Abramowitz: Kosovarët s’janë të organizuar mirë

Ado

FISEBILIL-LAH
Ish-diplomati amerikan, Morton Abramowitz në një intervistë për Radion Evropa e Lirë ka thënë se, nuk sheh ndonjë dallim të madh në mes të dy kandidatëve për president të SHBA-ve kur është fjala për qasjen e tyre ndaj Ballkanit dhe Kosovës. Abramowitz po ashtu ka kritikuar Perëndimin se ka punuar shumë keq lidhur me procesin e njohjes së Kosovës, ndërsa ka shprehur kritika edhe ndaj kosovarëve, të cilët sipas tij, nuk janë të organizuar mirë dhe nuk kanë bërë sa duhet për njohjen e Kosovës.

“Nuk shoh ndonjë dallim të madh në mes të dy kandidatëve sa i përket çështjes së Kosovës. Të dy kanë qenë mbështetës të fuqishëm të Kosovës dhe pavarësisë së saj. Ndërkaq, John McCain ka qenë edhe më herët i përfshirë në rajon; ai ka qenë mbështetës i boshnjakëve gjatë luftës së viteve '90”, ka thënë Abramowitz duke u përgjigjur rreth qasjes që kanë dy kandidatët për president të SHBA-ve, ndaj Ballkanit, respektivisht Kosovës.

Ndërkaq duke folur për procesin e njohjes së Kosovës, Abramowitz ka kritikuar Perëndimin por edhe vetë kosovarët. “Mendoj se Perëndimi ka punuar shumë keq lidhur me procesin e njohjes së Kosovës. Ata nuk kanë punuar sa duhet, pasi besoj se njohjet e mëtejshme vareshin më shumë nga përpjekjet e Shteteve të Bashkuara dhe të Bashkimit Evropian. Ky është një problem”.

“Problemi i dytë është se kosovarët nuk janë të organizuar mirë dhe nuk kanë bërë sa duhet për njohjen e Kosovës. Ata nuk kanë lëvizur për të mundësuar njohjen e shtetit të Kosovës, veçanërisht në vendet islamike. ثshtë e habitshme për mua se si aq shumë vende islamike nuk i kanë mbështetur kosovarët”, ka vlerësuar ai.

Fakti se Qeveria serbe mund të arrijë të marrë nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së rezolutën ku i kërkohet Gjykatës Penale Ndërkombëtare për të vendosur mbi ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, sipas Abramowitzit, është një ngjarje shumë e pakëndshme. “Kjo tregon se sa të papërshtatshme kanë qenë përpjekjet për të siguruar njohjen e shtetit të Kosovës”, ka shtuar ai. /Telegrafi/
 
po m'doket ky tipi ka t'drejt valla per sa i perket kosovarve:(..
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top