis tij dhe atyreve që flasin një gjuhë me të nuk ka asnjë ndryshim gjaku e pra t'a njohë Shqiptarin, që prej Mitrovice e gjer në skajin më jugor të اamëris, si vllan e vetë.

Gjuha e përdorur ësht e thjeshtë dhe, për të bërë që teksti të kuptohet lehtë, janë mbledhur, në një kaptinë të veçantë, disa shënime e sqarime biologjike të vulgarizuara. Rrjeshtimi i lëndës ësht bërë në mënyrë që seicili lexonjës të gjejë diçka që t'a interesojë. Pranë pjesëve me përmbajtje vetëm biologjike, janë shtjelluar subjekte ethnografikë e historikë.

Por kam shpresë se edhe intelektuali i paspecjalizuar n'anthropologji e në histori do t'i lexojë me interes këto pak faqe. Janë, me sa di unë, të parat që shkruhen mbi racën t'onë në gjuhën shqipe e prandaj shumë-kushit nuk do t'i ketë rënë rasja që të mirret me problemet që qeken në këtë vepër.

Për të mundur të konsultojë sa më shumë nga studimet e autorvet të huaj që janë marrë me anthropologjin e me çështje të tjera shqiptare, kam qënë i detyruar t'ë marrë hua libra nëpër miq, të çqetsojë ndokënd që të më përkthejë ndonjë vepër prej gjermanishtes e të kërkojë këshilla nga ata që janë më të zotë se unë. Duke i u dhënë funt këtyre rreshtave, e ndjej për detyrë t'i u falem nderit me zëmër që të gjithve.

Tiranë, Jenar 1944.

AUTORI
 
I.

RACA DHE KOMBI



ا' ثSHT ANTHROPOLOGJIJA - PثRKUFIZIMI I RACثS - LIGJثT E MENDEL-it - SHثNIME ANTHROPOMETRIKE - KLASIFIKIMI I RACAVET DHE RACA ARJANE - METIاJATI - RACA, KOMBI, GJUHA



Ndryshimet e fytyrës e të mënyrës së jetesës i u kanë rënë në sy vëzhgonjësve që në kohët më të lashta. Ndër dokumentat e hieroglifuar t'Egjyptjanvet gjënden përshkrime të shumta popujsh që kishin marëdhënje me nënshtetasit e Faraonvet. Bibla, në kaptinën e dhjetë të Gjenezës (të bërët) përmban një dokument të famshëm ethnologjik të kohës. Ndër Grekë e Latinë, pastaj, kemi shënime të shumta e vepra të tëra ku fise e raca të ndryshme të dheut përshkruhen për bukuri duke u ndjekur një farë sistemi shkencor. Mjafton të përmënden emrat e Herodotit, Aristotelit, Tacitit e Plinit të Vjetër për të kuptuar se shumë ndër eksponentët e mendimit helenik e italik i kanë kushtuar me zell studime të vlefshme atyre shkencave që sot thirren ethnografi, ethnologji e anthropologji.

Studimet shumzohen gjatë Mesjetës dhe zënë vënt kryesor hë numrin e diturive të kohës, atëherë kur Evropjanët mundën të zbulojnë kontinente të reja dhe të hyjnë thellë nëpër ato që njiheshin edhe ndër kohët e moçme. Më në funt, në shekullin e nëntmëdhjetë, njoftimet e mbledhura mbi dukjen e mbi zakonet e njerëzve disiplinohen, caktohen vijat që duhen ndjekur për kërkimet e reja dhe arrihet, në këtë mënyrë, në shkencat e vërteta që përbëjnë historin natyrore të njeriut.

Emri i anthropologjis ësht.i vjetër: e përdor Aristoteli në kuptimin e fjalimit mbi njerin e do t'a përdorin gjer në ditët t'ona filozofët me domethënjen e një doktrine të natyrës njerzore. Nga mezi i shekullit të shkuar ky skaj përhapet si sinonim i “historis natyrore të njeriut” (Broca) dhe përhapja e tij bën që të lihet pas dore kuptimi filozofik.

Skajet ethnografi e ethnologji q'e kanë rrënjën në konceptin e popullit (gërqisht ethnos) janë të kohëve të reja. Përkufizime të qarta mbi to mungojnë edhe sot e kësaj dite, pse dijetarë të shteteve të ndryshme i u japin kuptime që nuk përputhen
kryekëput njëri me tjetrin. Me gjithë këtë, përmbajtja e ethnografis ësht përcaktuar, në përgjithsi, në kuptimin e një disipline thjeshtësisht përshkronjëse, e cila ka për barrë mbledhjen e lëndës q'ësht për t'u vrejtur mbi kulturat e sotëshme të popujve të ndryshëm. Ethnologjija ësht shkenca krahasonjëse e induktive që ka për detyrë përpunimin e mëpastajshëm dhe diskutimin e kësaj lënde së mbledhur.

Por prap të dy skajet nuk janë përdorur vetëm në këtë kuptim. Shumë herë nën emrin “shkenca anthropologjike” dijetarët kanë përmbledhur ethnologjin së bashku me anthropologjin. Kurse, duke pranuar njësin e këtyre dy disiplinave, përdorimi shkencor italjan e ka mbajtur të ndarë anthropologjin — studimi i problemeve biologjike, sistematike e racore të njeriut — nga ethnologjija që studjon grumbullimet dhe kulturat e njerzve. 1)


***
Fjala “racë” ësht përmëndur shumë ndër këta vjetët e fundit. Ku me kuptimin shkencor, ku me kuptimin e një doktrine politike që ka marrë emrin racizëm e që ka krijuar bazën e lëvizjevet politike të disa popujve.

Ky studim nuk ka për qëllim që të hyjë thellë n'anthropologji, as të mirret me çështje filozofike abstrakte ose me racizëm e prandaj, për t'i dhënë lexonjsit rasje që të marrë vesh ç'ësht raca, po japim disa përkufizime të hartuara prej shkencëtarësh rrymash të ndryshme e që nuk bjenë në kundërshtim, por e plotsojnë shoqi shojnë.

“Raca, thot Guenther, përfaqson një grup njerzor që, për lidhjet ndërmjet veçorive fizike dhe pajosieve shpirtrore të veçanta, dallohet nga cilido grup tjetër njerzor dhe krijon elementa që i përngjajnë njëri tjetrit.” 2)

Eugen Fischer, që ësht një ndër më të mëdhenjt eksponentë të racizmit gjenetik, e përkufizon me këto fjalë racën: “ësht një trunk i përcaktuar nga grupe “genësh” 3) të barabartë, jo prej njerzish q'i përngjajnë shoqi shojtë vetëm ndër trajta të përjashtëme : ësht një grup që trashgohet.4)

Alessandro Ghigi thot: “sistematiku munt të pohojë që raca ësht një entitet i dalluarshëm për një sasi karakteresh morfologjike e fiziologjike të përcjellëshme me anën e trashgimis, që duken ose, sido qoftë, që munt të zbulohen me metodat e verés së zakonëshme e të statistikës.” 5)

Nga këto tri përkufizime të rëndësishme del në shesh se shumica e shkencëtarve me fjalën racë nuk përfshijnë vetëm njerz që kanë veçori somatike krejtësisht të njëjta, por që kanë, bashkë me trajtat e përjashtëme, të përngjarëshme edhe disa cilsira shpirti që i afrojnë midis tyre e që trashgohen prej atit e nënës te bijt e bijat.

Shkencëtarë të tjerë nuk i japin rëndësi kaq të madhe pjesës shpirtrore. Një ndër ta, Boule, jep këtë përkufizim : “për racë duhet kuptuar vazhdimtarija e një tipi fizik që shpreh afërsit e gjakut dhe që përfaqson një grupëzim kryesisht natyror duke mos patur në përgjithsi asgjë të përbashkët me popullin. me kombësin, me gjuhën e me zakonet që janë grupëzime këmb' e krye artificiale dhe aspak anthropologjike dhe që s'kanë të bëjnë veçse me historin, mbasi janë prodhime të sajë.” 6)

Pikërisht këtu ngul këmbë edhe De Lapouge: “raca ësht përmbledhja e disa individve që kanë të përbashkët një farë tipi të trashguarshëm; nocioni i racës ësht i rendit zoologjik, vetëm zoologiik.” 7)

Por, për këtë vepër do t'ishte ndofta m'i përshtatshëm përkufizimi i Martial-it që i u shtëmënget rymave politike, nuk lë përjashta pajën shpirtërore dhe i jep rëndësi kryesore historis: “Thirret racë përmbledhja e një popullsije, karakteret psikologjike të së cilës, të fshehura ose të çfaqura (posaçërisht gjuha) dhe vizat anthropobiologjike përbëjnë mbrënda kohës (historis) një njësi të dalluar.” 8)

Për t'a afruar lexonjsin më tepër me një nga problemet themelore të racës, me trashgimin, më duhet lë flas pak mbi ligjet që e rregullojnë këtë. Kuptohet qartaz se nuk do të kishte pse të flitej për origjinën ilire të Shqiptarve e për pastërtin e racës së tyre nga elementa të huaj, po të mos ishin zbuluar ligje me saktësi mathematike që rregullojnë kalimin e veçorive trupore e shpirtrore të njerëzve prej një brezi në brezat e ardhshëm.

Vetë Darwin-i kishte nxjerë në shesh fakte të rëndësishme duke studjuar dukjen dhe shpërndarjen e disa karaktereve ndër ibridë. Weismann-i shpreh konceptin e vazhdimis së plazmës germinative të prindërve ndër fëmij e prandaj, gjer në një farë pike, të pavdeksis së sajë. Tashi dimë se kjo vazhdimi, e prandaj ruajtja e karakterevet të njeriut, njëmëndsohet (realizohet) me anën e kromozomëve, që janë trupa të vogjël të ngjyrosur, në numër të caktuar për setcilën specie e që përmbahen prej të gjitha qelizave (çelulave) të farës s'organizmave bimore e shtazore. F. Galton hartoi pastaj theorin e trashgimis atavike, si pas së cilës grumbulli i cilsive të një individi i u detyrohet jo vetëm prindërvet, por edhe gjyshërvet e stërgjyshërvet në mënyrë zvoglonjse (dekreshente) me largësin e brezave. Por kjo theori, me gjithë se e përmirsuar nga Pearson, nuk puqet krejtësisht me theorit e hartuara nga Mendel-i.

Në vitin 1865-66, një murg austriak, Grigor Mendel, mbillte në kopshtin e kuvëndit pizele e bimë të tjera dhe kryqëzonte varietetet e ndryshme për të shikuar se si trashgoheshin ndër ibridët karakteret e tyre. Zbuloi nga këto vëzhgime tri ligjë biologjike me rëndësi kryekreje që nuk bënë përshtypje të madhe atëherë kur u botuan për herë të parë, por që më vonë, më 1900, u vërtetuan prej tre botanikësh të ndryshëm dhe formuan, që prej kësaj kohe, themelin e një disipline të re që shkoi përpara me hapa shumë të shpejta, të gjenetikës.

Prej kësaj kohe u ndie nevoja që të kërkoheshin e të zgjidheshin edhe për njerin problemet e ndryshme të trashgimis e t'ibridizmit. Në këtë mënyrë gjenetika u fut n’anthropologji. Studimet e bëra gjer më sot tregojnë se në trashgimin e shumë ve-
çorive të ndara (si ngjyra e syvet, ngjyra dhe trajta e flokëvet, trajta e hundës, shumë sëmundje q'i sjell individi me vehte kur lind etj...) vërtetohen plotësisht të tri ligjët e Mendel-it. Të thjeshtësuara ato munt të shprehen në këtë mënyrë:

1. — LIGJA E ZOTRIMIT OSE E UNIFORMITETIT : kur kryqëzohen dy bimë o kafshë, që ndrrojnë njëra prej tjetrës për një karakter të vetëm, i cili karakter në njërën ësht zotronjës dhe në tjetrën i mbëshehur, ne brezin e parë shihet vetëm karakteri zotronjës.

SHثMBULL I: duke mbarsur një pizel me fara të verdha me polinën e një pizeli me fara të blerta, të gjitha farat e para që na jep ky kryqzim janë të verdha, pse ngjyra e verdhë ësht zotronjëse mbi ngjyrën e blertë.
SHثMBULL II: Po të kryqzojmë bimën “gojë e luanit” me lule të kuqe me një tjetër me lule të bardha, lejnë lule me ngjyrë të ndërmjeme: gojë luani me ngjyrë trëndafili.

2. — LIGJA E NDARJES Sث KARAKTEREVE : në qoftë se mbarsen njëra me tjetrën fara me origjinë të kryqëzuar, në brezin e dytë ato japin fara që kanë karakterin zotronjës (të verdha në shëmbullin e parë) dhe fara që kanë karakterin e mbëshehur (të blerta po n'atë shëmbull), në një përpjestim të qëndruarshëm 3:1 (pra, në katër, tri fara të verdha dhe një të blerët). Në shëmbullin e dytë, të gojës së luanit, nga të cilët një e katërta ësht me lule të kuqe, një e katërta me lule të bardha dhe dy të katërtat janë me lule ngjyrë trëndafili.

3. — LIGJA E PASTثRTIS Sث GAMETEVE NDثR IBRIDثT: në qoftë se mbillen pizele të brezit të dytë, do të kemi një brez të tretë, në të cilin dallohet:

a) Pizelet e blerta prodhojnë vetëm pizele të blerta ;
b) farat e verdha, në dukje omogjene, në brezin e trete japin një të tretën e farave me ngjyrë të verdhë, që nuk e ndryshon më ngjyrën ndër brezat e ardhëshëm;
c) dy të tretat që mbetën japin një përzjerje farash te verdha e të blerta në raportin 3:1, një soj si në brezin e dytë,
ç) këto farat e fundit — të verdha e të blerta bashkë, si pas raportit mendeljian 3:1 — ndjekin tri rregullat e mësipërme, do me thënë farat e blerta prodhojnë vetëm fara të blerta, farat e verdha prodhojnë fara të verdha të pastërta dhe fara të verdha që japin fara në dy ngjyra si pas raportit të mësipërm.

attachment.php


Në brezin e parë (I) kemi “fëmij” me karaktere të përziera; në brezin e dytë (II) duken karakteret fillestare në gjysmën e “fëmijvet”; në brezin e tretë (III) karakteret fillestare duken edhe në gjysmën tjetër të “fëmijve” që, në krye, dukesh sikur kishin vetëm karaktere të përziera.

attachment.php


Në brezin e parë (I), trashgimija m'e dobët (shënuar me katrorin e bardhë) duket sikur ka humbur, por del prap në shesh në brezin e dytë (II) e në të tretin (III). Në brezin e tretë (III) kjo trashgimi len edhe nga “bijt” ku, në brezin e dytë, dukej sikur kishte humbur.




Shenime:
1) Renato BIASUTTI : “Origine e sviluppo delle scienze anthropologiche”, në Razze e Popoli della Terra, faqe 13, 14, 15.
2) J. EVOLA : “Mito del sangue”, Hoepli, Milano, 1942, faqe 2.
3) Fuqija që kanë gametët (spermatozoidët dhe ovulët) për të shkaktuar dukjen e veçorive somatike të posaçme, i veshet pranis, në nukleo, të lëndëve kimike të veçanta që thirren me emrin “faktorë”, “determinantë” ose “genë”. Morgani dhe shkolla e tij i mbajnë “genët” si thërmije që kanë seli të caktuar ndër kromozomë.
4) J. EVOLA : Op. cit. faqe 92 - 93.
5) Alessandro GHIGI : “Problemi Biologici della Razza e del Meticciato”, Nicola Zanichelli Editore, Bologna, 1939, faqe 8.
6) Eugéne PITTARD : “Les races et l'histoire”, Albin Michel Editeur, Paris, 1932, faqe 4.
7) Giovanni MARRO : “Primato della Razza Italiana, Casa Editrice Giuseppe Pfincipato, Milano, Messina, 1940. Faqe 50.
8) Dr. René MARTIAL : “Race, Hérédité, Folie”, Mercure de France, Paris, 1938, faqe 1. - Kaptina e parë e këtij libri ësht përkthyer shqip prej Autorit të kësaj vepre dhe ësht botuar në “Përpjekja Shqiptare”, Viti i dytë, faqe 386.
Ky përkufizim cakton edhe programin e përgjithshëm të punës s'onë në të cilën flitet për origjinën dhe për lëvizjet më te mëdha historike të racës shqiptare, përshkruhen vijzat morfologjike dhe kufizohet puna mbrënda kufijve toksorë që përmbajnë ata përfaqsonjës të racës që flasin një gjuhë të vetme, shqipen.
 
Sa thamë më sipër tregon se gametët mbeten të pastërt sa do që bima ësht ibride, pra e përzierë.

Kjo ligjë e tretë do të vlente edhe për trashgimet e ndryshme, shpirtrore ose trupore, të species njerzore. Veçorit që trashgohen munt të përcillen (transmetohen) edhe veç e veç. pa patur me doemos marëdhënje midis tyre. Prandaj ësht gabim të çfaqen gjykime të papjekura rreth karakterit të një individi duke u mbështetur vetëm mbi pamjen e tij fizike. Kjo gjë do t'ishte e drejtë vetëm sikur të kishim përpara syve kryqëzimin e dy përfaqsonjësve të dy racave të pastërta. Por praktikisht dy raca njerzore krejt të pastërta ësht e pamundur të gjënden n'Evropë. Kuptohet pra se një njeri me dukje të racës nordike, i hollë, i gjatë, flokverdhë, nuk ka me doemos cilsira shpirtrore të kësaj race; nga ana tjetër, munt të ngjajë dëndur që në një shtat trashalluk të shkurtër të një brakiqefali të gjëndet një shpirt nordik.

Nga pikpamja e “seleksionimit të racës”, sikur theorit e Mendel-it të jenë të vërteta edhe për farën njerzore, rrjeth se, sikur të ndalojmë për disa breza me radhë çdo kryqzim t'ibridve të një race me elementa të një race tjetër, në pjellën do të kemi dal' e nga dalë shpërndarjen e veçorive të përziera. Me anën e kësaj shpërndarje do t'arrijmë, më në funt, të kemi veçorit origjinale krejt të pastra: e atëherë, duke veçuar mbajtësit e këtyre cilsive të cilat që në fillim kanë shkatrruar një racë — racën nordike, për shëmbull — do të kemi prapë racën e pastër të njëherëshme. Duke u mbështetur në mendelizmin theorik Gjermanija nacional-socialiste ka marrë masa për Aufnordung-un, do me thënë për rikthimin e popullit tedeshk në racën “nordike”. Kjo doktrinë, gjithashtu — në lidhje me ridaljen e papritur të një karakteri të futur në varguan e trashgimit me anën e një elementi biologjik të sëmurë — ka frymëzuar racizmin gjerman; për të marrë masat e ndryshme që kanë bërë kaq shumë bujë rreth hygjienës e rreth profilaksit të racës.

Por a do të jetë vallë i sigurtë përfundimi i këtyre masave, ashtu siç thonë ligjët e gjenetikës ? Shkencëtarët jo gjermanë nuk janë të njëj mendimi mbi përfundimin pozitiv të Aufnordung-ut e të profilaksit të racës. 9) (9: Spjegime të qarta e të shumta mbi këtë argument jep H. S. JENNINGS në veprën e vetë “Ereditل biologica e Natura umana”, përkthyer prej inglishtes nga Prof. Paolo ENRIQUES, e botuar në A. Mondadori, Milano, 1934. Të shifen sidomos faqet 211-212 e tutje.)

Anthropologjija, për të studjuar një grup njerzish, mbështetet në disa masa e përshkrime të një pjese individësh për të cilët besohet se përfaqsojnë grupin. Mbështetet, prandaj, në probabilitetin, i cili i afrohet më tepër së vërtetës sa m'i math te jetë numri i vëzhgimeve.

Karakteret somatike që do t'i duhen më shumë lexonjsit të këtij libri janë këto:

1. — NGJYRA E LثKURثS: nuk ësht i lehtë caktimi i sajë, pse racat e ndryshme kanë ngjyra që i u përngjajnë shumë njëra tjetrës dhe që nuk ka se si të përshkruhen me fjalë. Përveç ngjyrës së përgjithëshme të një race janë edhe ato të cilitdo individi veçanërisht. Shkenca, për t'i bërë ball këtij studimi të ngatrruar, përdor shkallën kromatike të Von Luschan-it në të cilën ngjyrat e lëkurës, nga m'e qarta gjer te m'e errta, ndahen në tetë klasë dhe seecila klasë ndër numra që shkojnë nga 1 deri në 36. Racat që mbajnë numrat më të vegjël, pse më të bardha, janë ato që rrethojnë Baltikun dhe detin e Veriut, kurse më t'errtat, q'arrijnë në ngjyrën gati të zezë, janë ato të zonavet tropikale të Sudanit.

Ngjyra ka rëndësi të veçantë në caktimin e racavet, pse ajo nuk shtohet ose paksohet prej ambientit sikurse munt të besojnë ata që shohin trupat të nxirë prej rrezeve të diellit, por ësht e trashëguarshme në pjellë edhe kur ambienti ndryshohet. Zezaku i Afrikës mbetet i zi edhe kur len e rritet n'Evropën e veriut, ndër sa Evropjani bardhosh që ka kaluar verën lakuriq në ndonjë ranishtë fillon të marrë prap ngjyrën që kishte porsa nis punën e tij të përditëshme në hije.

2- — NGJYRA E SYVET mvaret nga dy ngjyra t'agut (iridit) nga të cilat njëra ndodhet në siipërfaqen e mbrëndëshme, tjetra në të jashtmen. Ndër albinët (sybardhët) këto ngjyra mungojnë që të dyja dhe agu merr nga gjaku ngjyrën e trëndafilit. Në syt bojë qielli mungon vetëm ngjyra e jashtme, kurse e mbrëndëshmja ësht e kuqe e çelët, Edhe në syt ngjyrë ulliri të hapët thuaj se mungon ngjyra e përparshme e agut, por kjo shtohet gjithnjë e më tepër në syt me ag ngjyrë gështenje t'errët dhe të zezë. Në trashgimin ngjyra e syvet ndjek ligjët mendeljane.

3. — EDHE NGJYRA E FLOKVET jepet prej dy ngjyrash: njëra e verdhë në të skuqur përhapet barabar në të gjithë qimen dhe tjetra e gështenjtë përhapet si pluhur në kokrra të vogla. Kur kjo e fundit mungon, flokët janë të kuqë. Edhe për flokët ësht vërtetuar mendelizmi: flokët e gështenjtë, për shëmbull, nuk janë prodhimi mesatar që rrjeth nga kryqzimi i nië flok-verdhi me një flok-zi, por përbëjnë një karakter të pavarur. Ka rëndësi të dihet edhe se ngjyra m'e errët ësht zotronjse mbi ngjyrën më të hapët, por kjo vlen vetëm për të rriturit; fëmijt shumë herë kanë flokë me bojë të çelët që vijnë duke u nxirë me kalimin e moshës.

4. — TRAJTA E FLOKVET DHE GRADA E LESHTORIS.

Kemi dy trajta të ndryshme flokësh: flokë të përdredhur të shkurtër e të hollë dhe flokë të drejtë të gjatë e të trashë. Por një sasi e madhe trajtash të ndërmjeme ka shkaktuar që këto të mblidhen në tri kategori: elikotrikë (në trajtë të spirales), flokë të përdredhur a kaçurrela; cimotrikë, me valë; lisotrikë të drejtë të trashë dhe shumë a pak t'ashpër, të përngjarshëm deri diku me lelën e kalit.

Ndër rasje kryqëzimesh midis njerzish me flokë që kanë trajtë të ndryshme ësht vënë re se zbatohen pikërisht ligjët e Mendel-it.

