AC Milan

Milan heq dorë nga Kaka

Ndonëse mediat e huaja për ditë të terë kanë raportuar rreth rikthimit të asit brazilian të Real Madridit, Leite Kakas në Milan, megjithatë, duket se një rikthim i tij në “San Siro” është mision i pamundur.

Sipas mediave italiane janë këshilltarët e zëvendëspresidentit Adriano Gallianit, ata të cilët e kanë sugjeruar Gallianin që të heq dorë nga transferimi i brazilianit për shkak të taksave të larta.

“Problemi i taksave? ثshtë e pamundur. Ne kemi kërkuar mendimin e disa këshilltarëve dhe ata thanë se është shumë rrezik”, ka thënë një zyrtar i Milanit për “Milan Channel”. Tashmë e ardhmja e Kakas mbetet e paqartë.

4uxbmh.jpg
 

Attachments

  • 4uxbmh.jpg
    4uxbmh.jpg
    15.3 KB · Shikime: 0
Nje Objektiv Kryesor I Milanit Esht Fabregas

o6d84x.jpg
Milani është kritikuar ashpër për merkaton e verës, pasi jo vetëm që kurseu shumë para, por humbi pjesën më të madhe të yjeve të ekipit. Gjithsesi, Adriano Galiani nuk është dorëzuar. “Veterani” i merkatos së futbollistëve është në kërkim të të pakënaqurve në klubet e tjera. E ndërsa tentoi dhe shpreson për një rikthim të Kakasë, gjithnjë me një ulje të pagës, në objektiv kryesor është shndërruar Cesk Fabregas. Mesfushori spanjoll nuk bën pjesë në planet e trajnerit Tito Vilanova, për rrjedhojë në ndeshjet e para ka qenë në stol. Vetë lojtari ka shprehur indirekt pakënaqësinë e tij, por trajneri nuk ka ndërmend ta aktivizojë si sulmues krahu, siç bënte Pep Guardiola. Në një situatë të tillë, Galiani ka nisur kontaktet me krerët e klubit spanjoll, njëkohësisht edhe me menaxherin e futbollistit. Ideja është që Fabregas të huazohet te Milani në janar deri në fund të sezonit. Me këtë goditje, të dyja palët dalin të fituara. Barça do kursejë rrogën e një futbollisti që nuk shihet më si titullar, Fabregas do aktivizohet me një klub prestigjioz dhe do të jetë titullar stabël, ndërsa Milani do përfitojë organizatorin që i mungon, me një kosto tepër të ulët dhe mbi të gjitha në pjesën më të rëndësishme të sezonit. Madje, përflitet se huazimi do të bëhet me parametër zero, duke iu referuar edhe raporteve të shkëlqyera mes Rosellit dhe administratorit kuqezi. Edhe pse në vështirësi ekonomike, “Djalli” është në kërkim të lojtarëve që bëjnë diferencën, duke shfrytëzuar emrin prestigjioz që mbart si klub…

“DUA TA MBYLL ME BARCELONثN”
Cesk Fabregas nuk dëshiron që të transferohet në një klub tjetër. Edhe pse është i gatshëm të huazohet për një periudhë kohe, synimi i tij është që t’i japë fund karrierës te katalanasit. “Nuk dua të largohem asnjëherë nga Barcelona. Jam i lumtur këtu, pasi është klubi ku jam rritur si futbollist. Dua ta përfundoj karrierën në Katalunjë. Huazimet? Nuk e di ende”, deklaroi mesfushori spanjoll.
/PanoramaSport
 

Attachments

  • o6d84x.jpg
    o6d84x.jpg
    15.3 KB · Shikime: 0
Shfryhet Milani, leksion nga Atalanta

