اka thonë të tjerët për Kuranin

Ado

FISEBILIL-LAH
اka thonë të tjerët për Kuranin


Johan Volfgang von Goethe (Gëte), për Kur’anin thotë:
“Qoftë e lavdëruar nata e bekuar, në të cilën, Pejgamberit të Zotit, iu shpall, nga lart, Kur’ani, me përkryeshmërinë e tij.“[1]
“Sa herë që ne i drejtohemi Kur’anit, në fillim nuk na tërheq, por, ai gjithnjë bëhet edhe më shumë tërheqës, na mallëngjen dhe në fund na detyron ta nderojmë… Stili i tij, në pajtim me kontekstin dhe qëllimin e tij, është i rreptë, madhështor dhe i mrekullueshëm, gjithnjë i lartësuar. Kështu, ky libër, do të ushtrojë ndikim shumë të fuqishëm, gjatë kohës.“[2]
“Kur’ani i tij duhet parë si Ligj Hyjnor dhe jo si ndonjë libër njerëzor, i bërë për edukim apo për argëtim.“[3]
“Ndoshta, në asnjë gjuhë tjetër shpirti, fjala dhe shkrimi nuk mund të trupëzohen në mënyrë kaq origjinale.“[4]
“Askush nuk duhet të habitet me efikasitetin e lartë të Librit. Për këtë, ai është cilësuar si jo i krijuar dhe i përjetshëm, (si fjalë) e Zotit nga ana e admiruesve të vërtetë të tij.”[5]
“Kështu, pra, do të mbetet ky libër, përjetësisht, me efikasitetin më të lartë.”[6]
“Nëse Kur’ani është nga përjetësia?
Për këtë unë nuk pyes!…
Që ai është Libri i librave
Të besoj është detyrë e muslimanit.”[7]
“Shumë prej zonjave tona fetare kërkuan në bibliotekë përkthimin e Kur’anit”[8]
“Prandaj është e vërtetë ajo, që Zoti thotë në Kur’an: Nuk i kemi dërguar asnjë populli profet, përveçse në gjuhën e tij.“[9]
“Kur’ani thotë: Zoti i ka dërguar çdo populli nga një profet në gjuhën e tij.“[10]

A. S. Pushkin, poeti i madh rus, ka shkruar ciklin poetik, me titull “Imitime të Kur’anit”. Në këtë cikël, poeti paraqet të gjitha virtytet e Islamit, të cilat edhe sajojnë mrekullinë e Kur’anit të shenjtë. Prej Kur’anit, zgjedh atë që është më e nevojshme, të vërtetën superiore, dashurinë ndaj Zotit dhe besimit islam. Shkrimtari i shquar rus F. Dostojevski, me rastin e zbulimit të monumentit të Pushkinit, më 1880, thotë: “Vallë a nuk ishte Pushkini musliman i vërtetë? A nuk ndjehet fryma e Kur’anit, madhështia skofiare e besimit dhe fuqia e hatashme e tij?” Një numër i madh pushkinistësh, mendojnë se, ishte Kur’ani që pati ndikim të jashtëzakonshëm, në rilindjen religjioze të poetit. Në vitin 1824, në letrën që ia shkruan vëllait, ai thotë:
“Jam duke lexuar Kur’anin e madhërishëm.”
Kurse, në vjershën e papërfunduar, të vitit 1825, ai shkruan:
“Në shpellën e fshehtë, ditën e ndjekjes, duke lexuar Kur’anin e ëmbël…“
Kur’ani e mahnit poetin, në rrafshin filozofik dhe atë etiko-moral. Nëntë vjershat e ciklit të përmendur, në të vërtetë, janë imitime të sureve, kaptinave kur’anore. Ja disa shembuj:
“Ai (All-llahu) është mëshirues; Ai Muhammedit
Kur’anin e ndritshëm ia zbuloi,
Që të dalim edhe ne në dritë,
Dhe të na bjerë mjegulla sysh.“
Le t’i krahasojmë dy vargjet e para me këto ajete kur’anore:
”Elif, Lam, Ra. (ky është) Libër; Ne ta shpallëm ty, që me urdhrin e Zotit t’i nxjerrësh njerëzit prej errësirave në dritë; në rrugën e Fuqiplotit, të Falënderuarit.“ (Ibrahim, 1)

Dy vargjet e fundit shprehin metaforën e Kur’anit dhe janë përpunim i motivit nga sureja el Maide.
“All-llahu e vë me të (Kur’anin) në rrugë të drejtë atë, që ndjek kënaqësinë e Tij dhe, me ndihmën e Tij, i nxjerr ata prej errësirës në dritë dhe i udhëzon në rrugë të drejtë.”
Imitimi i shtatë:
“Ngrehu, i frikësuar,
Në shpellën tënde,
Llamba e shenjtë,
Digjet der n`mëngjes.“
Poeti është mbështetur tek sureja el Mudethir, e cila, është ndër të parat sure, që i shpallet Pejgamberit a.s.
“Me lutje të përzemërta
Profet, largo
Mendimet e hidhura,
ثndrrat mashtruese.”
Në këtë imitim, bëhet fjalë për raportin në mes Zotit dhe Pejgamberit a.s. Ai këshillohet që të lutet. Ndërkaq imitimi:
“Deri në mëngjes lutjet,
Bëni pa përtesë,
Librin qiellor
Lexo der n`mëngjes.“
Ky “imitim“ është bazuar në suren el Mudethir, ku Pejgamberit a.s., i urdhërohet që të ngrihet natën për lutje dhe të lexojë Kur’anin e madhërishëm.[11]


Muhamed Marmadjuk Pitkal, u rrit në një familje fanatike të krishterë. Babai dhe gjyshi i tij ishin priftërinj. Fëmijërinë e kaloi në Xheblis Ford. E ëma e inkuadroi në radhët misionare dhe e dërgoi në Palestinë, për të mësuar gjuhët orientale. Kjo ishte përvoja e tij e parë me botën muslimane. Për mësues të gj. arabe pati priftin Hanover. Udhëtoi në Palestinë, Liban dhe Siri. Gjatë qëndrimit në Siri, i pëlqeu Islami. Mes viteve 1903 dhe 1921, shkroi nëntë tregime e novela me tematikë nga Lindja. Prestigjin letrar, e arriti veçanërisht me novelën “Gjuetari i lumtur”. Më 29 nëntor, deklaroi botërisht, pranimin e Islamit. Në shumë raste, polemizoi duke treguar se Islami është superior dhe më përparimtar karshi religjioneve të tjera. Kur e pranoi Islamin, ndryshoi emrin. Ai mori emrin Muhamed. Në vitin 1928, iu dha leja e veçantë e sundimtarit të Hajderabadit, për përkthimin e Kur’anit nga gj. arabe në gj. angleze. Ishte ky kulmi i angazhimit të tij për Islamin dhe përkthimi i parë i bërë nga një musliman, që kishte anglishten gjuhë amtare.[12] Ai thotë:
“Kur’ani është simfoni unike, tingujt e së cilës i kanë shtyrë njerëzit deri në lotderdhje dhe ekstazë.“[13]


Napoleon Bonaparti. Francezi Dinet, i cili e ka pranuar Islamin dhe është shquar në letërsi duke e lavdëruar dhe mbrojtur Islamin, transmeton nga Hristian Sharkild (Bonaparte et I`Islam) një letër të Napoleonit, më 28 gusht 179, në të cilën Bonaparti thotë:
“Unë shpresoj se s`do të kalojë shumë kohë, kur të urtët e botës do të bashkohen dhe do t`i zgjidhin problemet e botës, sipas parimeve të Kur’anit. Vetëm ato janë të drejta dhe i garantojnë njerëzimit lumturinë.“[14]


Et Dinet, ka mësuar në Francë, më pas ka punuar në Algjeri, si gjykatës. Më 1927, deklaron pranimin e fesë Islame. Ka shkruar disa libra, për Islamin, në gj. franceze. Ai ka thënë:
“Kur’ani në fushën e gj. arabe ka bërë mrekulli, të cilën s’mund ta bëjnë as akademitë më të mëdha shkencore. Kështu, sikur sot të vijë ndonjë nga shokët e të dërguarit të All-llahut, do ta kishte të lehtë të kuptohej me mësimdhënësit e gj. arabe. Madje, nuk do të gjente ndonjë vështirësi gjatë komunikimit, edhe me popujt që flasin gjuhën e dadit (arabe).
Politeistët, në brendinë e tyre, ndienin se ajo fjalë e çuditshme, e cila buronte nga thellësia e zemrës së inspiruar të Pejgamberit, gati sa nuk ua pushtonte atyre zemrat. Të gjithë, në të shumtën e rasteve, gati sa nuk i bindeshin fjalëve të ëmbla, të cilat i inspironte besimi qiellor. Ata nuk i pengonte nga Islami, veçse verbëria dhe makutëria ndaj kësaj bote…
“Mrekullitë e pejgamberëve, para Muhammedit a.s., në realitet, ishin mrekulli shqisore (që shfaqeshin në një kohë të caktuar), prandaj shpejt i nënshtroheshin harresës. Ndërkaq, mrekullia e vargjeve kur’anore, mund të konsiderohet e përhershme, sepse ndikimi i tyre është i përhershëm dhe aktualiteti i tyre i vazhdueshëm. Besimtari e ka të lehtë që ta shohë atë në çdo vend e kohë, mjafton që vetëm ta lexojë librin e All-llahut. Në këtë, qëndron sekreti i përhapjes së pashembullt të Islamit. Sekretin e zgjerimit të shpejtë të Islamit, s’mund ta kuptojnë evropianët, sepse ata nuk e njohin Kur’anin, ose ata e njohin atë, por nëpërmjet përkthimeve, të cilat janë shumë pak realiste dhe të pasakta…
S`është e çuditshme të shohim këtë Pejgamber, i cili i sfidon poetët, që e përgënjeshtronin, duke kërkuar prej tyre të sjellin dhjetë kaptina të ngjashme me kaptinat e Kur’anit. Ai ishte i bindur në paaftësinë e tyre, se do të mund ta bënin një gjë të tillë.”[15]