Shkalla e leshtoris duket se ka lidhje të ngushtë me trajtën e flokvet, Me gjithë se përfaqson një karakter njerzor parak (primitiv), duket se atë e kanë humbur të gjithë lisotrikët që janë gati qose dhe një pjes' e elikotrikvet, ndërsa e kanë ruajtur të gjithë cimotrikët.

5. — LARTثSIJA E TRUPIT të njeriut (mashkullit të pjekur) më këmbë ndryshon nga 120 në 190 centimetra. Shumica e madhe e njerzve janë të lartë prej 142 në 180 centimetra. Shtati i gruas ësht mesatarisht 12 centimetra m'i ulët nga ai i burrit.

Lartësit e shtatit ndahen prej anthropologve në tetë klasë:

Shtate shumë të ulta deri 147.9 cm. Kl. I.
Shtate t'ulta prej 148 deri 152.9 cm. “ II.
“ 153 “ 157.9 “ “ III.
Shtate të mesme “ 158 “ 162.9 “ “ IV.
“ 162 “ 167.9 “ “ V.
Shtate të larta “ 168 “ 172.9 “ “ VI.
“ 173 “ 177.9 “ “ VII
Shtate shumë të larta “ 178 cm. e përpjetë “ VIII.

Njerzit e gjatë gjënden përgjithësisht ndër vende të hapta, si ndër zona me klimë të butë ashtu në zonën tropikale.

Përveç lartësis së shtatit, anthropologu i u jep rëndësi të veçantë edhe përpjestimeve të pjesve te ndryshme të trupit. Matet, për shëmbull, gjatsija e shalës, e krahut dhe e segmentevet të tyre, diametrat transversalë të bustit, trajta e syrit dhe e kapakëvet të tij etj....

Ndër kohët e fundit u fol shumë edhe për grupëzimet e gjakut, por hë-për-hë dallimi i racave të ndryshme si pas grupeve që: paraqiten prej individve nuk ka hyrë preras në shkencë.

6. — TRAJTA E FYTYRثS DHE TREGONJSI I SAJث. Ndryshimet fizionomike që bjenë më tepër në sy mvaren nga ndryshimet e eshtrave që përbëjnë fytyrën, dhe pjesët e tjera të kafkës që ndodhen afër sajë. Mbi një sipërfaqe shumë të vogël anatomike paraqitet gama m'e gjërë e ndryshimeve morfologjike. Disa nga veçorit nuk munt të maten e prandaj bëhet përshkrimi i tyre, disa të tjera nuk munt të diktohen veçse ndër kafka pa mish, kurse ka veçorira që munt t'analizohen me anë masash mbi njerin e gjallë dhe janë pikërisht dimensioniet absolute e relative të fytyrës dhe dimensionet e hundës.

Tregonjsi fizionomik i fytyrës ësht raporti në mes të lartësis nasion-mento 10) dhe të gjërësis më të madhe e cila gjëndet duke matur hapsirën në mes të dy zigomeve (mollzave të faqes). Në tregonjsin morfologjik të fytyrës mirret si skaj krahasimi gjërsija e sajë dhe flitet për fytyra të shkurtra, te mesme ose të gjata.

Tregonjsi morfologjik i fytyrës ndryshon në mes të 73.4 e 93.7; që do të thotë se lartësija nga nasion në mjekër ësht 7 ose 9 të dhjeta të gjërsis më të madhe bizigomatike.

7. — TRAJTA E HUNDثS DHE TREGONJSI I SAJث. Përveç ndryshimevet të profilit ka rëndësi trajta dhe gjërsija ,e flegravet (vrimavet të hundës). Tregonjsi hundak ësht raporti qe rrjeth nga gjërsija m'e madhe e flegravet dhe lartësija e përgjithëshme e hundës. Ky tregonjës kalon mesatarisht prej 60.4 gjer në 112.1. Në bazë të tregonjsit hundak kemi hunda të holla e të gjata (leptorrine: deri në 70), hunda te mesme (mesorrine : prej 70 deri në 85) dhe hunda të sheshme ose të shtypura (platirrine : prej 85 e tutje.)

8. — TREGONJSI QEFALIK u fut në shkencë nga Svedezi Retzius më 1842. Po të shikojmë një tok rrashtash nga ana e sipërme, do të vëmë re se disa nga ata janë të gjatë e disa të tjerë të shkurtër. Prandaj Retzius propozoi që njerzit të dallohen si pas kryes, në dolikoqefalë ose kokë-gjatë dhe në brakiqefalë ose kokë-shkurtër. Midis dy grupeve Rroca shtoi atë të kokavet mesatare ose mesoqefale ose mesatiqefale. Për caktimin e këtyre trajtave u muar për bazë tregonjsi qefalik që përfaqson raportin në mes të diametrit transversal të një koke dhe të diametrit gjatsor shumzuar per 100:

TQ = Diametri transversal x 100 / Diametri gjatësor

Një kafkë ësht dolikoqefale kur ky raport ësht m'i vogël se 75; mesoqefale kur ndryshon prej 75 në 80; brakiqefale kur kalon numrin 80. G. Sergi ka vërtetuar se zona e ndërmjeme nuk ka autonomi morfologjike e se, në të vërtetë, kemi vetëm “dy kategori natyrore të ndara prej tregonjsit 80.

Dy dimensionet e sipërme dhe lartësija e kafkës kanë rëndësi të madhe, pse mesatarja e tyre, e marë me katër shifra, ësht moduli i kryes dhe i përgjigjet afërsisht kapacitetit të kafkës në ceritimetra kubë.

Dikur u fol shumë për kapacitetin e kafkës, pse ky lidhej ngushtë me vëllimin e truve e, si rrjedhim, me fuqin mendore të një race. Më vonë, pas provave dhe matjeve të shumta, u vërtetua se tru i vëllimshëm nuk do të thotë fuqi mendore m'e madhe dhe tru i vogël fuqi mendore m'e dobët. Gjenit që kanë dalë nga racat e ndryshme kanë pasur një tru që, i matur, ka pasur një vëllim prej një mij gjer në dy mij centimetra kubë. Shumica e truve të këtyre gjenive ka një vëllim që sillet rreth mesatares (1500 cmk.). Kur kapaciteti i kafkës së një njeriu ësht m'i vogël se një mij cmk ose m'i math se dy mij cmk, atë-herë kemi të bëjmë me idiotër e me rasje pathologjike. 11)
***​

Duke u mbështetur në përfundimet e anthropometris e në përshkrimet somatike të bëra prej shkenctarvet, shumë anthropologë kanë dashur të klasifikojnë një herë e mirë racat e ndryshme të botës. Nga këto klasifikime fatin më të math e ka pasur ai i Eickstedt-it si pas të cilit familja e Hominidae përbëhet prej një gjinije të çdukur Pithecanthropus dhe të gjinis Homo. Kjo gjini përbëhet nga një specie e çdukur Homo Neaderthalensis dhe nga specia e madhe e përbashkët Homo sapiens ose Homo Recens. Kjo pastaj ndahet më nën-specie e në seri dhe serit në raca.

Për të thjeshtësuar punë, n'emërtimin e racavet po marr për bazë sistemin e Biasutti-t që ësht një nga më të rinjt e më të përsosurit. Si pas tij, suaza e trajtavet të sotëshme t'ominidvet ndahet në katër cikle: cikli i trajtavet primare ekuatorjale me degën e Australoidvet e të Negroidvet ; cikli i trajtavet primare boreale me degën e Mongoloidvet e t'Europoidvet ; cikli i racavet të rrjedhura sub-ekuatorjale : cikli i racavet të rrjedhura t'Oqeanit Paqsor e t'Amerikës.

Dega e Europoidvet ndahet në dy grupe: ai i pre-europid-vet që përfshin racat Ainuide, Uralidë e Lapide dhe ai i europidvet që ndahet në dy nën-grupe: në nën-grupin evropjan dhe në nën-grupin afro-aziatik. I pari përmbleth racat që neve na hyjnë në punë më tepër: Nordide (veriake), Mediterranide (mesdhetare), Adriatide ose Dinarike ose Ilirike, Baltide, Alpide. Në të dytin nën-grup hyjnë racat Berberide, Orientalide, Armenide, Assiride, Turanide dhe Indide.

Mbrënda kësaj suaze së pjesëshme të racavet njerzore, nuk ësht përmëndur një emër që dëgjohet e sbkruhet më dëndur se cilido tjetër në kohë të sotëshme: raca arjane. Pa dashur të hyjmë në theorit raciste që ndryshojnë dita ditës e prej shteti në shtet:, për të mos lënë lexonjsin n'errësirë, po përmëndim vetëm se ky skaj i ri ësht krijuar në këta vjetët e fundit ndër popujt evropjanë në të cilët ësht ngjallur ndërgjegja e racës dhe urrejtja për popullin ebraik.

“Shprehja raca arjane duhet marrë në këtë kuptim: zbritja nga një grup trajtash racore që janë formuar dhe harmonizuar mbi tokën evropjane të trungut të math europoid dhe kanë fituar, për këtë gjë, një fizionomi somatike e shpirtrore që i dallon shumë mirë nga trungje të tjera, përfaqsonjsit e të cilave trungje kanë qënë dhe janë edhe sot të huaj për Evropjanët.” 12)

Auktorë të tjerë thonë se kemi të bëjmë me një përzjerje midis skajevet gjuhë e qytetrim dhe skajit racë, pse, si pas Boule-it nuk kemi aspak racë arjane, por vetëm gjuhë e qytetrim arjan. 13) Por çfardo drejtimi të marrin në t’arthmen këto mendime, për ne nuk ka asnjë rëndësi. Idiomës që flasim shtëpija e gjuhve indogjermane i a ka hapur të dy kanatat : traditat e bukura e bestytnit janë mbeturi të një qytetrimi që nuk na ndan nga popujt arjanë : studimet anthropologjike racën tonë e mbajnë si një nga racat më të pastra e më të bukura t’Evropës me fizionomi somatike e shpirtrore që na përmbleth në gjirin e racës arjane, në kuptimin e matur e shkencor që i jep kësaj Biasutti.
***​

Anthropologët skajet metiçiat e ibridizëm i përdorin praktikisht si sinonime. Do t'ishte ndofta m'i drejtë kuptimi i zooteknikvet: metiçiat ësht veprimi si mbas të cilit bashkohen metiçët 14) njëri me tjetrin dhe ibridizëm ësht “kryqzimi i dy specievet” (Magne). Prodhimet e këtyre kryqzimeve thirren metiçë ose mulatër më rasjen e parë, ibridë në të dytën. Por le t'i përdorim edhe ne këto skaje pa bërë dallim.

Metiçë apo ibridë janë pra prodhimet e kryqzimit ndërmjet Negroidësh e Europoidësh ose në mes Mongoloidësh e Europoidësh. Por edhe nga bashkimi i një përfaqsonjsi të racës dinarike (Shqiptar, për shëmbull) me një përfaqsonjës të racës mesdhetare (Grek ose Sicilian) ose të racës nordike (Gjerman ose Ingliz) kemi pjellë të përbërë prej metiçësh; por në këtë rasje numri i karakterevet somatike që bëjnë të dallohen këto raca prej shoqja shoqes ësht i kufizuar e prandaj ndryshimet midis prindërve e fëmijve nuk bjenë shumë në sy. Më shumë do të na tërhiqte vëmendjen prodhimi në mes të një Shqiptari (racë dinarike) e të një gabeleje (racë indide), mbassi midis këtyre dyve ka ndryshime të mëdha jo vetëm somatike, por edhe shpirtrore.

Duhet lejuar apo jo kryqzimi midis dy racave të ndryshme, në mes të bardhëvet dhe njerzvet me lëkurë të ngjyerë ? Ka dy sisteme që bjenë në kundërshtim me shoqi shojnë : ai englez që e përjashton qoftë edhe në Hindin e banuar në pjesën më të madhe prej popujsh arjanë, të cilët me krijimin e kastevet që përkojnë me racat tregojnë se e kanë në shpirt hierarkin racore; dhe ai frënk, spanjoll e portoges që e ka pranuar dhe e ka zbatuar këtë kryqzim.

Për këto kryqzime, ndofta, nuk do t'ishte folur kurrë sikur mos të besohej në hierarkin e racavet njerzore.



Shenime:
10) “Nasion” : pika e pjekjes s'eshtrave të hundës me ashtin e ballit. “Mento” ose “gnation” : pika m'e ulët e ashtit të nofullës, nën mjekër.
11) Për t'u thelluar në këtë pikë, le të lexohet shkrimi i Guido LANDRA, “Cervello e Intelligenza”, botuar në Difesa della Razza, Viti VI, -Nr. 14, faqe 19-20.
12) BIASUTTI :. “Origine e sviluppo delle scienze. Antropologiche”,. faqe 22.
3) Shif parathënjen e veprës së PITTARD-it “Les Races et l’histoire”.
14) Metiçët janë pjella e kryqzimit të dy racave të ndryshme të një species.
 
Por a ka, me të vërtetë, raca superjore dhe raca inferjore ? Biologë të ndryshëm kanë thënë po ose jo pa u mbështetur më sprovime të mjafta shkencore. Pa u zgjatur në mëndimet e shprehura prej njërit ose tjetrit, na pëlqen të japim gjykimim e matur të Jennings-it: “اështja e racavet superjore dhe e racavet inferjore, q'ësht rrahur kaq fort, e vënë në mënyrë gjenerike, nuk ka kuptim. Gjykime të sakta në këtë pikpamje nuk munt të jipen veçse në lidhje me një qëllim të caktuar ose me një aftësi të dalluar funksjonale.” 15)

Krahasimet e bëra në mes zezakvet dhe të bardhvet të Jamaikës prej Davenport e Steggerda vërtetojnë ça thot Auktori i sipërm. 16) Zezakët u kallxuan eprorë në provët e ndryshme që masin ndjeshmënin (sensibilitetin) muzikore, për shëmbull në dallimin e notavet, të tingujvet, të fuqis, të ritmevet të ndryshme. U çquan gjithashtu në zgjidhjen për mëndsh të problemeve të lehta arithmetike e në zbatimin e disa urdhrave të ngatrruar. Të bardhët, për kundrazi, dualën më t'aftë në kopjimin e figuravet gjeometrike të thjeshta, në vizatimin e trupit të njeriut pa pasur model, në rindërtimin e një kukulle të zbërthyer, në korrigjimin e frazavet të gabuara, në dhënjen e gjykimevet mbi çështje praktike.

Edhe studimet mbi metiçjatin njerzor në bazë të kriterevet gjenetike janë të pakta. Por gati të gjitha përfundojnë në një gjykim kundër metiçit, sidomos nga pikëpamja shpirtrore e morale. 17)

Cilsit shpirtrore dhe karakteret somatike të prodhimevet që dalin nga kryqëzimi i dy racavet qëndrojnë në rrugë të mesme. 18) Sikur, pra, të bashkohet përfaqsonjsi i një race te çquar për art me përfaqsonjsin e një race të çquar për trimëri, duhet të kemi përgjithësisht prodhime që nuk do të çquhen as n'art as në trimëri. Në grupet e Jamaikës metiçët u treguan, në përgjithsi, m'inferjorë qoftë nga të bardhët qoftë nga zezakët.

Aleksandër Ghigi ka studjuar gjat' e gjërë në kafshë ibridizmin interspecifik, 19) do me thënë atë trajtë ibridizmi që I mbështetur në këto vëré e arsyetime dhe i pajosur me përvojën e gjatë të jetës që kalohet nëpër koloni, Frëngu P. Albert Perbal ësht shprehur përpara Kongresit Volta në shtator të vitit 1938 me këto fjalë: “metiçi ësht dënuar me turbullim shpirtror, ësht shkak prapsimi e shkatrrimi, ësht një plagë n'evolucjonin e natyrshëm.” 22)

***​

Raca, në kuptimin anthropologjik, nuk ka asnjë lidhje me-kombin. Një popull me origjinë të njëjtë, me një histori të vetme, me gjuhë të përbashkët dhe me doke e zakone të përngjarëshme, trajton për bukuri një komb të vetëm, kurse munt të jetë i përbërë prej racash të ndryshme. Kjo ndoth me kombin italjan, me kombin gjerman, me kombin grek, me kombin sërp. Vetëm për kombin shqiptar kemi një farë përjashtimi, por edhe ky, siç do të shohim, nuk përbëhet vetëm prej racës dinarike: një pjes' e Shqiptarvet, me gjithë se në përqindje shumë të vogël, është e tipit mesdhetar.

Por flitet rëndomë për një racë italjane, për një racë gjermane, për një racë shqiptare. Do t'ishte ndofta m'e drejtë të flitej për një trevë racore ose më mirë akoma për një komb italjan, gjerman ose shqiptar. Me gjithë këtë edhe shprehja e parë e ka kuptimin e sajë shkencor. Këto raca eksistojnë me të vërtetë. Në trevat ku ato kanë zënë vënt ka një tip të caktuar që kalon prej një brezi në një bres tjetër. Kuptohet se një nga popujt e përmëndur nuk përbën një racë omogjene e të çquar mirë nga pikpamja biologjike, por disa nga elementet kryesore racore qe përbëjnë grupin e europidëve hyjnë në setcilin ndër ta në përpjestime të ndryshme. Kështu për shëmbull, në popullin frënk kemi më tepër racën alpine me përqindje më të vogla nordikësh, mesdhetarësh e dinarikësh; në popullin gjerman ka sidomos nordikë e alpinë, një sasi më të vogël dinarikësh e ndonjë thërmijë mesdhetarësh e baltikësh; në popullin italjan zënë vëndin e parë racat mesdhetare e dinarike, pastaj vjen raca alpine e më në funt ajo nordike.

Veçorit e këtij numri racash lëmohen, deri diku, nga kushtet. ambientore që kontribuojnë në krijimin e një fenotipi 23) të përbashkët. Nga ana tjetër, ambienti, me anën e veprimevet (pro-
cedimenitevet) selektive, ushtron ndikim te math edhe mbi dallimin e disa karakterevet të përbashkëta dhe mbi çdukjen e disa të tjeravet. Për dukjen e këtyre tipave të përbashkët të një kombi Keiserling-u me shumë të drejtë thot: «në qoftë se ka tipa kombëtarë, kjo rrjeth kurdoherë nga fakti se disa tipa të familjes kanë qenë më t'aftë nga të tjerët për t'u fiksuar e për të përciellë (transmetuar) veçorit e tyre prej një brezi në brezin tjetër. Me fjalë të tjera një individ nuk ësht kurrsesi pinjolli i të gjithë stërgjyshërve të tij, sikurse thot gabimisht shumë kush, por vetëm i një numri të kufizuar të tyre.» 24)

Në çdo mënyrë duhet pranuar se kombi ësht një e vërtetë anthropologjike, jo vetëm si seli e një grumbulli te caktuar elementesh racore, por si seli e dalluar ku vërtetohen fenomena shkrirje (fuzionimi) e harmonizimi dhe si shtytës për lindje trajtash të reja (A. Keith). 25) Në këtë rasje nuk duhet të shikojmë vetëm veçorit morfologjike të një popullsije, por edhe veçorit fiziologjike e psiqike. Bilé, këto të funtmet kanë rëndësi më të madhe. Shëmbullin më të saktë na e japin Israelitët, ndër të cilët zotrimi i një numri notash psiqike bie në sy më tepër se sa frekuenca e vijavet somatike të përbashkëta.
Në krijimin e ndërgjegjes së racës e të ndërgjegjes kombëtare të përbashkët në një popull, rëndësin më të madhe e ka gjuha, e cila ësht ndër karakteret fiziologjike më të rëndësishme që ndan preras njerيn nga kafshët. Kjo ësht një element i dorës së parë që ndihmon për afrimin dhe përzjerjen e racavet të ndryshme mbrënda një kombi. Shtetet e Bashkuara t'Amerikës janë një mozaik i vërtetë ethnik dhe, me gjithë këtë, kanë zhvilluar një ndjenjë të fortë kombëtare me anën e gjuhës. Edhe Meksiku ësht një vënt me racë kryesore indide e me shumë nën-raca; por ka fituar një kulturë latine e ndjenja të përbashkëta nëpër mjet të spanjishtes.

Kur kemi të bëjmë me nën-raca të një race të vetme, ose edhe me raca të ndryshme, por që nuk ndryshojnë shumë njëra prej tjetrës, gjuha bashkon. Duhet thënë veç, se kjo nuk ka fuqi të rrënojë muret e racës, atëherë kur ndryshimi bje tepër në sy në pamjen e jashtëme trupore, sidomos në ngjyrën e lëkurës dhe në gradën e zhvillimit të cilsivet morale, ça ka rëndësi të madhe për ruajtjen e pastërtis në një racë që jeton përzierë me një racë tjetër shumë të ndryshme. 26)



Shenime:
15) H. S. JENNINGS : “Op. Cit.”, faqe 258.
16) Krahasimet mbi dy racat e ndryshme t'ishullit t'Antiljevet tërhoqën interesimin e të gjithë shkenctarvet, pse të dy grupet e vëzhguara kishin kushte të përngjarëshme kulturore dhe ekonomike dhe jetonin në rrethana të njëjta.
17) GHIGI : “Op. Cit.”, faqe 49.
18) BIASUTTI : “La classificazione delle razze umane viventi”, në Razze e popoli della Terra, faqe 292.
19) GHIGI : “Op. Cit.”, faqe 49.
22) GHIGI : «Op. Cit.», faqe 53 - 54. Për të njohur më mirë problemin e përzierjes së racavet, lexonjsi munt të shoh, përveç vepravet të Ghigi-t e të Biasutti-t, edhe kapitullin e posaçëm të Jennings-it,, faqe 246-258 n' «Op. Cit.».,
23) Përmbledhja e veçorive somatike të një individi quhet fenotip.
24) BIASUTTI : “La classificazione ecc.”, faqe 299.
25) BIASUTTI : “La classificazione ecc.”, faqe 300.
26) GHIGI : «Op. Cit.», faqe 36.
 
III.

ORIGJINA E RACثS SHQIPTARE
PROVA GJUHثSORE PER AUTOKTONIN E RACثS SHQIPTARE - ZBULIMET ARKEOLOGJIKE - MENDIMI I ANTHROPOLOGVET - BESIMI I DIELLIT DHE BESTYTNl Tث SOTثSHME - PثRFUNDIM.​
Pesë vjetë më parë, Shpend Bardhi pat botuar në Përpjekjen Shqiptare një studim sintetik mbi origjinën e popullit t'onë. 1) Duke marrë për bazë gjurmimet e linguistëve dhe t'albanologëve më të rëndësishëm të botës, ai rrihte me radhë hipothezat e ndryshme që mbështeten sidomos në gjuhë.

Kemi shumë rasje që provojnë se origjina e gjuhës së folur nga një popull nuk ka asnjë lidhje me racën së cilës ky popull i përket. Kështu, për shëmbull, s'kanë të bëjnë aspak me arjanizmin, e posaçërisht me racën nordike t'Anglosaksonëve, të gjitha ato fise me ngjyrë të ndryshme që, në të pesë kontinentet e dheut, miren vesh në mes të tyre me anën e inglishtes. Por, për Shqiptarët gjak e gjuhë kamë burim të njëjtë e prandaj studimi i Shpend Bardhit do t'i zinte me shumë të drejtë faqet e kësaj kaptine, sikur mos të donim të kërkojmë edhe ndonjë burim tjetër për të provuar më me siguri se ç'ësht kjo raca shqiptare duke nxjerë argumentat jo vetëm nga gjuha, por edhe nga arkeologjija, nga mithologjija e nga kërkimet anthropologjike.

Linguistët ndahen nga njëri tjetri për origjinën e gjuhës e të popullit t'onë, me gjithë se kurrkush nuk mohon prejardhjen e sajë indo-europjane. Kjo prejardhje ësht vulosur nga Franz Bopp-i që, nëpër studimet filologjike, ka vërtetuar preras karakterin arjan të gjuhës e pra të popullit t'onë.

