اka tjetër ndikon në shtimin në peshë

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
اdo mëngjes nga një vezë, jo vetëm për shkak të fuqisë, por edhe për ruajtjen e peshës ideale, thonë kërkuesit shkencorë. Studimet e bëra në një qendër mjekësore në Luizianë kanë treguar se njerëzit që hanë vezë për kafjall, gjatë 24 orëve në vijim marrin më pak kalori, krahasuar me ata që për kafjall hanë diçka tjetër, p.sh kifle. Përpos vezëve, është parë se për humbjen e kileve i dobishëm është edhe mishi.

Proteinat
Në një studim është parë se femrat që merrnin rreth 120 gramë proteina në ditë dhe ushtronin rregullisht, për katër muaj mesatarisht kishin humbur rreth 10 kile. Ato kishin humbur tri kile më shumë sesa pjesëmarrëset në studim, që kishin marrë sasinë e njëjtë të kalorive, por vetëm nga ushqimet e pasura me karbohidrate.

Yndyrat
Nëse keni më pak yndyrë në menynë tuaj, nuk është e domosdoshme që do të keni më pak yndyrë (dhjamë) edhe në trup. Yndyrat ngadalësojnë metabolizmin e karbohidrateve, stabilizojnë sheqerin në gjak dhe, sikurse proteinat, krijojnë ndjenjën e ngopjes. Për këtë shkak, rreth 25 deri 35% të kalorive që marrim në ditë, duhet të jenë nga yndyrat. Më të mirat janë yndyrat e ngopura nga peshqit, ullinjtë dhe frutat e detit.

Fibrat
Ngrënia e ushqimeve që përmbajnë fibra është një mënyrë shumë e preferuar e humbjes së kileve të tepërta, thonë ekspertët. Preferohet që të merren rreth 20 deri 30 gramë fibra në ditë.

Uji
Përpos që nuk ka kalori fare, uji ndihmon në djegien e tyre (kalorive). Nëse njeriu nuk pi sasi të mjaftueshme të ujit, vjen deri te ngadalësimi i metabolizmit të tij, gjë që d.m.th se vjen deri te shtimi në peshë.

Magjia e proteinave
Proteinat treten më me vështirësi, prandaj kërkojnë një përpjekje më të madhe të organizmit, krahasuar me tretjen e karbohidrateve dhe yndyrave. Për këtë shkak, ngrënia e proteinave ndikon në humbjen në peshë. KS
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top