2uhtk3m.jpg
Pas Sampdorias, edhe Atalanta bën gjëmën në “San Siro”. Milani, ashtu si Interi, nuk di të fitojë më në fushën e vet duke e kthyer impiantin magjik milanez në një tokë pushtimesh për skuadrat e ashtuquajtura të vogla. Nëse Galiani dhe Alegri tentojnë të fshehin krizën e mosmarrëveshjeve në ekip, atëherë janë rezultatet ato që nuk lejojnë fshehjen e krizës së lojës dhe identitetit të skuadrës, që pas largimeve të shumta të kësaj vere nuk arrin të luajë më si Milan. Pas fitores “gënjeshtare” në Bolonja me një tripletë të Pacinit, ky i fundit fiket përpara tifozerisë së tij dhe u jep shansin bergamaskëve që të fitojnë 1-0 me një gol të Cigarinit në pjesën e dytë. Tani kriza është e thellë në Milano dhe me këtë ritëm, rrezikohet që edhe debutimi në Ligën e Kampioneve kundër Anderlehtit, sërish në “San Siro”, ta shndërrojë në një dramë këtë fillimsezoni kuqezi.

MILAN – ATALANTA 0-1
GOLI: Cigarini 64’
MILAN (4-3-1-2) Abiati; Abate, Açerbi, Bonera, Antonini; Ambrozini (54′ Noçerino), De Jong, Emanuelson (79′ Konstant); Boateng; Pacini, El Sharaui (70′ Krkiç). Trajner: Masimiliano Alegri
ATALANTA (4-4-1-1) Konsilji; Belini, Lukini, Manfredini, Brivio (72′ Ferri); Raimondi, Cigarini (80′ Kacola), Biondini, Moralez; Bonaventura (77′ De Luka); Denis. Trajner: Stefano Kolantuono
KARTONثT Tث VERDHث: El Sharaui 42′, Bonera 57′ / Biondini 59′, Cigarini 80′, Moralez 85′, Raimondi 85′
ARBITثR: Daniele Orsato


Pak ide - Milani nuk është fluid në këtë fillimsezoni dhe loja e tij vazhdon të jetë e turbullt. Trajneri Alegri kërkon presion në zonën kundërshtare dhe që në sekondat e para kuqezinjtë tentojnë të marrin kontrollin e lojës. Tentativa e parë drejt portës u përket vendësve, por Boateng nuk frikëson portierin Konsilji. Milani luan me frikë, ose më saktë është Atalanta ajo që mbulon mirë hapësirat, duke i detyruar nënkampionët që të gabojnë dhe të humbin pasime në dukje të thjeshta. Mirëpo nga gabimet begamaskët nisin të fitojnë metra dhe të kundërsulmojnë rrezikshëm portën e Abiatit. Fillimisht tentativat vijnë nga disa krosime të forta që parakalojnë pasqyrën e portës, por në minutën e 20-të ka drithërima te kuqezinjtë. Açerbi gabon dhe vonon në stopimin e topit në hyrje të zonës dhe Denis përfiton duke goditur, por sfera ndalet në shtyllë. Gjithsesi, bomberi argjentinas ka minutat e ekzaltimit të tij dhe në të 23-ën jep sërish idenë e golit, por topi përplaset rrezikshëm në rrjetën e jashtme. Milani duhet të reagojë dhe ofron disa raste të mira, por fillimisht Pacini me kokë dhe dy herë më pas El Sharaui me dy goditje surprizë nga distanca nuk arrijnë të zhbllokojnë baraspeshën.
Fiton Atalanta - Pjesa e dytë nis si e para, me Milanin që kontrollon takimin, por me ndryshimin që Alegri urdhëron sulmimin e qendrës së zonës dhe këto këshilla ofrojnë rrezikshmëri. Në minutën e 4- t, Ambrozini gjen El Sharauin me një asist të saktë, por numri 92 bllokohet dhe nuk arrin të godasë i vetëm përballë Konsiljit. Sulmuesi kuqezi “gënjen” të gjithë tifozët e tij, kur në 56-ën shpërthen në zonë, driblon një mbrojtës rival, por goditja e tij nga 11 metrat është shumë qendrore dhe portieri i Atalantës e falënderon… Milani e ka rritur ndjeshëm lojën, ndërsa miqtë nga Bergamo nisin të nervozohen, ndonëse në kundërsulm janë gjithmonë të frikshëm dhe për të mbajtur larg rrezikun nevojiten pritjet më të mira të Abiatit. Por ky i fundit nuk ka se çfarë të bëjë në minutën e 64-t, kur Cigarini me një të majtë diagonale nga jashtë zone depoziton topin në rrjetë dhe te Milani ka menjëherë panik. Alegri është i ngrirë, ndërsa gjithë pankina çohet në këmbë e tronditur. Gjithsesi, skuadra mundohet të reagojë, Krkiç zëvendëson El Sharauin dhe rasti i artë vjen shtatë minuta më vonë, kur një gjuajte kros e Abates kalon mes zonës, mirëpo as Pacini dhe as De Jong nuk arrijnë ta devijojnë sadopak topin drejt rrjetës. Një fotokopje e këtij aksioni përsëritet vetëm 60 sekonda më pas, por edhe këtë herë Pacini nuk arrin të prekë gjuajtjenkros të Emanuelsonit. Milani është në vështirësi të mëdha, sepse Atalanta është perfekte në mbrojtje, të paktën në mbulimin e topave të lartë dhe shpërndan lojën në vijën anësore duke fituar sekonda të vlefshme për të ruajtur avantazhin. Gjithsesi zikaltrit kanë edhe mundësinë për t’i dhënë goditjen finale Milanit, kur në minutën e 84-t një kundërsulm i shpejtë kap në befasi Açerbin me shokë, por Raimondi gjen një Abiati super që dërgon në goditje këndi. Minutat kalojnë dhe ndeshjes i vjen fundi, ashtu sikurse u vjen fundi nervave të kuqezinjve për të kërkuar barazimin, duke iu dorëzuar pa kushte Atalantës.

