اfarë zotëron Kina në botë?

LeVoyageur

Once upon a time...
kina2.jpg

Me 4 trilionë dollarë në rezerva të huaja, në fonde të ndryshme sovrane të pasurisë, Kina ka shumë për të shpenzuar

Nga Richard Anderson, BBC



Pavarësisht ngadalësimit të GDP-së së fundmi, shumë nga ekonomitë e zhvilluara do e ëndërronin një rritje vjetore prej 7 përqind.

Nuk është çudi që investimet e Kinës jashtë vendit janë tetëfishuar dhjetë vitet e fundit, duke arritur në më shumë se 140 miliardë dollarë në vitin 2013.

Në mënyrë pak të habitshme, ka pasur një ngadalësim modest në vitin 2014, kryesisht për shkak të rënies në shpenzime në projektet e energjisë.

Megjithatë kjo është afatshkurtër për arsyen e thjeshtë se popullsia vazhdon të rritet dhe mbi të gjitha, për shkak se shpërthimi i klasës së mesme do të thotë se oreksi i përbindshëm i Kinës për resurse do të vazhdojë të rritet.

SHBA ka qenë marrësi më i madh i parave kineze në dekadën e fundit, kryeisht për shkak të shpërthimit të investimeve që prej vitit 2012- në këtë kohë të vitit të shkuar, Australia ishte destinacioni numër një për dhjetë vite.

Gjysmën e parë të vitit të shkuar, investimet në Britani u barazuan me ato në SHBA, pasi ky vend po çimentohet si favoriti i Kinës në Europë- me 24 miliardë dollarë të marra, më shumë se dyfishi i Francës, që mori 11 miliardë.

Kina ka bërë investime dhe ka nënshkruar kontrata në mbarë botën, por Afrika ka tërhequr kryesisht vëmendjen.

Kina, ekonomia e dytë më e madhe në botë, ka bërë binzes me 34 vende afrikane, me Nigerinë në krye me një ‘mal’ prej 21 miliardë dollarësh, pasuar nga Etiopia dhe Algjeria me 15 miliardë dhe Angola dhe Afrika e Jugut me 10 miliardë.

Arsyeja është e thjeshtë: burimet natyrore të Afrikës.

Kina ka nevojë për të plotësuar kërkesat për energji, që do trefishohen deri në vitin 2050.

Kjo është arsyeja pse investimet për energji kanë tejkaluar ndjeshëm fushat e tjera që nga viti 2005, me 400 miliardë dollarë në total për të siguruar energji për popullsinë e Kinës, aktualisht në nivelin e 1.4 miliardë banorëve.

Shteti kinez ka bërë investime të mëdha në kompani individuale dhe projekte, shumica e tyre në sektorin e energjisë.

Për shembull në vitin 2013 janë shpenzuar 15 miliardë dollarë në kompaninë kanadeze Nexen.

Edhe financat kanë tërhequr para të shumta nga Kina, me bankat Morgan Stanley dhe Standard Bank si marrësit më të mëdhenj të parave kineze.

Kina ka investuar po ashtu në disa emra shumë të famshëm në botë si IBM, Barclays deri tek Ford dhe General Motors.
 
Titulli: اfarë zotëron Kina në botë?

Jo vetem keto.... por edhe nje disipline te papare...tani ska lidhje me temen por meqe jemi te kinezet :p

Nje femije 3-vjec kinez dhe nje femije shqiptar me te njejten moshe... ky kalamani shqiptar nje perbindesh i vertet, ulerinte, rrahu te gjithe familjen per nje akullore ahahha... ndersa kinezi ulur aty i qete 2 ore u mor me ato gaxhemixhet e veta qe kane keta e sju ndje zeriiiiiii asnje minute :respekt:
 
Titulli: اfarë zotëron Kina në botë?

Jo vetem keto.... por edhe nje disipline te papare..



Me disipline dhe me sistem totalitar arrin gjithshka. Si kujton se u ndertuan piramidat ne Egjypt? Duke hudh njerez ne vdekjen e tyre.
Ndryshimi i Amerikes me Kinen:
- Ne Amerike ne c'do 10 veta, 9 i ke manaxhere dhe 1 qe ben punen aktuale.
- Ne Kine ke 1 manaxher, 8 veta qe punojne dhe 1 qe i ruan me automatik qe mos dalin nga rrjeshti.
 
Back
Top