J. G. von Hahn-i, konsulli zë-math i Austris në Janinë, në veprën e tij Albanesische Studien, e gjen shqipen e sotshme bijë t'ilirishtes dhe Gustav Meyer-i, m'i madhi albanolog i shekullit të kaluar, e pranon dhe mundohet t'a provojë këtë hipothezë. Glotologë të tjerë, ndër të cilët Hirt e Pedersen, nuk e
konsiderojnë gjuhën t'onë të rrjedhur nga ilirishtja, por nga thrakishtja; ndërsa albanologu sërb Bariq thotë për të se ësht një thrakishte e ilirizuar. I famëshmi studjonjës i shqipes, Norbert Jokl, të cilit i detyron shumë Kombi i ynë dhe albanologjija, ësht i mendimit se shqipja ësht një gjuhë thrako-ilire.

Këtyre mendimeve që nuk qëndrojnë kaq shumë larg njëri nga tjetri i u janë shtuar edhe dy të tjera krejt të ndryshme. Njëri — i August Schleicher-it — e vë shqipen në një degë indo-europjane bashkë me latinishten e me greqishten dhe i përmbleth që të trija nën emrin «grupi pelazgjik»; tjetri — i August Friedrich Pott-it — thot se shqipja ësht një gjuhë iliro-pelazgjike para-indo-europjane. Por të dyja këto mendime kanë gjetur kundërshtime të forta ndër glotologë. E para ësht lënë thuaj se më nj'anë; e dyta ka shumë shkencëtarë kundra dhe, në qoftë se mbrënda caqevet të filologjis ka ndonjë mbështetje, nuk pranohet n'asnjë mënyrë nga shumica e historjanvet dhe e arkeologvet. Ndër këto kohët e fundit as historjanët as glotologët nuk po flasin më për një gjuhë e një popull pelazgjik para-indo-europjan, por për një popull proto-ilir arjan, 2) për të cilin as ata vetë nuk dinë se ç'ësht me saktësi.

Vlejnë pra të mirren në shqyrtim tri hipothezat e para.

Të provosh në se Shqiptarët janë prej origjine thrake apo ilire ka rëndësi të veçantë për ne, pse po të pranohet njëra ose tjetra nga këto hipotheza do të thotë të vërtetohet në se Shqiptarët kanë qënë ngulur që prej kohëve më të lashta në viset që zënë afër e ngjat edhe sot, apo janë të shpërngulur prej ndonjë treve tjetër që ndodhet më afër Detit të Zi. Shpërngulja sjell me vehte edhe përzierje gjaku, pse një popull që largohet prej një toke e vëndoset në një tokë tjetër duhet të ketë pasur përpjekje, me doemos, më parë me fiset q'e kanë dëbuar e pastaj me fiset që ka gjetur në vëndin e ri. Midis tij dhe këtyre dy grupeve janë bërë kryqëzime që, në përpjestim me kohën e përpjekjes e me numrin e përbërësve të fiseve të huaja, kanë lënë gjurmë shumë pak të dukëshme në brumimin e racës.

A kanë banuar, vallë, stërgjyshët t'anë në viset ku stërnipët e tyre ndodhen edhe sot ? A po kanë ardhur këtu prej një treve që gjëndet më nga veri-lindja e që kishte për qëndër Nishin, domethënë prej Dardanis që përputhet me Kosovën e sotëshme, ashtu si ç'thot Jokl-i ? A po, më në funt, përpara shkeljes
së Sërbvet në Ballkan, banonin më afër Detit të Zi, në trikëndshin Nish - Shkup - Sofie, ashtu si pohojnë Samdfeld-i e Weigand-i?

Ndër këto kohët e funtme pesha ësht duke rënduar më tepër nga ana e iliricitetit të popullit shqiptar dhe nga anasija (autoktonija) ë këtij populli. Një albanolog i ri gjerman, Georg Stadtmueller, duke u mbështetur gjithnjë në gjuhë e duke shqyrtuar fjalët e huaja greke e latine të Kishës që kanë hyrë prej kohësh më shqipen, e gjen djepin e fisit t'onë në një vënt që duhet të ndodhet pa tjetër afër Greqis nga njëra anë dhe afër Dalmacis nga ana tjetër, do me thënë n'atë pjesë të buzës lindore t'Adriatikut që banohet edhe sot prej Shqiptarvet. Bilé, siç do të shohim edhe më pas, Autori i përmëndur ngul këmbë për të provuar se në kohën e shkeljes së Sllavëve të hershëm, hapsira jetsore e të parvet t'anë kufizohej në bjeshkët e Shqipëris së veriut e, pikërisht, në malet e në luginat e krahinës se Matit. 3)

Përkrahsi m'i math i origjinës ilirike dhe i autoktonis së Shqiptarvet ësht profesori i Universitetit të Palermos Francesco Bibezzo që njihet prej të gjithë botës si auktoriteti m'i lartë në studimet mesapo-japige. Për të provuar marëdhënjet që në kohë e në hapsirë lidhin shqipen me ilirishten e vjetër dhe, për të vërtetuar vazhdimin historik e gjeografik të Shqiptarvet të sotshëm nga Ilirët e lashtë, ai mbështetet në monumentet dhe inskripcionet mesapike të gjetura në Pulje e në Kalabri, të cilat kanë përgjasim të math me inskripcjonet e rralla ilirike që janë zbuluar përkëtej detit Adriatik. Për spjegimin e këtyreve duhet përdorur pa tjetër shqipja e sotëshme e prandaj — arsyeton Bibezzo — kur shqipja dhe ilirishtja janë të barabarta me një gjuhë të tretë, duhet të jenë të barabarta edhe me shoqja shoqen. Në këtë studim shumë të vlershëm, të cilit Shkencëtari i math po i kushton mënt e djersë prej vjetësh, ai arrin duke ndjekur tri rrugë: «I. Rindërton në të gjithë hapsirën sipërfaqen gjuhësore t'ilirishtes së herëshme; II. shtrin dhe thellon mardhënjet leksikore, fonetike e gramatikore të shqipes me japigo-mesapishten; III. në suazën e përkatsive t'ilirishtes intensifikon kërkesën e ndonjë isoglose që, edhe në se numri i mbeturive gjuhësore ësht i vogël, të lidhet posaçërisht shqipja me dialektet e folura lashtë në tokën me iliricitet ethnologjik e glosologjik të provuar. 4) Në lidhje me thrakishten, Gjurmonjsi i çquar e thjeshtëson mjaft punën, pse ai nxjer prova të shumta për të vërtetuar se Thrakas e Ilirë kanë folur një gjuhë ti vetme. 5)

اështja e selis ku kanë zënë fill Shqiptarët ka dalë në shesh rastësisht ndër fusha të ndryshme studimi dhe prandaj nuk ësht rrahur aq sa duhej prej shkencëtarvet. Në këto kushte përfundimet nuk duhen koinsideruar të sakta, pse pikat e nisjes kanë qënë të kuifizuara. «Në heshtjen e shkrimtarvet, thot Ribezzo, problemi u zgjith, si të thuash, negativisht nga Hahn-i n'Albanesische Studien I (1853 faqe 213 e tutje): në qoftë se përjashtohet invadimi sllav, në Mesjetën e lashtë e të ré nuk ka lajme për asnjë tjetër migracjon që të ketë mundur të ndryshojë strukturën ethnike e gjuhësore të Shqipëris dhe të cungojë kështu vazhdimin e evolucjonit të shqipes prej ilirishtes. Ky përfundim nuk ësht pikërisht një circolo vizioso, siç mendon H. Hirt, do me thënë që shqipja ësht zëvëndësja e ilirishtes vetëm pse Shqiptarët ndodhen në selin e Ilirvet. Sot, mbeturit e pakta gjuhësore t'ilirishtes në fushën toponomastike kanë nisur të gjejnë në shqipen elemente përgjegjse edhe për etimologjinë edhe për fonetikën e tyre.» 6)

Më poshtë, një soj si Stadtmueller-i, Profesori i Palermos thot se “po të mendohet që fisi shqiptar vetëm në këtë krahinë (në Shqipërin e sotëshme) ësht në mardhënje me helenizimin e vjetër të Maqedhonis e t'Epirit, me romaniziimin e krahinës danubiane e të Dalmatis, me sllavizimin e Thrakës, rrjeth vetvetiu se kjo bërthëmë (populli Shqiptar) mbetet në vëndin ku gjëndej dhe ku historikisht e linguistikisht mund të pritet, në qoftë se ka lidhje kaq të ngushta me thrakishten dhe me ilirishten, të cilat ishin sipërfaqe që shtriheshin për bri njëra tjetrës në kohën romake.» 7)

Më në funt, përgjasimi i ilirishtes me shqipen, nga njëra anë, dhe i shqipes me thrakishten, nga ana tjetër, toponimet e përbashkëta dhe qënja e fiseve — si për shëmbull Peonët — që thirren herë ilire herë thrakase, të bëjnë të besosh se Thrakët dhe Ilirët përfaqsojnë dy emra të një ethnos-i të vetëm të ndarë dysh vetëm politikisht e gjeografikisht. 8)
Të shkojmë më tutje në rrjeshtimin e provavet gjuhësore e historike që vërtetojnë iliricitetin e popullit shqiptar, do të zgjatemi shumë e do të kapërcejmë qëllimin e kësaj vepre. Për të përkrahur ndryshimin ethnik në mes të popullit që banoi dikur në Shqipëri dhe këtij të sotëshmit nuk mbetet veç se të pranojmë hipothezën e një pushtimi të huaj që duhet të ketë ngjarë pas rënjes së Perandoris së Romës. Por arkeologjija na jep prova të mjafta për t'a rrëxuar edhe këtë pretendim.

Gërmimet arkeologjike që kanë të bëjnë me qytetrimin dhe me popullin ilir janë shumë të kufizuara. Ato të Feniqit," të Butrintit, t'Apollonis, të Durrsit e të ndonjë vëndi tjetër nuk kanë rëndësi të madhe për kërkimet ilire, pse këto qëndra janë, në përgjithsi, kollonira të themeluara prej Grekësh që kaluan më vonë në dorë të Romakvet e prandaj pika ku, mbi një nën-shtresë ilirike, vihen dy mbishtresa, njëra helenike dhe tjetra italike.

Por këtë mungesë të dukëshme e plotson, deri diku, Nekropoli i Komanit, zbuluar në një luginë të Pukës që përshkohet nga Drini. Gjurmë të qytetrimit që tregojnë varret e këtij Nekropoli gjinden edhe nëpër shumë krahina të tjera të Shqipëris, në disa vise të Greqis dhe, ça ka për ne rëndësi, n'Afionën e ndodhur n'ishullin. e Korfuzit. Englezi Bulle, që ka bërë një studim t'imtë mbi këto varret e fundit, nxjer argumenta bindës për të provuar se këto, përveç ndonjë përjashtimi të vogël, i përkasin shekullit të shtatë e.s.. Varrezat e Komanit, si pas këtij Autori, janë pak më të reja se ato të-Korfuzit. 9) Dhe me të vërtetë edhe arkeologët e tjerë kanë pranuar se grumbulli m'i math i tumuleve 10) të Komanit duhet të jetë i shekullit të tetë e.s.; por ka edhe mjaft asosh q'i përkasin një kohe shumë më të lashtë. Materjali i mbledhur provon hapët se në popullin ilir ka pasur një vazhdim të qytetrimit halstattjan, 11) që ësht përhapur an' e kand tokës së banuar prej fisevet të tij. Rëndësija e veçantë që ka për thezën që po rrahim Nekropoli i Komanit rrjeth pikërisht nga shkaku se varret qenë hapur ndër epoka të ndryshme. Arkeologët që kanë marrë
në studim materjalin e mbledhur mendojnë se një pjes' e tij rrjeth prej një kohe përpara shkeljes së Romakvet në Shqipëri. Kemi, pra, një vazhdim traditash dhe ndikimet e ndryshme qe ka pësuar populli ilir mbrënda një periudhe njëmij-vjeçare. «Nelkropoli, prandaj, provon evolucjonin e qytetrimit iliro-romak krahinor dhe vazhdimin e elementit ethnik.» 12) Të njëj mendimi me Mustilli-n janë edhe Nopcsa, Traeger, Zeiss e shumë studjozë të tjerë.

Ka ndonjë shkencëtar që beson se në varret e Komanit duhet të gjënden edhe përfaqsonjës të popullsis sveve ose avare ose sllave. Hipotheza e parë ësht rrëxuar prej dijetarvet më të rëndësishëm, megjithse ndonjë shënj' e racës nordike gjëndet në këtë Nekropol. Për Avarët dihet me siguri se n'ushtrin e tyre kishte shumë Sllavë. Këta në shekullin e gjashtë shkelën Ballkanin dhe në krye të shekullit të shtatë elementi sllav q'erdhi me ta u përhap në të gjithë Gadishullin duke lënë të paprekura vetëm qytetet e Dalmatis, me përjashtim të Salonës, bregdetin e Egjeut dhe një rrip toke rreth e rrotull Konstantinopolit. ثsht vërtetuar historikisht se Avarët vetëm të shoqëruar nga Sllavët kanë shkelur në tokët t'ona dhe se këta të fundit, për të hyrë në vise shqiptare, kanë gjetur vështirsira të mdha, ça vërtetohet edhe nga numri shumë i kufizuar i mbeturive linguistike të kësaj epoke që janë futur në shqipen. ثsht e vërtetë se në tumulet e Bosnjës, ku elementi sllav zuri rrënjë të thella, gjejmë shumë sende që i u përngjaijnë atyreve q'u zbuluan në Koman ; por dijetarët janë të sigurt se këto sende janë më të vjetra nga pushtimi sllav.

Qytetrimi i Komanit, pra, ësht një fazë e mëvonëshme e qytetrimit të zbuluar në Bosnjë. Ai i përket kohës romake. Edhe sikur të mos pranohet se një pjes' e varrevet të zbuluara janë të kohës romake, duhet përjashtuar një herë e mirë mundësija e njohjes së përfaqsonjësve të ndonjë fisi sllav ose avar, t'ardhur në Shqipëri në mes të shekujvet gjashtë e shtatë e.s., ndër të vdekurit e Komanit. Përkundrazi, duket krejtë e natyrëshme që ata t'i përkasin atij ethnos-i që banonte në këtë krahinë edhe në kohën romake dhe që kishte zënë vënt që prej epokës së hekurit, në të cilën epokë gërmimet arkeologjike vërtetojnë pranin e tij. 13) Zbulimi i varrezavet ilirike të Korfuzit nuk ësht spjeguar akoma ; por ka të ngjarë që disa familje të visevet t'ona të kenë shkapërcyer detin për hkaqe të panjohura prej nesh dhe të jenë vëndosur n'ishullin më të math të Jonit.

***​

Anthropologët i akuzojnë pa prerë arkeologët, pse këta, në gërmimet që bëjnë, nuk çajnë kokën për të ruajtur kafkat e mbeturit e skeletrave të njerzve që zbulojnë. Bëjnë, në këtë mënyrë, një mëkat të math, pse nuk i u japin rasje përfaqsonjësvet të shkencës së rëndësishme t'anthropologjis që të çfaqin mendimin e tyre mbi racën që ka banuar në një vënt. Kjo mungesë kujdesi e arkeologve, për të cilën kaq dëndur fshan Eugéne Pittard-i, bje në sy me një herë në gërmimet e shumta që janë bërë në Shqipëri. Nga këto gërmime, për fat të keq, vetëm katër kafka Shqiptarësh të lashtë janë mbledhur e studjuar gjer më sot; që të katra janë nxjerë nga varret e Komanit, në Kalan e Dalmaces afër Shkodrës. Dy ndër to vërtetojnë dolikoqefalin e Ilirvet, kurse dy të tjerat janë brakoide. 14) Por një numër kaq i vogël nuk mjafton për të provuar me një farë saktësije në se Shqiptarët e sotshëm janë apo jo pasardhësit e Ilirvet. 15)

Kemi, veç, një nekropol të vjetër që ka një farë rëndësije për ne: ësht ai i Glasinacit që gjëndet në Bosnje 26 kilometra lark Sarajevës, në një vënt, domethënë, që ndër kohët e moçme, banohej funt e majë prej Ilirësh. Gërmimi në varret e tij ka nisur gjashtdhjetë vjetë më parë. Kafkat e gjetura në to janë studjuar që më 1907 nga Weisbach-u. Përfundimi i këtyre studimeve vërteton se midis sosh ndodhen disa të tipit dolikoqefal, disa të tipit mesoqefal dhe disa të tjera të tipit brakiqefal. Shifet pra, se të paktën dy raca të ndryshme, ajo nordike e ajo dinarike përfaqsohen në Nekropolin e Bosnjës. Si pas Schwidetzky-t, numri i këtyre racave arrin në tri: nordike, mesdhetare e dinarike. Tipi nordik ose verjak
çfaqet në dy variante, në një trajtë me kafkë të lartë dhe në një trajtë me kafkë t'ulët. Ndër kafkat mesoqefale shihet qartë një kalim drejt tipit dinarik, sidomos në trajtim të kafkës mbrapa. Pjesa nordike ësht m'e shumta (gati gjysma), pastaj vjen pjesa dinarike (gati një e treta), kurse tipi mesdhetar ësht më i vogli në numër.

«Po t'i ikqyrim rrashtat në pikëpamje të kohës — shton Anthropologu gjerman — shohim se këtu kemi të bëjmë me rrashta të një periudhe mjaft të gjatë, pra të kohëve të ndryshme. Racat atëherë na tregojnë një çnordizim, domethënë një paksim të racës verjake në dobi të racave të tjera. Raca verjake na çfaqet m'e rrallë në grupet më të reja». 16) Por, le të flasim më vonë për këtë çnordizim që nuk vërteton se kemi të bëjmë me gjak t'ardhur, por ësht vetëm një kalim prej dolikioqefalije në brakiqefali, një fenomen, pra, shkencorisht i zbuluar, me gjithë se nuk ësht spjeguar edhé.

Otto Reche, në veprën e vetë Raca dhe djepi i Indo-giermanvet (1936), duke pranuar se të gjakut ilir kanë qënë edhe fiset që banonin në kohët e para të metalit krahinën Picenum t'Italis lindore, merr në shqyrtim skeletet e nxjerra nga varret që janë zbuluar afër Novilara, Belmonte dhe Ancona. Kafkat janë, të gjitha, të gjata e të ngushta, me fytyrë të hequr e të gjatë e me hundë të hollë. Gjatsija mesatare e skeletevet arrin në cm. 167,7. Shihet çiltas se i përkasin racës nordike. 17)

Një dëshmi tjetër mbi racën ilirike munt t'a nxjerrim nga sa kanë shkruar kronikanët e vjetër mbi nëntë nga perandorët e Romës a të Bizancit që kishin arrijtur kulmin e hierarqis politike e ushtarake në buzë të Teverit ose të Bosforit duke u nisur prej visevet t'ona. Këta janë Klaudi, Apoloni, Probi, Valentiniani i Parë, Kostandini i Math, Kostanci i dytë, Juliani, Kostanc Klori dhe Kostandin Gali. Me përjashtim të Julianit që kishte flokë të zezë, të tetë të tjerët ishin flokartë. 18) Historiani latin Taciti i përshkruan Ilirët si një popull i fuqishëm, me flokë e me sy t'errët, i përkurmë, i matur, guximtar, kryelartë, që do më shumë blegtorin se sa bujqësin dhe nxjer ushtarë shumë të mirë. 19) Po t'u hedhim një sy mozaikvet të Justinianit të Madh dhe të së shoqes së tij Theodhora, që janë ndërtuar në Ravenna në shekullin e gjashtë, i pari në Kishën e Shën Apolinarit të Ri dhe i dyti në kishën e Shën Vitalit, do
të na bjenë në sy me një herë tiparet dinarike të Ligjvënsit të math Kosovar, ndërsa Perandoresha duket se ësht e racës mesdhetare. 20)

Nga këto pak shënime kuptojmë se anthropologjija nuk ka në dorë lëndë të nxjerë nga tumulet që të mjaftojë për të vërtetuar origjinën ilire të Shqiptarvet, me gjithë se nuk e mohon n'asnjë mënyrë këtë të vërtetë. As kronikat e vjetra nuk na japin përshkrime që të kenë një farë rëndësije në këtë drejtim. Veç, që të gjitha këto provojnë katërçipërisht se Ilirët ishin indogjermanë me tipare q'i u përngjanin pak a shumë nordikvet.

Por antropologët nuk mbështeten vetëm në matjen e të vdekurvet për të shprehur mendimin e tyre mbi origjinën e një populli. Ata, edhe duke vëzhguar përfaqsonjsit e gjallë dhe duke bërë analize të holla, munt të thonë se cilës race i përket një popull. Kështu, për shëmbull, Pittard-i, i mbështetur në përfundimet e anthropometris, thotë këto fjalë për origjinën t'onë: “Nuk e di në se linguistët kanë rënë në godi për të caktuar origjinën e gjuhës shqipe. Por besoj se anthropologët do të mirren vesh shumë lehtë për të caktuar vëndin e kësaj race. Duket që tashi, me gjithë se kërkimet nuk janë në gjëndje të na e mësojnë preras, që ne mund t'i vëndosim Shqiparët në një nga suazat e klasifikimit të sotshëm të racave evropjane: n'atë të racës dinarike. 21)

Në racën dinarike hyjnë popujt që banojnë, përveç viseve të tjera, Alpet Dinarike, që prej Istries gjer në jugë të Shqipëris, duke ndjekur gjithkund bregdetin lindor t'Adriatikut e prandaj popujt që ndodhen në viset ku më parë banonin Ilirët. Raca dinarike, ose adriatide e Biasuttit dhe raca ilirike janë sinonime. 22)

Në parathënjen e një vepre të hartuar nga Lumo Skëndua, Pittard-i e jep vëndimin e tij mbi origjinën e popullit t'onë me këto f jalë: “Shqiptarët më duken të jenë stërnipat më autentikë t'ilirvet të vjetër.» 23)

Shenime:
20) A. A. VASILIEV : «Histoire de l'Empire Byzantin», Paris, 1932, Tome I faqe 173 e 201.
21) PITTARD : “Les Races et l'histoire”, faqe 362.
22) Po të bëjmë korrigjimet e duhura në lidhje me origjinën ilirike të Shqiptarve, mendimi i Mehdi Frashrit përkon plotësisht në këtë pikë : «kur thonë anthropologët raca dinarike, duan të thonë raca ilirjane e cila, tue u përzierë me Thrakasit, dhe mbase me elemente të mëparëshme, formoi racën arbërore ose shqiptare».
«Histori e Shqipëris, etj.», faqe 70-71.
23) “Les Albanais, me paraisse-nt etre les descendants les plus authentiques des anciens Illyriens». Shif parathënjen e veprës “Les Albanais chez eux et a l'étranger”, Lausanne 1919, faqe 4.
16) I. SCHWIDETZKY : "Ilirët e Glasinacit si racë", në Bota Shqiptare, 1943, faqe 101 - 102.
17) BOTA SHQIPTARE faqe 100.
18) BOTA SHQIPTARE faqe 100.
19) BOLDRINI : «Op. Cit.», faqe 28.
14) R. BATTAGLIA : “L'Europa Danubiano-Balcanica”, faqe 778-779.
15) Pastaj, në lidhje me trajtën e kafkavet të gjetura në Koman, duhet bërë edhe një veré tjetër : ky Nekropol ndodhet në buzë të Drinit, pra në të vetmen rrugë të natyrëshme që ka lidhur, që në kohët e lashta, Dardhanin me Detin Adriatik. Kemi të bëjmë me një zonë transiti ku ësht e pamundur të kërkohet omogjenitet shumë i math anthropologjik. Rëndësi të vërtetë për ne duhet të kishin skeletet e zbuluara në ndonjë sipërfaqe të veçuar, në ndonjë luginë të rrethuar prej malesh, për shëmbull. Vetëm këtu duhen kërkuar tipet e vërteta t'Ilirvet të lashtë. — Mbi sipërfaqet e veçuara e sipërfaqet e transitit, shif MARRO : «Primato della Razza Italiana», faqe 44, 45, 46.
12) MUSTILLI : “L'illiricita del Popolo Albanese”, faqe 37.
13) MUSTILLI : “L'illiricita del Popolo Albanese”, faqe 39.
9) MUSTILLI : «L'illiricita del Popolo Albanese», faqe 36, 37, 38.
10) Tumul, tumule nga lat. TUMULUS - varre Ilirësh të rrumbullakta që, për dhën e hedhur mbi to, i përngjajnë një kodrine të lëmuar.
11) Qytetrimi halstattjan (nga emri i një qyteti të vogël që ndodhet n'Austrin e sipërme, Halstatt, ku janë zbuluar varre historike me rëndësi të madhe) ka qënë i përhapur ndërmjet shekujve IX e V p.e.s.. ثsht periudha kur punohet së bashku hekuri dhe brunxi. Krijimin e këtij qytetrimi të rëndësishëm gjurmonjsit i a mbështesin popullit ilir.
5) Fr. RIBEZZO : «Premesse storico-linguistiche sull'autoctonia ilirica degli Albanesi», Rivista d'Albania, viti 1940, faqe 139-140.
6) RIBEZZO : «Pramesse storico-linguistiche ecc...», faqe 117.
7) RIBEZZO : «Premesse storico-linguistiche ecc...»,, faqe 118.
8) MUSTILLI : «L'illiricita del Popolo Albanese», Rivista d'Albania, . viti 1942, faqe 31.
3) Georg STADTMUELLER : «Historija Shqiptare në pikëpamje të Kombsis si problemë gjurmimesh», përkthim i Prof. Karl Gurakuqit, Hylli i Dritës, 1942, faqe 153.
4) Francesco RIBEZZO : «L'originaria area etno-linguistica dell'albanese e la sopravvivenza di una parola peonica in Italia», Rivista d'Albania, Viti 1941, faqe 129.
2) Domenico MUSTILLI : “La civilta preistorica dell'Albania”, Rivista d'Albania, viti 1940, fasc. III, faqe 308-309 dhe nga i njëjti auktor «Origini del Popolo Illirico», Rivista d'Albania, viti 1940, fasc. III, faqe 319-320.
1) Shpend BARDHI : «Origjina e popullit shqiptar», Përpjekja Shqiptare, Viti i dytë, faqe 322.