Dr. Murad Wilfried Hofman, diplomat gjerman, ka shërbyer me punë diplomatike në Bernë, Paris, Vjenë, Algjer, Bon dhe Bruksel. Gjatë viteve 1983-1987, ishte drejtor i sektorit për informata në kuadër të Paktit Nato, në Bruksel. Qe ambasador i Gjermanisë në Rabat, Marok. Ky akademik evropian, si edhe shumë emra të tjerë me renome, më 1980 e pranoi Islamin për fe, Kur’anin e madhërishëm për fjalë të Zotit dhe Muhammedin a.s. për pejgamber të Zotit dhe vulë të të gjithë pejgamberëve.[16]
“Si shpallje përfundimtare, Kur’ani, është themeli më i rëndësishëm, por jo edhe i vetëm i Islamit. Ky libër me 6.236 ajete dhe të ndara josistematikisht në 114 kapituj (sure), më shumë si prozë në vargje, përmban të gjitha shpalljet, të cilat Muhammedi a.s. i pranoi përafërsisht ndërmjet viteve 610 dhe 632, në formën e tyre komplete dhe origjinale. Për muslimanët, Kur’ani është Fjalë e Zotit, e cila nuk është krijuar, por është shpallur në një periudhë historike, në gjuhën arabe dhe është gjëja e vetme mbinatyrore e Islamit (dhe njëkohësisht, vërtetimi më i çuditshëm i pejgamberisë së Muhammedit a.s.). Krahas kësaj, Kur’ani nuk është, siç është rasti me pjesën më të madhe të Dhiatës së Vjetër dhe të Re, i ’inspiruar’, nuk është tregim i dorës së dytë, por është të folurit e Zotit në tërësi, si në vetën e parë njëjës apo shumës, ashtu edhe në veten e tretë njëjës (ashtu që gjithmonë mbetemi të vetëdijshëm për problemin e të kuptuarit të Qenies së Tij)…
Jomuslimani mund ta hedhë përmbajtjen e Kur’anit, por nuk mund të injorojë magjepsjen, që del nga forca e gjuhës dhe fuqisë poetike të tekstit të tij, i cili mahniti edhe Johan Wolfgang von Goethen dhe Friedrich Ruckertin.“[17]


Edward Gibon, historian eminent, është shprehur:
“Në sy të Kur’anit, nuk ka ndonjë dallim, një mbret me fuqi të madhe, nga një i vobektë i mjerë. Mbi këto themele dhe në të tilla baza, është trupëzuar dhe kompozuar ligji themelor i Sheriatit, i cili nuk ka shembull në botë. Bazat e Islamit, kanë refuzuar doktrinën e trinitetit, inkarnimin e Zotit dhe inkarnimin (në tërësi). Këto besime e lidhje filozofike, tregojnë ekzistimin e Zotit të trefuqishëm dhe se Krishti është “bir” i Zotit. Mirëpo, këto pretendime, mund t`i ngopin, vetëm të krishterët fanatikë.
Ndërkaq, Kur’ani është i pastër nga të tilla pretendime e dyshime dhe është dokumenti më i shëndoshë i njësisë së Zotit. Një besnik i vërtetë, që mendon drejt, nuk hamendet aspak në të pranuarit e pikëpamjeve islame. Islami është Fe që qëndron lart, për nga shkalla dhe niveli i zhvillimit mendor.“[18]
“Në fenë e Muhammedit, nuk ka vend për t’u hamendur, kurse Kur’ani është dritë e dëshmisë për njëshmërinë e Zotit.“[19]


Will Durant, autor bashkëkohor amerikan. Libri i tij “Historia e civilizimit”, i shkruar në tridhjetë vëllime, konsiderohet si njëri ndër librat më të njohur, i cili flet mbi historinë e civilizimit njerëzor. Në vëll. 13. f. 68, 69, ai shkruan:
“Kur’ani, qysh prej katërmbëdhjetë shekujsh, vazhdon të mësohet përmendësh dhe të ruhet në mbamendjen e muslimanëve, duke ua ndriçuar imagjinatën dhe duke fisnikëruar moralin e miliona e miliona njerëzve.
Kur’ani ka meritën më të madhe për ngritjen e nivelit kulturor dhe moral të muslimanëve dhe është libër, që tek ata ka konstituar rregullat bazë të sistemit shoqëror dhe të unitetit të bashkësisë njerëzore. Ai i nxit ata të pasojnë principe të shëndosha dhe ua pastron trurin nga një mori besëtytnish e iluzionesh, madje dhe nga dhuna dhe vrazhdësia. Ai avancoi pozitën e skllevërve, kurse në zemrën e të diskriminuarve, skaliti krenarinë dhe fisnikërinë. Tek muslimanët ngriti ndjenjën e maturisë dhe të largimit nga pasionet, shembull ky, që s’mund të haset në asnjë vend të rruzullit të populluar nga raca e bardhë njerëzore.
Islami i mëson njerëzit të ballafaqohen me provokimet dhe sfidat e jetës, t`i durojnë ato me gjakftohtësi dhe pa iu kundërvënë fatkeqësive që sjell jeta. Parimisht, ai kërkon nga besimtarët zemërgjerësinë, e cila paraqet veçorinë më fascionuese të muslimanëve, që e mban mend ndonjëherë historia. Ai e ka definuar fenë dhe i ka caktuar në mënyrë precize kufijtë e saj, sa që asnjë i krishterë apo hebre, nuk do të gjejë në të argument, që do të mund ta pengonte për ta pranuar atë.”[20]


H. G. Wels“Evropianët, që janë marrë me shqyrtimin e detajeve dhe hollësive të Kur’anit, janë fare të paktë. Ata, nga kjo mosnjohje, i përshkruajnë atij shumë të pavërteta e të paqena. Nxitja e muslimanëve në përpunimin e pasurive të nëntokës dhe metaleve, në zhvillimin e inxhinierisë, astronomisë, arkitekturës, arteve të bukura dhe filozofisë ishte rezultat i Kur’anit. Ai i bashkoi dhe bëri që ata të arrijnë suksese në fushën e dijes dhe shkencës.“[21]


Prof. Sir Hamilton A. R. Gibb, ka jetuar nga viti 1895 deri më 1967. Konsiderohet prijës i orientalistëve anglezë. Ka qenë prof. i gjuhës arabe, në Universitetin e Londrës, më 1930 dhe prof. në Universitetin e Oksfordit, që nga viti 1937. Më poshtë, po citojmë disa fjalë të tij:
“Mirëpo, mekasit kërkonin nga ai mrekulli. Me vendosmëri dhe vetëmohim, që lë mbresë të thellë, Muhammedi a.s. iu referua vetë Kur’anit, si verifikimin më të lartë të misionit të tij. Si edhe të gjithë arabët, edhe mekasit, ishin njohës të mirë të gjuhës dhe oratorisë. Pra, Kur’ani, sikur të ishte vepër e Muhammedit a.s., atëherë, edhe njerëzit e tjerë do të garonin me të.
Le të formojnë vetëm dhjetë vargje, që do të ishin të ngjashëm me vargjet e Kur’anit. Nëse nuk ia kanë dalë dhe as që do t’ia dalin, atëherë Kur’anin duhet ta pranojnë për mrekulli të jashtëzakonshme.“[22]
“Nëse dikush mendon se, insistimi i Kur’anit, për vepra të mira është i
pamjaftueshëm, bindjen e tij të gabuar e flakim, me argument të pakontestueshëm, duke i sjellur definimin e plotë të mirësisë, në këtë ajet madhështor: “Nuk është bamirësi (devotshmëri) të ktheni fytyrat tuaja kah lindja dhe perëndimi, por devotshmëri është ajo e atij, që i beson Allahut dhe Ditës së Fundit, edhe engjëjve, edhe librave, edhe pejgamberëve, ndërsa nga pasuria, përkundër dashurisë që ka, u jep të afërmve dhe bonjakëve, edhe të varfërve, edhe udhëtarëve edhe lypësve, edhe për lirimin e skllevërve, dhe që kryejnë faljen dhe japin zeqatin, edhe që obligimin e vet, kur e marrin e zbatojnë, si dhe ata që janë të durueshëm në skamje, edhe në sëmundje, edhe në të papritura. Ata janë, që kanë qenë të sinqertë dhe vetëm ata janë të devotshëm. (El Bekarah, 177)
Mirësia, pra, është kurora e besimit të vërtetë. Në fund, kur besimtari kupton se Allahu është dëshmitar i përhershëm, i përgjigjet me mendime dhe vepra.
Në realitet, Kur’ani s’mund të përkthehet në mënyrë fundamentale, sikurse është rasti i përkthimit të poezisë me stil të lartë. Nuk mund të shprehet përmbajtja e fshehtë e Kur’anit, nëpërmjet gjuhës së thjeshtë. Nuk mund të ilustrohen pamjet dhe shembujt e tij, sepse çdo lidhje, metaforë ose përsosmëri gjuhësore e Kur’anit, duhet të studiohet gjatë, që të arrijë kuptimi i plotë tek lexuesi. Kur’ani gjithashtu ka muzikalitetin, ëmbëlsinë dhe bukurinë e vet. Struktura e përsosur nuk mund të përcaktohet, por ai me ndikimin e tij magjepsës, i përgatit mendimet e personit, i cili e dëgjon Kur’anin që të pranojë mësimet e tij. Prandaj, s’ka dyshim se përkthimi, në një gjuhë tjetër, e deformon Kur’anin dhe e shndërron atë, sikurse shndërrohet ari në thëngjill.“[23]


Prof. Edward Montet
“Të gjithë ata që e kanë njohur Kur’anin, në origjinalin e tij në arabisht, e pranojnë bukurinë unikale të këtij libri fetar. Madhështia e formës së tij (në gj. arabe) shquhet aq shumë, sa që asnjë përkthim në gjuhët evropiane, nuk do të na lejonte që të japim mendim të prerë rreth Kur’anit.“[24]
“Kur’ani e ndalon viktimizimin e njeriut, vrasjen e fëmijëve, alkoolin dhe bixhozin, që ishin mjaft të përhapura tek arabët. Rezultatet e këtyre reformave manifestohen në kulturën kolosale, e cila i siguron një status të bamirësit më të madh të njerëzimit në histori.“[25]