“S’na mungojnë ambiciet, por paratë…”
Adriano Galiani nuk është aspak i lumtur nga humbja e radhës, e dyta në tri ndeshje në kampionat, por në të njëjtën kohë administratori kuqezi është edhe realist dhe vazhdon të mbrojë me forcë strategjinë e klubit. “Nuk është e vërtetë që te Milani mungojnë ambiciet, por paratë mbase sivjet po. Kemi marrë një vendim për të zeruar borxhin tonë dhe rezultati ka qenë fantastik, ndonëse me disa sakrifica. Gjithsesi presidenti, menaxherët financiarë dhe trajneri e kanë aprovuar këtë linjë tonën, prandaj shumë shpejt do rikthehemi të jemi ajo skuadër e fortë që dominonte kudo në botë. Sa duhet të presin tifozët? Nuk ka lidhje me kohën, por me punën që duhet të bëjnë futbollistët tanë. Kemi ndryshuar shumë, por shumë shpejt jam i bindur se të gjithë të rinjtë që kanë mbërritur te Milani sivjet do mbështeten te stimujt e tyre gjigandë për të shpërthyer dhe për t’u kthyer te fitoret. Strategji alla italiane? Pse jo, porta dhe mbrojtja janë italiane, sepse të mos harrojmë që jemi nënkampionë Evrope”.

Alegri s’ka frikë nga shkarkimi: Kam një pikë më shumë se vjet
Milani, apo Atalanta, dje i kanë prishur një përvjetor personal trajnerit Masimiliano Alegri, atë të 150 ndeshjeve në Serinë A. Një arritje të tillë tekniku kuqezi duhet ta festojë me një humbje, e cila ka vënë në alarm jo vetëm skuadrën dhe krerët e klubit, por edhe tifozët që i janë përgjigjur me indiferencë skuadrës së sivjetshme, duke shënuar vetëm 23 mijë e 618 abonime, rekordi më negativ i epokës “Berluskoni”. Pastaj, duke u ndaluar tek rezultatet, media italiane menjëherë ka vënë nën presion Alegrin, i cili duket se nuk ka frikë nga një shkarkim i mundshëm, por pret reagim nga lojtarët të martën në Champions. “Të humbësh dy ndeshje në shtëpi në tri javët e para të kampionatit, natyrisht që nuk është diçka me të cilën mund të krenohem. Duhet të punojmë e të reflektojmë. Fatmirësisht të martën kemi ndeshjen e parë në Champions, një mundësi e shpejtë për të rimarrë veten pas një humbjeje të tillë. Duhet të largojmë frikën nga vetja, te Milani nuk ka vend për lojtarë që luajnë nën presion. Të rinjtë që janë, kërkojnë më shumë hapësirë në media, por ndërkohë janë ata që duhet të djegin kohët dhe të bëhen shpejt pjesë e mekanizmave që kërkoj unë dhe një klub si Milani. Po vuajmë dhe kjo është diçka që duket, – vazhdon Alegri. – Jemi në vështirësi, por më shumë sesa tekniko-fizike, ajo është psikologjike, megjithatë jam i bindur se shpejt do dalim prej saj. Frikë nga ndonjë shkarkim i mundshëm? Unë jam realist dhe nëse në futboll flitet me shifra, pra me fitore dhe pikë, atëherë statistikat e mia thonë që kundrejt sezonit të kaluar, sivjet kam një pikë më shumë në renditje. Skuadrat e mia historikisht kanë kërkuar pak kohë që të ndizen, por pasi e bëjmë këtë, arrijmë ta vëmë në shënjestër objektivin tonë. E vërteta është se skuadra ka ndryshuar shumë, por tani e tutje dua të shoh kurajë në fushë”, – përfundoi trajneri i Milanit.
/JETON STAMOLLA
 
