A mundet Rama të ndryshojë vendin?

ReNdEx

Interist Forever
Staf në FV.AL
Mod
Mundet Edi Rama ta ndryshojë vëndin e pashpresë duke u bërë ylli kësaj emergjence? Me këtë pyetje e nis një analizë të gjatë revista prestigjoze amerikane “Foreign Policy” për situatën në Shqipëri dhe qeverisjen e re të kryeministrit Rama.

“Një lajm i mirë nga një cep i botës. Të dielën e shkuar Edi Rama nisi punën si kryeministër i vendit”. Kështu e nis artikullin me titull "Basketbollisti", gazetari James Traub.

Fillimisht “Foreing Policy” në artikull sjell detaje nga karriera politike e kryeministrit 49-vjecat të Shqipërisë duke u ndalur në fitoren e thellë ndaj rivalit Sali Berisha.

“Rama ka jetuar në Paris, ish-pjesëtar i kombëtares shqiptare në basketboll, kjo një provë e inteligjencës së disafishtë. Për tre mandate kryebashkiak i Tiranës, udhëheqës protestash, një politikan i matur, me një mjekërr të stilit bohemian, reformator i dedikuar, ndoshta gjëja më e mirë që i ka ndodhur Shqipërisë për një kohë tejet të gjatë”, kështu e përshkruan revista amerikane kryeministrin e ri të Shqipërisë.

Duke konstatuar problemet që ndeshet qeveria e Ramës gazetari James Traub shkruan: “Vetëm Zoti e di nëse vendi mund të ndalet pasi Shqipëria është afër me vëndet e botës së tretë”.

Artikulli analizon modelin e qeverisjes lokale kur Edi Rama drejtonte Bashkinë e Tiranës duke vënë re ndërtimin e administratës bashkiake me njerëz të shkolluar jashtë që flisnin anglisht larg përvoja të mëparshme politike.

“Rama i cili e përshkroi njëherë politikën shqiptare si “niveli më i lartë i artit konceptual u kthye në Vaslav Havelin e Tiranës”, thekson “Foreign Policy”.

Shkrimi citon Erjon Velinë, Ministër i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë
i cili ka deklaruar se “Ne po përpiqemi t’i tregojmë shqiptarëve se duket qartë kur qeveria i shikon ata në sy dhe u thotë: Ne jemi në këtë përpjekje së bashku duke vendosur standardin e transparencës së buxhetit dhe financave të vëndit”.

“Foreign Policy” analizon edhe veprimet e ish-kryeministrit Berisha kur thotë:
“Berisha, një adhurues i madh i tregut të lirë, jo vetëm që ftoi Steve Forbes në Tiranë, por e ktheu Shqipërinë një parajsë forbesiane duke vendosur taksën e sheshtë apo duke privatizuar shumë shërbime publike si energjinë elektrike dhe ujin. Por eksperimenti forbesian, nënvizon revista amerikane, dështoi me sukses pasi sot rritja ekonomike qëndron pezull tek zero.

Në të tilla kushte Rama ka bërë disa premtime si shëndetësi falas, investime në arsim etj, thuhet në artikull, duke treguar vendosmëri në gjetjen e parave, vendosjen e taksës progresive dhe luftë pa kompromis ndaj korrupsionit.

“Foreign Policy” e quan pozitiv faktin e sjelljes në Shqipëri të kompanisë konsulente britanike Agjentët e Kurorës të cilët reformuan administratën fiskale në Bullgari.

/ Top Channel
 
Titulli: A mundet Rama të ndryshojë vendin?

Po shihet ne kete fillim mandati se ku do perfundoje shqiperia nen udheheqjen e tij,pame deklaratat e tij ne maqedoni ku barazoi 3000 maqedon te deklaruar ne shqiperi me gati gjysmen e popullsise shqiptare ne maqedoni e quajti pakic,heqi foton e presidentit nga zyrat,nisi me renovimin e zyrave te kryeministris normal se kur pagun me pare te popullit kurrqo nuk oshte shtrejt.
 
Titulli: A mundet Rama të ndryshojë vendin?

Personalisht, kam qënë dhe jam optimiste që do ndryshoj sado pak gjërat në Shqipëri..