Raca shqiptare (vazhdim )

Por, thuaj se të gjithë anthropologët kanë vëzhguar në popullin t'ënë tipare që provojnë se duhet të ketë, me doemos, kryqzime me raca të huaja. Krerët dolikoqefalë, syt e kaltërt e flokët e verdhë, që hasen aty këtu edhe ndër ne, nuk janë veçorira të racës dinarike. Lindin, pra, dyshime që duhen sqaruar. Spjegimin na e jep, deri diku, Marcello Boldrini. Ky, me gjithë se nuk e largon preras dyshimin e kryqzimevet, qoftë edhe shumë të kufizuara, me racat sllave, thot se “kushtet gjeografike, faktorët ekonomikë, ndryshimet e përgjasimet anthropologjike me popujt fqinjë, gjuha, zakonet përkrahin hipothezën e përzierjevet të vjetra që munt të kenë ndodhur edhe përpara vëndosjes së këtij populli në selin e sotëshme...” 24) Kush munt të thotë, atëherë, se Ilirët e lashtë, kur zunë vënt në Gadishullin ballkanik, nuk ishin, që të gjithë, të një tipi të vetëm fizik, por kishte midis tyre individë të pajosur me te gjitha tiparet që shihen edhe sot në popullin shqiptar ?

Tashi duhet bërë edhe një pyetje me rëndësi që ka lidhje vetëm me tregonjsin qefalik: kur përshkrimet e vjetra dhe kafkat e të vdekurvet thonë se llirët kanë qënë kokë-gjatë, si munt të spjegohet brakiqefalija e fortë që vihet ré në Shqiptarët e sotshëm e, përgjithësisht, edhe në përfaqsonjsit e tjerë të racës dinarike? Anthropologët për shumë kohë janë orvatur t'a spjegojnë këtë fenomen. Kanë thënë në krye se, kur në disa varre, si për shëmbull në Glasinac, shihen ndër kohë të ndryshme kafka që kalojnë nga dolikoqefalija në brakiqefali, ka një popull kokë-shkurtër që vjen prej së largu dhe përzihet me vëndësit kokë-gjatë. Bile, pas një hipoteze të dytë — të dalë gjithnjë në kohën kur anthropologjija gjendej në shpërgënjt e foshnjëris — brakiqelalija kishte origjinë aziatike, domethënë ngastrat që popujt brakiqefalë zinin në kartën e Evropës ishin trevat ku popujt indo-gjermanë ishin përzierë me popujt jo të gjakut arjan t'ardhur prej kontinentit lindor. Por sot të dyja këto hipotheza janë rrëxuar preras dhe prej të gjithë shkencëtarëvet ësht pranuar se popujt kokë-shkurtër kanë rrënjë kryekëput evropjane. 25) Anthropologët janë, gjithashtu, të mendimit — me gjithë që fenomeni nuk ësht spjeguar edhé — se në disa zona tregonjësi qefalik vjen duke u rritur; po kalohet pra vazhdimisht prej kafkave dolikoide në kafka brakoide pa patur përzjerje gjaku. Pittard-i këtë fenomen e ka vënë ré në komunën e Londrës dhe në krahinën e Savo-
jës; 26) Biasutti thot se këtë shndrrim të trajtës së kokës nuk -duhet të lodhemi për t'a kërkuar ndër gërmime të banesavet të dikurshme të popujvet, pse sot, në shumë krahina t'Evropës, nga të cilat në disa lugina t'Alpeve, ësht e dokumentuar shtesa e brakiqefalis. 27)

Në kohën kur Franz Bopp-i dhe shkolla e tij bënin krahasime ndërmjet gjuhësh të ndryshme për të zbuluar në to karakterin hindo-gjerman, një studjonjës i math engles, Max Mueller-i, shkruante se popujt që flitnin gjuhë të një rrënje, kishin edhe besime që i përngjanin mjaft njëri tjetrit. 28) Theorija e tij qe luftuar prej shumë kuj për një kohë të gjatë, por më vonë u kuptua se lufta qe e pavënt. 29) U pranua gati nga të tërë mithologët se në themel theorija e Max Mueller-it ishte e drejtë e prandaj, edhe një herë nisën kërkimet në këtë drejtim.

ثsht pohuar prej të gjithvet se baza e mithologjis arjane ësht besimi i diellit. Ky besim, si ndër popuj të tjerë të lashtë me gjuhë arjane ashtu edhe ndër Ilirët, qe në pah të math dhe, për çudi, pjesë të tij kanë mbetur gjallë gjer në ditët t'ona në popullin shqiptar.

Disa vjetë më parë u zbulua n'Austri kryeqyteti i krahinës Noricum që banohej prej Ilirësh.30) Thirrej Noreia dhe gjëndej në malin Lugenboden. Ndër sa ndërtesa të tjera u zbulua edhe pallati mbretror dhe, jo shumë lark këtij, një tempull i goditur në të tretin shekull p.e.s.. Ky tempull ësht i rrumbullakët, 31) me tetë metra diametër dhe i rrethuar me një postrehë, pullazi i së cilës mbahej, si duket, me shtylla të drunjta. Në mes ishte altari, i përbërë prej katër rrasash të të mëdha e të rënda, të latuara e të ngritura mbi tokë. Ndën altar ndodhej vatra e zjarmit për flit që truheshin. Ndonjë statujë Perëndije nuk u gjet në këtë vënt të shënjtë, pse besimi i Ilirvet ishte pa ikona. Por mënyra e ndërtimit të kujton me një herë tempujt e vjetër të Romës ku nderohej dielli.Në majë të një kodre që gjëndet pranë katundit Igls në malsi të Tirolit, Zonja Miltner ka zbuluar një tempull tjetër ilir, në mes të të cilit u gjet shtrirë një rras’ e madhe që përbënte altarin. 32) Në mëngjes, kur dielli dilte për të parën herë në buzë të malit, rrezet e tij binin mu në mes t'altarit duke-kaluar nëpër një gallustër të hapur, për këtë qëllim, në pullas. Që kjo ndërtesë ësht faltore nuk duhet të kemi asnjë dyshim; varret rreth - e - rrotull sajë vërtetojnë se, një soj si sot, edhe Ilirvet të moçëm i u pëlqente t'i varrosnin të dashurit e tyre afër tokës së bekuar.

Ndër popujt e tjerë të vjetër që banonin në Ballkan, kulti i diellit ka qënë shumë i përhapur. 33) Ky kult as nuk ka qënë i njohur në kohën greke arkaike e klasike me përjashtim të Helios-it në Rodi; por edhe për këtë dyshohet se mos ka origjinë të huaj. Një filozof platonik, Maksimi prej Tiros, tregon se fisi ilir i Peonvet adhuronte diellin në trajtë të pafytyrzuar të një disku të vogël të lartësuar mbi një shkop të gjatë. Në monedhat e mbretit Lykkeios të Peonis, që qe aleat i Ilirvet të tjerë e i Thrakasvet kundër Mbretit të Maqedhonis, shihet dëndur koka e Apollit stolisur me dafina; ky ka qënë perëndi që përfytyronte diellin.

Edhe Thrakasit që, si ç'thamë, janë të njëj gjaku e gjuhe me Ilirët, e adhuronin diellin. Sofokliu, në tragjedin e çdukur Tereus, vë këto fjalë në gojën e Thrakasit Orfé: “O Diell hyll shumë i nderuar prej Thrakasvet, miq të kuajve.” Në një tragjedi tjetër t'Eskilit, Bassaridet, Orfeu squhet që me natë për t'u ngjitur përpara agimit në majën e malit Pangeo që t'i falej Diellit, i cili për të ishte Perëndija m'e madhe.

Nuk ka shënja të shumta t'adhurimit të diellit anikonik nga ana e Thrakasvet. Por provohet mirë besimi i tyre ndaj Apollit, të cilit shumë herë i ngjiten mbiemra vendës, si për shëmlbull Sitalkas, ashtu si ç'janë thirrur shumë nga princat e vëndit, dhe Zerynthois që përfaqson emrin e një fisi të tyre. Fytyra e “kalorsit thrakas” ka zakonisht rreth kokës një kurorë rrezesh, shënj' e qartë kjo që vërteton lidhjen shpirtrore të popullit me diellin

Të përmëndim, me qënë se ra rasja, edhe një legjendë maqedhonase, mbassi edhe populli që polli Lekën e Math ësht, si pas mendimit të shumicës së historjanvet, i një origjine me Ilirët. Perdika, themelonjsi i shtëpis mbretnore të Maqedhonis, ishte m'i vogli i tre vllezërve të cilët, nga toka e Iliris, kishin shkuar në Lebaia dhe ishin marrë në shërbim si barinj' prej mbretit të vëndit. Kur mbretresha mbrunte bukët, kishte vënë ré se kurdoherë buka e Perdikës bymehej dy herë më shumë nga bukët e tjera. I a kallxon këtë gjë Mbretit dhe ky, i trëmbur prej këtij farë paralajmërimi, i dëbon të tre vllezrit. Ata kërkojnë rrogën q'u qe caktuar, por mbreti nuk u a jep. Veç, u tregon këtyreve diellin që n'atë çast po hynte në shtëpi nga një bir' e pullazit, dhe u thotë: “kjo ësht rroga që ju meritoni.” Dhe ja ku Perdika përgjigjet në këmbë e në dorë: “edhe ne e pranojmë” dhe, me një thikë që kishte me vehte, shkroi mbi tokë rrethin e diellit. Pastaj hyri tri herë mbrënda këtij dielli të vizatuar për dhé e u largua bashkë me të vllezrit. Vepra me karakter magjik dha përfundimin e pritur, pse Perdika, kur pushtoi të gjithë Maqedhonin, u bë edhe zot i Lebaia-s. Legjenda dëshmon hapët se edhe ndër Maqedhonas dielli adhurohej.

Ndërsa ky adhurim i diellit tregon me saktësi vulën arjane që mbante populli ilir dhe popujt q'ishin të njëj gjaku me të, traditat e mbetura gjer më sot ndër Shqiptarë flasin hapet mbi origjinën ilire të popullit t'onë.

Populli i malevet dhe i fushavet beson edhe sot me këmbëngulje në diellin. Njëzet shekuj krishterimi e myslimanizmi nuk kanë mundur t'i a çrrënjosin këtë besim. Ai vazhdon të hetohet për diell e për rreze të tij. Një varg bestytnish (supersticjonesh) e lidhin me të. Në folklorin t'onë gjënden pjesë të shumta këngësh në të cilat kreshnikët flasin me diellin si të flisnin me një vehtje të gjallë, i kërkojnë atij të mira dhe i binden.

Por ka edhe më. D. Nikollë Gazulli na tregon se Ilirët kishin për simbol të diellit kryqin me grepça, atë që kanë pasur edhe të gjithë popujt arjanë dhe që përfaqsonte zjarmin, flakën e gjallë. 34) Ky simbol, na siguron Autori, ësht i njohur edhe sot ndër malsit e Snkodrës. Shumë gra e qëndisin kryqin me grepça ndër xhubleta të tyre. Në hetimet që ai ka bërë duke pyetur ato që mirren me këto qëndima, ka nxënë se ky trashgim u ka mbetur prej plakash të moçme.

***​

Tashi të përmbledhim mendimet mbi origjinën e racës shqiptare.
Pamë në këto faqe se Ilirët janë popull me gjak e gjuhë indo-gjermane dhe se Shqiptarët janë bijt e tyre të vëndosur në krahinat e sotshme që nga kohët më të lashta.

Nga theorit e ndryshme linguistike, shkencëtarët po përkrahin më shumë atë që thotë se gjuha shqipe ësht një gjuhë thrakoilire dhe, duke qënë se po provohet se Thrakas e Ilir janë dy degë të një ethnos-i të vetëm, duhet pranuar mendimi i Ribezzo-s, si pas të cilit Shqiptarët e sotshëm janë pasardhësit e Ilirvet.

Kërkimet arkeologjike na vijnë në ndihmë pikërisht atje ku lajmet historike mungojnë dhe provat gjuhësore nuk kanë fuqi. ثsht një periudhë kur karta ethnografike e Ballkanit ësht përzier shumë, pse popuj të ndryshëm aziatikë janë dyndur mbi tokët e Gadishullit dhe popujt anas (autoktonë) kanë qenë të detyruar të ndryshojnë vënt. Zbulimet e tumuleve të Komanit dhe ato të Afionës japin lëndë të mjaftë për të vërtetuar vazhdimin e elementit ethnik që nga shkatrrimi i Perandoris së Romës gjer në shekullin e tetë e.s.. Pas kësaj kohe historija nuk flet më për migrim fisesh të huaja në tokën e banuar prej Shqiptarvet.

Anthropologët nuk kanë lëndë të mjaftuarshme skeletrike për të vëndosur se Shqiptarë e Ilirë janë një racë e vetme. As kronikanët e vjetër nuk përshkruajnë gjë me saktësi. Por nga studimet e bëra mbi Shqiptarët e sotshëm provohet se këta janë të një race të vetme që thirret dinarike ose ilirike dhe kanë afrim vetëm me ata popuj që janë vëndosur në vise ku historikisht provohet se ka një nënshtresë të dëndur Ilirësh.

Më në funt, nga mithologjija nxjerrim gjith ato prova për të vërtetuar se të parët t'anë ishin arjanë dhe se Shqiptarët e sotshëm ruajnë edhe sot shumë besime në lidhje me diellin. Këto bestytni na kanë mbetur trashgim nga besimet e Ilirvet.

“Shqiptarvet të soçëm, thot Arturo Galanti, i u përshtatet, emri neo-ilir, porsi Grekvet të rinj ai i neo-helenvet dhe Italjanvet, Frëngjvet, Spanjolvet, Portogezvet e Rumunvet emri neo-latin”. 35) Krahasimi i Auktorit italjan mbështetet më fortë në gjuhë e qytetrim se sa në gjak. Shqiptarët janë stërnipët e drejtë-për-drejtë t'Ilirvet, jo vetëm pse rrënja e gjuhës së tyre ësht ilire dhe se qytetrimi i vërtetë i tyre mban shumë elemente të qytetrimit të këtij populli, por më tepër pse në venat e tyre lëviz po ai gjak që dikur i u jipte jetë e gjallëri IIirvet të lashtë.

Shenime:
24) Marcello BOLDRINI : «Op. Cit.», faqe 44.
25) Renato BIASUTTI : «La classificazione delle Razze Umane», faqe 276 e 301.
26) PITTARD : «Les Races et histoire», faqe 19, 28, 29 e tutje.
27) BIASUTTI : .L'Umanita attuale», faqe 229, 230.
28) J. EVOLA : «Il Mito del sangue», faqe 9.
29) Raffaele PETTAZZONI : (Accademico d'Italia) : «Antichi culti nella penisola balcanica», Rivista d'Albania, 1941, faqe 109.
30) GELASIUS : «Bindimi i Diellit ndër Ilirët», Hylli i Dritës, 1913, faqe 77.
31) THALLOCZY shkruan se Ilirët “kishin tempuj të rrumbullakët, të goditur përmbi bregore...” Bota Shqiptare, faqe 106.
32) GELASIUS : «Op. Cit.» faqe 80.
33) Mbi adhurimin e diellit ndër Ilirë, Thrakas e Maqedhonas, shif PETTAZZONI, «Op. Cit.»
34) GELASIUS: (pseudonimi i D. Nikollë Gazullit) «Op. Cit.» faqe 83 - 84. Kryqi me grepça mbahet si emblema e Pantheonit arjan dhe e qytetrimit arjan. Gjermanët e sotshëm e kanë vënë atë në flamurin kombëtar për të kallxuar lidhjen e ngushtë shpirtrore të lëvizjes së tvre me traditat e mbetura trashgim prei stërgjyshërve.
35) Arturo GALANTI : “Populli Shqiptar”, në Bota Shqiptare, 1943, faqe 117.
 
Redaktimi i fundit:
IV.

RACA SHQIPTARE NثPثR SHEKUJ
NDIKIMET Nث GJAK DHE NDIKIMET Nث GJUHث E QYTETRIM - KOLONIT GREKE DHE PUSHTIMI ROMAK - DYNDJET E SثRBVET E Tث BULLGARVET - DIASPORA E PARث SHQIPTARE - MYSLIMANIZMI DHE RACA - SHQIPTARثT NE KOSOVث - SHQIPTARثT E MثDHENJ.​



Të flaç për origjinën e largët të një populli evropian, nuk ke thënë kurrgjë për racën e tij, pse dyndjet e shumta të popujvet që kanë mbushur faqet e historis së mesme e të ré, që nga shkatrrimi i Romës gjer në ditët t'ona, kanë lënë, pa dyshim, gjurmë të pashlyershme në kartën ethnografike të këtij kontinenti. Shumë popuj,dikur krejt të pastër për racë, sot janë ndryshuar kaq fort, sa që munt të thuhet se në venat e tyre qarkullon çdo lloj gjaku tjetër përveç atij të fisit q'i u ka lënë emrin ose, ndonjë herë, gjuhën. Shëmbullin më të gjallë na e japin Grekët e sotshëm. Thezin e shpallur nga Fallmerayer-i e përkrahin edhe anthropologët: shumë pak gjak i u ka mbetur fqinjvet t'anë të jugës nga Elenët e moçëm. Gjuha e Omerit mbulon me mantelin e sajë një tok Shqiptarësh e Sllavësh t'ardhur në Gadishullin elenik gjatë sundimit bizantin q' i a ka ndryshuar krejt vijat morfologjike dhe veçorit psiqike popullit vëndës.

Po ajo vëré munt të bëhet edhe për pjesën më të madhe t'ilirvet të vjetër. Fiset e tyre, të shumta në numër, ishin përhapur që përtej Danubit — Baviera, Austrija e Hungarija banoheshin prej tyre 1) — gjer në gjirin e Ambracis dhe një vijë që ndjek afër e ngjat kufirin e paraluftës midis Jugosllavis e Rumanis dhe Jugosllavis e Bullgaris i ndante, nga ana e lindjes, me popujt fqinjë q'ishin, edhe këta, të një gjaku me ta. Mbrënda këtij trekëndshi kaq të math, sot zë vënt një grumbull popujsh të ndryshëm: Gjermanë, Kroatë, Sërbë, Malazias, Bosnjakë e Hercegovinas, Bullgarë, Shqiptarë e Vllehë, pa përmëndur grupet e tjera më të vogla që janë
infiltruar më me pakicë. Për të kuptuar si kanë ndodhur këto shtrajtime ethnike, duhen përmëndur pa tjetër lëvizjet e fisevet të ndryshme që janë sjellë ndër këto vise e që kanë lënë në racë gjurmë të pashlyershme.

Edhe kur një popull, si Ilirët, zë vënt në një trevë të caktuar dhe heth rrënjë ndër viset më të përshtatëshme për banesë, nuk siguron pastërtin e gjakut për sa kohë popuj të tjerë, për arsye imperializmi ose pse vazhdojnë jetën endacake, hidhen në trevën e tij dhe ose e pushtojnë ushtarakisht ose depërtohen (infiltrohen) në të. Këta, në çdo rasje, i a turbullojnë pak a shumë qytetrimin dhe i a përziejnë gjakun. J. Brunhes, në veprën e tij La Géographie de l’Histoire i dallon lëvizjet e popujve «në lëvizje që ndryshojnë karakterin e racave pse veprojnë në turma të mëdha (racial drift) e në lëvizje që ndryshojnë vetëm qytetrimin e tyre (cultural drift), pse të riardhurit nuk bëjnë gjë tjetër veçse depërtohen, treten në popullsin e më parëshme të vëndit ; por edhe depërtimi (infiltrimi) nuk kalon pa lënë ndonjë ndikim në racë 2)».

Mendimi i këtij Auktori i përngjan, me gjithë se nuk përputhet, edhe përfundimit në të cilin arrin Pittard-i. Anthropologu zviceran mendon se shumë rrallë ndoth që një popull t'i japë veçorit e veta fizike një populli tjetër që pushton. Pikërisht këtë thonë edhe Gini, Martial-i e Genna. I pari flet mbi qëndresën e pamposhtur të veçorive anthropologjike të popujvet të sunduar për ball ndikimevet të popujvet sundonjës ; i dyti thot se metiçët e lindur nga kryqzimet e Galvet me Romakët i humbën dal-e-ngadalë shënjat e romanizimit për shkak të kryqzimevet të mëvonëshme me elementin vëndës ; i treti përmënt se si depërtimet e Asirvet të vjetër ndër Ebrej nuk kanë numdur të ndryshojnë përbërjen etnike të këtyreve të fundit, me gjithë se të dy këta popuj i përkisnin trungut semit 3).