Dr. Xhon Son. Ajo, që thotë ky orientalist është shprehje e mendimit të intelektualëve të Evropës:
“Në realitet, Kur’ani është një gjë më e lartë se vjersha, e megjithatë ai nuk është as histori, as si predikimet që i bëri Krishti në mal, por si një përmbledhje prej proze dhe poezie. Madje, ai nuk është as si predikimet e Budës, që janë metafizike, as si këshillat që i bëri Platoni për secilin, por është zëri i Pejgamberit. ثshtë zë i tillë, që mund ta dëgjojë mbarë bota. Kumbimi dhe jehona e këtij zëri (kur’anor) tingëllon nëpër pallate, hapësira fushore, kodrina, male, qytete dhe shtete. Feja që kumtoi ky zë, së pari ka gjetur ata që e përhapnin, pastaj, është shfaqur si një fuqi e fortë për rregullim dhe përparime të reja, me dritën që takoi Greqinë me Azinë dhe që shpërndau errësirat, që e kishin mbuluar Evropën. Kjo ndodhi, pikërisht atëherë, kur Krishterimi gjendej në periudhën më të errët.”[26]


Emanuel De Esh, dijetar çifut me famë, në artikullin e tij “Islami“, botuar në të përkohshmen angleze “Kuarteli revue“, për Kur’anin shkruan:
“Do të flasim për librin e shenjtë, që i shtyri arabët të pushtojnë qytete më të gjëra se Perandoria e Lekës së Madh, e të bëjnë një mbretëri më të madhe se ajo e Romakëve, në një kohë gjashtë herë më të shkurtër se ajo që iu desh atyre.
Kur’ani është libër, me të cilin muslimanët kanë hyrë në Evropë si sundimtarë dhe gjykues. Fenikasit, hynë në Evropë si tregtarë, çifutët si skllevër, duke kërkuar vendstrehim, ndërsa muslimanët hynë si urdhërues. Muslimanët, me ndihmën e Kur’anit, ia mbajtën Evropës ndezur pishtarin e diturisë. Si orientit (lindjes) ashtu edhe oksidentit (perëndimit), ia mësuan filozofinë, astronominë, mjekësinë, poezinë dhe i dhanë shpirt trurit dhe diturisë së vdekur të grekëve. Kur bota ishte katandisur në errësirën e injorancës, këta njerëz, e përhapen dritën anembanë botës, duke vënë kështu themelet e diturive të reja.”[27]


Manuel King, në kishën Teuta V. Nard të Presbitarëvet, më 1915, në ligjëratën e tij,
thotë:
“Libri qiellor i Islamit është Kur’ani. Ky libër është grumbullim i përgjithshëm i inspirimeve, që iu bënë Muhammedit a.s. në kohën e pejgamberisë së tij. Kur’ani, përveç bazave të besimit musliman, përmbledh shumë thënie morale dhe rregulla për jetën e përditshme. Me barazinë mes njerëzve, muslimanët qëndrojnë lart në krahasim me jomuslimanët. Kjo fe, të gjithë njerëzit i konsideron të njëjtë. Morali i lartë islam, meriton çdo lëvdatë dhe admirim. Urdhrat e librit të Zotit, janë perlat e ndërtimit të godinës së moralit. Shumë herë, pretendohet se Kur’anin e ka sajuar Muhammedi a.s., madje sipas kësaj pikëpamje, ai e ka shkruar duke marrë nga Ingjili dhe Tevrati. Por bindja ime është kryekëput në kundërshtim me këtë pretendim. Në qoftëse në botën e frymëzimit- ilhamit është ajo, së cilës i thonë “inspirim” dhe se inspirimi ka një trup, formësim të plotësuar, nuk ka dyshim se Kur’ani është një libër i zbritur. Të krishterët, thonë se, Muhammedi a.s., nuk është pejgamber i vërtetë dhe se Kur’ani është vepër e tij. Po të kishte qenë real ky pretendim dhe të ishte e vërtetë ajo që thuhet, si është e mundshme që Muhammedi të fliste ajete të tilla, të cilat e kritikojnë edhe atë, dhe t’i linte ato të gjendeshin në veprën e tij.“[28]


Dr. Moris, orientalist i njohur, në gazetën ’La Parole Française-Romaine’, duke iu përgjigjur kritikave të përkthyesit të Kur’anit, Salmen Ronahut, veç të tjerash, thotë:

“Kur’ani është më i bukuri i librave qiellorë, që i është dhuruar njeriut. Kur’ani përmban adhurim dhe falënderim për Krijuesin e tokës dhe të qiellit. اdo fjalë e Ku’ranit shpreh madhërim ndaj Atij, që ka krijuar çdo gjë. Përveç kësaj, ky libër është një enciklopedi e ndritshme e ligjeve fetare.
Bukuritë e Kur’anit që shndrisin, shtohen dhe shumëzohen çdo ditë, misteret që sa kalon koha, aq më tepër kuptohen dhe nuk kanë të mbaruar, bënë që këta muslimanë që janë mjeshtër në prozë dhe poezi, të jenë të detyruar të gjunjëzohen para stilit më të lartë e të pastër të tij. Muslimanët, Kur’anin, e gjejnë si një thesar të pashterur, që do të ekzistojë deri në ditën e Ringjalljes dhe, me plotë të drejtë, krenohen me të. Brezi i ri i sotëm dhe të diplomuarit e shkollave bashkëkohore, nuk mund ta durojnë qëndrimin fyes ndaj Islamit dhe Kur’anit. Kur’ani, me dy cilësi, e ka fituar dhe e meriton respektin. E para, është se Kur’ani që kemi sot në dorë, është i njëjtë (identik) me Kur’anin, që i është shpallur Muhammedit a.s. Ndërkaq, para Dhiatës së Vjetër dhe Dhiatës së Re qëndrojnë shumë dyshime. E dyta, është se muslimanët e gjetën Kur’anin si gurrën më të pastër, nga ku i formuluan dispozitat fetare dhe nëpërmjet tij, ata ruajtën gjuhën arabe.“[29]


Near East, që botohet në Londër, më 1992 shkruante këto fjalë:
“I çfarëdo forme që të jetë mendimi ynë për Muhammedin a.s., jemi të detyruar të pranojmë se: Kur’ani, në pikëpamje të radhitjes dhe të zbritjes, është një vepër e mrekullueshme, e cila të habit. Gjuha e Kur’anit dhe mendimet e tij janë të ndryshme nga gjuha e mendimit tonë, por të mohosh vlerën e pakufishme të tij, madhështinë e lartësisë, dhe në shumë pikëpamje bukurinë e tij, duhet të jesh i pamend dhe i paarsyeshëm.“[30]


F. F. Arbuthnot, në “The construkcion of the Bible and the Coran”, Londër 1888, f. 5, shkruan:
“Kur’ani, për nga aspekti letrar, konsiderohet kryevepër e gjuhës më të pastër arabe. ثshtë vërtetuar se, në disa raste, gjuhëtarët i kanë formuluar rregullat e gjuhës për t`i përputhur dhe përshtatur me shprehjet dhe frazat e përdorura në Kur’an. Edhe përkundër përpjekjeve, që të shkruhet një vepër e ngjashme me të për nga elokuenca, nuk u arrit ndonjë sukses.
Kodifikimi i plotë i tekstit kur’anor është bërë brenda njëzet viteve, pas vdekjes së Muhammedit a.s., më 632, dhe ka mbetur pa asnjë ndryshim deri në ditët tona. Mjerisht, një gjë e tillë, nuk mund të thuhet për Dhiatën e Vjetër dhe Dhiatën e Re.“[31]


Filip Hiti, me origjinë libaneze, ka doktoruar në Universitetin Kolumbia. Ka ligjëruar në Universitetin amerikan në Bejrut dhe Pernston. ثshtë zgjedhur anëtar i shumë shoqatave dhe akademive shkencore.
“Stili i Kur’anit ndryshon, ai është krejt ndryshe nga stilet e tjera. Madje, ai as që mund të krahasohet me ndonjë stil tjetër. Ai është i paimitueshëm, në esencë kjo është mrekullia e Kur’anit…Nga të gjitha mrekullitë, Kur’ani është mrekullia më e madhe.
Mrekullia e Kur’anit s’mund të mbetej pa lënë ndikim të qartë, në letërsinë arabe. Ndërkaq, nëse ne shikojmë kopjen e Tevratit ose Unxhillit, e cila na është përcjellë në kohën e mbretit Xhejms, do të shohim se ndikimi i tyre në gjuhën angleze ishte shumë i dobët, duke krahasuar këtë me ndikimin që ka bërë Kur’ani në gjuhën arabe. Kur’ani, është ai, i cili e ruajti dhe e mbrojti gjuhën arabe që të mos ndahej (zhdukej) në dialekte.”[32]


Johan William Draper, në “A History of the Intellectual Development of Europa“, Londër 1875, f. 343-344, shkruan:
“Kur’ani përmban ligje të përsosura dhe moral të jashtëzakonshëm. Përmbajtja e tij është e tillë, sa që nuk mund të shfletojmë asnjë faqe të tij e të mos gjejmë parime, të cilave duhet t’u përmbahen, pa dallim, të gjithë njerëzit. Kjo përmbajtje ofron ligje, parime dhe rregulla gjithëpërfshirëse që i përgjigjen nevojave të njeriut, në çdo situatë jetësore.“[33]


Thomas Patrick Huges, në librin “Burimet e Kur’anit”, shkruan:
“Nuk kemi asnjë provë se Muhammedi pati mundësi t’i njihte shkrimet e shenjta (dhe t’i bënte plagjiat ato, duke shkruar Kur’anin, A.S.)…Duhet gjithashtu ta kemi parasysh se nuk kemi asnjë gjurmë për ekzistencën e teksteve arabisht të Dhiatës së Vjetër e të Re, para ardhjes së Muhammedit. Versioni më i hershëm arabisht i Dhiatës së Vjetër që kemi është ai i R. Sadiaas Gaon, viti 900 e.s., ndërsa versioni më i vjetër arabisht i Dhiatës së Re është ai i botuar nga Erfenivsi, më 1616.”[34]


