`A plaken` kujtimet!?

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Sot po degjoja nje kenge qe para rreth 10 vitesh ishte nje hit i zemres sime, me bente melankolike,me conte pas ne kohe, me hidhte ne pjese te ndryshme te jetes. Kjo jo domosdoshmerisht me kujtime roze apo gjera shpirterore,por ne shume llojshmerine e hapave te jetes.
Shpesh ngjyrat me ngaterroheshin dhe nuk kuptoja me ,ishin te ndezua,r ishin gri apo ishin te pa ngjyra dhe shije keto kujtime.
Dhe vijme ne frymarrjen e tanishme,perseri e njejta kenge.
Por jo e njejta ndjenje,perkundrazi tashme tek e degjon ste zgjon me asgje, kujtimet e tua te duken te vjetra ne kohe,sikur dikush tjeter i ka jetuar dhe ti terheq pluhrin e kohes me nje frymarrje te thelle,nje buzeqeshje me veten dhe aq.
Dhe perfundimi perseri nje pike `zero`, ku cdo pike e tille nuk eshte nje asgje,por nje mundesi fillimi....
Fillimi per nje mundesi tjeter kujtimi, perjetsimi,qe ndoshta ne nje kohe tjeter dhe kjo pike do shenderrohet ne nje kujtim te zhubravitur te vjeter , qe ste zgjon asgje me.

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


Ju c`mendoni per kujtimet,vitet qe i lem pas ne kohe,por qe jane e kaluara jone,hapat tone, jemi ne!?
Por ne te njejten kohe s`jemi me ne,nuk jemi me aty!?
Dhe ndjesia shpesh here eshte, sikur ne shohim veten te veshur ne nje petk harrese ne kohe.
Diskutim te kendshem.
 
Une mendoj qe cdo gje qe e ka fillimin e ka edhe mbarimin, perfshire edhe kujtimet. Besoj se ato plaken apo zbehen me kalimin e kohes, sidomos nese ato nuk i kujton, nuk u kushton rendesi, ato jo qe plaken por edhe zhduken. Po edhe eshte vertetuar qe pas moshes 30 vjecare, kujtesa shkon drejt renies. Padyshim qe ngjarjet e jetes, sprovat ne te cilat kemi kaluar e te ngjajshme, bejne pjese ne LTM (long term memory)
 
Jo nuk mendoj dhe besoj qe plaken kujtimet …. Por me plakjen e njeriut kam frike qe vjen nje kohe qe edhe mbase harrohen apo te iken kujtesa .
 
Mendoj se cdo gjë lë gjurmë në jetën e memorien tonë.
Sado vite të kenë kaluar ndonjëherë mjafton një detaj i vogël e të rikthen pas në kohë.
 
Memoria!

Largesite na ndajne fizikisht por kujtimet jane ato qe na bashkojne serish.Ne nuk jemi te ikur. Jemi kujtime qe jetojme ne hapesire, ne mendje, ne zemrat e dikujt, ne forme lutjesh, siluetash te padukshme qe s'guxojne te flasin. Jehona qe kumbojne ne heshtje tek nje vesh i larget. Tik taku nuk ndalon kur s'kemi me jete.Jeta merr fund kur s'kemi me cte ndjejme.Koha i ngjasonka pikturave abstrakte. E pamundur te interpretohen nga te gjithe.Mendonim se ish koha qe na percaktonte te shkuaren e te tashmen, por jo. Jemi ne qe percaktojme kohen. Cdo element lidhet me perjetimin tone. Mundohemi te veme ne gjume veten dhe te harrojme. Por pikerisht ketu fillon paradoksi me i cuditshem. Mjafton te levizim celesin ne dere dhe kujtimet fillojne te shkunden nga pluhuri i harreses. Ne ate moment koherat behen njish. Distanca behet 0. Nuk ka me largesi kohore. Cdo gje rinis atje ku ish ndalur. Vetja eshte misteri me i madh. Mendon se e ke ne kontroll deri ne momentin kur kupton se ti dhe ajo pasket qene kaq te paafte per tu kuptuar plotesisht. Koha nuk egzistonka per njerezit e zemres. Per ta cdo gje eshte e tashme. Kjo jete nuk paska lidhje me trupin& fizikun. E gjitha qenka Ceshtje shpirti.
SmartSelect_20230226_220900_Google.jpg
*Souli ne nje moment te sajin kur disa kujtime ju mblodhen grusht para syve!
 
