Alarmante: 78% e të rinjve shqiptarë kanë kërkuar azil në BE

dangerous

* * * *
Sipas të dhënave të publikuar nga Eurostat, nga janari 2019 deri në gusht të 2020 kanë aplikuar për azil në një nga shtetet e Bashkimit Europian dhe të tjera rreth mbi 30 mijë shqiptarë, ku shumicën e përbëjnë të rinjtë. Nga të dhënat rezulton se 23.8 mijë persona, ose 78% e totalit të aplikimeve për këtë periudhë ishin deri në 34 vjeç. 15.3 mijë persona, ishin të grupmoshës 18-34 vjeç. Bie në sy numri i lartë i ikjes së minorenëve. Në periudhën janar 2019-gusht 2020 ka pasur 6,895 aplikime për azil nga minorenët më pak se 17 vjeç, që përbën rreth 29% të aplikimeve nën 34 vjeç, ose 23% të totalit.

Franca mban vendin e parë si destinacioni më i preferuar nga të rinjtë nën moshën 14 vjeç ku numërohen 3.460 aplikime. Në vend të dytë qëndron Gjermania (1.145 aplikime), Greqia (695), Mbretëria e Bashkuar (525) dhe Italia (310). Ndërkoë është llogaritur se 1,615 persona të moshës 17-18 vjeç kanë aplikuar për azil, ku vendin e parë e mban Franca nga periudha janar 2019- gushr 2020, pasi njihet si një shtet social dh trajtime të mira. Mbretëria e Bashkuar mban vendin e dytë për kategorinë 17-18 vjeç me 18.4% të totalit të aplikimeve, pasuar nga Greqia (1.7%).

Nga të dhënat e Eurostat rezulton se mbi 60% e aplikimeve në vendet e BE në 20 muajt e fundit janë bërë nga meshkujt.

24.09.2020 - 02:09
 
Njerezit gjithnje kane qene ne levizje dhe kerkim te dickaje me te mire.
Nuk e shof si alarmante. Nga Ballkani po ikin te gjithe dhe s'kan faj.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top