Popujt që kanë patur të bëjnë me Ilirët gjatë shekujve kanë qënë kolonizatorë, pushtonjës ushtarakë ose migrantë endacakë. Këta nuk kanë patur kontakt të barabartë me të gjithë turmën ilirike të përhapur në një trevë kaq të madhe. Por, ndërsa ndrydhja e tyre ka qënë m'e fortë për disa fise e vise, ka qënë shumë m'e dobët ose nuk ësht ndier aspak ndër fise e vise të tjera. Disa nga këta popuj nuk kanë lëne gjurmë veçse në qytetrim; kurse disa të tjerë kanë lënë
shumë gjak ndër viset e pushtuara. "Vetëm ai grup i Ilirvet që më vonë u çqua me emrin Shqiptar, qëndroi m'i pastërti dhe, me gjithë se e ndjeu mjaft ndikesën e qytetrimit të huaj, mbeti gati krejt i paprekur për nga raca.

Por, për të kuptuar këtë të vërtetë, duhet të hyjmë pak në histori e të flasim, në vija të përgjithëshme, mbi trajtën e përpjekjevet që Ilirët e moçëm e Shqiptarët e mëvonshëm patën me të huaj.

***​

Në jugë të viseve që banoheshin prej të parvet t'anë qëndronte një popull shumë m'i qytetruar e m'i organizuar se ata. Grekët kishin zënë vënt në një tokë të varfër. Për të jetuar në nivelin q'i u impononte qytetrimi, kishin nevojë për të shfrytzuar vise më të pasura të banuara prej popujsh që ata i thirrnin barbarë. Kishin, për ato kohë, një industri të përparuar dhe, mbi të gjitha, një tregti shumë të zhvilluar. I u shisnin «barbarvet» mallra të fabrikuar në qytetet e tyre të shkëlqyera ose të blerë ndër vise të tjera të Mesdheut dhe i u mirrnin ç'u duhej për të jetuar: drith, metale të çëmuarshme e çdo pasuri tjetër. Deti Mesdhé ishte qarkuar prej kollonive të tyre të lulzuara. Edhe në Bregun lindor t'Adriatikut, Grekët themeluan një vark qytetesh midis së cilave çquhen Buthroton, Phoinikon, Apollonia, Dyrrachion, Nymphaion e Lissus.

Ndikimi helen ndër këto vise ësht ndier më fort në kulturë. Në besim e gjuhë ka lënë vrraga të lehta. Por kudo, në një sipërfaqe të kufizuar. Në veri nuk largohej shumë prej rretheve të kollonis, ndërsa ne jugë, hinterlandi shtrihej diçka më tepër. Përveç skelave të bregdetit, në mes t'Apollonis e të Butrintos kemi edhe disa qëndra të tjera greke, sidomos në Mallakastër, që shërbenin si tregje ku, midis vendësvet e t'ardhurvet shkëmbeheshin prodhime bujqësore me lëndë industrore. Kultura q'u përhap në këto vise ishte greke. Por harti grek, diku diku merr trajta të posaçme që kanë lindur nga shpirti krijonjës i vëndit. Shëmbull: kapitelet e stilit apolloniat të zbuluara në Pojan nga Kryetari i Misjonit frëng Léon Rey. Por, sidoqoftë, mbetemi në fushën e kulturës. Përzierje gjaku nuk ka pasur aspak, ose ka pasur aq shumë pak sa që nuk vlen as të zihet me gojë.

Me pushtimin romak ndikesa e huaj bëhet shumë m'e fortë. Passi Mbreti i funtmë i Ilirvet, Genci, thyhet, zihet rop (në vitin 168 p.e.s.) dhe dërgohet në Romë për të stolisur karrocën triumfore të Pretorit Lucius Anicius, të gjitha tokët e Mbretris së tij e të fisevet të tjera bjenë dal-e-ngadalë në dorë t'ushtris së fortë të Qytetit të shiat kodravet. Populli ngadhnjimtar nuk ësht vetëm i fuqishëm ushtarakisht, por qëndron edhe shumë përpara në qytetrim. Ndikimi i tij, në krye i kufizuar, u përhap në të katër anët e tokës ilire, por nuk e romanizoi krejtësisht popullin që banonte në të.

Ky ndikim nuk qe i barabartë në të gjitha viset ; diku u ndie shumë më tepër e diku shumë më pak. Drejtimet e tij përputhen me ato q'u ndoqën nga legjionet ushtarake. Ndjekin pra rrugët e detit e ato të tokës që topografikisht nuk pengojnë kalimin. Në vija të përgjithëshme presioni romak u ndie më tepër në bregdetin dalmatin, rreth e rrotull rrugës Egnatia që shkonte nga Apollonia e Durrsi deri në Salonik dhe në luginën e Danubit. Në këtë të funtmen, sidomos, presjoni ka qënë shumë m'i fortë, pse legjionet e Romës kishin zënë vënt me shumicë jo aq për të siguruar arterjet më të rëndësishme të lëvizjes së tyre nga sulmet e vendësvet, se sa për të penguar, në një vark fortifikimesh, — q'u shtuan shumë më tepër në kohën e Justinianit e të perandorvet të tjerë të Bizancit — çdo mësymje të papritur të popujve nomadë e gjysëm t'egjër që vinin prej veriut e prej veri-lindjes. Kemi pra disa pjesë të tokës ilire shumë të ndikuara e disa të tjera, posaçërisht viset malore ose të varfra ekonomikisht ose ato q'u ndodhën lark këtyre rrugëve jetike për Romën, gati të paprekura.

Qytetrimi i Romës la gjurmë të pashlyershme në çdo sektor të jetës. Gjuha pësoi më fortë se të gjitha. Në shumë vise ilirishtja nuk u fol më dhe vëndin e sajë e zuri latinishtja. «Sikur të zgjaste edhe ca kohë ky zhvillim, thot Stadtmüller-i, atëherë gjuha e herëshme shqipe mbrënda një ose dy shekujve do t'i ishte shtrue krejtësisht romanizimit dhe Shqiptarët e sotshëm do të flitshin nji dialekt romak puth do t'ishte shumë i afërm me gjuhën rumune 4).»

Por, ndërsa qytetrimi e gjuha e ushtarvet të Romës u përhap ku më shumë e ku më pak në të gjithë Ilirin, asnjë historjan nuk flet për depërtim gjaku latin. Studimet anthropologjike, nga ana tjetër, e provojnë, siç do të shohim, këtë pastërti. Legjionet e Romës nuk patën kontakte të shumta me popullsin vëndëse. Nga viset e Ballkanit, vetëm në Dacje 5), e pra shumë lark prej tokës shqiptare, thot
historija, u themelua një koloni romane e shumtë në numër, por edhe kjo duhet të jetë larguar q'andej më 271 e.s., në kohën e Aureljanit, atëherë kur kërcënimi i Gotvet e kishte bërë të vështirë qëndrimin e sajë.

Nga ana tjetër, sundimi romak ka qënë shumë i butë me popujt e nënshtruar që nuk i qitnin ngatrresa. Ja ç'shkruan Patsch-i për të: «Romanët në luftë qenë t'egjër, e shtrojshin pa farë dhimbe çdo kryengritje. Por përkundrazi, kur sipëranija e tyne njihej e nderohej, atëherë i u jipshin të nënshtruemvet nji liri shumë të gjanë. Ata nuk u përkitshin në kombësin (mendo racën) e tyne, as në besim, as në kulturën puth kishin; edhe n'administratë i lijshin të lirë, për sa u jipshin leje interesat e Mbretnia, Ata nuk kërkojshin prej të nënshtruemve puth të shkriheshin e t’asimiloheshin me ta; por asht e dijtun se pushtimi prej nji populli të fortë, të dijtun e të përparuem, linte me doemos gjurmët e veta në popullin e mundun. Prej kësaj pune kuptohet lehtazi, puth të nënshtruemit, porsa shihnin se rifitimi i vetqeverimit të tyne nuk ishte i mundun, i shtroheshin gjëndjes së re, përparojshin, por tue ruejtë vetit kombtare 5)... »

Dhe duhet t'ishte pikërisht kështu. Ndryshe nuk ka si të spjegohet fakti që gati dy qint vjetë pas pushtimit nga Roma, fiset ilire e kishin akoma të ndezur ndjenjën e liris dhe, shumë ndër to, të prira nga Desetiatët e të komanduara nga Bato-ja, nisën kundër Romakve luftën për shkundjen e robëris, luftë kjo që zgjati plot tre vjetë (deri më 9 e.s.) dhe pati episoda të shkëlqyershëm trimërije 6)

***​

Gjatë sundimit të Perandoris bizantine, popuj të shumtë racash të ndryshme i turren tokëvet të pasura të Gadishullit, i drejtohen shumë herë Kostantinopolit dhe e ndryshojnë kryekëput kartën ethnike të visevet ku shkelin. Shumë nga këta kalojnë nëpër krahinat ilire, por kalim meteorësh: vrasin, plaçkitin, pa lënë asnjë trragë tjetër. Kështu ndoth me Gotët, me Hunët, me Antët, me Hungarët, me Avarët 7).

Të huaj qenë edhe Venecjanët, Amalfitanët e Raguzanët që mbajtën shumë koloni në bregun e Adriatikut, por as përpjekjet me këta popuj nuk kanë ndonjë rëndësi, pse krijuan vetëm marëdhënje tregtare e jo lidhje gjaku. Nga këta, Venecjanët kanë pasur edhe një farë sipëranije politike ndër disa krahina afër detit. Më vonë Normanët e Angjevinët krijuan mbretrira që mbetën më këmbë për shumë vjetë; por kemi të bëjmë gjithnjë me sundime politike e ushtarake e jo me migracjone popujsh të tërë që munt të ndryshojnë gjakun e vëndasvet me të cilët përzihen.

Dy rreziqe i janë kërcënuar racës shqiptare gjatë sundimit bizantin: ai i greqizmit dhe ai i sllavizmit. Ndërsa i pari do të ndihej vetëm në gjuhë e në kulturë, i dyti do t'ishte me të vërtetë rrezik për çdukjen ose përzierjen e fortë të gjakut e prandaj do të kishte për rrjedhim shuarjen e njësis racore shqiptare në Ballkan.

Një farë ndikese të helenizmit e ndjeu populli i ynë porsa Perandorija e Lindjes u nda nga ajo e Perëndimit. Thuaj se e gjithë toka e Ilirvet mbeti nën Bizantinët e prej tyre mori pjesërisht fén orthodokse dhe pësoi n'organizimin shoqëror, ekonomik e familjar mbresa të forta që kanë mbetur të pashlyera gjer në ditët e sotëshme. Sikur kjo Perandori t'ishte ushtarakisht m'e fuqishme, me kulturën e sajë të zhvilluar, me ligjët e përsosura dhe me administratën e mënçme kishte për t'a greqizuar shumë shpejt vëndin t'onë, por ngatrresat e mbrëndëshme dhe luftrat e jashtëme e penguan një veprim të këtillë. Nga kjo pikpamje krijimi i Perandoris latine të Bizancit në Kryqëzatën e katërt e, bashkë me këtë, forcimi i auktoritetit të Dogëvet dhe sundimi i Normanvet e i Angjevinvet kanë qënë një farë kundërpeshe e nevojshme 8). Por pengimin më të math helenizimit i a solli dyndja e Sllavëvet, do me thënë e Serbëvet dhe e Bullgarëvet, në Ballkan. Kjo çduku një rrezik, por ngjalli një rrezik tjetër shumë më të math.

Sërbët ishin bujqë e druarë 9) dhe prandaj të pazotë për luftë. Përhapjen dhe fitimet e tyre u a detyrojnë Avarvet prej gjaku turk që dikur, si fise ushtarake kalorse, shkonin jetë nomade në krahinën e Panonis. U dukën në tokën bizantine në kohën e mbretrimit të çquar të Justinianit, por, me gjithë se në fillim nuk patën sukses pse fuqija e monarkut ilirjan ishte e madhe, nuk shkoi kohë që të bëhen element i rrezikshëm për Perandorin. Shkelën në dy valë viset e Iliris. Vala e parë nuk ka asnjë rëndësi, pse mësymjet bëhen në grupe të vogla dhe jo prej njësish politike t'organizuara. Qëllimi i këtyre lëvizjeve nuk qe që të kërkonin banesa të reja, por që të bënin plaçkë; pas çdo mësymje ata ktheheshin rishtas përtej Danubit ku kishin banesën e zakonëshme.

Vala e dytë qe shumë m'e rreptë. Të bashkuar me Avarët, ata më 578 shkretuan Thrakën, Ilirin e vise të tjera dhe u hodhën gjer në Greqi 10). Selaniku u mësye për të parën herë prej tyre.

Jehona e pushtimevet të këtyre fiseve barbare u përhap shpejt në të gjithë Perandorin, pra deri në vise të largëta t'Azis e t'Afrikës. Duket se në disa luftëra këta kanë bashkëpunuar edhe me fise ilire. Peshkopi egjyptian i Nikiu-s shkruante aso here në këtë mënyrë: «Në lidhje me Perandorin romane ka lajme se mbretrit e kësaj kohe, bashkë me Barbarët, me popuj të huaj e me Ilirjanë, rrënojnë qytetet kristjane dhe marrin banonjsit robër. Vetëm qyteti i Salonikut ka mundur të shpëtojë pse i ka muret e forta dhe, për hir të mbrojtjes së Zotit, popujt e huaj nuk kanë mundur t'a marrin ; por i gjithë populli i krahinës ka dalë fare 11)».

Kuptohet nga kjo kronikë se munt të ketë pasur një farë bashkëpunimi midis Sërbve dhe një pjese Ilirjanësh ndër vjetët e parë t'ardhjes së tyre në Ballkan ose, të paktën, ordhit sllave nuk duhet të jenë pritur keq prej Ilirvet në krahinat e të cilëvet zunë vënt. E kjo duhet t'i ketë sjellë dobi të madhe praktike popullit vëndas: ndalimin e çfarosjes ose të largimit të tij nga toka ku banonte që prej shekujsh. Por, sidoqoftë, kurrgjë nuk i pengonte Sërbët që të shtriheshin sa nga veri-perndimi aq nga lindja. Disa nga fiset e tyre pushtuan bregdetin dalmatin, tokët që sot thirren Sloveni e Kroaci dhe arrijtën në veri gjer sa u takuan me popujt gjermanë e me Hungarezët. Në këtë trevë të gjërë ata u përzien me Ilirët e i u dhanë këtyreve gjuhën. Të tjera fise u përhapën në tokën që përbën Sërbin e sotëshme, në Bosnje, Hercegovinë, Mal të Zi e u shtyjtën deri n'Alpet Shqiptare.

Kjo pjesë e dytë ka për ne rëndësi shumë më të madhe pse, ndërsa e para zuri vënt nëpër treva të cilat që prej kohësh ishin romanizuar, kjo, me lëvizjet e herë-pas-herëshme ka qënë një kërcënim i vazhduarshëm për atë grup t'Ilirvet që më vonë u thirrën Arbër.

Rëndësi më të madhe nga Sërbët për Shqipërin e pa-romanizuar të shekujvet XI, XII, XIII kanë Bullgarët. Këta, kur shkelën për të parën herë në Ballkan t'udhëhequr nga Asparuchi dhe u vëndosën në Dobruxhën e sotëshme, ishin të pakët në numër, por luftarë të zotë e prandaj shumë të rrezikshëm për Perandorin e Bizancit. Nga kontakti që patën me Sllavët, të cilët n'atë kohë ishin përhapur në jugë të Danubit, u sllavizuan e u shtuan tepër, pse në rreshtat e tyre hyri edhe shumë element sërb. Muarën pra gjuhën e tyre, fén kristjane dhe, sidomos, gjakun sllav. Nxunë, gjithashtu, mjeshtrinë kryesore të Sërbvet, bujqësin.

Në takimet që këta Bullgarë të sllavizuar patën me Shqiptarët, prej shekullit të shtatë deri në shekullin e dhjetë, jetuan në paq 12). Në tre shekujt e pastajshëm kemi periudhën perandorake bullgare. Të prirë prej Perandorit të tyre Simeon i Math, këta luftojnë kundër Bizancit, e thyejnë në shumë anë ; i u shpallin luftë Sërbvet, i mposhtin edhe këta. Më 917 Shqipërija e jugës, Epiri me kryeqytetin e tij Nikopolis, dhe një pjes' e Shqipëris së mesme bjenë në duart e tyre.

Qëndrimi i Bullgarëvet në Shqipëri ka lënë shumë fjalë në gjuhë e, sidomos, shumë emra në toponomastikë. Munt të linte edhe shumë gjak e munt t'i sllavizonte krejtë krahinat jugore sikur Perandorija bizantine të mos ishte fuqizuar pas një shekulli nën skeptrin e perandorvet maqedhonas. Nga këta, Vasili i dytë, Bullgaroktoni, e sulmoi Carin Samuel disa herë, shkaktrroi ushtrin e tij të fortë dhe, më 1018, i dha përkohësisht funt fuqis së madhe që pat krijuar Simeoni. Mbretrija bullgare, kaq e rrezikëshme për racën t'onë, u bë copë e thërrime dhe vëndin e sajë e zuri Perandorija bizantine, sundimi i së cilës kishte më tepër karakter administrativ. Për administrimin e visevet shqiptare u krijua thema e Dyrracchium-it, me Durrsin si kryevënt.

Por disa familje bullgare duhet të kenë mbetur në Shqipëri edhe pas shkatrrimit t'organizatës së fortë politiko-ushtarake. Ndikesa e këtyre elementeve të mbetura, e mbajtur gjallë prej Patriarkatit t'Ohrit që ndodhej mu në zëmër të Shqipëris, u përtërit edhe një herë me rilindjen e Perandoris bullgare nën Ivan Asenin e parë. Për fat kjo përiudhë perandorake e dytë nuk zgjati për shumë kohë, pse, me
vdekjen e Asenit të dytë (1241), fuqija e tij, që munt të krahasohej me atë të Carit të parë, u çduk me një herë nga luftrat e mbëndëshme dhe, bashkë me të, edhe ndikesa bullgare në Shqipëri mori funt.

Në këtë kohë eksistenca e një Shqipërije kombëtare, «e një toke të banuar vetëm prej kësaj race», nuk munt të vihet në dyshim. Kur Ivan Aseni, Car i Bullgarve, ai që do t'i jepte funt Despotatit t'Epirit, fal një piivilegj tregtije, e vëndos krahinën e Devollit në «tokën e Arbanases.» Mbishkrimi i mirënjohur i Tërnovos, në të cilin Sovrani bullgar numron të gjitha pronat e tij, shënon edhe një «tokë e Arbanases» pranë një «toke greke» ... Barinjt shqiptarë, një soj si barinjt e famshëm vllehë, përmënden nga gjysma e shekullit të XIII.» 13)

Me shekullin e XlV-të fillon të bëhet fjalë edhe një herë për Sërbët. Këta nisën t'organizohen politikisht e ushtarakisht. Mbretrija e themeluar prej Stefan Nemanjës zgjati thuajse një shekull dhe, nën Stefan Dushanin, u zgjerua kaq shumë sa përmblodhi në gjirin e sajë, përveç Sërbis së Vjetër, edhe të gjithë Shqipërin me kufijt ethnikë të sotshëm, Greqin, Maqedhonin e një pjesë të Thrakës. Stefan Dushani vetë, ditën e pashkëve të vitit 1346, u kurorzua «perandor i Sërbëve, Shqiptarëve, Bullgarëve dhe Grekëve» prej patriarkut sërb të Shkupit në prani të patriarkut bullgar t’Ohrit, të kryeigumenit të Malit të Shënjtë e të shumë peshkopve të tjerë, të mbledhur nga të gjitha viset e Mbretëris së tij të gjërë dhe po përgatitej për t'i rënë Kostantinopolit 14). Por vdekja e tij e papritur (1355) shkaktoi edhe vdekjen e rrezikut sllav për Bizancin dhe për vëndin t'onë. Princat e vogjël u shpallën me një herë më vehte dhe prenë çdo marëdhënje me Sërbët. Tyrqit, më në funt, i dhanë shkelmin e vdekjes organizimit të Car Dushanit kur, në luftën e Kosovës (1389), vranë krajlin e tyre të funtëm, Lazarin.
Kur Sllavët shkelën ndër viset ilire, gjetën atje këto popullsira: në veri të Danubit, Gjermanë; në disa koloni bregdetase, Grekë; në të gjithë pjesën veriore të Ballkanit, prej Adriatikut gjer në kufi të Dakjes, Ilirë të romanizuar e disa Romakë; ndër disa vise malore e të varfra që nuk përshkoheshin prej rrugësh të rëndësishme, llirë të pastër nga gjaku që vetëm në gjuhë e në qytetrim kishin ndjerë pak a shumë ndikimin latin. Ordhit e reja barbare e detyrojnë popullsin e vjetër të romanizuar e të greqizuar të viseve të mbrëndëshme të Ballkanit që t'ikij e të vëndoset në qytetet e bregut t'Adriatikut e nëpër ishujt e detit ku qëndroi nën mbrojtjen e flotës bizantine 15). Një numër i vogël shkoi në male ku pjesërisht u shqiptarizua, pjesërisht u sllavizua. Një pjesë tjetër — dhe kjo duhet të jetë m'e madhja — pranoi të bashkëjetojë me pushtonjsit e të ndjekë lëvizjet e tyre ushtarake dhe dal' e ngadalë e humbi gjuhën e vetë. Eksistenca e Morlakvet si njësi ethnike e dalluar mirë deri në shekullin e XVII-të, tregon se disa nga Ilirët e romanizuar kaluan ndër male 16).

Në këtë mënyrë krahinat e gjëra që dikur banoheshin prej Ilirësh, që nga Danubi e gjer në rrëzë t'Alpeve Shqiptare dhe që nga bregdeti dalmatin e gjer në viset më të skajëshme të lindjes, sllavizohen të gjitha. Ka midis këtyreve ishuj që e kanë mbajtur të pastër gjakun shqiptar dhe të paprekur gjuhën gjer në shekullin e XIV-të 17); por edhe këta ishuj me kohë asimilohen.

Studimet anthropologjike vërtetojnë qartas se në trajtimin racor të popullit sllav të jugës ka shumë gjak ilir 18). Bilé, munt të thuhet se e gjithë pjesa perndimore e Gadishullit ilirik që përmbleth Kroatët, Dalmatinët, Bosnjakët, Malazezët,
Shqiptarët dhe gjysmën e Grekvet ësht e popullzuar prej fisesh që kanë të gjitha tiparet e racës ilirike e prandaj përbëjnë së bashku një unitet ethnik të çquar mirë. Kartat e botuara prej Pittard-it në Les Peuples des Balkans flasin qartas për këtë të vërtetë.

Hapsira ku shtrihet raca shqiptare pas vërshimeve sllave ësht pra shumë e kufizuar: përfshin disa malsira të Shqipëris së sotëshme. Si pas Stadtmüller-it vetëm krahinën e Matit 19). Por thezi i albanologut të ri gjerman, që ka hasur në kundërshrime të shumta, nuk duhet t'i përshtatet shumë së vërtetës. Po të jetë siç thot ai, ku u gjeten qindra mijrat e Shqiptarvet q'u shpërndanë, duke nisur prej të XI-it shekull, në të gjithë Greqin perndimore e jugore, në viset e Vardarit e të Kosovës e, më vonë, pas luftravet me Tyrqit, edhe n'Itali? Por t'a lëmë më nj'anë këtë çështje. ثsht punë historianësh dhe linguistësh të zotë për t'a shoshitur thezin e Stadtmüller-it.

Duhet pranuar veç, se sipërfaqja toksore ku shtrihej raca shqiptare ishte shumë e kufizuar gjer në shekullin e njëmbëdhjettë, do me thënë deri në shkatrrimin e Perandoris së parë bullgare të themeluar nga Cari Simeon.

***
Pas tatëpjetës së kësaj fuqije fillon zgjerimi i hapsirës jetsore të Shqiptarvet, më parë në fusha e kodrina të Shqipëris së mesme e jugore prej nga dëbohen ose nënshtrohen pronarët e bujqit sllavë 20); më pas në vise më të largëta drejt Greqis. Lajmin më të parë të migracjonit shqiptar në gadishullin elenik e kemi nga vjetët 1021-1022 21).