Dr. Laura Vecia Vaglieri, në “Apologie de I’slamism “ f. 57-59, thotë:
“Shikuar në tërësi, në Kur’an, gjejmë përmbledhjen e urtive dhe filozofive, të cilat mund të pranohen prej njerëzve më inteligjentë, mendimtarëve më të mëdhenj dhe politikanëve më të mençur.
Një argument tjetër, për origjinën Hyjnore të Kur’anit, është fakti se ai ka mbetur i pandryshuar, që nga shpallja e tij deri në ditët tona…
I lexuar dhe sërish i rilexuar në tërë botën islame, ky libër nuk sjell mërzi tek besimtarët, përkundrazi, mund të thuhet se gjatë rileximit, dashuria ndaj tij shtohet dita ditës. Ai kalit ndjenja të thella devotshmërie dhe respekti, tek njerëzit që e lexojnë…
Nisur nga kjo, shkaqet e përhapjes së rrufeshme të Islamit, nuk duhen kërkuar në mjetet e dhunës dhe forcës dhe as tek misionarët e neveritshëm, por në faktin se, ky libër u është prezantuar të mundurve nga ana e muslimanëvë në mënyrë të lirë, duke u dhënë atyre mundësi që të mund të pranojnë ose ta refuzojnë, se vërtet është libër i Zotit.“[35]
“Në Kur’an hasim xhevahire, begati të madhe të diturisë që tejkalojnë dituritë e gjenive më briliantë, filozofëve më të shquar dhe politikanëve më të fuqishëm. Si mundet ai libër të jetë prodhim i mendjes së një njeriu dhe për më tepër i një njeriu, jeta e të cilit ka kaluar në qarqe tregtare, jo gjithaq religjioze, njeriut larg nga shkolla dhe arsimi? Ai, vazhdimisht, ka insistuar se është njeri i zakonshëm, si të tjerët. Për shkak të kësaj, njeriu nuk do të ishte i aftë që, pa ndihmën e Lavdiplotit, të realizojë vepra mbinatyrore, ashtu sikurse është Kur’ani. Askush tjetër, pos Zotit të Gjithëpushtetshëm, dituria e të Cilit përfshin gjithçka që është në tokë dhe në qiell, nuk mund të jetë autor i Kur’anit.“[36]


James A. Michener“Kur’ani, padyshim, është libri më i lexueshëm në botë. ثshtë libri që mësohet më së shumti përmendësh dhe mund të jetë libri me ndikim më të madh, në jetën e përditshme të atyre që e besojnë.
Edhe pse nuk është voluminoz si Dhiata e Re, Kur’ani është i shkruar me një stil të përkryer, por nuk është as prozë as poezi e rëndomtë, dhe ka muzikalitet fascionues që dëgjuesit i shpie deri në ekstazë.“[37]


R. Bosworth Smith, misionar i krishterë, në veprën e vet “Muhammedi dhe Muhammedanizmi“ është i detyruar të dëshmojë për Kur’anin:
“Libër, që është poezi, ligj, lutje dhe shkrim i shenjtë - të gjitha së bashku. Ai gëzon respekt të thellë, deri në ditën e sotme, nga një e gjashta e njerëzimit, si mrekulli e stilit të pastër, të urtësisë dhe saktësisë. Kjo është e vetmja mrekulli që e ka përhapur Muhammedi a.s. Ai Këtë e quajti mrekulli të amshueshme, dhe me të vërtetë është mrekulli.“[38]


Sir Thomas W. Arnold, i cili ka jetuar nga viti 1864, deri në vitin 1930, është një nga orientalistët më të mëdhenj anglezë. Ka shkruar disa libra për Islamin. Ka studiuar në Kembrixh.
“Ne gjejmë, madje, edhe nga të krishterët, si p.sh. Alvari spanjoll, i cili, edhe pse është i njohur për fanatizmin e tij kundër Islamit, pranon se Kur’ani ka stil elokuent dhe të bukur. Të krishterëve, nuk u mbetet tjetër, veçse ta lexojnë Kur’anin dhe të mrekullohen prej tij. “[39]


Arthur J. Arberry, përkthyes i Kur’anit në gj. angleze, thotë:
“Sa herë që dëgjoj leximin e Kur’anit më duket sikur dëgjoj muzikë, melodia e së cilës përcillet me të rrahura të përhershme të lodrave, dhe kjo (më krijon emocione të fuqishme) sikur më pëlcet zemra ime.“[40]
“Tani më, është e pranishme përpjekja për të përmirësuar gjithnjë e më shumë, veprimet e paraardhësve të mi dhe për të bërë diçka, që mund të pranohet si jehonë, sado e zbehtë. Në retorikën e mrekullueshme të Kur’anit në gjuhën arabe, jam përpjekur t’i studioj ritmet e ndryshme të ndërlikuara dhe madhështore, të cilat përveç porosisë së vet, përmbajnë edhe kërkesën e pakontestueshme, që Kur’ani të radhitet në mesin e kryeveprave më të mëdha letrare të njerëzimit… Kjo veçori, mjaft karakteristike ’ajo simfoni unike’, siç e ka përshkruar besimin, në librin e tij të shenjtë M. M. Pitkal, ’tingujt e së cilës, i kanë shtyrë njerëzit deri në lotderdhje dhe ekstazë’ ka qenë gati totalisht e pranuar nga përkthyesit e mëparshëm. Prandaj, nuk është çudi, që ajo që është përkthyer, tingëllon në mënyrë anemike dhe të zbehtë, kundrejt madhështisë së origjinalit (në gjuhën arabe).“[41]


Dr. Maurice Bucaille, (Moris Bukai), doktor dhe shkencëtar, anëtar i akademisë së shkencave të Francës, i cili para disa vitesh pranoi Islamin, në librin e tij “La Bible, Le Coran Et La Science“, që bëri jehonë të madhe në qarqet shkencore, sidomos ato kishtare, thotë:

“Nëse një njeri është autor i Kur’anit, atëherë: Si ka mundur që në shekullin e VII-të të e.s. të shkruajë atë, që sot është vërtetuar se është në përputhje me njohuritë bashkëkohore shkencore? Nuk ka asnjë dyshim: teksti kur’anor, që e kemi sot, është vërtet i njëjti tekst sikurse ai, i kohës kur ai u shpall. اfarë shpjegim njerëzor mund të jepet për këtë konstatim? Për mendimin tim, nuk ekziston kurrfarë shpjegimi, sepse nuk kam pse të besoj se, në kohën kur në Francë sundonte mbreti Dagobert, një banor i Gadishullit arabik, në sajë të kulturës së vet shkencore, ka mundur të ishte para nesh me dhjetëra shekujsh…
ثshtë e papranueshme hipoteza se Muhammedi a.s. është autor i Kur’anit. Si ka mundur një njeri, të sjellë fakte të tilla, të cilat në atë kohë nuk ka mundur t’i elaborojë asnjë qenie njerëzore, dhe të bëhet, nga pikëpamja e vlerës letrare, autori i parë i letërsisë së përgjithshme arabe?.“[42]


Hartwig Hirschfeld, i cili njihet për sulmet e tij ndaj Islamit, në “New re earche into the Composion and Exxege of the Quran“, Londër, 1902, f. 9, thotë:
“Nuk duhet të çuditemi kur konstatojmë se Kur’ani ka qenë pikënisje e shumë shkencave. اdo çështje në lidhje me qiellin, tokën, jetën e njeriut, tregtinë ose veprimtari të tjera, kanë qenë të shqyrtuara në Kur’an, gjë që nxitën krijimin e monografive të shumta, që jepnin shpjegime të librit të shenjtë.
Duhet t’i jemi mirënjohës Kur’anit, për ato shkoqitje të gjerësishme, sepse prej tij, në mënyrë indirekte, rrjedh zhvillimi i shkëlqyer i gjithë lëmive shkencore në botën islame. Ndikimi i tij, nuk është kufizuar vetëm tek dijetarët muslimanë, por njësoj, ka nxitur edhe çifutët që t’i shqyrtojnë problemet metafizike dhe religjioze, sipas metodave arabe. Edhe skolastika krishtere, ka qenë e pasuruar me teozofinë arabe.
Aktiviteti shpirtëror, që kishte filluar brenda trevës islame, nuk është kufizuar vetëm në dituritë teologjike. Njohja e veprave të filozofisë, matematikës, astronomisë dhe medicinës greke, mundësoi vazhdimin e këtyre studimeve. Në përshkrimet e shpalljes së tij, Muhammedi a.s. ka përsëritur ftesën që të tërhiqet vëmendja në lëvizjen e trupave qiellorë, si shembull i mrekullive të Zotit, që janë për t’i shërbyer njerëzve, e jo të bëhen objekt adhurimi.
Me sa sukses, popujt muslimanë të të gjitha racave, i kanë bërë studimet në fushën e astronomisë, këtë më së miri, e dëshmon fakti se ata me shekuj ishin bartësit kryesorë të shkencave astronomike. Madje edhe sot përdoren shumë emra arab për yjet, si dhe emërime teknike arabe.
Gjithashtu, Kur’ani ka nxitur zhvillimin e shkencave medicinale dhe ka rekomanduar soditjen dhe studimin e natyrës, në tërësi.“[43]


Paul Casanova
“Sa herë që kërkonin nga Muhammedi a.s. të vërtetojë autenticitetin e misionit të tij me ndonjë mrekulli, ai theksonte Kur’anin dhe domethënien e tij të pakrahasueshme, si argument për burimin e tij hyjnor. Vërtet, madje edhe për ata, që nuk janë muslimanë, nuk ka asgjë më mahnitëse sa gjuha e Kur’anit, e cila me kumbimin dhe muzikalitetin e saj të pushton. Nëpërmjet dëgjimit të thjeshtë, është ngazëlluar dhe entuziazmuar ai popull, i dashuruar në oratori. Shumëllojshmëria e rrokjeve të përsosura dhe rima e shkëlqyer, patën rëndësi të veçantë në përfitimin e armiqve më të tërbuar dhe skeptikëve më të flaktë.“[44]


