Aksident i rëndë rrugor në francë, 42 të vdekur

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Tragjedia
Ngjarja me pasojat më të rënda në llojin e vet që nga 1982. Shkaqet, enigmë
Të paktën 42 persona, kryesisht pensionistë, besohet të kenë vdekur në një aksident rrugor në afërsi të qytetit francez Bordo, në atë që është quajtur aksidenti më i rëndë i trafikut në tri dekada në Francë.
Bilanci i fundit i prefekturës së Gironde jep këtë shifër zyrtare, ku mes të vdekurve janë shoferi i një kamioni dhe një autobusi. Zyrtarët thanë se një kamion u përplas me një autobus të mbushur me pasagjerë duke bërë që të dy automjetet të shpërthenin në flakë.
Dy mjetet mendohet se janë përplasur ballë për ballë. Tetë persona njoftohet të kenë shpëtuar nga flakët, dhe dhjetëra zyrtarë të emergjencës kanë transportuar të plagosurit në spitale.
Sipas mediave franceze që citonin burime nga vendngjarja, pjesa më e madhe e viktimave janë të moshuar, që ndodheshin në autobus për një udhëtim turistik të organizuar.
Televizioni francez BFM-TV tha se tre persona kanë mundur të dalin të padëmtuar nga aksidenti rrugor dhe pesë ishin plagosur. Edhe presidenti francez, i cili ndodhet për një vizitë në Greqi, ka konfirmuar se “qeveria është totalisht e mobilizuar mbi këtë tragjedi të tmerrshme”, pas këtij incidenti.
Ministri i Brendshëm, Bernard Cazeneuve, ka shkuar po ashtu menjëherë drejt vendngjarjes. Nga ana tjetër, kryeministri i vendit, Manuel Valls, duke folur nga vendngjarja, tha se viktimat kishin vdekur në kushte të tmerrshme asfiksie. “ثshtë një shok i tmerrshëm për Francën”, shtoi ai.
Deputeti që mbulon lokalitetin ku ndodhi fatkeqësia, Gilles Savary, tha për një radiostacion vendas se një ndër të plagosurit ishte motorist që kishte ndaluar në vendin e ngjarjes dhe që ishte përpjekur të shpëtonte jetë njerëzish. Zyrtarët rajonalë thanë gjithashtu se shoferi i autobusit kishte mbijetuar, por shoferi i kamionit kishte gjetur vdekjen. Trupi i djalit trevjeçar të shoferit të kamionit u gjet gjithashtu i vdekur në kabinën e kamionit.
Autoritetet u cituan gjithashtu të thoshin se do të duhen tashmë ndoshta tri ditë derisa të nxirren të gjithë të vdekurit nga autobusi. Shkaku i vërtetë i përplasjes nuk është bërë i qartë, por kryebashkiaku i Puisseguin, Xavier Sublett, tha se shoferi i kamionit kishte humbur kontrollin duke e lënë mjetin “në mes të rrugës”. Shoferi i autobusit ishte përpjekur të shmangej, por ishte përplasur me të, shtoi ai.
Të tjera raporte pohuan se shoferi i autobusit ia kishte dalë të hapte dyert e të nxirrte madje disa nga pasagjerët jashtë mjetit pas aksidentit.

g.shqip
 
Titulli: Aksident i rëndë rrugor në francë, 42 të vdekur

Yyy sa i vjeter ky lajmi, Lol
Zoti i meshirofte...
 
Titulli: Aksident i rëndë rrugor në francë, 42 të vdekur

Mjer ata dhe te afermit e tyre! Zoti ju lehtesofte dhimbjen!

Kjo bote eshte e padrejte ikin ata qe prishin pune jo disa funderina te tjea qe i rendojne dheut kot!
 
Back
Top