Titulli: Milan

Kriza totale e Milanit, si film horror për trajnerin Alegri
Ky muaj i parë është më i frikshëm se një film horror për trajnerin Masimiliano Alegri dhe Milanin. Sikur të mos mjaftonin problemet në fushë, duket se rezultatet negative kanë përçarë totalisht skuadrën brenda grupit, por në të njëjtën kohë edhe me tifozërinë, një pjesë e së cilës vërshëllen ekipin në fushë, ndërsa një pjesë tjetër e injoron duke mos paguar biletën apo abonimin vjetor. Me pak fjalë: Milani është futur në një krizë të plotë, pas largimit të dy prej lojtarëve më të mirë në botë si Zlatan Ibrahimoviç dhe Tiago Silva, por në të njëjtën kohë dhe disa senatorëve si Sedorf, Inzagi e Nesta, që kanë bërë historinë e klubit, megjithëse për sytë e administratorit Adriano Galiani ishin shumë të vjetër. Numri dy i Milanit mendoi se me blerjet e reja si Montolivo, Konstant, De Jong, Pacini e të tjerë, do të mund të mbushte një boshllëk të madh, por mesa duket e ka pasur shumë gabim. Fakti është që lojtarët që përbëjnë grupin aktual, më saktë ata me eksperiencë si Mekses, Boateng, Emanuelson, Pato e të tjerë, nuk po e përballojnë absolutisht presionin që vjen nga jashtë, imagjino të rinjtë e skuadrës që ende e kanë të vështirë ta mbajnë veshur fanellën e klubit më të titulluar në botë. Tensioni është në maksimum, ndërsa ato që e konfirmojnë krizën dhe frikën e madhe që ka pushtuar ekipin, janë reagimet e yjeve të kuqezinjve ndaj Anderlehtit, që duket se i kanë shpallur luftë trajnerit apo edhe tifozërisë. Gjestet më të rënda janë ato të dy mesfushorëve, Boateng dhe Emanuelson. I pari nuk e ka pranuar zëvendësimin, duke e goditur me grushte dhe shqelma pankinën, ndërkohë që holandezi ka shfryrë kundër trajnerit para gazetarëve. Por edhe Mekses nuk ka duruar: mbrojtësi francez, i vërshëllyer nga tifozët, u ka treguar atyre gishtin e mesit, duke marrë menjëherë dyfishin e vërshëllimave. Ndërsa Pato, i pranishëm në tribunën “VIP”, e ka lënë stadiumin 30 minuta përpara fillimit të takimit, i nervozuar dhe shumë i zhgënjyer nga paraqitja e shokëve të tij. Pra, kriza në “Milanelo” është në qiell dhe, nëse nuk i jepet drejtim kësaj situate, pra duke u rikthyer te fitorja, ajo mund të rëndohet edhe më shumë.