Të shpresojmë..
 
Titulli: A mundet Rama të ndryshojë vendin?

asnje politikan i korruptuar i lidhur me mafin dhe me grupe te ndryshme ne gjith boten jo vetem ne shqiperi nuk mundet te ndryshoj asnje vend ! mundet te beje ndonje ndryshim te vogel por jo ndryshim te madh. nje person qe mundet ta ndryshoj vendin e tije duhet te jete i paster i pa korruptuar dhe pa , pas asnje lidhje me mafia te ndryshme.
e kemi rast konkret kryeministrin e turkis Erdoganin , qe per 8 vite mandat e ka rrit ekonomin e vendit ne 9 % , i ka fshi te gjitha borgjet miliona euro bankes boterore dhe fmn-s , dhe gjithashtu ju ka dhan miliarda euro borgje po ketyne pra bankes boterore dhe fmn-s ! dhe shum ndryshime tjera , pra eshte nje person i pa korruptuar dhe nje person qe s'eshte i lidhur me mafia te ndryshme vendore.
 
Titulli: A mundet Rama të ndryshojë vendin?

Ne shqiperi ju bere premtime qe as shteti zviceran si ka:
Shendetsi falas
Arsimin falas
300 000 vende pune
Infrastrurture
Marrjen e statusit te vendit kanditat

E plot Brockulla qe vetem ata qe kan lind prej vitit 1994 e tutje e se kan pa shiperin ma heret e si eshte tani e si pretendojne ta bejne soji i rames edhe metes ,mjere shteti nkond ka mete .
 
Titulli: A mundet Rama të ndryshojë vendin?

Te ndryshosh Shqiperin !!! Misjon i pamundur . Te besosh qe Edi Rama eshte Tom Kruz , eshte naivitet ose tifozllek i semur .
 
Titulli: A mundet Rama të ndryshojë vendin?

ngelet per tu pare............
 
Titulli: A mundet Rama të ndryshojë vendin?

asnje politikan i korruptuar i lidhur me mafin dhe me grupe te ndryshme ne gjith boten jo vetem ne shqiperi nuk mundet te ndryshoj asnje vend ! mundet te beje ndonje ndryshim te vogel por jo ndryshim te madh. nje person qe mundet ta ndryshoj vendin e tije duhet te jete i paster i pa korruptuar dhe pa , pas asnje lidhje me mafia te ndryshme.
e kemi rast konkret kryeministrin e turkis Erdoganin , qe per 8 vite mandat e ka rrit ekonomin e vendit ne 9 % , i ka fshi te gjitha borgjet miliona euro bankes boterore dhe fmn-s , dhe gjithashtu ju ka dhan miliarda euro borgje po ketyne pra bankes boterore dhe fmn-s ! dhe shum ndryshime tjera , pra eshte nje person i pa korruptuar dhe nje person qe s'eshte i lidhur me mafia te ndryshme vendore.

I fort je!
A e di se sa vende pune krijon MAFI-a kur e pastron parane? Shihe Lazaratin si po i mban njerzit e krahut me buke...
Kur t'kesh kohe ma shpjego pak pse sipas mendimit tend Erdogani ruhet aq shume.

Kryetari Keshillit te Ministrave ka 2 koka META-RAMA!
Per 2 vite Meta do i nxjerri parate qe ka investuar ne fushate dhe pas 2 viteve mund ta çoj vendin ne zgjedhje te parakohshme se deshiron te blej 20-25 mandate...

Pra,Shqiperia esht vend i marre peng nga Ilir Meta.
 
Pe: A mundet Rama të ndryshojë vendin?

Zbohet Shqiperia me Shqiptaret jo Rama te jete po dhe baba Rames te jete.
 
Titulli: A mundet Rama të ndryshojë vendin?

Rama eshte duke punuar fort me reformat...prandaj do e shohim ne vazhdim
eshte ende shpejt,por kam pershtypjen se e ka nisur me kemben e mbare!
 
Titulli: A mundet Rama të ndryshojë vendin?

Si esht nje fjal .... hyp (brryli ) ketu e shiko durresin...
u po them hyp ketu e shiko europen :)
 
Titulli: A mundet Rama të ndryshojë vendin?