Me ardhjen në fuqi të një serije perandorësh të zotë në Bizanc, migracjoni jashtë kufijve toksorë të Shqipris ndërpritet, por kolonizimi i mbrëndshëm vijon. Tokët pjellore nisin të banohen e të punohen prej vetë Shqiptarëvet. «Nëpër malet shqiptare, të paprekuna nga lufta e rreziqet, popullsija e njij race shumë të bukur u mbajtë e freskët, pjellore, e shëndoshë, me nji jetësi të jashtëzakonëshme ndër disa vise, e qëndrueshme ndër të gjitha fatkeqsit, luftare... Ai element bredhës filloi me u rrotulluem prej maleve ndër fusha
i lodhun prej luftavet të pandame e prej rreziqevet të të papushueme 22).»

Në funt të shekullit XIII nis vala m'e madhe e përhapjes së fiseve shqiptare përjashta tokës së vet duke ndjekur dy rrugë: drejt veri-lindjes vëndosen në Kosovë, Rashë, Sërbi, në një pjesë të madhe të Maqedhonis verjore e perndimore; drejt jugës ngulen në Thesali, Epir, Etoli e Akarnani 23). Shumë nga këta braktisin tokët e porsa-hapura të Myzeqés e të Savrës për të shkuar në viset e largëta të Gadishullit helenik 24). Diku janë të ftuar prej vetë pronarvet të tokëvet që kishin mbetur djerrë 25) ; diku thërriten prej despotvet bizantinë të vëndit të cilët kanë nevojë për fuqira ushtarake që të mbrohen kundër Tyrqvet 26) ; diku shkojnë vetë në fise t'organizuara ushtarakisht e t'udhëhequra prej princërvet të tyre 27) ose të huaj 28).

N'atë kohë në Greqi zjente një shpirt kolonizimi një soj si n'Itali n'epokën e kolonizimit të math të Gjermanvet 29). Shkaku duhet kërkuar në rrallimin e fortë të popullsis greko-sllave t'atëhershme prej luftravet të dëndura e sidomos prej murtajës së zezë të vitit 1346 e cila u përhap nga thellsit e Azis në Greqin e jugës dhe shkaktoi vdekje të panumërta 30).

Shqiptarët që shkuan në Gadishullin helenik u shpërndanë pjesërisht në Thesali e pjesërisht në krahinat përndimore. Ata të Thesalis përmënden që në kohën e Andronikut të tretë (1328-1341) si pronarë të mëdhaj tokësh (arhondër) 31). Me shkeljen e Stefan Dushanit në këtë krahinë, arhondët dhe stratiotët grekë u dëbuan prej çifliqeve të veta dhe vëndin e tyre e zunë, më të shumtën, kryetarët shqiptarë e prandaj numri i tyre u shtua më tepër 32).
Nga Epiri, Etolija e Akarnanija, me kohë u larguan disa Shqiptarë të ndarë në dy degë: njëra degë shkoi në Beoti. Atikë, Negropont dhe n'ishujt e tjerë të detit Egjé. Pjesa tjetër, e ftuar prej Despotit të Misthrës, Manuel Kantakuzenit, kalon gjirin e Korinthit dhe vëndoset në Moré (1383) 33). Ftesa përsëritet nga Despoti i mëpastajshëm Theodor Paleologu dhe numri i familjevet shqiptare shtohet akoma më tepër 34).

Shqiptarët ishin trima e puntorë e prandaj, me fuqin e pushkës dhe me punën e tyre të parreshtur, i suallën dobira të mëdha vëndit. Perandori Manuel i dytë, thot Vasiliev-i, në fjalimin e varrimit që mbajti për Despotin që solli Shqiptarët, e lavdëron atë shumë për këtë masë me vënt 35).

Në këtë mënyrë Shqiptarët u përhapën me shumicë në të gjithë Greqin. Në Moré, kaq i math qe numri i tyre, sa që një shkrimtar e diplomat i kohës, Gjergj Phrantzae, si me lot për faqe, ankon se në kohë të tij, në gjysmën e shekullit të pesmëdhjetë, dy të tretat e Gadishullit ishin shqiptare me 290 mij vetë e me 30 mij luflarë 36).

Me dukjen e parë të Tyrqvet ndër tokët t'ona, krijohet edhe një rrugë e ré shpërngulje për Shqiptarët; shumë familje shkojnë n'Itali, në Raguzë, Venetik, Rekanatë e Ankonë, por nuk trajtojnë kolonira të caktuara. Këto kolonira themelohen më vonë në Pulje, Kalabri, e Siqeli, kur rreziku tyrk shtohet e sidomos atëherë kur Heroi i ynë kombëtar ndrron jetë dhe ushtrit e pathyershme të Sulltanit pushtojnë me radhë të gjitha kështjellat e forta dhe qytetet e lulëzuara.

***

Gennaro M. Monti shkruan: « pushteti i Tyrqvet më shumë se një sundim i vërtetë qe një sovranitet i lartë 37).» Ka pasur karakter administrativ e ushtarak e prandaj nuk do të kishte rëndësi të madhe për historin e racës s'onë, sikur herë pas here mos të kishin dalë njerz që gjejnë halën në përpeq e të kishin thënë se tyrqizmi ka lënë gjurmë të pashlyershme, se e ka ndryshuar gati krejt gjakun arjan e se ka çrrënjosur cilsit ario-evropjane nga populli shqiptar.

Akuza ësht e vjetër; dhe, me gjithë se ësht përgënjeshtruar disa herë, prap, kur ndokush ka pasur interes, ësht përsëritur. Këtë mendim pa vënt këta njerz e mbështesin në myslimanizmin që u përhap në tri të katërtat e popullit shqiptar. A ka ndonjë farë themeli ky besim? Asnjë. Pse myslimanizëm nuk do të thotë tyrqizëm, sado që, pas pushtimit t'Egjyptit prej Tyrqvet, përfaqsonjsi i Muhamedit në tokë ishte një kryetar shteti, vetë Sulltani i Osmanllinjvet. Të besojmë sa shkruajnë këta të huaj të përciptë ose dashakeqë, do t'ishte një soj sikur të pohojmë se Gjermanët ndrruan gjak, pse lanë paganizmin dhe përqafuan krishterimin ose se Englezët e sotshëm nuk janë më ata të pesqint vjetve më parë, pse u ndanë nga Kisha Katholike Apostollore Romane.

Duhet të pranohej sa thonë këta, sikur myslimanizmi të përhapej me anën e turmave kolone tyrke të vëndosura prej Portës së Lartë ndër krahina të ndryshme të Shqipëris. Por një kolonizim të këtillë nuk e përmënt asnjë herë historija. Ettore Rossi, kur mirret me përhapjen e fes së Pejgamberit pohon: «nuk munt të thuhet se islamizmi i Shqipëris ka qënë i ndihmuar prej imigrimit t'elementevet tyrke. Sulltanët shpërndanë disa fise t'Anadollit nëpër Ballkan, por nuk i shtyjtën këto gjer në Shqipëri 38).»

Një misjonar, Fr. Angelo da Bergamo, i cili pat vizituar vëndin t'onë që në gjysmën e parë të gjashtqindshit. « pat vënë ré se Shqiptarët muhamedanë ishin gati të gjithë të lindur në vënt dhe se zbrisnin nga Kristjanët që kishin ndrruar fé 39). »

Gjithë këtë thot preras një i ditur pollak që studjon shpërndarjen e elementevet të racës tyrke në Ballkan: «me gjithë se Islami ësht shumë i përhapur në Shqipëri, nuk ka aglomeratë tyrke të rëndsishme në kët vënt 40).»

Kështu flet edhe arsyja. Sikur familje Osmanllinjsh ose Tartarësh të nguleshin në tokën t'onë, si këto do t'i humbisnin
zakonet e gjuhën e tyre duke patur kontakt të vazhduarshëm me sundonjsit e një gjaku? Në Rumani ku sipëranija tyrke ka qënë shumë m'e dobët se në Shqipëri, pse atje kurdoherë janë mbajtur një farë autonomije dhe një princ kristjan në krye, shohim edhe sot se Gagauzët, Qyrdët, Lipovanët, Tartarët e Tyrqit, të vëndosur në Dobruxhë që prej kohësh, i kanë ruajtur dhe i ruajnë edhe ndër ditët t'ona gjuhën, fén, zakonet dhe tiparet e racës nga e kanë origjinën.

Duhet shtuar, më në funt, se nuk do t'ishte n'asnjë mënyrë e mundur që një popull me gjak të përzier e gati tyrk të ruajë për pesë shekuj ndjenjën e individualitetit kombëtar dhe të mos trëmbet as nga mallkimet e Babi Alis, por të kërkojë e të fitojë mvehtësin politike.
 
Por prap — munt të thotë ndokush — edhe në mos qoftë e ardhur prej s'di se ku pjesa m'e madhe e myslimanvet, lihet për të dyshuar shumë në karakterin e, pikërisht, në racën (pse karakteri ësht funksjon i racës) e një populli që si pa të keq shqelmon fén e vetë për të pranuar një fé që s'ka asnjë lidhje me të parën. Këtu, mendon një studjonjës i problemeve shqiptare që mbahet si m'i thelli njohës i shpirtit t'onë, ka të bëjë një farë «forma mentis etiko-psikologjike paqëndrese që ësht diktuar kurdoherë në tokën ilirike dhe që ka ngjasje të rrjedhë nga coptimi politik nën të cilin qenë shtruar thuaj se pa prerë popullsit q'e banuan 41).»

Të njëjtin mendim e ka pas çfaqur me kohë Dr. Vladan Gjorgjeviçi. Ai e tha më rrumbullakët : Shqiptarët ndjekin një parim filozofik të çuditëshëm si pas të cilit « e kuj të jetë shpata e atij do të jetë edhe besa 42).»

A ësht e vërtetë kjo akuzë? Aspak.

ثsht e vërtetë vetëm se Shqiptari nuk ësht i lidhur shumë ngushtë me fé. Se Shqiptari, me të gjitha valët e qytetrimit të huaj që ka kaluar, ka mbetur prap se prap, në funt të shpirtit, pagan e se beson më me qejf në çukën e shkëmbënjtë të Tomorrit ose në guvën e thellë të Sarisalltëkut mbi Krujë, se sa në shënjtin më çudibërës, qoftë ky i myslimanvet, qoftë i kristjanvet; se trëmbet më shumë nga shitimi i Orëvet e i Zanavet se sa nga shpata e mprehtë e Kryeengjëllit Mëhill q'i u merr jetën njerzve. Kur paganizmi ësht rrënjosur kaq shumë në shpirtin e një populli, që s'ësht zhytur akoma kok' e këmbë në pellgun e qytetrimit evropjan, atij i duket se fét e tjera mundet t'i ndryshojë më me lehtësi, pse këto nuk i a çrrënjosin bestytnit me të cilat ai ka lidhur ngushtë botëkuptimin e tij, jetën e tij familjare e shoqërore.

Por, as kjo nuk ësht arsyja kryesore e përhapjes së myslimanizmit në Shqipëri. Arsyja e vërtetë duhet kërkuar në faktorët historikë e shoqërorë. Le t'i gërmojmë pak këta faktorë — veç sipërfaqësisht, pse mbi shkaqet dhe mënyrën e përhapjes së myslimanizmit në vëndin t'onë ësht shkruar shumë pak dhe gjysmakërisht.

Pas vdekjes së herojit t'onë kombëtar, Skënderbeut, ushtrit e mëdha të Sulltanit pushtuan me radhë te gjithë kështjellat që përfaqsonin fuqin e zogjvet të shqipes: Beratin, Krujën, Drishtin, Leshin, Shkodrën e më në funt Durrsin e Vlorën. Princat e priesat shqiptarë e kuptuan se i u kërcënohej jeta, nderi e besimi e prandaj u shpërngulën duke marrë me vehte të gjithë klasën që përfaqsonte bujarin e vëndit e, sidomos, klerin kristjan, pse pikërisht ky e ndjente vehten më fort në rrezik nën sundimin e Gjysëmhënës. Në tokën e Kastriotit mbetet atëherë populli m'i ulët (bujqit e barijt) e m'i pakulturë. Krye për t'a drejtuar, për t'a mbajtur të bashkuar e për t'i treguar rrugën e detyrës nuk ka. اa do të thotë shumë, pse porsa ësht kaluar kufiri i Mesjetës së mbushur me feudalizmin karakteristik e me frymën kristjane fanatike të krijuar nga një numër tepër i ngjeshur priftrinjsh.

Për t'i u përshtatur rymës së re që po i a ndryshon dukien lëndore e shpirtrore të gjithë Evropës dhe, pastaj, për të gjetur rrugën më të drejtë që duhet ndjekur në vëndin e tij të pushtuar nga një popull krejt i huaj jo vetëm për gjak e gjuhë, por edhe për konceptin që ka për këtë e për atë jetë, Shqiptarit i duhen udhëheqës shpirtërorë shumë të zotë. Këta i mungojnë kryekëput e prandaj ky mbetet i hutuar në mes të katër rrugëve. Gati të gjithë krerët e Shqipëris që luftuan krah për krah me Skënderbén nuk qëndruan në mes të tij për t'i treguar udhën. Shumë të pakët qenë ata priftrinj që pranuan rreziqet e rënda q'i u kërcënoheshin për të shpëtuar shpirtrat e vllezërvet që s'munt të kapërcenin detin. Miqsija e Gjergj Kastriotit me Mbretin e Napolit dhe politika venecjane e muarën më qafë krishterimin shqiptar.
Dokumentat historikë e provojnë katërçipërisht mungesën e priesave politikë e shpirtërorë. Të gjitha relacjonet e shekujvet të XVI-të e të XVII-të q'i janë dërguar Vatikanit thonë se në Shqipëri nuk ka meshtarë e se ndonjë që këtu këtje mund të ketë mbetur, ësht kaq ignorant sa që memzi lexon Ungjillin 43). Shumë vise vetëm një herë në dhjetë vjetë e shikonin me sy barin e shpirtravet e, edhe kur kishin fatin të dëgjonin një meshë, nuk gjenin dot te prifti njerin e përshtatshëm që do t'i jipte dorën për t'a nxjerrë nga balta të mjerin që kishte ngecur në llomin e mëkateve e të dyshimit 44). «Më 1642, thot Sufflay, ishin në Shqipni të veriut priftën të rij pa asnji cilsi: ushtarët që në Lombardi kishin nxanë italishten, konkurrojshin me përfundim të mirë për priftënj 45).» Shumë kush lindte e vdiste pa parë meshtar me sy. Arkivat e huaja na dëftejnë gjithë ato rasje kur dinjitarë të dioqezeve katholike të Shqipëris e kalonin jetën në Zara, në Venetik ose në Romë pa shkelur asnjë herë në tokën e jurisdikcionit të tyre fetar 46).

ا'ndoth ndër katholikë, pasqyrohet edhe në botën orthodokse shqiptare. Më sa në veri, dua të themë në krahinat e patriarkatit të Pejës, kjo në fillim nuk pëson humbje të mëdha — pse kleri sllav kishte mbetur i gjithë në vënt edhe pas shkeljes së Tyrqve në Sërbi — bilé, herë herë e përhap jurisdikcionin e sajë edhe në botën katholike të mbetur pa priftrinj 47), në jugë punët shkojnë shumë keq. Nga dokumentat e vlefshëm që na sjell At Nilo Borgia në historin misjonare I Monaci Basitiani d'Italia in Albania provohet se kleri orthodoks i jugës ishte për faqe të zezë e se peshkopët nuk ushtronin ndonjë veprimtari fetare, por interesoheshin më shumë për t'u marrë me intriga të kota ose për të mbledhur t'ardhurat e dioqezeve të tyre 48).

Më shumë se një herë ngjan që katunde të tëra, me prift
e peshkop në krye, të lënë fén orthodokse dhe të bëhen myslimane 49).

Punët ndryshojnë vetëm atëherë kur Austro-Ungarija 50) dhe Rusija 51) i marrin nën sqetull kristjanët e Ballkanit. Por për kristjanët e Shqipëris kjo mbrojtje ishte shumë e vonë. Pjesa e tyre m'e madhe kishte kaluar në myslimanizëm një qint vjetë më parë 52).

Kjo ësht suaza e saktë e gjëndjes shpirtrore e fetare në Shqipëri në mbarimin e shekullit të gjashtëmbëdhjetë. ا'munt të bëjnë Shqiptarët kaq pak t' organizuar shpirtërisht kundër rebeshit aziatik? Ndjenja e auto-konservacjonit, që ësht një nga karakteristikat kryesore të racës së tyre, i mëson që të mënjanohen, të braktisin jetën e qetë të qëndravet urbane ose begatin e fushavet pjellore dhe t'arratisen nëpër male. Disa misjonarë të huaj që kanë shkelur nëpër këto anë i kanë parë këta Shqiptarë dhe i kanë përshkruar si njerz t'egjër që jetojnë nëpër shpella 53). Në këtë mënyrë munt të qëndronin më shumë në fén e Krishtit. Por kataklizma shpirtrore i ka tronditur. Disa faktorë të tjerë, ekstrinsekë që ndërhyjnë në këtë kohë, e shpejtësojnë islamizimin.

Tyrqit kanë nevojë t'a shtrojnë këtë popull për dy arsye: më parë, që të mos u qesë pengime kur ushtrit e tyre të mëdha do të kalojnë nëpër Shqipëri për të mposhtur vise të tjera të Ballkanit që ngrenë krye ose për t'u hedhur në Gadishullin e Apeninëvet; pastaj, që t'a shfrytzojnë trimërin e tij të pashoqe duke e përdorur si shokë armësh. Që të mirren vesht me të duhet të krijojnë më parë një klasë drejtonjse, e cila ndër një qint vjetët e parë të sundimit osman mungonte thuaj se krejtësisht pse kishte shkuar n'Itali Por nuk mjafton kaq. Duan edhe që të jenë të sigurtë nga besnikrija e kësaj klase së ré. Marin, prandaj, disa nga Shqiptarët më të çquar të çdo vëndi, i u japin rutbera e i u premtojnë pasurira të mëdha tokësh, në qoftë se bëhen myslimanë. Këta, kush më parë e kush më vonë, e pranojnë dëshirën e sundonjsit. Dikuj nuk i duket gjë e kundër-natyrshme ndrrimi i fés, pse me kristjanizmën vetëm emri e lithte. Dikush tjetër porsa lindur ësht marrë në Stamboll ku ësht rritur e edukuar në fén e Muhamedit dhe ka hyrë në radhët e Jeniçerve. Dikuj i ka ardhur shpirti në majë të hundës nga ndjekjet e parreshtura të Tyrqvet 54). Ndonjë kryetar fisi e sheh popullin që po vuan shumë nga taksat e rënda e prandaj pranon të ndrrojë fé për të mos lënë që të heqin keq njerzit e vetë. Misjonarët katholikë që kanë udhtuar nëpër viset t'ona për të mbajtur lartë Kryqin, kanë lënë shumë shënime që pohojnë këto të vërtetas 55).

Ata shkrimtarë që thonë së Tyrqit nuk e përdorën n'asnjë rasje forcën për të përhapur besimin e tyre duhet të jenë në gabim.

Shohim, në këtë mënyrë, të krijohet në Shqipëri klasa e ré drejtonjse të cilën e lith, nëpër mjet të myslimanizmit, besnikëri e patronditëshme te Sulltani. Krahina të tëra, ku pjesërisht e ku tërësisht, rrokin fén e Muhamedit.

Myslimanizmi për një kohë të gjatë nuk e ndau Shqiptarin nga Shqiptari. Martesat midis dy féve kanë qënë të zakonëshme, dhe vazhdojnë edhe sot në disa malsira. Ka shëmbuj të dëndur që tregojnë se muhamedani e pagzon fshehtazi të birin, ose gruan 56), shkon e falet në kishë, jep ndihmë për mbajtjen e famulltarit 57), jeton nën, një strehë bashkë me kristjanin q'e ka vlla a kushëri 58) dhe, kur vdes, i a lë trashgim monastirit të gjithë pasurin e tij. Ndoth edhe diçka m'e çuditëshme: në një kishë të shndrruar në xhami, Kristjanët mirren vesh me bashkë-qytetasit e tyre që kanë kthyer fé dhe, herë pas here, shkojnë atje me priftin
në krye e «i falen Perëndis si pas dogmës së tyre» 59). Një Krahin' e tërë e Elbasanit, Shpati, për të shpëtuar nga ndjekjet tyrke, çfaqet si myslimane duke ndryshuar vetëm emrat e njerzve, kurse fshehtazi e mban të paprekur fén orthodokse. Kriptokristjanët kanë qënë të shumët në numër gjatë shekullit të XVII-të.

Ja shkaqet e përhapjes së besimit të Muhamedit në vëndin t'onë. Kuptohet nga këto se nuk ka asnjë shënj imoraliteti të mbrujtur në gjakun shqiptar, por se rrethanat kanë qënë t'atilla, sa që cilido popull tjetër i ndodhur në këto kushte nuk do të kishte mundur të vepronte ndryshe 60).

***
Historija mbi racën e një populli nuk do t'ishte e plotë në qoftë se do të përmbante vetëm lëvizjet e sipërfaqes toksore mbi të cilën kjo racë ësht përhapur ndër kohë të ndryshme dhe ndikimet që ka patur gjatë shekujve prej popujve me të cilët ka rënë në kontakt. اdo racë, përveç dukjes së jashtme, ka edhe një dukje të mbrëndëshme, shpirtrore, një farë psike të vetën që i jep asaj vulën më të fortë dallonjse dhe i cakton, në pjesën më të madhe, rrugën që duhet të ndjekë në histori.

Kjo psikë e veçantë ësht e shpërndarë, pak a shumë, në të gjithë përfaqsonjsit e një race. Por seicili ndër këta përfaqsonjës nuk i përmban të gjitha veçorit e mira shpirtrore të sajë. Kush nga këta ka më shumë e kush më pak. E kur një individ ësht pajosur shumë më tepër nga shokët 'e tij, me këto veçori, kemi një gjeni që përfaqson për bukuri racën së cilës i përket. «Gjenija, në të vërtetën, thot një biolog i math italjan, nuk ësht veçse shprehja e cilsive më te mira shpirtrore, racore e të trashguarshme të fisit, të bashkuara në një njeri 72).»

Ndofta ësht i vogël numri i bijve të fisit t'onë që janë njohur prej të gjithë botës si gjeni të vërtetë. Pse i vogël ësht edhe numri i përgjithshëm i popullsis shqiptare. Por njerz të mëdhej që kanë skalisur thellë emrin e tyre në shkëmbin e historis së përbotëshme kemi kaq shumë sa cilido prej nesh duhet të mburret e kërkush në botë nuk ka si të na mohojë meritat.

Një nga intelektualët t'anë më të mirë, i ndyeri Vangjel Koça, ka pas mbajtur një konferencë të rëndësishme me qëllim që t'i bëjë të njohur botës se huaj vlerat e kësaj race. Me shpresë se kjo ligjëratë do të përkthehet e do të botohet edhe në gjuhën shqipe, unë nuk dua të shënoj të gjithë emrat e Shqiptarvet të mëdhenj që numron historija, por po përmënt vetëm e thatas disa ndër ta sa për të treguar
se sa të shumta e të mëdha janë vetit me të cilat ësht pajosur raca e jonë.