Dr. Jarton, në librin “Si shkon bota“ , shkruan:
“Më i madhi qëllim i shenjtë i Kur’anit, është thirrja që u bën të krishterëve, çifutëve dhe atyre që u luten idhujve, për të pranuar njësinë e Zotit. Kur’ani, që ka zbritur në gjuhën kurejshite, i përmbledh dhe i përmban të gjitha virtytet e mira. Në metodën e rrëfimit, ai është tërheqës dhe ka një gjuhë të rrjedhshme. Kur Kur’ani flet për atributet Hyjnore, arrin kulmin.“[45]


Rev J. N. Rodwel
“ثshtë e nevojshme të theksohet se Kur’ani meriton mirënjohjen më të thellë, për kuptimin e tij të natyrës Hyjnore, për nga aspekti i cilësisë së fuqisë, diturisë, njësisë dhe qartësisë së përgjithshme që e karakterizon atë. Predikimi i tij për besimin në një Zot, që është Krijuesi i tokës dhe i qiellit, është i thellë dhe i zjarrtë. Gjithashtu, Kur’ani përfshin edhe shumë parime morale dhe fisnike, urti të thellë dhe themele, mbi të cilat mund të ngrihen kombe dhe mbretëri ngadhënjimtare. “[46]


Rev. G. Margoliouth, i cili është i njohur për sulmet e tij ndaj Islamit, në hyrjen që i bëri biografisë së J. N. Rodwelit, thotë:
“Studiuesit janë unik në atë se, Kur’ani zë vend të dalluar në mesin e librave të mëdhenj të botës. Edhe pse është më i riu në mesin e librave qiellorë, që ndërtuan historinë, ai ua kaloi të gjithë atyre, me ndikimin e mrekullueshëm që ka bërë tek masat e gjëra.
Kur’ani formoi një etapë të re në mendimin njerëzor dhe forcoi bazat e një shkolle etike të dalluar.“[47]


Harry Gaylord Dorman, në “Towards Understing Islam“, New York, 1948, f. 3, thotë:
“Kur’ani është shpallje e shkruar e Zotit, i është shpallur Muhammedit a.s., nëpërmjet kryeengjëllit Xhibril. ثshtë i përkryer në çdo germë të tij. Ai është mrekulli e pashtershme, që dëshmon njëmendësinë e vet dhe (misionit) të Muhammedit a.s., pejgamberit të Zotit. Nduarshmëria e mrekullisë së Kur’anit, pjesërisht, gjendet në stilin e tij të përkryer dhe të mrekullueshëm, sa që as xhinnët, as njerëzit, nuk mund të formulojnë madje as një kaptinë të vetme, e cila do të krahasohej me kaptinën më të shkurtër të tij, dhe pjesërisht, në tekstin e tij që përmban mësime, njohuri për të ardhmen dhe lajmërime çuditërisht të sakta. Prandaj, nuk mund të merret me mend, që Muhammedi analfabet, ta ketë sajuar vetvetiu (nga mendja e tij).“[48]


Sir William Muir
“Me siguri, në botë nuk ka asnjë libër, i cili ekziston dymbëdhjetë (tani katërmbëdhjetë) shekuj me pastërti të tillë të tekstit.“[49]


Aleks Luvaron, filozof i shquar francez, në një ligjëratë të tij thotë:
“Kur’ani, që i është inspiruar Muhammedit a.s., për udhëzimin e drejtë të njerëzimit, është një vepër e shkëlqyer, e mbushur me dije e filozofi të lartë. Nuk ka dyshim se Muhammedi a.s. është pejgamber i vërtetë, i dërguar nga Zoti.“
Ndërkaq, në librin e tij “Jeta e Muhammedit“, thotë:
“Me të vërtetë, Muhammedi a.s. nuk dinte të shkruante, as të lexonte, por, edhe përkundër kësaj, ai i la botës një elokuencë e rrallë, një përmbledhje normash morale, një libër të shenjtë… Nuk ka nga shpikjet e reja të shkencës, çështje të zgjidhura me anë të dijes e të diturisë, ose ndonjë prej problemeve që njerëzit mundohen për t’i zbërthyer, e të jenë në kundërshtim me parimet islame. Përkundër përpjekjeve (të kota), që bëjnë të krishterët për të afruar Krishterizimin me ligjin e natyrës, ndërmjet Kur’anit, urdhrave të tij, dhe ligjeve natyrore gjendet një harmoni e plotë.“[50]


Doktor Shmil“Në Kur’an ka parime shoqërore dhe njerëzore, që mund të vihen në zbatim, dhe të veprohet sipas tyre, në çdo vend e kohë. Këto parime, kanë të bëjnë edhe me femrat, të cilat Kur’ani i ka urdhëruar që të qëndrojnë larg të keqes, ligësisë dhe asaj që e vë në dyshim dinjitetin e tyre. Ai ka lejuar poligaminë, por e ka ndaluar, atëherë, kur burri s’është në gjendje të jetë i drejtë me gratë…
Kur’ani i ka lënë të hapura portat për të punuar për dy botërat, për përsosjen e shpirtit dhe të trupit, në të njëjtën kohë. Ndërkaq, fetë e tjera e kanë mbyllur këtë portë, duke i mësuar njerëzimit se ai s’ka vend në këtë botë kalimtare e të mjerueshme.“[51]


Shahib Mustekim Bledar, gazetar gjerman, ka shkruar një numër librash, në mes të tjerash edhe “Satanic voices ancient and Modern“, ku u përgjigjet atyre, që e mbështesin Selman Ruzhdiun, kinse, në emër të lirisë së fjalës.
“Kur’ani, ndryshe nga shkrimet e tjera të shenjta, ka stilin e tij të veçantë të gjuhës, thjeshtësinë, kuptimin e lehtë, i cili kuptohet nga ata që duan të kuptojnë, qofshin intelektualë ose të rëndomtë.
Fjalët kur’anore përmbajnë alegori, mundësojnë lidhje të ngushtë dhe bartin në vete të vërtetën, e cila ka të bëjë me çdo sferë të jetës sonë.
Në fakt, gjuha e Kur’anit, jo vetëm që është ruajtur me origjinalitetin e saj, por është e gjallë ashtu sikurse ishte në kohën e shpalljes. Ajo i ofron lexuesit aq sa mund të kuptojë dhe i përgjigjet nevojave të tij, duke e udhëzuar në çdo veprim. Ky libër është relevatë dhe kushdo që e hap sinqerisht, për të zbuluar të vërtetën, e ka të vështirë të ndahet prej tij.“[52]


Profesor Arthur Elejson, dekan i fakultetit elektronik në Universitetin e Londrës. ثshtë marrë me psikologji, shumë vjet ka qenë drejtor i shoqatës për hulumtime shpirtërore dhe psikologjike, në Angli. ثshtë interesuar për Budizmin, Hinduizmin etj, por kur e njohu Islamin, e përqafoi atë.
“Të gjitha të vërtetat shkencore që janë cekur në Kur’anin famëlartë qysh para 14 shekujsh e të cilat po i zbulon shkenca bashkëkohore, më kanë bindur se ato nuk janë rezultat i mendjes njerëzore, por dëshmi e pejgamberisë së Muhammedit a.s.
Bota materialiste perëndimore ka rënë në krizë të thellë dhe e vetmja rrugëdalje e saj, sikurse edhe ka filluar ta kuptojë, është të kthyerit kah feja. Prandaj, kemi obligim të madh që botës, e cila ka humbur rrugën, t’i ofrojmë të Vërtetën. Islami, i cili nuk injoron shpirtin (idenë) dhe as materien, gjegjësisht nuk tregohet mospërfillës ndaj kësaj dhe asaj bote, dhe i cili nuk bie ndesh me shkencën dhe logjikën, por është sintezë e tërë këtyre, ofron zgjidhje të mrekullueshme për një jetë të lumtur për mbarë njerëzimin.“
 
Titulli: اka thonë të tjerët për Kuranin

اka thonë të tjerët për Islamin, Kur'anin e shejtë dhe Muhammedin (sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem)


Nث KOHثN KUR SHUMث RELIGJIONE PO ZVOGثLOHEN Nث NUMثR, ISLAMI Nث ANثN TJETثR PO RRITET. ISLAMI ثSHTث FEJA E CILA RRITET Mث Sث SHPEJTI Nث BOTث. KY FENOMEN TREGON SE ISLAMI ثSHTث ME Tث VثRTETث RELIGJION PREJ ZOTIT. ثSHTث E PAKUPTIMTث Tث MENDOHET SE AQ SHUMث NJERثZ KANث PRANUAR ISLAMIN PA KONSIDERIM Tث KUJDESثSHثM DHE MENDIM Tث THELLث PARA KONKLUDIMIT Tث TYRE SE ISLAMI ثSHTث E VثRTETA.


Ky (Kur'ani) nuk është tjetër vetëm se përkujtues-këshillë për (të gjitha) botërat. E ju gjithësesi do ta kuptoni pas pak kohe vërtetësinë (e plotë) e tij. (38:87-88)

"Islami është religjioni i cili më së shpejti rritet në Amerikë, udhëheqje dhe shtyllë e stabilitetit për shumë nga njerëzit tanë..." Hillary Rodham Clinton, LOS ANGELES TIMES, 31 Maj, 1996, f.3

Tani më me më tepër se një miliardë njerëz, Islami është religjioni që rritet më së shpejti në botë. ABCNEWS, Abcnews.com

"Islami është religjioni që rritet më së shpejti në vend." NEWSDAY, 7 Mars, 1989, f.4

"Islami është religjioni që më së shpejti zgjërohet në Shtetet e Bashkuara...." NEW YORK TIMES, 21 Shkurt, 1989, f.1

Muslimanët janë grupi që më së shpejti rritet në botë..."USA TODAY, nga The Population Reference bureau, 17 Shkurt, 1989, f.4A

"Muhammedi është më i sukseshmi prej të gjithë profetëve dhe personaliteteve religjioze." Encyclopaedia Britannica

"Tani ka më tepër Muslimanë në Amerikën Veriore sesa Hebrenj." Dan Rathers, CBS NEWS

"Islami është religjioni që më së shpejti rritet në Amerikën Veriore." TIMES MAGAZINE

"Islami vazhdon të rritet në Amerikë, dhe askush nuk mund të dyshon në këtë!" CNN, 15 Dhjetor, 1995

"Religjioni i Islamit rritet më shpejtë sesa cilado prej religjioneve tjera në botë." MIKE WALLACE, emisioni 60 MINUTES.