Shteti nuk behet me njerez qe duan pushtet per interesa personale por me ligje; Ligjet jane, tani duhet te gjejme njerezit qe ti duan e rrespektojne keto te fundit, e Rama, Meta apo kush do tjeter nga keta qe jane ne skene per momentin, jane njerezit e fundit qe do te inspirojne per ti dhene rruge ketij vendi.
 
Titulli: A mundet Rama të ndryshojë vendin?

Majmuni na thote Shqiperia eshte ne krize te thelle. E padegjuar per nje kryeminister te vendit qe te dali para qytetareve e te thote qe vendi eshte ne krize te thelle. I vetmi kryeminister qe e ka bere kete gje eshte Ylli Bufi, nje tjeter socialist qe doli para shqiptareve dhe u tha: "Kemi buke vetem per 5 dite" duke e kthyer krizen ne panik mbarepopullor. Te njejten gje ben edhe kryeministri yne sot. Ai trumbeton se vendi eshte ne krize te thelle. Qytetaret shqiptare duhet te ndihen mire per kete gje apo duhet te alarmohen o majmun kryeminister? Rama nuk i mendon gjerat aq thelle, ne mendjen e tij, po t'iu them shqiptareve se "jemi ne krize te thelle", dhe kete krize t'ia faturoj kundershtareve te mi politike para meje, atehere shqiptaret nuk do me bejne mua me faj kur situata te precipitoje nga shiu ne bresher. Kurse ai qytetari shqiptar kruan koken e tij e thote: "Hajde majmun kryeminister qe kemi zgjedhur! Ky akoma nuk e di qe nuk e zgjodhem me vota qe te na tregoje se sa keq eshte situata por per ti dhene zgjidhje problemeve!"

Pasi na thote qe vendi eshte ne krize te thelle ekonomike, na cudit akoma me shume duke na thene: "Do ta zgjidhim krizen duke paguar borxhet e shtetit! Nuk duam ti kemi njeri borxhe!" Ai qytetari i thjeshte shqiptar, ne kete pike e ben koken gjak se kruajturi kur degjon keto fjale. Nga nje ane na thua se "arka e shtetit eshte bosh" nga ana tjeter na thua se "ekonomia e vendit eshte ne krize" dhe nga ana tjeter na thua se "zgjidhja eshte pagesa e borxheve te shtetit"? Nga do ti gjesh leket nga ajo arka bosh per te paguar borxhet? Une si qytetar nuk ta dhashe ty voten qe ti paguash borxhet biznesit privat, miqve sek'sere te tu, une ta dhashe voten se ti me premtove se do me ulje taksat e do me ofroje shendetesine falas e me cilesi me te larte! Ne mendjen e majmunit kryeminister ne mendjen e budallait ai eshte me i zgjuari ne bote, dhe te gjithe njerezit e tjere jane budallenj. Ne shqiptaret e thjeshte jemi budallenj dhe nuk na ngelet gje tjeter vecse te ndjekim pas budallain ne budallallekun e tij te rradhes.

Te na rroje sa malet majmuni i cirkut pa flaka nuk i ka rene Shqiperise e shqiptareve!

hajduti
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: A mundet Rama të ndryshojë vendin?

Me shume se kryeministrat e tjere pas diktatures sigurisht qe do te beje,
 
Pe: A mundet Rama të ndryshojë vendin?

Eshte sistemi, qe do te thote eshte nje sistem i gabuar per shqiperine gjithmone e kam thene dhe vazhdoj ta them, eshte SISTEMI demokratik i projektuar dhe krijaur qe te funksionoje ne kete menyre per vendet si shqiperia apo edhe vende te tjera si ne, dikush diku PERFITON, une do doja perpara nje sistem HIBRID sepse i pershtatet menyres se si jane shqiptaret.

Rama nje gur muri i sistemit.
 
Titulli: A mundet Rama të ndryshojë vendin?

Me shume se kryeministrat e tjere pas diktatures sigurisht qe do te beje,


Masi po thu ti spo ta prishi ishalla del fjala e jote
 
Back
Top