Kërkush nuk ka mohuar, gjer më sot, cilsit ushtarake që kemi në gjak. Të përmëndim Lekën e Math, do të gjenim ndokënd që do të thoshte: këta mëndjemëdhenj « kanë dashur të fusin në familjen e gjërë ilirike të të parvet të Shqiptarve të sotshëm edhe ngadhnjenjsin e math maqedonas, por në këto lavdërime të vonuara nuk ësht historija që rindërton; janë ëndrrat poetike të fantazis që zbukurojnë » 73), Por për vargun e perandorvet të Romës, ndër të cilët Aureljani, Dioklecjani dhe Kostandini i Math, nuk besoj të ketë njeri që të kundërshtojë origjinën ilire. Gjatë kohës së mesme shumë priesa ushtarakë duhet të kenë qënë Shqiptarë. Reparte të përbëra prej Shqiptarësh ka patur kudo dhe kudo janë dalluar për trimri e qëndresë. Do të mjaftonte vetëm emri i Gjergj Kastriotit për të provuar se trimërija e Shqiptarit nuk ësht treguar vetëm për të ruajtur tokën e vetë dhe pastrin e racës, por, kur ka qënë nevoja, edhe për të mbrojtur të gjithë krishterimin perndimor nga rreziku m'i tmerrshëm q'i kërcënohej.

Gjatë kohëve të vona kemi një numër shumë të math pashallarësh, me Qypërlinjt në krye, që shpëtojnë nga rreziku Perandorin osmane dhe mbajnë lart emrin e Sulltanit. Arbreshët q'u hodhën n'Itali u shpërndanë shpejtë nëpër Evropë për të shërbyer pranë mbretërve të mëdhenj në bataljonet e stratiotëve të komanduar prej gjeneralash gjakut të tyre si Gjergj Basta. Lufta e mvehtësis greke i u dha nam aq të math Arbreshve të vëndit, ose atyreve që porsa kishin shkuar nga Shqipërija orthodokse për të luftuar kundër Islamit, sa që historjani gjerman Stadtmüller u detyrua të thotë: «Lufta greke për liri nuk munt të mendohet pa elementin shqiptar» 74); një soj siç tha shoku i tij m'i vjetër Fallmerayer-i një shekull më parë: «kryengritja greke e shekullit të XIX-të, që shpëtoi Greqin nga zgjedha tyrke, qe vepër e Shqiptarvet 75).»

Sikur vetëm në fushën e armëve të binte në sy Arbreshi, gjithkush do të kishte të drejtë të thoshte: ja një popull i zoti vetëm për të shkatrruar, për të vënë në zjarm e në flakë ça bota me djersë e mund mbleth, ndërton e rregullon. Por edhe ndër fusha të tjera ësht çquar raca e jonë;ajo ka nxjerë udhëheqës popujsh e politikanë të mëdhej si perandorët e Romës e të Kostantinopolit, familjet princore Gjika e Lupu të Rumanis, Françesk Crispin e Italis, të gjithë pashallarët e Egjyptit që më vonë u bënë mbretër e sa e sa të tjerë. Raca e jonë ka nxjerë një perandor q'e ka mbajtur gjallë Bizancin me organizatën financjare që krijoi, Anastasin e Durrsit 76), ligjëvënësin më të math të botës, Justinianin 77), projektonjsin e tunelit të Semmeringut Karl Gegën, Nën-Kryetarin e sotshëm t'Akademis Mbretrore t'Italis, shkencëtarin në zë Prof. Valaurin 78) nga Korça. Shqiptarë kanë qënë përkthenjësi i Ungjillit në latinishte Shën Hieronimi, papa Klementi i XI dhe disa patriarkë të Kishës Orthodokse 79).

As në letra e harte Shqiptarët nuk kanë mbetur prapa së tjerësh. Arkitektat Mika Petrab prej Tivarit, Aleksandër Aleksi prej Durrësit, ndërtonjësi i xhamivet më të bukura të Stambollit, Mimar Sinani 80) prej Sulove, piktori në zë Francesk Albani, humanistët Gjon Gazulli, Marin Beçikemi e Marin Barleti, skulptori Gjon Albani, poeti Mihail Eminescu 81), dramaturgu Viktor Eftimiu 82) dhe artisti më i math tragjik që ka pasur bota në këta vjetët e fundit, Aleksandër Mojsiu prej Durrësi, janë që të gjithë bij të kësaj race.

Shihet nga këta pak rreshta se raca shqiptare nuk ka
nxjerë vetëm burra të pushkës, por edhe njerz të mëndjes e të shpirtit, filozofë, ligjëvënës, burra shteti, shkencëtarë, letrarë, dijetarë, poetë e artistë të mëdhenj. Numrit të njerzve të dëgjuar që njihen si Shqiptarë duhet t'i shtohet një numër tjetër shumë m'i math të panjohurish, që janë mbajtur si pjellë e ndonjë populli tjetër dhe që ne nuk u a dimë emrat.

Kontributi që kjo racë i ka sjellë botës, në përpjestim me numrin e me kushtet në të cilat ka jetuar, nuk e vë prapa racavet të tjera fqinje. Tregon, për kundrazi, se paja. shpirtrore e sajë ësht e madhe dhe e shumanëshme.


BIBLIOGRAFIA

_____________
76) VASILIEV: «Op. Cit.», tom I,.faqe 139-145 etj...
77) CORDIGNANO, në studimin e tij që ka mbetur i famshëm për prapamendim, dyshon për origjinën shqiptare user_offline.giftë Justinianit (faqe 29), ndërsa VASILIEV-i, një nga njohsit më të thellë të historis bizantine, e vërteton me dokumenta se Ligjëvënsi i math ka qëne i racës ilirike. Shif «Op. Cit.», tom I, faqe 169 - 170.
78) S'besoj të ketë shkruar kush gjer më sot se Prof. Valauri ësht shqiptar. Pretendimin t'im mbi shqiptarsin e tij e mbështes në të thënat e zotrinjve Loni Xoxa nga Fieri dhe Prof. Naun Stralla nga Korça. I ati i Valaurit (Ballaurit) larguar nga Voskopoja e Korçës, mirrej në Brindisi me tregëti zhuke e gjëje të gjallë që i dërgoheshin prej Myzeqeje. Dy të bijt e tij, nga të cilët fizikani i math ,i janë pagzuar prej së motrës së Z. Loni Xoxa. Në Korçë ka edhe sot shumë nga farefisi i tij.
79) Faik KONICA : «Një patriark shqiptar në shekull të XV-të» në Bota Shqiptare, faqe 555.
80) Origjina shqiptare e Arkitektit Sinan ësht vërtetuar nga Abdurrahman Sherif Beu, historiograf i math dhe kryetar i Shoqëris së Historis otomane. Shif Lumo SKثNDO : «Les Albanais chez eux et a rétranger», Lausanne, 1919, faqe 25.
81) Mitrush KUTELI : Mihail Eminescu, Viersha, Kostancë, 1939. faqe 13, 14, 15.
82) «Bota Shqiptare», faqe 531.

_____________
73) CORDIGNANO : «Op. Cit.»», faqe 27.
74) STADTMUELLER : «Op. Cit.», faqe 222.
75) VASILIEV : «Op. Cit.», tom II, faqe 296.

72) GHIGI : «Op. Cit.», faqe 30.
67) SUFFLAY : «Op. Cit.», faqe 118.
68) STADTMUELLER : «Op. Cit.», faqe 222.
69) STADTMUELLER : «(Op. Cit.», faqe 225.
70) ALMAGIA : «Op. Cit.», faqe 188.
71) Branko MERXHANI : «Roli Historik i Perandoris s'Osmanllive në Ballkan dhe një vështrim mbi historin e Popullit tyrk», VI, n’lllyria, Viti I, Nr. 52, faqe 2.

61) STADTMUELLER : «Op. Cit,», faqe 218.
62) Carlo TAGLIAVINl : «Le parlate albanesi di tipo Ghego-orientale (FV e Macedonia nord - occidentale) në Le Terre albanesi redente, I, Kossovo, faqe 16.
63) TAGLIAVINI : «Op. Cit.», faqe 14.
64) Vukaniç thot se Shqiptarët e Drenicës ishin malsorë katholikë që u bënë muhamedanë mbas ardhjes së tyre në Sërbi. (TAGLIAVINI : «Op. Cit.», faqe 14.
65) Roberto ALMAGIA : «L'Albania», Romë, 1930, faqe 105.
66) JORGA : «Bréve Histoire de l'Albanie», etc. faqe 59. - ALMAGIA : «Op. Cit.», faqe 105. - STADTMUELLER : «Op. Cit.», faqe 222.
59) Evlija اELEBI : "Shqipnija para dy shekujsh», përkthim i Salih Vuçiternit, Tiranë, 1930, faqe 124 -125. Por këtu shkrimtari turist tyrk bën, pa dashur, një ndërlikim : kujton se kristjanët e Ohrit janë Bullgarë, kurse ne e dimë se ata ishin Shqiptarë. Si do qoftë, toleranca tregohet nga ana e Myslimanve q'ishin, me siguri, të gjakut t'onë.
60) STADTMUELLER-i e përmbleth me këto fjalë procesin e myslimanizimit të Shqiptarve : «Ky kthim i vijueshëm i popullsis n'islamizëm puth u zgjat në Shqipni deri në Luftën Botnore, nuk asht për t'u kundruem si nji lëvizje besimtare. Në këtë pikë janë të gjithë shkrimtarët të nji mendimit. Arsyet e këtij kthimi ishin të jashtëme, politike dhe ekonomike. Përpara çdo gjaje, me anën e islamizmit kërkohej lirimi nga taksat dhe sigurimi i mprojtjes policore t'autoriteteve tyrke». Shif «Op. Cit.», faqe 221.

54) JORGA : «Bréve Histoire de l'Albanie», etc, faqe 53.
55) Shif, sidomos, GRANATA : «Op. Cit.», faqe 235 - 236.
56) BORGIA : «Op. Cit.», faqe 55 etj.
57) ROSSI : «Op. Cit.», faqe 207.
58) STADTMUELLER : «Op. Cit.», faqe 221.


49) ROSSI : «Op. Cit.», faqe 207 dhe Z. M. : «Peja në kohën e Luftës ballkanike», në Hylli i Dritës, vjeti XVI, faqe 344.
50) ...në virtyt të traktateve të Karlovitz-it (1699), të Passarovitz-it (1718) e të Belgradit (1739) që lidhi me Tyrqin, mori përsipër mbrojtjen e katholikve shqiptarë .
51) Mori në mbrojtje të gjithë Orthodoksët e Ballkanit. Shif edhe Mehdi FRASHRI : «Op. Cit.», faqe 38.
52) ROSSI : n'«Op. Cit.», faqe 207, thot se nga viti 1620 gjer më 1650, treqmtmij Shqiptarë u hënë myslimanë.
53) GRANATA : «Op. Cit,», faqe 227 e tutje. - ثsht mirë, gjithashtu, të lexohen relacjoni i Emzot Stanilës në veprën «I Monaci basiliani» etj. botuar në Studi Albanesi, vol. III - IV, faqe 177, dhe përshkrim i famshëm i udhtimit që ka bërë në Shqipëri Emzot Mario Bizzi (Shif Zani i Shna Ndout, Viti VIII, pjes' e dytë, numri 1 – Kallnuer 1920 dhe Hylli i Dritës, vjeti XIX, Nr. 4 - 5, faqe 196).
43) ROSSI : «Op. Cit,», faqe 207.
44) GRANATA : «Op. Cit.», faqe 227, 228, 229.
45) SUFFLAY : «Op. Cit.», faqe 93.
46) Giuseppe PRAGA : «I1 Vescovado albanese nel sec. XVI», Rivista d'Albania, 1940, faqe 142. - GRANATA : «Op. Cit.», faqe 228 e tutje. - SUFFLAY: «Op. Cit.», faqe 149, 150.
47) GRANATA : «Op. Cit.», faqe 229, par. II dhe faqe 243, par. II. - Shif edhe SUFFLAY : «Op. Cit.», faqe 110.
4t) Shif në «Studi Albanesi» volumet III - IV e V - VI dhe «I Monaci Basiliani d'Italia in Albania», Periodo secondo,- Roma, botim i Reale Accademia d'Italia, 1942.
41) P. Fulvio CORDIGNANO : «L'Albania nella Storia e nella Vita», në Rivista d'Albania, Viti II, fashikull I, faqe 39.
42) Dr. Vladan DJORDJEVIا : «Shqiparët e Fuqit e Mëdha», përkthimi i Mustafa Krujës, Zara, 1928, faqe 41.
38) Ettore ROSST : «Saggio sul dominio turco e l'introduzione dell'Islam in Albania», në Rivista d'Albania, Viti III, fashikull IV, faqe 206.
39) Fernanda GRANATA : «L'Albania « le Missioni italiane nella prima meta del secolo XVII in base a documenti inediti», në Rivista d'Albania, Viti III, fashikull IV, faqe 231 e 234.
40) Tadeusz KOWALSKI : «Les Turcs Balkaniques», në Revue Internationale des Etudes Balkaniques, II année, tome 3-4, faqe 423.
33) «Bota Shqiptare», faqe 603 dhe KERSOPOULOS ; «Op. Cit.», faqe 27.
34) VASILIEV : «Op. Cit.», Tome II, faqe 327.
35) VASILIEV : «Op. Cit.», Tome II, faqe 327.
36) «Bota Shqiptare», faqe 603, 604.
37) «Albania», Guida della Consociazione Turistica Italiana, Cenna Storico, faqe 49.

22) SUFFLAY : «Op. Cit.», faqe 111.
23) STADTMUELLER : «Op. Cit.», faqe 218.
24) SUFFLAY : «Op. Cit.», faqe 111.
25) STADTMUELLER : «Op. Cit.», faqe 219.
26) KERSOPOULOS : «Op. Cit.», faqe 26 dhe VASILIEV : «Op. Cit.»,. tome II, faqe 327.
27) Duhen përmëndur këta priesa : Bua Shpata, Pjetër Losha, Ginj Bua Shpata. KERSOPOULOS : «Chronologie», faqe 26, 27.
28) SUFFLAY : «Op. Cit.», faqe 114.
29) STADTMUELLER : «Op. Cit.», faqe 218.
30) VASILIEV : «Op. Cit.», Tome II, faqe 311 - 312. Kjo epidemi shkaktoi vdekjen e shumë vetve. Viktimat e saj n'Evropë e n'Azi kapen në 48 milionë. Shumë historjanë bizantinë, ndër të cilët Jean Kantakuzeni, kanë bërë përshkrime të hollësishme mbi këtë murtajë.
31) VASILIEV : «Op. Cit.», Tome II, faqe 393.
32) SUFFLAY : «Op. Cit.», faqe 113, 114.

19) STADTMUELLER : «Op. Cit.», faqe 153.
20) STADTMUELLER : «Op. Cit.», faqe 218.
21) Jean G. KERSOPOULOS : «Chronologie Albanaise», Extrait de la revue «Les Balkans», Athénes, 1937, faqe 20.

15) STADTMUELLER : «Op. Cit.», faqe 151.
16) SUFFLAY : «Op. Cit.», faqe 107 e 117. Gjika BOBICH : «I discendenti degli Illiri, i Morlacchi», Difesa della Bazza. Anno III, 5 - 20 Shtator 1940, Nr. 21 - 22
17) «Për rranzë të detit, Shqiptarët në kohën e mesme mrrijshin në veri ma larg se sot. Degët e trupit shqiptar të premuna nga kolonizimi sloven i zhupanvet të vjetër ndërmjet Ulqinit, Budues e liqenit të Shkodrës, shiheshin në të 13-tin e të 14-tin qindvjet për qark të Raguzës e të Kotorrit...» SUFFLAY: «Op. Cit.», faqe 109.
18) Pittard-it, q'ësht një nga njohsit më të mirë të kushteve anthropologjike të Balkanit, i ësht mbushur mëndja se pjesa m'e madhe e popullsive balkanike me gjuhë sllavishte nuk i përket trungut të vjetër sllav, por ësht e sllavizuar. Jugosllavët shkruan ai, përbëjnë një shëmbull interesant të gabimeve që shkaktohen nga konceptet gjuhësore. Shif B. BATTAGLIA : «Op. Cit.», faqe 763.
13) JORGA : «Bréve Histoire de l'Albanie etc.», faqe 21, 22.
14) Në vënt që t'i nënshtronte, Perandori Sërb u mundua më shumë që të bëhej mik i Shqiptarvet e prandaj jo vetëm u suall mjaft mirë, por edhe futi shumë ndër ta n'ushtrin e tij të madhe. «Venetikasit i quanin ushtarët e Gjeneralit të tij Perljubi, që hyri gjer në kështjellin e Pteleonës, me emrin Albanenses». Dr. Milan SYFFLAY : «Sërbët dhe Shqiptarët», Tiranë, 1926, faqe 113.

12) STADTMUELLER : «Op. Cit», Hylli i Dritës, 1942, faqe 158.

10) V. N. ZLATARSKI : «Die Besiedelung der Balkanhalbinsel durch die Slaven», në Revue Int. Et. Balk., 1938, faqe 361 e tutje.
11) VASILIEV: “Op. Cit.” tome I, faqe 223, 224.
8) N. JORGA : «Bréve Histoire de l'Albanie et du Peuple Albanais», Bucarest, 1919, faqe 18.
9) STADTMUELLER : «Op. Cit.», Hylli i Dritës, 1942, faqe 150.
5) Karl PATSCH : «Ilirët», faqe 41 - 42.
6) PATSCH : «Ilirët», faqe 36, 37, 38.
7) PITTARD : në veprën e cituar «Lee Races et l'Histoire» faqe 15 përmënt rasjen e Vizigotve që mbrënda tridhjet e nënt vjetësh bëjnë qindra lëvizje në Ballkan, n'Itali e në Spanjë. ثsht e natyrëshme pyetja : ا'farë ndikese racore munt të kenë pasur ata ndër viset që shkelën?


4) STADTMUELLER : «Op. Cit.», në Hylli i Dritës 1942, faqe 150.


2) Henri BERR : në Parathënje të veprës «Les Races et l'Histoire», faqe 13.
3) Shif mbi këtë argument: MARRO : «Op. Cit.», faqe 39 e tutje.


1) Karl PATSCH : «Ilirët», përkthyer prej Karl Gurakuqit, Tiranë, 1923, faqe 5.

#

 

Attachments

  • user_offline.gif
    user_offline.gif
    141 bytes · Shikime: 0
Kush ishte Jakov Milaj Profesor Jakov Milaj ishte lindur ne Fier me 25 mars te vitit 1911. Ai u shkollua ne Gjimnazin e Shkodres, ku e mbaroi ate ne fund, si nje nga studentet e saj me te mire ne vitin 1931. Qe i ri, ai eshte dalluar per etjen per dituri dhe mbi te gjitha karakterin e paepur. Kur ishte nxenes ka drejtuar shoqaten kulturore “Besa shqiptare”. Per nje kohe te gjate, ai punoi si mesues ne qytetin e tij te lindjes, Fier; sekretar komune ne nenprefekturen e Kolonjes; redaktor ne organe te ndryshme te shtypit te Tiranes e sidomos ne “Vatra” te Timo Dilos dhe ne “Perpjekjen shqiptare” te Branko Merxhanit.
Ne kete kohe ka formuar shume njohje, ku spikat mbi te gjitha, miqesia e madhe me Migjenin. Per ata, qe kane shfletuar ne median e shkruar ne vitet ‘30, ka qene e pamundur qe te mos e hasnin ngado emrin apo inincialet e tij. Fale erudicionit, ai shkruante ne fushen historike, etnografike, antropologjike. Ishte kjo arsyeja, qe ai qe ne vitin 1934 i eshte dhene e drejta e studimit per veterinari ne Universitetin e Torinos. Por, ne vitin 1935, ai nderpret perkohesisht studimet dhe kthehet ne vendlindje, ku merr pjese ne Kryengritjen e Fierit. Deshtimi i saj do te ishte fatal per Milajn. Ai do te denohej me burgim te perjetshem ose 101 vjet.
Pas nderhyrjes se organizatave te shumta nderkombetare, ai do te falej. Me pas, u largua perseri nga vendi, per te vazhduar perseri studimet e lena pergjysem. Ne ditet e fundit te Migjenit, ai do te ishte prane tij dhe te motres ne Senatoriumin e Tore Felices. Madje, do te ishte ai, qe do te sillte edhe fjalet e fundit te Migjenit te madh dhe doreshkrimet e fundit nga spitali.
Ne Shqiperi eshte rikthyer ne vitin 1939, pasi ishte diplomuar shkelqyeshem. Ai do te punonte ne institucionet zyrtare dhe ne qeverine e Maliq Bushatit do te ishte pak muaj edhe Minister i Bujqesise. Nga 12 shkurti deri me 12 prill 1943 punoi si Minister i Bujqesise dhe i Pyjeve. Shkak per largimin e tij te shpejte ishte se kerkoi qe pyjet tona te shkeputeshin nga kontrolli italian dhe milicia italiane e pyjeve te zevendesohej me shqiptare, kerkesa keto qe nuk u perfillen. Kuptohet se u detyrua te jape doreheqjen. I gjithe ky kalvar eshte pak, po te kujtosh ate, qe e ndoqi ne periudhen pas اlirimit te vendit. Punoi si veteriner ne Durres, Bilisht, Fier dhe vazhdimisht i shmangur qytetit te tij. Qe me vitin 1945 u denua me 15 vjet burg, prej te cilave beri 6 vjet burg dhe 4 vjet, ai dhe familja u internuan ne Shtyllas te Fierit dhe Radostine.


Raca Shqiptare Gjaku yne






JAKOV MILAJ, RACA SHQIPTARE​
Libri i shquar Raca shqiptare i botuar në vitin 1944 nga “Malosmani”, Tiranë, ka njohur gjer tani edhe tre botime të tjera: Prishtinë, Eurorilindja dhe tanimë së fundi nga Uegen dhe del kështu në qarkullim nën një faqosje të re dhe një paraqitje dinjitoze, siç edhe e meriton. Në këtë botim të fundit libri është prurë në një gjuhë më të kulluar, pak a shumë edhe duke e ruajtur gjuhën e shkruar nga vetë autori. Kjo “pak a shumë” do të thotë “ndryshime të lehta, drejtshkrimore” pasi stilistika dhe sintaksa e autorit nuk janë cënuar. Sigurisht kjo e bën librin më të komunikueshëm dhe përcillen më bukur idetë dhe shqetësimet e autorit.
Jakov Milaj me librin Raca shqiptare edhe në këtë botim të ri ka tërhequur vëmendjen e mediave të ndryshme këtu dhe në Kosovë, madje edhe në diasporën e largët. Nuk mund të ndodhte ndryshe. Për më tepër që libri gjithnjë ka pasur dhe ka një tingull aktual. Lexohet me ëndje e dëshirë, është i qartë dhe që argumenton bukur të gjitha hipotezat e parashtruara. ثshtë një libër shumë kombëtar dhe që nxit një ndjenjë krenarie.




Raca%20shqiptare%20%28J%20copy.jpg

RACA SHQIPTARE​

#
 
Jakov Milaj. Ku fillon raca jote

Publikuar më 19/05/2005

Thelbi i ekzistencës – të njohësh vetveten

A është gjallë autori Jakov Milaj? Jo, ka vdekur. Po cili ka qenë profesioni i tij, historian, antropolog, politikan? – Më e saktë është që ka bërë burg në vitet e diktaturës komuniste për një libër të rrallë për kulturën tonë; Raca shqiptare rivjen e botuar nga shtëpia botuese UEGEN

Shqiptarët janë stërnipër të ilirëve, të këtij populli të lashtë, që, dy a tre mijë vjet para Krishtit, zbriti nga viset baltike dhe u përhap në buzën e detit Adriatik e në tokat e tjera prej Austrisë e deri në kufirin jugor të Shqipërisë së sotme. Grekët themeluan në disa pika të tokës së tij koloni të lulëzuara, romakët e patën në dorë për më shumë se shtatë shekuj. Por asnjëra palë e as tjetra nuk mundën të ndikojnë gjakun, megjithëse lanë gjurmë të shumta në gjuhë e kulturë - shkruan Jakov Milaj në librin “Raca shqiptare”.