"Pesë deri në gjashtë milion, Muslimanët në Amerikë tani tejkalojnë Presbiterianët, Episkopalianët, dhe Mormonët, dhe janë më tepër se Kuejkerët, Unitarianët, Adventistët e Ditës së Shtatë, Mennonitët, Dëshmitarët e Jehovës, dhe Krishterët Shkencëtar, sëbashku të kombinuar. Shumë demografë thonë se Islami ka tejkaluar Judeizmin si religjioni i dytë më i praktikuar në Amerikë; ndërsa tjerët thonë se është në tejkalim e sipër." JOHAN BLANK, USNEWS (20/7/98)

"Në fakt, ekspertët e religjioneve thonë se Islami është religjioni i dytë me madhësi në Shtetet e Bashkuara... Islami ka 5 deri në 6 milion besimtarë, ipërcjellur nga Judeizmi, me përafërsisht 4,5 milion... Dhe besohet se Islami është religjioni që më së shpejti rritet në vend, me gjysmën e ekspansionit të tij që vijnë prej emigruesve të rinj dhe gjysma tjetër prej konvertimeve." Nga ELSA C. ARNETT, Knight-Ridder News Service

Profesori Keith Moore, njëri nga shkencëtarët më prominent të botës në lëminë e anatomisë dhe embriologjisë. Universiteti i Torontos, Kanada. Më ka paraqitur një kënaqësi të madhe sqarimi nga Kur'ani për zhvillimin e njeriut. E kam të qartë se këto shpallje duhet të kenë arrdhur te Muhammedi nga All-llahu, ose All-llahu, pasi që pothuajse e tërë kjo dituri nuk ka qenë e zbuluar deri shumë shekuj më vonë. Kjo më vërteton se Muhammedi duhet të ketë qenë i dërguar i All-llahut.

"Por Islami ka shërbim të mëtutjeshëm për t'i ja dhënë kauzës së njerëzimit dhe asaj humane. Ai qëndron pas të gjithave më afër Lindjes së vërtetë sesa Europa, dhe posedon një traditë mashështore të mirëkuptimit dhe bashkëpunimit ndër-racor. Asnjë shoqëri tjetër nuk ka shënime të tilla të suksesit në bashkimin e njejtë të statusit, mundësive, dhe përpjekjeve të aq shumë racave të ndryshme të njerëzimit... Islami ende ka fuqinë të vendos paqë në mes elementeve dukshëm të pa pajtueshme, atyre racore dhe tradicionale. Në qoftë se ndonjëherë opozita e shoqërive të mëdha të Lindjes dhe Perëndimit zëvendësohen me bashkëpunim, ndërmjetësimi i Islamit është kusht i pashmangëshëm. Në duart e tij gjendet zgjidhja e problemit me të cilin Europa ballafaqohet në marrëdhënien e saj me Lindjen. Në qoftë se bashkohen, shpersa për një përfundim paqësor nuk mund të matet. Por nëse Europa, me refuzimin e bashkëpunimit me Islamin, e hedh atë në duart e rivalëve të tij, çështja mund vetëm të jetë shkatëruese për të dy palët." - H.A.R. Gibb, WHITHER ISLAM, Londër, 1932, f. 379.

"Ai (Islami) e zëvendësoi murgërinë me burrërinë. I jep shpresë rrobit, vëllezëri burrërisë, dhe njohje të fakteve fundamentale të natyrës së njeriut." - Canon Taylor, Letër e lexuar para Kongresit Kishtar në Walverhamton, 7 Tetor , 1887; Cituar nga Arnoud në THE PREACHING OF ISLAM, ff. 71-72.

Themelues i njëzet perandorive tokësore dhe një perandorie shpirtëtore, ai është Muhammedi. Sipas të gjithat standardeve me të cilat mund të matet madhështia njerëzore, ne mund edhe të pyesim, a ka ndonjë njeri më të madh se ai?" Lamartine, Historie de la Turquie, Paris 1854, Vol. 11 ff. 276-277

"Po ta kishte zaptuar diktaturën e botës moderne një njeri si Muhammedi, ai do të kishte korrur sukses në zgjedhjen e problemeve që do ti sjellnin asaj paqën dhe lumturinë për të cilën ka shumë nevojë." George Bernard Shaw

"Si për shembull, a mund ndonjë apel tjetër të qëndron kundruall atij të Muslimanit i cili, kur i afrohet paganit, pa marrur parasysh se sa obskur dhe i degraduar që të jetë, i thotë 'Përqafoje fenë, dhe ti në atë çast je i barabartë dhe vëlla i imi.' Islami nuk njeh vija të ndarjes." (S. S. Leeder,VEILED MYSTERIES OF EGYPT)

Profesor William W. Hay është njëri prej shkencëtarëve më të njohur të marinës dhe detërave në Shtetet e Bashkuara, fotografisë satelitore dhe teknikave emocio-senzore. Profesor Hay u përgjigj: E gjej shumë interesante se ky lloj i informatave gjenden në shkimet e vjetra të Kur'anit të Shejntë, dhe nuk kam mundësi ta di se prej nga kanë arrdhur, por mendoj se është tejet interesante se ato gjinden aty dhe se kjo punë vazhdon për ta zbuluar kuptimin e disa pasuseve. Profesor Hay: Pra, unë do të kisha menduar se është qenia hyjnore!

Profesor Yushudi Kusan: Drejtor i Observatoriumit të Tokjos,
Unë mund të them, unë jam tepër i impresionuar me gjetjen e fakteve të vërteta astronomike në Kur'an.

Profesor Alfred Kroner është njëri prej gjeologëve më të njohur.
"Duke menduar për shumë prej këtyre pyetjeve dhe duke menduar se prej nga ka ardhur Muhammedi, ai ishte pas të gjithave beduin. Unë mendoj se është pothuajse e pamundur për të të ketë ditur për gjërat sikur është origjina e gjithësisë, pasi që shkencëtarët këtë e kanë zbuluar tek në vitet e fundit me ndihmën e metodave teknologjike të komplikuara dhe të avancuara. Por e vërteta është se ai e ka ditur.

Dr. T.V.N. Persaud është Profesor i anatomisë dhe kryesues i departamentit të Anatomisë, poashtu profesor i Pediatrisë dhe Shëndetit të Fëmijëve, Universiteti i Manitobës, Winnipeg, Manitoba, Kanada. Ai është autor dhe redaktues i 25 librave, dhe ka publikuar mbi 181 shkrime shkencore. Në 1991, ai pranoi shpërblimin më të madh që jepet në fushën e anatomisë në Kanada.
"Duket se Muhammedi ka qenë një njeri i thjeshtë. Ai nuk dinte as shkrim e as lexim. Në fakt, ai ishte analfabet. Jemi duke folur prej para 1400 viteve. Ju keni para jush njërin i cili ka qenë analfabet dhe ka dhënë deklarata të thella të cilat çuditërisht janë të sakta në natyrën shkencore të tyre.
Unë personalisht nuk shoh se si kjo ka mundur të jetë e rastit. Ka tepër saktësira dhe, si Dr. Moore, unë nuk kam kurrfarë vështërësi në mendjen time sa i përket asaj se kjo është vetëm se një inspirim hyjnor ose shpallje e cila e shpjeu atë në këto deklarata."

Joe Leigh Simpson, Profesor i Obstetrikës dhe Ginekologjisë në North-Western University në Chicago në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Profesor Simpson tha: Jo vetëm që nuk ka kurrfarë konflikti në mes gjenetikës dhe religjionit, por në të vërtetë religjioni mund ta udhëheqë shkencën duke ia shtuar të shpallurën (revelatën) disa prirjeve tradicionale shkencore. Pasi që në Kur'an ekzistojnë fakte të vërtetuara nga shkenca, gjë e cila e përkrah diturinë në Kur'an që vjen nga Allahu.

Profesor Palmer shkencëtar nga Sh.B.A.
Na nevoitet një hulumtim në historinë e hershme të traditave gojore të Lindjes së Afërme që ta vërtetojmë se a janë transmetuar ndodhi të tilla historike.
Në qoftë se nuk ka shenime të tilla, kjo e përforëcon besimin se All-llahu me anë të Muhammedit ka transmetuar pjesë të diturisë së Tij të cilën ne pak kohë më parë e kemi zbuluar për veten tonë. Ne shpresojmë se në të arrdhmen do të vazhdojmë me dialogun me temën e shkencës në Kur'an në kontekst të gjeologjisë. Ju faleminderit shumë.

Profesor Tagata Tagasone, më parë Kryesues i Departamentit të Anatomisë dhe Embriologjisë në Universitetin e Shiang Mai në Tajlandë. Ai tani është Dekan i Kolexhit të Medicinës në këtë Universitet. Prej studimeve të mia dhe prej asaj që kam mësuar gjatë kësaj konference, unë besoj se çdo gjë që është shenuar në Kur'an në 1400 vitet e kaluara duhet të jetë e vërteta, kjo mund të vërtetohet me metoda shkencore. Pasi që Muhammedi nuk mund të lexonte as të shkruan, Muhammedi duhet të jetë i dërguar i cili e përcjelli diturinë e shpallur atij si ndriçim nga Ai i Cili është Krijuesi i Vetëm që mund ta bën këtë. Krijuesi duhet të jetë All-llahu, ose All-llahu. Për këtë shkak, unë mendoj se tash është koha kur duhet të them 'Laa ilaahe il-lallah', se nuk ka zot tjetër për tu adhuruar pos All-llahut, 'Muhammed Resuul All-llah', Muhammedi është i dërguari i Allahut...

Profesor Armstrong, shkencëtar i cili punon në NASA. Jam i impresionuar se sa çuditëshëm disa prej këtyre shkimeve të vjetra korrespodojnë me Astronominë moderne dhe atë bashkëkohore. Patjetër duhet të ketë diçka mbi ate të cilën ne e kuptojmë si eksperiencë të rëndomtë nerëzore që i spjegon shkrimet të cilat i kemi parë.

