“اakallët”, 106 vjet burgim për vrasjen e 120 shqiptarëve

Kresha

A pretty face can never trick me
(u40u)burgu qelia 101111.jpg

Departamenti i posaçëm i Gjykatës së Lartë për Krime Lufte në Beograd, mori vendimin për nëntë anëtarë të formacionit paramilitar “اakallët” për krime ndaj civilëve shqiptarë gjatë luftës në Kosovë, në vitin 1999

Gjykatësja Snezana Nikolic Garotic njoftoi se të akuzuarit janë fajtorë për vrasjen e më shumë se 120 civilëve në fshatrat Qyshk, Zahaq, Pavlan dhe Lubenic.

Viktima më e re e kësaj masakre i kishte vetëm 19 vjet, e më e vjetra 87, transmeton Koha.

I akuzuari i parë, Toplica Miladinovic, u dënua me 20 vjet burgim, Srecko Popovic me 10, Slavisa Kastratovic me 2 vjet burgim, Boban Bogicevic me 2 vjet, Abdulah Sokic me 12 vjet burgim, Milojko Nikolic me 20 vjet, Ranko Momic me 15 vjet, Sinisa Misic me 5 vjet dhe Dejan Bulatiovic me 20 vjet. Në tërësi të akuzuarit u dënuan me 106 vjet burgim.

Të liruar nga akuzat janë Radoslav Brnovic dhe Velko Koricanin. //mesazhi
 
Titulli: “اakallët”, 106 vjet burgim për vrasjen e 120 shqiptarëve

E keqja tjeter eshte se vendit ku keta do te kalojne denimin vetem burg nuk mund ti thuhet. Do ta kene si ne hotel dhe do te dalin e te hyjne kur te duan.
 
Titulli: “اakallët”, 106 vjet burgim për vrasjen e 120 shqiptarëve

As Marku sasht denu kaq vjet!
 
Titulli: “اakallët”, 106 vjet burgim për vrasjen e 120 shqiptarëve

Qekan kput me disa, nga 2 vjet burg...
 
Back
Top