“Alegri s’ka faj, Milani është i ndërtuar keq”
Në rubrikën e tij të zakonshme në të përditshmen “Libero”, ish-drejtori i përgjithshëm i Juventusit, Luçiano Moxhi, sulmon presidencën e Milanit duke treguar problemet, nga të cilat shfajëson trajnerin Masimiliano Alegri: “Të tentosh ta mbulosh skuadrën me fjalë, kurrsesi nuk mund të mbulojë problemet që po has aktualisht Milani. E vërteta është që Adriano Galiani mendon thjesht përpara medias se ka një skuadër të fortë, e cila mund të konkurrojë si e barabartë në Serinë A dhe aq më pak të ecë larg në Ligën e Kampioneve. E vërteta është që Milani është një ekip i ndërtuar keq, pavarësisht se administratori Galiani dhe presidenti Berluskoni kërkojnë t’ia hedhin fajin trajnerit Alegri. Ky i fundit nuk ka asnjë faj, sepse ai ka humbur kampionë si Zlatan Ibrahimoviç dhe Tiago Silva, pa përmendur këtu një eksod kampionësh të tjerë që, edhe pse në moshë, përbënin shpirtin e kësaj skuadre. Ndërkohë, Galiani mendon se me lojtarë si De Jong dhe Montolivo mund të përmbushë një boshllëk të madh, por e vërteta është që këta, por edhe Krkiç dhe Niang, nuk janë lojtarë të kalibrit të Milanit, prandaj kriza nuk është faj i Alegrit”.

KEVIN BOATENG
“Kjo skuadër s’ka vdekur ende”
Kevin Princ Boateng ka dalë shumë i nervozuar nga fusha e lojës. Por, pavarësisht barazimit, mesfushori ganez vazhdon të besojë te kjo skuadër. “E rëndësishme është që nuk humbëm, por tani duhet të ngremë kokën dhe të vazhdojmë të punojmë. Morali? ثshtë i lartë, pavarësisht se kritikat janë normale, duke qenë se nuk po luajmë mirë. Gjithsesi, Milani nuk ka vdekur ende, cilësia në grup ekziston, por tani na takon ne ta ringjallim atë me anë të fitoreve. Forma ime? Nuk jam ende në 100 për qind, por do të jem shpejt”.

ISH-MBROJTثSI
Nesta, i ashpër me tifozët kuqezi
Alesandro Nesta po ndjek nga larg formën e dobët të ish-ekipit të tij, por në të njëjtën kohë shprehet ashpër me tifozët kuqezi. “Milani është pasqyra e vështirësive ekonomike me të cilat po përballet Evropa. Prandaj, tani e në vazhdim duhet gjetur një mënyrë për të kursyer dhe jo më kot drejtuesit kanë bërë lëvizjet e tyre në merkato. Kriza aktuale? Milani është një ekip që po kërkon të ringrihet, ndërsa tifozët në vend që ta vërshëllejnë, bëjnë mirë ta mbështesin, sepse fundja s’i detyron njeri të shkojnë në stadium”.

“SAN SIRO”
Volumi i lartë, rrezikon gjobën
“San Siro” sivjet duket një tabu për Milanin, jo vetëm për faktin që në tri ndeshje kanë regjistruar 0 pikë dhe 0 gola, por tani e në vazhdim mund të përballen edhe me një gjobë, duke u nisur nga ankesat e tifozërisë kuqezi. Fakti është që të abonuarit kanë bërë kërkesë për zërin e lartë të altoparlantëve në stadium, por deri tani asgjë nuk është bërë. Por, përderisa konsumatorët e impiantit vazhdojnë të protestojnë për këtë gjë, nëse zhurma e altoparlantëve nuk ulet, atëherë drejtuesit kuqezi rrezikojnë një supergjobë.

Montolivo gati, Robinjo e Pato përmirësohem
Milani vazhdon të ketë probleme, por lajmi i mirë nga stafi mjekësor vjen në lidhje me rikuperimin e plotë të mesfushorit Rikardo Montolivo. Ky i fundit i ka kaluar të gjithë problemet fizike dhe pritet që të jetë gati për ndeshjen kundër Udinezes. Futbollisti i është bashkuar dje ekipit dhe ka kryer pa probleme stërvitjen e plotë, ndërkohë që edhe mbrojtësi Bonera nuk ka probleme serioze. Ky i fundit, që është larguar më shpejt nga fusha kundër Anderlehtit për kontraktim, duket se nuk ka asgjë serioze dhe do të jetë gati për në fundjavë. Ndërkohë, dy sulmuesit brazilianë, Robinjo dhe Pato, vazhdojnë të stërviten veçmas dhe janë pranë rikthimit. Robinjo pritet t’i bashkohet ekipit të mërkurën kundër Kaljarit, ndërsa Pato më 29 shtator ndaj Parmës, pak ditë përpara sfidës me Zenitin në Champions.
Përgatiti: JETON STAMOLLA
 