Profesor Dorxha Rao, ثshtë vështirë të paramendosh se ky lloj diturie ka ekzistuar në atë kohë, mbi 1400 vite në të kaluarën. Noshta disa prej gjërave kanë ideja të thjeshta, por të përshkruhen ato në aq detaje të shumta është shumë vështirë. Pra, kjo definitivisht nuk është njohuri e thjeshtë njerëzore.

"Zgjidhja ime që Muhammedi të udhëheqë listën e njerëzve më ndikues në botë mund të befason disa lexues dhe të duket e dyshimtë për tjerë, por ai ishte njeriu i vetëm në histori i cili ishte superior në dy nivelet atë religjioz dhe sekular." - Michael H. Hart, THE 100: A RANKING OF THE MOST INFLUENTIAL PERSONS IN HISTORY, New York: Hart Publishing Company, Inc., 1978, f. 33.

Deklarata e kombit se është vend Krishterë po ballafaqohet me sfidën e parë: numri i muslimanëve e ka mësyer të tejkalon atë të Krishterëve Anglikan... Poashtu ka pasur një numër të konsiderueshëm të kovertimeve të profileve të larta prej Krishterizmit në Islam. Këto përfshijnë Mike Tyson, kampionin e mëparshëm botëror në boks; Chris Eubank, kampioni Britanik në boksim, i cili e ka ndërruar emërin e vet në Hamdan; dhe Cat Stevens, pop muzicienti, i cili tani quhet Jusuf Islam.... Princ Charles provokoi kontroverzitet më herët këtë vit kur e përsëriti deklaratën e tij se kur ai do ta trashëgon fronin, ai nuk don të jetë mbrojtës vetëm i fesë Krishtere.
Rajeev Syal dhe Christopher Morgan, Sunday Times (Londër, U.K.)

"E kam studjuar atë - njeriun e mrekullueshëm - dhe në mendimin tim larg prej asaj të quhet anti-Krisht ai duhet të quhet shpëtimtarë i njerëzimit." - George Bernard Shaw në "The Genuine Islam"

"Muhammadi, njeriu i inspiruar i cili e themeloi Islamin, u lind në vitin 570 në një fis Arab të cilët adhuronin idhuj. Bonjak prej në lindje, ai gjithëmonë ishte i kujdesëshëm ndaj të varfurve dhe nevojtarëve, të vejave dhe bonjakëve, ndaj robit dhe të shtypurit. Në moshën njëzetvjeçare, ai ishte biznismen i sukseshëm, dhe së spejti u bë kryesues i karavaneve me deve për një të vejë të pasur. Kur arriti noshën njëzetepesë vjeçare punëdhënësja e tij, duke i njohur meritat e tij, i propozoi martesë. Edhepse ajo ishte pesëmbëdhjetë vjet më e vjetër, ai u martua për të, dhe tërë kohën derisa jetoi i mbeti burrë i devotshëm.
"Sikur edhe çdo i dërguar para tij, Muhammedi e ndjeu veten të pa përgatitur për të shërbyer si transmetues i fjalës së Zotit, duke e ndjerë joadekuatësinë e tij. Por engjulli i urrdhëroi 'Lexo'. Aq sa dimë ne Muhammedi nuk dinte shkrim dhe lexim, por ai filloi ti dikton ato fjalë të inspiruara të cilat së shpejti do ta revolucionarizoj një segmet të madh të botës: "Ka vetëm një Zot".
"Në të gjitha gjërat Muhammedi ishte thellësisht praktik. Kur djali i tij i dashur Ibrahimi ndërroi jetë, një eklipsë ndodhi, dhe së shpejti u shpërndanë thashetheme për ngushëllime personale të Zotit. Ku Muhammedi thuhet se ka thënë, 'Eklipsa është fenomen natyror. ثshtë budallallëk të përvishen këso gjëra vdekjes apo lindjes të një njeriu.
"Në vdekjen e vetë Muhammedit kishte tentim që të hyjnizojnë atë, por njeriu që do të bëheshte pasardhësi i tij administative e shuajti histerinë me njërën prej fjalimeve më fisnike në historinë religjioze: "Nëse në mesin tuaj ka prej tyre të cilët adhuruan Muhammedin, le ta dinë se ai ka vdekur. Por nëse është Zoti ai të cilin e adhuroni, dijeni se Ai jeton përgjithëmonë dhe nuk vdes." - James A. Michener, "Islam: The Misunderstood Religion," në READER'S DIGEST (Botimi Amerikan), Maj 1955, ff. 68-70.

"Për pak më tepër se një vjet ai ishte udhëheqësi shpirtëror, nominal dhe sekular i Medinës, me duart e tij në levë e cila do ta dridhlte tërë botën." - John Austin,"Muhammad the Prophet of Allah," në T.P.'s dhe Cassel's Weekly për 24 Shtator 1927.

"اdo gjë kishte aq shumë kuptim. Kjo është bukuria e Kur'anit; ai kërkon të thelloheni në mendime dhe të rezononi. Kur e lexova Kur'anin më tutje, ai fliste për lutjen, mirësinë dhe lëmoshën. Ende nuk isha Musliman, por ndjenja se përgjigjeja e vetme për mua ishte Kur'ani të cilën ma kishe dërguar Zoti." Cat Stevens (Jusuf Islam), pop këngëtar i mëparshëm Britanik.

"Katër vjet pas vdekjes së Justinianit, në 569, në Mekkë të Arabisë u lind njeriu, i cili prej të gjithë njerëzve ushtroi ndikimin më të madh mbi qenien njerëzore... Muhammedi..." - John William Draper, M.D., L.L.D., A History of the Intellectual Development of Europe, Londër 1875, Vol.1,
ff.329-330

"Muhammedi ishte shpirt i mirësisë, dhe ndikimi i tij u ndje dhe asnjëher nuk u harrua nga ata rreth tij." Diwan Chand Sharma, The Prophets of the East, Kalkuta 1935, f. l 22.

"Njerëzit si Pasteuri dhe Salk janë liderë në kuptimin e parë. Njerëzit sikur Gandhi dhe Konfuçije në njërën anë, dhe Leka i Madh, اezari dhe Hitleri në anën tjetër, janë liderë në kuptimin e dytë dhe ndoshta të tretë. Isai (Jezusi) dhe Buda i takojnë vetëm kategorisë së tretë. Ka mundlsi që lideri më i mash i të gjitha kohërave ka qenë Muhammedi, i cili i ka kombinuar që të treja funksionet. Në një gradë më të ulët edhe Musa (Mojsiu) e ka bërë të njëjtën." Profesor Jules Masserman.

Ahmed Versi, redaktor i javores Muslim News tha, rritja e Islamit ka qenë konstante: "Gjenerata e re e muslimanëve të cilët i kam takuar unë bëhen më të vetëdijëshëm për identitetin e tyre Musliman she për atë shkak e praktikojnë fenë e tyre me gjallëri."

"Zhdukja e vetëdijes racore mes Muslimanëve është njëra prej arritjeve madhështore të Islamit dhe në botën bashkëkohore ka, siç duket, nevojë alarmuese për propagimin e këtij virtyti Islam..." (A.J. Toynbee, CIVILIZATION ON TRIAL, New York, p. 205)

"Sensi drejtësisë është njëri prej idealeve më të mrekullueshëm të Islamit, pasi që siç kam lexuar në Kur'an i shoh këto principe dinamike të jetës i shoh, jo sikur mistike por etikë praktike për sjelljen e përditëshme gjatë jetës të përshtatur për tërë botën." - Sarojini Naidu, Ligjerata mbi "Idealet e Islamit;" shih SPEECHES AND WRITINGS OF SAROJINI NAIDU, Madras, 1918, f. 167.

"Sidoqoftë, Historia e bën të qartë, se legjenda e Muslimanëve fanatikë të cilët e përfshijnë botën dhe të cilët e imponojnë Islamin me majen e shpatave të tyre mbi racat e ngadhjyera është njëra prej miteve më fantastike dhe absurde të cilin historianët ndonjëherë e kanë përsëritur." - De Lacy O'Leary, ISLAM AT THE CROSSROADS, Londër, 1923, f. 8.

"Shoqëria Muslimane është shumë më e vetëdijëshme për religjionin e vet dhe rolin/ përdorshmërinë të cilën religjioni e luan në këtë shoqëri." Dr Peter Brierley, drejtues i Christian Research Association, organizatë humanitare me qendër në Londër.

"Gjithmonë e kam mbajtur religjionin e Muhammedit në shkallë të lartë për shkak të vitalitetit të tij të mrekullueshëm. ثshtë religjioni i vetëm i cili më duket se posedon atë kapacitet asimilues për fazat e ndryshme të ekzistencës të cilat mund të jenë tërheqëse për çdo kohë. E kam studijuar - njeriun e mrekullueshëm dhe në mendimin tim larg prej asaj të jetë Anti-Krisht, ai duhet të quhet Shpëtimtari i Njerëzimit. Besoj se nëse një njeri sikur ai të kishte marrur diktaturën e botës moderne, ai do të kishte pasur sukses në zgjedhjen e problemeve të saja në mënyrë që do të sillte paqën dhe lumturinë e shumëpritur: Kam parashikuar për fenë e Muhammedit se ajo do të jetë e pranueshme për Europën e së nesërmes siç po fillon të jetë e pranueshme për Europën e sotshme." - G.B. Shaw, THE GENUINE ISLAM, Vol. 1, No. 81936.

"Numër në rritje e sipër të Muslimanëve në Amerikë, më tepër se 40 përqind janë Afrikanë-Amerikanë," Charles Bierbauer, prej nga Senior Washington Correspondent

"Ngritja e Islamit është ndoshta ndodhia më e çuditëshme në historinë njerëzore. Duke buruar prej një vendi dhe populli të lënë pas dore, Islami u zgjërua brenda një shekulli mbi gjysmën e botës, duke shkatëruar perandoritë e mëdha, duke rrënuar religjionet e themeluara kohëra më parë, duke i riformësuar shpirtërat e racave, dhe duke ndërtuar një botë plotësisht të re - botën e Islamit.