Memoria!

Largesite na ndajne fizikisht por kujtimet jane ato qe na bashkojne serish.Ne nuk jemi te ikur. Jemi kujtime qe jetojme ne hapesire, ne mendje, ne zemrat e dikujt, ne forme lutjesh, siluetash te padukshme qe s'guxojne te flasin. Jehona qe kumbojne ne heshtje tek nje vesh i larget. Tik taku nuk ndalon kur s'kemi me jete.Jeta merr fund kur s'kemi me cte ndjejme.Koha i ngjasonka pikturave abstrakte. E pamundur te interpretohen nga te gjithe.Mendonim se ish koha qe na percaktonte te shkuaren e te tashmen, por jo. Jemi ne qe percaktojme kohen. Cdo element lidhet me perjetimin tone. Mundohemi te veme ne gjume veten dhe te harrojme. Por pikerisht ketu fillon paradoksi me i cuditshem. Mjafton te levizim celesin ne dere dhe kujtimet fillojne te shkunden nga pluhuri i harreses. Ne ate moment koherat behen njish. Distanca behet 0. Nuk ka me largesi kohore. Cdo gje rinis atje ku ish ndalur. Vetja eshte misteri me i madh. Mendon se e ke ne kontroll deri ne momentin kur kupton se ti dhe ajo pasket qene kaq te paafte per tu kuptuar plotesisht. Koha nuk egzistonka per njerezit e zemres. Per ta cdo gje eshte e tashme. Kjo jete nuk paska lidhje me trupin& fizikun. Cdo gje qenka Ceshtje shpirti.

*Souli ne nje moment te sajin kur disa kujtime ju mblodhen grusht para syve!
🤗🤗
 
Kujtimet.
Para shum vitesh sapo kishte dal kënga trëndafili blu.
Edhe sa herë e dëgjoja,vetëm qaja.
Edhe nëse isha në një kafene po të vendosej ajo këngë në sfond,më mbushesin sytë me lot.
Një ditë rastësisht më doli sugjerim,edhe mu kujtua një fragment.
Nuk po qaja,thjesht ngela.
Më vinte çudi sesi dikur qaja,e tani nuk ndjej më pothuajse asgjë:);)
Ndonjëherë na shfaqen kujtimet më të trishta në mendje,e si për çudi ti nuk ndjen më asgjë.
Nuk mendoj se plaken kujtimet.
Para vdekjes njeriut i shfaqet e tërë jeta si një panoramë ;):)
I kam premtuar vetes se në të ardhmen time,do krijoj vetëm kujtime të bukura.
Boll dhimbje e lot kam përjetuar në të shkuarën.
 
Kujtimet nuk plaken nese ne i mbajm te gjalla ne mendime, nuk arrijm te mbajm ne memorie te gjith jeten tone ne cdo moment te saj, por jan caste, njerez , dhimbje, gezime, arritje dhe humbjet qe nuk harrohen.
 
Un mbaj mend fragmente kir isha 2 vjec dhe kur isha 3 mbaj mend ngjarje sa her ja kujtoj prinderve habiten si i mbaj mend. jan kujtimet me te bukura qe kam femijeria dhe adoleshenca
 
Në gjithcka qe kalojme ne jete..kujtimet jane ato qe na shoqerojne derisa te mbyllim syte..
Por sec formë e fokus do t'iu japim varet nga ne...
Kujtimet e bukura i ndjejme nga nje kenge,arom ndjesi e tjere..
Ato qe nuk na sherbejne i leshojme...te mos jemi peng i tyre dhe te mos jemi ne te njejten frekuence...
 
p_insideout_19751_af12286c.jpeg
 
Shumë lehtë me thanë, amo jo nuk plakën, as nuk vdesin, as nuk shuhen. Jetojnë me ty e me mu e me te tan.
 
Lavdi qoftë kujtimi i tije lol
 
Varet edhe Po edhe jo .
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top