Titulli: Milan

Milan, Allegri “shkarkohet” nga Federata

Në debatin nëse Allegri do të vazhdojë të jetë trajneri i Milanit, vendimin e mori të hënën Federata Italiane e Futbollit…

Për shkak të nervozizmit të treguar përballë Udineses, Allegri “shkarkohet” për takimin e ardhshëm.

Në fakt, Komisioni i Disiplinës lajmëroi ditën e hënë se trajneri i Milanit është dënuar me një ndeshje pezullim, për shkak të shprehjeve të papërshtatshme dhe ofenduese drejtuar gjyqtarëve në pushimin e ndeshjes së fundjavës (fituar 2-1 nga Udinese).

Në një deklaratë, klubi i Milanit protestoi, duke theksuar se “Allegri pati një debat me gjyqtarët vetëm për çështje teknike të ndeshjes”.

Në një prononcim për “La Gazzetta dello Sport”, trajneri u shpreh “i habitur”, ndërsa siguroi se nuk e priste këtë ndëshkim të disiplinës.

Vetë klubi konfirmoi se do të apelojë vendimin. Nëse apeli do të lërë në fuqi ndëshkimin, në takimin e radhës, atë përballë Kaljarit në “San Siro”, trajneri i Milanit do të jetë ndihmësi Tasotti. /tch
 
Titulli: Milan

Milani, Berlusconi “zbret” në fushë
Në mesditë në Milanello zbarkoi presidenti i kuqezinjve, Silvio Berlusconi. Ashtu sic pati premtuar ai do të takohet me futbollistët kuqezinj në një përpjekje për t’u dhënë më shumë stimuj në këto ditë të vështira për skuadrën.

Presidenti rikthehet në shtëpinë e kuqezinjeve pas 13 muajsh nga vizita e fundit, e datuar më 1 tetor të vitit të kaluar kur takoi futbollistët në para transfertës (së humbur) me Juventusin.

Në kampin stërvitor presidenti u prit nga administratori i deleguar i Milanit, Adriano Galliani, përqafoi El Sharauein, që i dedikoi golin e shënuar me kombëtaren italiane në sfidën me Francën dhe shtrëngoi duart një për një me të gjithë lojtarët e tjerë dhe me trajnerin Allegri.

Në 12 ndeshje të Serisë A, Milani i tij ka humbur 6 prej tyre duke regjistruar një rekord historik negativ. Të dielën në mbrëmje, pak orë pas humbjes në San Siro përballë Fiorentinës, presidenti shprehu mbështetjen për trajnerin Allegri.

Ai kërkoi nga skuadra më shumë sforco për të tejkaluar momentin e vështirë e për të nisur ngjitjen e shkallëve në kampionat, por edhe për të mos dështuar në kalimin e fazës së grupeve në Ligën e Kampioneve, ku vendimtare është sfida me Anderlehtin. /Tch
 
Titulli: Milan

F O R C A M I L A N :banane:
 
Pe: Milan

615-300x213.jpg

Portieri i Juventusit dhe legjenda e Kombëtares italiane, Dino Zoff, mendon se Milani ka shanse të fitojë supersfidën e sotme të San Siros përballë kampionëve të Juventus vetëm nëse shënon e para.

“Në të tilla sfida është shumë e rëndësishme të shënosh e para, për t’u zhbllokuar psikologjikisht dhe për të vënë takimin në dizhezë. Nëse Milani kërkon të ketë shanse, atëherë duhet të hidhet në sulm menjëherë dhe të shpresojë se nuk do dështojë në rastet që do i paraqiten për gol. Por nëse ndodh e kundërta, pra nëse do të jetë Juventusi që do gjejë golin i pari dhe brenda pak minutash lojë, atëherë parashikoj një goleadë të bardhezinjve”, u shpreh legjenda e portës italiane.
 
