Ai & Ajo

Desa

Temet Nosce
V.I.P
Ai i tha: ”A nuk e ke vënë re se universi është në gjininë mashkullore?”
Ajo iu përgjigj: ”Sigurisht që e kam vënë re se gjithësia është femërore.”

Ai: "A nuk e kupton se fjala “nur” është në mashkullore?”
Ajo: ”Sigurisht që e kam kuptuar se drita është femërore.”

Ai: "A nuk është xhymertllëku mashkullor?”
Ajo: "Po, por fisnikëria është femërore ama.”

Ai: "A nuk të pëlqen fakti se emocioni është mashkullor?”
Ajo: ”Më shumë më pëlqen fakti se ndjenja është femërore.”

Ai: "A e di që libri është në mashkullore?”
Ajo: ”Unë di që dija është femërore.”

Pasi heshtën për pak kohë duke marrë frymë thellë, iu kthyen sërish muhabetit të tyre të vjetër.

Ai i tha: "Kam dëgjuar që tradhtia është femërore".
Ajo iu përgjigj: ”Po, por unë kam parë dikë duke shkruar që mashtrimi është mashkullor.”

Ai: ”Megjithatë ata thonë se hileja është femërore ama.”
Ajo: ”Kurse ato thonë se premtimi i rremë është mashkullor.”

Ai: "Mendoj se tragjedia mban vulën e femrës.”
Ajo: ”Kurse unë jam e bindur se mëkati ka vulën e mashkullit.”

Ai: ”Unë kam mësuar se neveria është femërore.”
Ajo: ”Edhe unë kam kuptuar se shëmtimi është mashkullor.”

Ai heshti pak, u mendua dhe pastaj shtoi:

Ai: "E di? Mesa duket ke të drejtë, pasi natyra është femërore.”
Ajo: ”Ndoshta, ama kujdesi është mashkullor.”

Ai: "Në fakt, sakrifica është femërore, mos e moho!”
Ajo: ”Ama edhe unë e pranoj me vetëdije se tolerimi është mashkullor.”

Ai: "Por unë jam 100% i sigurt se zemra është femërore.”
Ajo: "Edhe unë jam e sigurt se shpirti është mashkullor.”

(nga libri "Delikatesa", përkthyer nga Edmond Tupe)
 
Pikerisht .ska me mir se te jetojn ne boten e tyra pa pas indikacione te jashtme .
E vërtetë! Por mënyra se si komunikojnë dhe si e përfundojnë bisedën/debatin, jep përshtypjen se këta dy do mbijetonin gjithçka 🤷‍♀️
 
E kam hasur kete dialog dhe me pare dhe gjithmone kam kuptuar kete gje te cilen po e sjell me versetet kuranore pa shume koment nga ana ime. (pra pertej nje cifti te caktuar)

O ju njerëz, vërtet Ne ju krijuam juve prej një mashkulli dhe një femre, ju bëmë popuj e fise që të njiheni ndërmjet vete, … “ Huxhurat: 13

E ne ajet tjeter:

"Ju jeni pekt per to, e ata jane petk per ju"
"Ju jeni prehje per to, e ata jane prehje per ju"

Mashkull-Femer =binom i pandashem e plotesues ne cdo koncept/ndjesi/situate.
 
Bashke nuk bejme e te ndar thahemi. :))
Por ne fund te fundit vete bota e qenies njerzore eshte egoiste dhe kureshtare.
Lum ai\ajo qe i tejkalon me butesi dhe dashuri per tjetrin.
 
