اetnikët në Krime: Jemi këtu për të bartur përvojën tonë nga Kosova! [VIDEO]

Aguero

Anëtar Aktiv
Gazetari i Vice News, Simon Ostrovsky, ka intervistuar grupin e serbëve që kanë luftuar në Kosovë e që veten e quajnë pjesëtarë të Lëvizjes اetnike.

“Serbët dhe rusët janë ndihmuar gjithmonë gjatë shekujve. Rusët kanë ardhur gjithmonë si vullnetarë në luftërat serbe, atëherë kur ne e kishim vështirë... Kështu, ne tani vijmë për t’i ndihmuar ata”, thotë Bratislav Zivkovic nga Krusheci.

Një nga detyrat e tyre ishte që gjatë natës të rrinë në kufi dhe të kontrollojnë makinat dhe udhëtarët që kalojnë, transmeton Telegrafi.

LEXO PO ASHTU: Masturbimi patriotik i çetnikëve serbë dhe mjekësia që nuk ka ilaç për këta të çmendur (Foto/Video)

Një tjetër çetnik thotë se nuk është ekstremist! Sipas tij, ata nuk po bëjnë asgjë të keqe dhe se do të rrinë deri në mbajtjen e referendumit.

“Do t’i ndihmojmë me përvojën që kemi arritur me barrikadat në Kosovë”, thotë ai.

Gjatë bisedimeve me vullnetarët serbë, gazetari mëson se në një bazë ushtarake të Ukrainës ka ndodhur një sulm dhe se gazetarët janë rrahur nga rusët dhe kozakët.

Raportin e plotë shikojeni në videon e mëposhtme.

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.



infokosova.net
 
Back
Top