Redaktimi i fundit:
Pe: Milan

Milani nënshtron kampionin
Ka mjaftuar një gol që Milani ta shënojë fitoren e madhe kundër Juventusit, e cila mund t’ia kthejë vetëbesimin për t’u rikthyer në sezonin e filluar keq.
Vendasit e filluan në mënyrë mjaft ofensive ndeshjen, ndërsa rasti i parë erdhi në minutën e pestë kur De Sciglio goditi jashtë porte.

Bianconerët u përpoqën ta qetësonin lojën dhe ta merrnin kontrollin e lojës, por Rossonerët vazhdonin të ishin të rrezikshëm.

rob1(1).jpg
Një harkim i Montolivos preku kokën e Nocerinos dhe më pas dorën e Mauricio Islas, ashtu që arbitri akordoi penalti. Buffon dështoi ta ndalte goditjen e Robinhos që shënoi për epërsinë e kuqezinjve (30’).

Në minutat e mbetura të pjesës së parë, bardhezinjtë u përpoqën të ndërtonin ndonjë aksion, megjithatë ishin jo efektivë përpara zonës. Nga ana tjetër, El Shaarawy ka mundur ta dyfishojë rezultatin.

Lojtarët me fanellat e bardha e morën në dorë lojën në pjesën e dytë. Ata ndërtonin aksion pas aksioni, por mbrojtja rossonere nuk thyhej.

Përmendim disa raste të pashfrytëzuara nga Mirko Vucinic dhe bashkëlojtarët e tij, ndërkaq kundërsulmet e Milanit ishin shumë të rrezikshme.

Presioni i Bianconerëve vazhdoi deri në fund të ndeshjes, mirëpo sulmi i tyre joefektiv nuk arriti ta shënojë atë golin e dëshiruar.

Kjo ishte humbja e dytë e Juventusit këtë sezon, ndërsa në të dyja rastet u mposht nga skuadrat milaneze. Zonja e Vjetër do të vazhdojë kryesimin në Serie A, por në rast se Interi mposht Parmën, mund t’i afrohet në një pikë diferencë.

Milani, nga ana tjetër, ngritet në pozitën e tetë në tabelë. /Telegrafi/
 

Attachments

  • rob1(1).jpg
    rob1(1).jpg
    74.2 KB · Shikime: 0
Pe: Milan

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Titulli: Milan

Milan: Kupa për t’u fituar

Sot është radha e Milanit për të luajtur në 1/8 e finaleve të Kupës së Italisë dhe përballë kuqezinjve në San Siro, barrikada për të kaluar në çerekfinale quhet Rexhina.

Trajneri kuqezi, Masimo Alegri kërkon që skuadra të vazhdojë me ecurinë e mirë në kampionat dhe të mos nënvlerësojë kundërshtarin.

“Luajmë në Kupë për ta fituar atë”, deklaroi tekniku kuqezi duke shprehur më pas edhe keqardhjen e eleminimit nga ky kompeticion në dy vitet e fundit, fillimisht nga Palermo në gjysmëfinale e më pas nga Juventusi në sezonin e kaluar të Kupës.

Në rast të kualifikimit, Milanin e pret Juventusi i kualifikuar mbrëmjen e së mërkurës pas fitores 1-0 në shtëpinë e tij ndaj Kaljarit./Tch
 