"Sa më afër që e hulumtojmë këtë zhvillim aq më e jashtëzakonshme duket. Religjionet tjera të mëdha u rritën dal ngadal, me përpjekje të dhembëshme dhe më në fund triumfoi me ndihmën e monarkëve të fuqishëm të cilët kishin pranuar fenë e re. Krishterizmi pat Konstantinin, Budizmi kishte Aokën dhe Zoroastrianizmi - Cirusin, secili duke ja huazuar kultit të tyre respektiv fuqinë dhe forcën e autoritetit sekular. Por jo edhe Islami. I ngërritur në tokë shkretëtinore, rrallë e banuar me racë nomade, më parë e pa dalluar në analet e historisë njerëzore, Islami sulmonte befas në aventurën e tij me përkrahjen e dobët njerëzore dhe kundër gjasave më të rënda materiale. Por përsëri Islami triumfoi, çuditërisht me një lehtësi mrekullore, dhe dy gjenerata panë Gjysmëhënën shkëlqyese të lindur fitimtare prej Pirinejeve deri në Himalajet dhe prej shkretëtirës së Azisë Qendrore derin në Shkretëtirat e Afrikës Qendrore." - A.M.L. Stoddard, cituar në ISLAM - THE RELIGION OF ALL PROPHETS, Begum Bawani Waqf, Karaçi, Pakistan, f. 56.

"Unë nuk jam Musliman në kuptimin e rëndomtë, edhepse shpresoj se jam 'Musliman' sikur 'njëri që i është dorëzuar Zotit', por besoj se atë që e përmbanë Kur'ani dhe burimet tjera të Islamit janë thesarë të mëdhej të së vërtetës hyjnore prej së cilës unë dhe perëndimorët tjerë kemi ende shumë për të mësuar, dhe 'Islami është padyshim konkurent për të pajisur kornizën themelore të një religjioni të ardhmërisë.'" - W. Montgomery Watt, ISLAM AND CHRISTIANITY TODAY, Londër, 1983, f. ix.

'Besoj në Një Zot dhe Muhammedin të Dërguar të Zotit,' është të shprehurit e thjeshtë dhe të pandryshueshëm të Islamit. Shembëlltyra intelektuale e Hyjnisë asnjëherë nuk ka qenë e degraduar me ndonjë idhul të dukshëm; lavdëratat e të dërguarit asnjëherë nuk kanë tejkaluar shkallën e virtyteve njerëzore, dhe udhëzimet e tija kanë përmbajtur ëavdëratat e shoqëruesve të tij brenda kufijëve të logjikëshmes/arsyeshmes dhe religjionit." - Edward Gibbon dhe Simon Ocklay, HISTORY OF THE SARACEN EMPIRE, Londër, 1870, f. 54.

"Ai ishte اezari dhe Papa në një; por ai ishte Papa pa pretenzionet e Papës, اezar pa legjionet e اezarit: pa ushtri të rregullt, pa trupërojë, pa pallat, pa të arrdhura të fiksuara; nëse ndonjë njeri ndonjëherë ka pasur të drejtën të thotë se udhëheqë me dekret hyjnor, ai ka qenë Muhammedi, pasi që ai kishte tërë fuqinë në dorë pa instrumentet e saja dhe pa ndihmëset e saja." - Bosworth Smith, MOHAMMAD AND MOHAMMADANISM, Londër, 1874, f. 92.

"Gatishmëria e tij që ti tejkalon persekutimet për besimet e tija, karakteri i lartë moral i njerëzve të cilët besuan në të dhe e pranonin ate si udhëheqës, dhe mashështia e arritjes së tij përfundimtare - të gjitha e argumentojnë integritetin e tij fundamental. Të supozohet se Muhammedi ka qenë i vetëquajtur krijon më tepër probleme sesa që i zgjedh. ا'është më interesante, asnjëra prej figurave të mëdha historike nuk është aq dobët e çmuar në Perëndim sikur Muhammedi." - W. Montgomery Watt, MOHAMMAD AT MECCA, Oksford, 1953, f. 52.


"Doktrina e vëllazërisë në Islam përshkon të gjitha krijesat njerëzore, pa marrur parasysh ngjyrën, racën apo bindjen. Islami është religjioni i vetëm i cili ka pasur mundësinë të realizon këtë doktrinë në praktikë. Muslimanët kudo që të jenë në botë e identifikojnë njëritjetrin për vëllezër." Mr. R. L. Mellema, Holandi, Antropolog, Shkrimtarë dhe Shkencëtar.


"ثshtë e pamundur për cilindo i cili mëson jetën dhe karakterin e Profetit të madh të Arabisë, i cili e din se si ka ligjëruar dhe si ka jetuar, të ndjenë asgjë tjetër pos respekt për atë Profet të madh, njëri nga të Dërguarit e mëdhej të më së Lartit. Dhe edhepse në ate që ju shkruaj juve do të them shumë gjëra të cilat do të jenë të afërta shumicës, por unë kurdoherë që i lexoj ndjejë, një mënyrë të re për admirim, një sens të ri të respektit për atë mësues të fuqishëm Arab." - Annie Besant, THE LIFE AND TEACHINGS OF MUHAMMAD, Madras, 1932, f. 4.


"Elementi esencial dhe definitiv për këthimin tim ndaj Islamit ishte Kur'ani. Fillova ta studijoj para konvertimit tim me një frymë kritike të një intelektuali Perëndimorë... Ka disa ajete (versete) në këtë libër, Kur'anin, të shpallura më tepër se trembëdhjetë shekuj më parë, të cilat japin mësim për nocionet saktësisht të njëjta posikur shumica e shkencëtarëve modern hulumtues. Kjo definitivisht më bëri që ti këthehem Islamit." Ali Selman Benoist, France, Doktor i Medicinës.


"I kam lexuar Shkrimet e Shenjëta të secilit religjionë; askund nuk kam gjetur atë me të cilën jam ballafaquar në Islam: përsosëshmëri. Kurani i Shejtë, i krahasuar me cilindo shkrim tjetër të cilin e kam lexuar, është sikur Dielli të krahasohet me një shkrepëse. Unë qëndroj i patundur në besimin tim se cilido që e lexon Fjalën e All-llahut me një mendje e cila nuk është totalisht e mbyllur ndaj së Vërtetës, do të bëhet Musliman." Saifuddin Dirk Walter Mosig, U. S.A.


"Vëllezëria universale e Islamit, duke mos marrë parasysh racën, politikën, ngjyrën ose shtetin, më është sjellur në shtëpinë time disa herë gjatë jetës sime - dhe kjo është një karakteristikë tjetër e cila më tërhoqi në drejtim të kësaj Feje." Col. Donald S. Rockwell, SH.B.A. Poet, Kritik dhe Autor.

"Islami i Mesjetës ka qenë teknologjikisht i përparuar dhe i hapur për zbulime. Ai arriti shkalla më të larta të shkrim-leximit sesa Europa bashkëkohore; ai asimiloi trashëgiminë e qytetërimit klasik Grek në ashtu shkalle që tani shumë libra klasike greke na janë të njohura vetëm përmes kopjeve Arabe. Ai zbuloi mullirin e erës, trigonometrinë, velën trekëndëshe diagonale, dhe bëri përparime të rëndësishme në metalurgji, inzhinjeringun mekanik dhe kimik dhe në metodat e irrigacionit. Në mesjetë rrjedha e teknologjisë ishte në masë dërmuese prej Islamit kah Europa sesa prej Europës kah Islami. Vetëm pas 1500 ngadal filloi të ndërrohet kjo rrjedhë." (f.253) Jared Diamond sociolog I njohur botërorë nga Universiteti i Californisë në Los Angjeles, dhe psikolog i cili fitoi shpërblimin Pulitzer për librin e tij: "Guns, Germs, and Steel."


Shkencëtarët të cilët morën pjesë në këto dialogje ishin të gjith jo-muslimanë, shumica e të cilëve ishin duke spjeguar disa fakte të cilat ato i kishin mësuar para pak kohësh pas disa viteve të hulumtimeve dhe studimeve. Kur atyre ju tha se atë që posa e kishin zbuluar më veç ishte përmendur në Kur'anin e Shejtë në mënyrë direkte apo indirekte prej më shumë se 1400 vite më parë, ato treguan një befasi të madhe. Komentet e tyre ishin të ndryshme, por pothuajse të gjith prej tyre pranuan se ky Kur'an nuk kishte gjasa të ketë arrdhur prej ndonjë njeriu ose burimi të zakonshëm. Me të vërtetë, disa prej tyre ishin të bindur dhe pranuan se i Dërguari Muhammedi, paqa qoftë mbi të, është i dërguar i All-llahut, në atë shkallë saqë njëri prej tyre edhe e përqafoi Islamin duke deklaruar besimin me anë të "Shahadetit" dhe ashtu u bë musliman.



Kur'ani i cili qe shpallur para 14 shekujve përmend fakte të cilat posa janë zbuluar nga shkencëtarë të mirënjohur. Kjo pa dyshim tregon se Kur'ani duhet të jetë fjala e vërtetë e All-llahut, e shpallur nga Ai të Dërguarit të Tij Muhammedit (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) dhe poashtu vërteton se Muhammedi (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) është me të vërtetë Lajmëtari dhe i Dërguari i All-llahut. ثshtë e pamundur për mendjen njerëzore që ndonjëri ti din këto gjëra prej para katërmbëdjetë shekujve të zbuluara dhe të vërtetuara në kohën e fundit me pajisje të përparuara dhe metoda të sofistikuara. Përveç kësaj, i Dërguari Muhammedi (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem) së bashku me Engjullin Xhibrilin e kontrolonin Kur'anin njëherë çdo vit dhe dy herë në vitin e fundit të jetës së tij. Prej ditës së shpalljes së Kur'anit deri më ditën se sotshme ka pasur një numër i madh i Muslimanëve të cilët e kanë mësuar përmendësh (memorizuar) tërë Kur'anin, shkronjë për shkronjë. Disa prej tyre kanë qenë në gjendje ta memorizojnë tërë Kur'anin deri në moshën dhjetëvjeçare. Asnjë shkronjë e Kur'anit nuk është ndërruar shekuj me rradhë.
Pasi ta lexoni këtë, e pyes lexuesin... A është e mundur që ndokush ta ketë shkruajtur këtë libër prej më tepër se 1400 vite më parë?


Me këtë përfundojmë dhe All-llahu e pranoftë këtë vepër të bërë sinqerisht për hirë të Tij, Amin
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top