A është gjallë autori Jakov Milaj, të bisedoj me të? - Jo, ka vdekur. - Po cili ka qenë profesioni i tij, historian, antropolog, politikan? – Më e saktë është që ka bërë burg në vitet e diktaturës komuniste për një libër të tillë e për kulturën që dëshmonte. ثshtë një libër i rrallë për kulturën tonë kombëtare, - kjo ishte një nga bisedat e shkurtra me dr.prof.Aleksandër Meksin, autorin e parathënies së librit “Raca shqiptare”, botim i shtëpisë botuese UEGEN. Pa hyrë në detajet e mënyrës se si UEGEN ka sjellë e vazhdon të sjellë për lexuesit qytetërimin e vërtetë mes librave të tillë, po përpiqem të deshifroj sipas shijes së një lexuesi peshën e madhe të këtij libri. Shtanga. Heshtja pas faqes së fundit të lexuar. Meditimi i njohur i vetëdijes me atë që sapo ke mbaruar së lexuari. Gnothi safton, - i tha orakulli i Delfit filozofit Sokrat. - Njih vetveten, - ثshtë thelbi i një pune të madhe, i një përkushtimi serioz dhe voluminoz, i cili ka për destinacion të sjellë sa më në dritë të qartë racën shqiptare. Rëndësia e një tematike të tillë ka të bëjë me rëndësinë e krijimit të kujtesës sonë kombëtare, të zbulimit të rrënjëve nga të cilat kemi ardhur. Ashtu si një kirurg nuk do t’ua dilte në krye operacioneve që bën po të mos i njihte imtësisht shtretërit anatomikë të pjesës ku do të vërë thikën, gjithashtu një intelektual ose burrë shteti do t’i mbrapshtonte shumë punët, në vend që t’i çonte në rrugë të mbarë, po të mos e njihte si duhet popullin në të cilin ai bën pjesë, - shkruan Jakov Milaj. Filozofët, historianët, shkencëtarët dhe artistët, janë në krye të gjithë zhvillimeve të tjera si në kohë lufte dhe në kohë paqeje. Dhe për të ftilluar punët dhe sjellë ato në rendin e duhur të gjërave, e rëndësishme është të dish se cila është fillesa e racës tënde. Kjo nuk ka të bëjë me racizmin, por me antiracizmin. Nuk ka të bëjë me urrejtjen dhe përçmimin, por me respektin dhe vetëm respektin për këdo racë tjetër njerëzore. Të gjitha këto funde dilemash e shumë pyetje që shtjellohen më thellë, më imtësisht në llojin e tyre dhe përgjegjshmëria për të folur në bazë të fakteve, studimeve antropologjike, zbulimeve arkeologjike dhe dëshmive që vijnë në kohë dhe rrethana të ndryshme, janë përfshirë në librin “Raca shqiptare”, botim i shtëpisë botuese UEGEN, i cili është i domosdoshëm për ata që kanë dilema në njohjen e vetvetes, ata që hedhin qoftë edhe një hije dyshimi e përçmimi për racën kujt i përkasin, për ata që duke përfituar nga mosinformimi i njerëzve, përpiqen të abuzojnë me këtë term e burimet që përcaktojnë racën shqiptare. Racë e mirë, e keqe, e pastër, e përzier, janë terma që i përdorim dhe i ndeshim shpesh. Por ç’është raca, në fund të fundit? Të gjitha përgjigjet i gjejmë në këtë studim interesant të shkruar dhe botuar për herë të parë në vitin 1945 nga Jakov Milaj. Për vendet që vinin nga Lufta e Dytë Botërore, që korri frytet e një urrejtjeje ndë-racore, e mes tyre për Shqipërinë, libri ishte një vlerë që synonte të kapërcente injorancën e keqkuptimet për këtë thelb të ekzistencës sonë, prejardhjes.

Raca, thotë Guenther, përfaqëson një grup njerëzor që për lidhjet ndërmjet veçorive fizike dhe vajosjeve shpirtërore të veçanta, dallohet nga cilido grup njerëzor dhe krijon elemente që i përngjajnë njëri-tjetrit. Thirret racë përmbledhja e një popullsie, karakteret psikologjike të së cilës të fshehura ose të shfaqura, (posaçërisht gjuha dhe vizat antropo – biologjike), përbëjnë brenda kohës së historisë një sasi të dalluar. Për të gjitha karakteristikat, J.Milaj na bind se origjina e racës sonë është trako-ilire. Historiani latin Taciti, i përshkruan ilirët si një popull i fuqishëm, me flokë e me sy të errët, i përkurmë, i matur, guximtar, kryelartë, që do më shumë blegtorinë sesa bujqësinë dhe nxjerr ushtarë të mirë. Shqiptarëve të sotëm, thotë Arturo Galandi, iu përshtatet emri neo-ilir, ashtu si grekërve të rinj ai i neo-helenëve dhe italianëve, francezëve, spanjollëve, portugezëve e rumunëve emri neo-latin. Krahasimi i autorit italian mbështetet më fort në gjuhë e qytetërim, se sa në gjak. Shqiptarët janë stërnipërit e drejtpërdrejtë të ilirëve, jo vetëm se rrënja e gjuhës së tyre është ilire, dhe se qytetërimi i vërtetë i tyre mban shumë elementë të qytetërimit të këtij populli, por më tepër pse në venat e tyre lëviz po ai gjak që dikur iu jepte jetë e gjallëri ilirëve të lashtë.

اdo racë, përveç dukjes së jashtme, ka dhe një dukje të brendshme shpirtërore, një farë psikike të vetme, që i jep asaj vulën më të fortë dalluese dhe i përcakton në pjesën më të madhe rrugën që duhet të ndjekë në histori. Kjo psikikë e veçanatë është e shpërndarë pak a shumë në të gjithë përfaqësuesit e një race, por secili nga këta përfaqësues nuk i përmban veçoritë e mira shpirtërore të saj. Kush nga këta ka më shumë e kush më pak, e kur një individ është i pajisur shumë më tepër nga shokët e tij me këto veçori, kemi një gjeni që përfaqëson për bukuri racën së cilës i përket “gjenia në të vërtetë, thotë një biolog i madh italian, nuk është veçse shprehja e cilësive më të mira shpirtërore e racore të fisit të bashkuara në një njeri”.

Autori është i kujdesshëm të dëshmojë me emra të njohur personalitetesh shqiptare në kohë dhe në botë, atë që raca shqiptare nuk ka nxjerrë vetëm burra të pushkës, por edhe njerëz të mendjes e të shpirtit, filozofë, ligjvënës, burra shteti, shkencëtarë, letrarë, dijetarë, poetë e artistë të mëdhenj. Numrit të njerëzve të dëgjuar që njihen si shqiptarë, duhet t’i shtohet një numër tjetër shumë i madh të panjohurish, që janë mbajtur si pjellë e ndonjë populli tjetër dhe që ne nuk ua dimë ende emrat. Kontributi që kjo racë i ka sjellë botës në përpjestim me numrin e me kushtet në të cilat ka jetuar, nuk e vë prapa racave të tjera fqinje. Tregon se paja shpirtërore e saj është e madhe dhe e shumëanshme. Duke analizuar të gjitha elementet e të dhënat, autori dëshmon për autoktoninë e fiseve e grupuve të tëra shqiptarësh në vise të ndryshme. Ai është i bindur, p.sh. që banorët e Himarës janë të racës shqiptare, historia flet hapur për shqiptarizmin e tyre.

“Kjo vepër, nëpërmjet analizës së ndërthurur të antropologjisë me ngjarjet e mëdha historike, vrojtimet e vet autorit në popullsinë shqiptare e në krahasimin e tyre me popujt që na rrethojnë apo edhe me ata që na kanë pushtuar, si dhe prania e kontakteve në periudha të gjata kohore, i qëndroi kohës pikërisht për shkak të vërtetësisë shkencore të metodës dhe studimit të materialit që pati në dorë autori. Ajo i qëndron kohës dhe për shkak të atdhetarisë së tij, pavarësisht nga persekutimi gjysmëshekullor gjatë diktaturës, për ironi të fatit, për këtë kontribut madhor, duke përbërë një model që duhet ndjekur”, thotë në mbyllje të parathënies së vet dr.prof.Aleksandër Meksi.

Jam e bindur se kush do t’i shkojë deri në fund dilemës së racës të cilës i përket, do të zbulojë vetëm vetveten. A nuk është ky problem thelbi i ekzistencës sonë?

link: Jakov Milaj. Ku fillon raca jote Metropol 2008-12-07 02:25:58

#
 
Ketu keni linkun e materjalit shkencor mbi Fibrozen Cistike nder Shqiptar:
http://www.ncbi.nlm.nih.gov/pmc/articles/PMC1682660/pdf/ajhg00075-0218b.pdf

Ju lutem kush ka kohe ta perkthej nga anglishtja ne shqip!

The Cystic Fibrosis AFS08 Mutation in the Albanian Population

"AF508 mutation is the most frequent cystic fibrosis (CF) allele in most European populations (Romeo and Devoto 1990). A collaborative study on 4,871 CF chromosomes in Europe (European Working Group on CF Genetics 1990) has shown a southeast-tonorthwest
gradient in the frequency of this mutation.

On the basis of these results, a single origin and a
subsequent diffusion of the mutation, consistent with
the migrations of early farmers from the Middle East,
slowly progressed toward the northwest of Europe
has been suggested (Ammerman and Cavalli-Sforza
1984).
We have tested 92 unrelated CF chromosomes from
different regions of Albania (Tirane, Shkodra, Vlora,
Fier, Korsa, Durres, Elbasan, Lushnja, and Gjirokastra)
by using allelic-specific PCR according to the protocol
of Ballabio et al. (1990) and have found a AF508
frequency of 75% (69/92) ± 4.5%
. This figure is the
highest observed in southern Europe and compares
well with the frequency detected in northern European
populations.
Our data do not seem to be consistent
with the proposed southeast-to-northeast gradient.
A reverse gradient (north to south) has been suggested
by Baranov et al. (1991). Thus, the Albanian
data rather suggest the existence of multiple components
of the gene which are spreading in Europe (Menozzi
et al. 1978; Piazza et al. 1981). The Illyurian
origin of the Albanians and the nomadic migration
during the third millennium B.C. (Zvelebil 1980), together
with the historical and cultural isolation of this
ethnic group (Buda 1985), could explain the high frequency
of the AF508 mutation in this country.

On the basis of the present data, carrier screening in the
general Albanian population would lead to the detection
of approximately 60% of the couples at risk
, for
whom prenatal diagnosis can be performed by direct
mutation analysis.

G. NOVELLI,* F. SANGIUOLO,* V. MOKINI,$
M. CIKULI4 A. PIAZZA,§ AND B. DALLAPICCOLA*'1
*University of Rome, Rome, and University of
Urbino, Urbino; tCSS Hospital, S. Giovanni
Rotondo; and UInstituti i Pediatrise, Tirana,
Albania; and §Department of Genetics, Biology,
and Medical Chemistry, and CNR Center for
Immunogenetics and Histocompatibility,
University of Turin, Turin

References
Ammerman AJ, Cavalli-Sforza LL (1984) The neolithic
transition and the genetics of population in Europe.
Princeton University Press, Princeton, NJ

Ballabio A, Gibbs RA, Caskey CT (1990) PCR test for cystic
fibrosis deletion. Nature 343:220

Baranov VS, Ivaschenko TE, Gorbunova-VN, Livshitz LA,
Venozinskis SA, Gembovskaya SA, Kalinin VN, et al
(1991) Frequency of the AF508 deletion in cystic fibrosis
patients from the European part of the USSR. Hum Genet
87:61-64

Buda A (1985) La gen~se du peuple Albanais i la lumi~re de
l'histoire. In: Problkmes de la formation du peuple Albanais,
de sa langue et de sa culture. Editions "8 Nentori,"
Tirana, pp 9-34

European Working Group on CF Genetics (1990) Gradient
of distribution in Europe of the major CF mutation and
of its associated haplotype. Hum Genet 85:436-441

Menozzi P, Piazza A, Cavalli-Sforza LL (1978) Synthetic
maps of human gene frequencies in Europeans. Science
201:786-792

Piazza A, Menozzi P, Cavalli-Sforza LL (1981) The making
and testing of geographic gene-frequency maps. Biometrics
37:635-659

Romeo G, Devoto M (1990) Population analysis of the major
mutation in cystic fibrosis. Hum Genet 85:391-445

Zvelebil M (1980) The rise of the nomades in Central Asia.
In: Sherratt A (ed) Cambridge encyclopedia of archaeology.
Cambridge University Press, New York

© 1992 by The American Society of Human Genetics. All rights reserved. 0002-9297/92/5004-0030$02.00
 
'Mbi origjinën e shqiptarëve (ilirëve)', A.Pulianَs

Shenim: Pulianَsi paraqet interes në disa pikëpamje, por përpara duhet të dihet se puna e tij është luftu në heshtje që brenda akademisë greke. Pas disa gjetjeve «të çuditshme» hulumtimi iu ndërpre dhe iu uzurpua prej një grupi studiuesish amerikano-hebrej. Shkaku me sa u përfol më vonë dhe u pohua nga vetë studiuesi ishte fakti se rezultatet jo vetëm që nuk përputheshin me teorinë prejafrikane të njeriut, por skeletet e gjetura në shpellën e Petralonës ishin me karakteristika race të bardhë në një rang kohor 500.000-700.000 vjet p.e.s. gjë që e hidhte krejt poshtë atë teori.

Kjo shpjegon dhe paraqitjen e tij në 1972 në Shqipëri në Kuvendin e Studimeve Ilire me atë ngut dhe ato kërkesa si më lart.

Pasi kaloi shpella në duart e ekipit të mësipërm, çfarë përmbahej në të u hesht dhe në vazhdim nuk u botua më asgjë. Gjithçka që la pas ky ekip i çuditshëm deri në ditët e sotme është një çështje gjyqësore mes Shoqërisë Antropologjike greke dhe bashkisë së zonës. Kjo pengon tashmë çdo studiues të interesuar për hulumtim, megjithëse shpella është kthyer në ekspozitë me disa gjetje të caktuara të reduktuara dhe të përshtatura. Sidoqoftë personi në fjalë kish nxjerrë përfundimet e veta, që përciptas i ka thënë dhe më lart. Për kë interesohet për atë periudhë nga ana antropologjike, duke qenë se ka lidhje të drejtpërdrejtë me ne, duhet të gjurmojë patjetër rreth tij.




Mbi origjinën e shqiptarëve (ilirëve)


Dëshiroj të falënderoj komitetin organizues për ftesën që më kanë bërë për të marrë pjesë në një Kuvend si ky. Organizimi i një takimi të tillë është një hap përpara në studimin e etnogjenezës së popujve të Ballkanit dhe, siç do të shpreheshin grekët, një hap për «të njohur vetveten». Deri disa dhjetëra vjet më parë etnogjeneza e popujve të Ballkanit studjohej kryesisht nga shkencëtarët joballkanas dhe problemet e etnogjenezës zgjidheshin para së gjithash mbi baza gjuhësore. Nuk merrej parasysh antropologjia fizike; po të flasim nga ana antropologjike, popuj si eskimezët ose australianët njiheshin më mirë se sa popujt e vendeve të Ballkanit. Antropologët e kishin drejtuar vështrimin nga vende më ekzotike. Tani ne vetë i kemi kthyer sytë nga oborri ynë dhe e shohim se ai nuk është më pak interesant se sa shumë vende të tjera. اështja është që të mos i studiojmë popujt tanë vetëm nga një aspekt, por të marrim parasysh ndërthurjen e shumë shkencave. Etnogjenetika është një shkencë relativisht e re, e cila përveç gjuhësisë ndërthur së bashku arkeologjinë, etnografinë, historinë dhe antropologjinë fizike.

Kur antropologjia fizike filloi të japë më tepër të dhëna mbi gjenetikën e popujve, morën një goditje konceptet tradicionale mbi prejardhjen e popujve: lëvizjet e migrimit, të cilat mbaheshin si shkaktare të çfarëdo ndryshimi në jetën etnike të cilitdo popull, tani duhej të verifikoheshin nga të dhënat antropologjike. Kjo do të thotë që antropologjia fizike u përdor kryesisht si një burim historik. Duke përdorur të dhënat e antropologjisë fizike si një burim historik ne nisemi nga qëndrimi i padiskutueshëm, që veçoritë raciale në asnjë shkallë nuk përcaktojnë drejtimin e procesit historik, që tipi fizik në asnjë mënyrë nuk ndikon mbi formën dhe përmbajtjen e kulturës së cilitdo popull. Por mbi këtë bazë nuk mund të arrijmë në përfundimin, që tipi fizik i një populli nuk ka lidhje me historinë e tij. Përkundrazi formimi, përhapja dhe përzierja e tipave fizikë janë rezultat i proceseve historike. اdo ndryshim në trevën e përhapjes së njërit ose tjetrit tip, çdo ndryshim në përbërjen fizike të një popullsie, gjithmonë pasqyron migrimin dhe përzjerjen e fiseve e të popujve konkretë, d.m.th. proceset e historisë etnike.

Për shkak të faktit që karakteristikat fizike nuk kanë pasoja në zhvillimin e kulturës, tipi fizik i një popullsie të çdo territori të dhënë mund të ruhet për periudha të gjata, gjatë të cilave niveli i zhvillimit, aspekti kultural dhe madje gjuha e kësaj popullsie ndryshon deri sa bëhet e panjohur. Prandaj në një varg rastesh vetëm materiali antropologjik fizik mund të dëshmojë për praninë ose mungesën e migrimeve në të kaluarën.

Duke gjurmuar përhapjen e tipave fizikë në përbërjen e grupeve të ndryshme etnike të sotme, duke i krahasuar ata (kur kemi në dorë material paleoantropologjik) me tipat fizikë të epokave të mëparshme dhe duke mbajtur parasysh rregullsitë gjatë kohës, antropologu shpesh jep përgjigje mjaft të përcaktuara për ato pyetje në historinë e një populli, të cilat janë të pafuqishme t'i japin disiplinat e tjera.

Tani për tani ne nuk kemi material skeletor nga trualli i Shqipërisë për të arritur në një përfundim, të paktën nga pikëpamja antropologjike, se cilët janë ilirët. Më lejoni t'u drejtohem arkeologëve të pranishëm këtu, që gjatë gërmimeve të mbledhin edhe copën më të vogël të kockave që gjejnë. Sot ka mjete kimike me ndihmën e të cilave ne mund të ruajmë e të mbledhim skelete të plota, kështu nuk lejojmë që të bëhen pluhur pasi nxirren prej varreve. Kam edhe një propozim tjetër. Për të bërë një shqyrtim antropologjik të plotë të popullsisë së gjallë të vendit të merren kampione, në marrëveshje me autoritetet, në pika të zgjedhura që nga veriu e deri në jug në moshat midis 20 e 60 vjeç për të dy sekset. Unë e di që janë bërë studime të tjera në të kaluarën por ato janë bërë në një shkallë të vogël dhe me metoda krejt të ndryshme. Sot ne kemi nevojë për një metodologji të njësuar me vendet e tjera të Ballkanit. Të paktën kjo është bërë dhe ka ecur për mrekulli në Greqi e Bullgari, duke përfshirë vetëm pjesërisht e pak Turqinë e Jugosllavinë. Unë do të isha shumë i kënaqur nëse do të punoja në një komision të tillë antropologjik edhe në Shqipëri. Vetëm me një program të njësuar ne mund të arrijmë brenda pak vjetësh në disa përfundime, se kush kanë qenë ilirët ose pellazgët, ose trakët.


~


Nga përvoja ime, duke studiuar antropologjinë e popujve të Ballkanit për afër dy dhjetëvjeçarë, unë kam arritur në këto përfundime, të cilat shkojnë edhe për truallin e Shqipërisë, meqë nëpërmjet projektimit, prekin edhe çështjen e origjinës së ilirëve:

1. Në Ballkan njeriu ka ekzistuar të paktën në 500.000 vjetët e fundit, në qoftë se jo më tepër. ثshtë dëshmuar gjithashtu që këtu, në këtë tokë, është ndezur zjarri i parë në Evropë, sipas të dhënave të fundit. 1 Kështu prania e homo erectus në Ballkan na tregon që homo sapiens është formuar këtu, ai nuk ka ardhur nga jashtë. Prandaj treva e Ballkanit duhet të përfshihet këtej e tutje në zonën e hominizimit dhe nuk është e domosdoshme që ajo të kufizohet vetëm në tropikët.

2. ثshtë dëshmuar, gjithashtu, që treva e Ballkanit është zona e kontaktit e dy tipave të mëdhenj racialë të europeidëve: e tipit «kontinental» vetë dhe e tipit të njohur mirë «mesdhetar». 2 Shqipëria nuk ka përse të ketë qenë një përjashtim. Vetëm se ne duhet të përcaktojmë kufijtë e këtyre dy tipave kryesorë në këtë territor, natyrisht duke marrë parasysh gjithë ndikimet e tjera në shtresimin e popullsisë, Vëzhgimi antropologjik i popullsive të gjalla të Shqipërisë mund ta verifikojë këtë ose mund të zbulojë elemente të rinj të panjohur deri më sot. Një gjë mund të thuhet që më parë, duke u mbështetur në të dhënat antropologjike të vendeve fqinjë, që masa kryesore e popullsisë së Shqipërisë është me origjinë autoktone që prej kohëve të hershme prehistorike.

Vetëm mbi këtë mbështetje, në sfondin e dy të dhënave të paraqitura më lart, ne mund ta studiojmë më në hollësi origjinën e shqiptarëve (ilirëve) dhe të shohim marrëdhëniet e popullsisë së vjetër e të re të Shqipërisë si edhe marrëdhëniet me popullsitë e tjera fqinje.

Termi «ilir» padyshim është një term indoevropian dhe përdoret vetëm gjuhësisht. A do të thotë kjo që trualli shqiptar nuk ka qenë i populluar para «ilirëve»? Ky do të ishte një absurditet shkencor dhe nuk mund të ketë ndonjë antropolog, i cili ta mbështesë këtë pikëpamje.

Të dhënat e fundit arkeologjike na tregojnë për një veprimtari njerëzore në truallin e Shqipërisë, të paktën që nga koha e neolitit. Sipas mendimit tim, përsa u përket të dhënave antropologjike, duhet të gjenden tregues të paktën prej paleolitit të epërm. Edhe po të mos jetë e mundur kjo, kështu pa tjetër popullsia preilire ka banuar në këtë territor. Kështu kemi edhe një herë verifikimin e tezës së njohur mirë, që «gjuha dhe kultura janë të pavarura nga përhapja e tipave antropologjike, ndërsa përhapja e tipave antropologjike gjithmonë shoqërohet nga përhapja e gjuhës dhe e kulturës». (G. F. Debetz, 1952). Ka shumë të ngjarë, që indoevropaizimi i truallit shqiptar ka ndodhur si një proces shumë i ngadaltë nëpërmjet depërtimit të grupeve të tjera. Por lidhur me ilirët dhe shqiptarët e sotëm, kjo është një hipotezë që ka nevojë të vërtetohet me anë të të dhënave të antropologjisë fizike.

Vetëm kjo do të na nxjerrë nga kaosi indoevropian dhe joindoevropian.

______________
1) A, N. Poulianos, Petralona - A middle pleistocene cave in Greece «Archaeology» v. 24, nr. 1 1971, f. 6-11.
2) A. N. Poulianos, The racial composition of the Balkan peoples. A-5 Anthropology of Races and Populations VIII. International Congress of Anthropological and Ethnological Sciences, Tokyo, 1968, f. 123-125.



#
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top