Titulli: Milan

27 Janar 2013

Milani i afrohet më shumë zonës Champions, duke treguar vazhdimësi në rezultate dhe duke trembur skuadrat që ndodhen para tij, si Inter apo Lacio. Në javën e 22-të, kuqezinjtë kanë fituar 1-0 në fushën e Atalantës, në një ndeshje ku ata kanë dominuar dhe në fund kanë marrë atë që është më e rëndësishme: tri pikët! Në një fushë të vështirë për çdo kundërshtar, Alegri ka konfirmuar formacionin që mundi Bolonjën një javë më parë, ndërsa heroi i ditës ka qenë Stefan El Sharaui. “Faraoni” nuk shënonte prej 16 dhjetorit, por e ka bërë këtë në minutën e 29-të të sfidës së luajtur në Bergamo. I shërbyer nga Niang, El Sharaui mposhti portierin Konsilji, duke realizuar një gol vendimtar për Milanin, që tashmë është 6 pikë larg zonës Champions. Në pjesën e dytë, vetëm dita e mirë e Konsiljit i ndaloi kuqezinjtë të shënonin golin e dytë, por gjithsesi, ka mjaftuar pak që skuadra e Alegrit të vuajë. Kur Atalanta është përpjekur të sulmojë, prapavija e Milanit dukej gjithnjë në vështirësi. Përpos kësaj, rezultati nuk ndryshoi deri në fund dhe Milani mori fitoren. “Milani është në rritje, por të shohim në fund të shkurtit apo në fund të majit se deri ku mund të shkojmë, - deklaroi pas takimit trajneri Masimiliano Alegri. – Udhëtimi drejt Champions është i gjatë, por të shijojmë këtë fitore dhe të mendojmë më pas për Udinezen”, shtoi ai. /Balkanweb
 
Titulli: Milan

Zyrtare, Balotelli është i Milanit

oh4e9f.jpg

Mario Balotelli është futbollisti i ri i Milanit, pasi Manchester City pranoi ofertën e kuqezinjve prej 20 milionë eurosh (me këste), plus tre milionë bonus mbi titujt e fituar.

Lajmi qarkulloi që në mëngjesit e së martës, por u zyrtarizua në orën 18:00 në një edicion të posaçëm informativ në “Milan Channel”, kanali zyrtar i Milanit.

Sulmuesi italian ka pranuar të ulë rrogën e tij vetëm e vetëm që të kthehet të luajë në Itali. Do të përfitojë 4 milionë euro në sezon, ndërsa tek City paguhej 5 milionë euro.

Mendohet se Balotelli do të nënshkruajë një kontratë prej 4 vitesh e gjysmë me kuqezinjtë e Milanos.

Futbollisti do te prezantohet mesditen e te merkures, pasi te kaloje testimet zyrtare dhe te hedhe firmen ne kontraten e tij te re.

Nje tifoz i deklaruar i Milanit, Balotelli shkroi ne rrjetin shoqeror "Twitter" se "per te, kalimi tek Milani eshte nje enderr e shnderruar ne realitet"./BeratiLive
 

Attachments

  • oh4e9f.jpg
    oh4e9f.jpg
    15.3 KB · Shikime: 0
Titulli: AC Milan

El Shaarawy rinovon me Milanin
13/02/2013
2my13sx.jpg

Milan dhe Stephan El Shaarawy do të zyrtarizojnë së shpejti rinovimin e kontratës mes tyre, kontratë e cila aktualisht skadon në vitin 2017.

Adriano Galliani dhe agjenti i sulmuesit italian kanë arritur marrëveshjen për zgjatjen e kontratës deri në qershor të vitit 2018 dhe pritet që firma të hidhet në fund të këtij muaji.

Nga ky rinovim, lojtari i cili udhëhoqi Milanin pas shitjeve të Zlatan Ibrahimovic dhe Thiago Silva, do të fitojë 3 milionë euro në sezon plus bonuse.

Aktualisht, Stephan El Shaarawy përfiton 800 mijë euro në sezon./Tch
 

Attachments

  • 2my13sx.jpg
    2my13sx.jpg
    15.3 KB · Shikime: 0
Titulli: AC Milan

El Shaarawy rinovon me Milanin
13/02/2013
2my13sx.jpg

Milan dhe Stephan El Shaarawy do të zyrtarizojnë së shpejti rinovimin e kontratës mes tyre, kontratë e cila aktualisht skadon në vitin 2017.

Adriano Galliani dhe agjenti i sulmuesit italian kanë arritur marrëveshjen për zgjatjen e kontratës deri në qershor të vitit 2018 dhe pritet që firma të hidhet në fund të këtij muaji.

Nga ky rinovim, lojtari i cili udhëhoqi Milanin pas shitjeve të Zlatan Ibrahimovic dhe Thiago Silva, do të fitojë 3 milionë euro në sezon plus bonuse.

Aktualisht, Stephan El Shaarawy përfiton 800 mijë euro në sezon./Tch
 

Attachments

  • 2my13sx.jpg
    2my13sx.jpg
    15.3 KB · Shikime: 0

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top