O ju njerëz, vërtet Ne ju krijuam juve prej një mashkulli dhe një femre, ju bëmë popuj e fise që të njiheni ndërmjet vete, … “ Huxhurat: 13

E ne ajet tjeter:

"Ju jeni pekt per to, e ata jane petk per ju"
"Ju jeni prehje per to, e ata jane prehje per ju"

Mashkull-Femer =binom i pandashem e plotesues ne cdo koncept/ndjesi/situate.
Prandaj krijuam edhe forumet qe te mos harroni kush jeni !
Krijuam dhe profetet , qe te degjoni fjalen e tyre te percjelle nga ne .... pastaj krijuam @WxP , qe t ju udheheqe ne rrugen e duhur 😁
 
Ndoshta xhelozi nuk e lexoj komplet, dhe nuk e vuri re që u kthye duke konfirmuar gjithçka njëri-tjetrit
 
Ai i tha: ”A nuk e ke vënë re se universi është në gjininë mashkullore?”
Ajo iu përgjigj: ”Sigurisht që e kam vënë re se gjithësia është femërore.”

Ai: "A nuk e kupton se fjala “nur” është në mashkullore?”
Ajo: ”Sigurisht që e kam kuptuar se drita është femërore.”

Ai: "A nuk është xhymertllëku mashkullor?”
Ajo: "Po, por fisnikëria është femërore ama.”

Ai: "A nuk të pëlqen fakti se emocioni është mashkullor?”
Ajo: ”Më shumë më pëlqen fakti se ndjenja është femërore.”

Ai: "A e di që libri është në mashkullore?”
Ajo: ”Unë di që dija është femërore.”

Pasi heshtën për pak kohë duke marrë frymë thellë, iu kthyen sërish muhabetit të tyre të vjetër.

Ai i tha: "Kam dëgjuar që tradhtia është femërore".
Ajo iu përgjigj: ”Po, por unë kam parë dikë duke shkruar që mashtrimi është mashkullor.”

Ai: ”Megjithatë ata thonë se hileja është femërore ama.”
Ajo: ”Kurse ato thonë se premtimi i rremë është mashkullor.”

Ai: "Mendoj se tragjedia mban vulën e femrës.”
Ajo: ”Kurse unë jam e bindur se mëkati ka vulën e mashkullit.”

Ai: ”Unë kam mësuar se neveria është femërore.”
Ajo: ”Edhe unë kam kuptuar se shëmtimi është mashkullor.”

Ai heshti pak, u mendua dhe pastaj shtoi:

Ai: "E di? Mesa duket ke të drejtë, pasi natyra është femërore.”
Ajo: ”Ndoshta, ama kujdesi është mashkullor.”

Ai: "Në fakt, sakrifica është femërore, mos e moho!”
Ajo: ”Ama edhe unë e pranoj me vetëdije se tolerimi është mashkullor.”

Ai: "Por unë jam 100% i sigurt se zemra është femërore.”
Ajo: "Edhe unë jam e sigurt se shpirti është mashkullor.”

(nga libri "Delikatesa", përkthyer nga Edmond Tupe)
Plotësim për njëri tjetrin në cdo aspekt 😊
 
Sigirisht ! Ai drodhi cigaret dhe ajo i drejtoi cakmakun pistolete ... apo ja futa kot😁
Ncuk, po haj më 😂
Herën e parë ai i drodhi duke kthyer çdo gjë pozitive në mashkullore. Ajo gjeti pozitivitet femëror.
Herën e dytë ai veçoi gjërat negative si femërore. Ajo gjeti të njëjtën në mashkullore.
Kështu pra 😛
 
Paradoks forumor 😁
Une e kam zgjidhjen e kesaj dileme , por nuk e shoh te hijshme qe ta bej publike😛
 
Plotësim për njëri tjetrin në cdo aspekt 😊
Shumë e vërtetë. Edhe pse mashkulli e udhëheq bisedën, në realitet është femra që e drejton ashtu si duhet.
 
Sa teme e bukur desaaa 😍😍😍
Faleminderit 😘
E kam thënë diku se shoh bukuri edhe te gjembat e trëndafilit. Ku ka më bukur kur çdo gjë përfundon mirë, pa marrë parasysh se si fillon. 🤗
 
Paradoks forumor 😁
Une e kam zgjidhjen e kesaj dileme , por nuk e shoh te hijshme qe ta bej publike😛
Paradoks? Do thoja zgjidhje e një dileme 😂
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top