A mund te jemi te lumtur?

GLOOM

Catch me if you can...
Kush është i lumtur dhe përse? Lumturia varet nga ne apo nga rrethanat e jetës? ثshtë më i lumtur ai që punon fort apo ai që ka fituar lotarinë? Një seri pyetjesh që marrin përgjigje nga specialistët më të mirë.
E shkurtër por intensive, më afër më qetësinë ose ngazëllimin, lumturia varet nga rrethanat, por edhe nga personaliteti, dëshirat dhe bindjet tona. Edhe pse ne mund ta eksperimentojmë në shkalle, raste, madje edhe në lloje të ndryshme, lumturia është një emocion thelbësor. Ajo është një përvoje fizike dhe mendore shumë intensive, e cila lind si reagim ndaj një ngjarjeje dhe ka një jetëgjatësi të kufizuar, edhe pse të përsëritshme.
Nga ana tjetër, qenia në humor të mirë është si një muzike në sfond dhe megjithëse nuk përfundon në një shpërthim gëzimi, ajo ndikon jashtëzakonisht në mënyrën tonë të të menduarit dhe të të sjellurit. Humori i mirë na bën më të sjellë, sepse atë e bashkëshoqëron dëshira për të ndihmuar të tjerët. Ai na bën më krijues, sepse na nxit të bashkëpunojmë dhe të përpunojmë më shumë zgjidhje dhe me cilësi më të mirë. Ai na ndihmon që të kemi më shumë dëshirë, sepse na bën më elastike në arsyetim dhe më të gatshëm për të hedhur në debat hamendjet tona të zakonshme dhe së fundi na bën më kurajozë në situata të vështira.

A lindim të lumtur?

Disa studiues flasin për lumturinë sikur ajo të ishte një cilësi e karakterit dhe shumë kërkime të kryera në lidhje me binjaket kanë për qëllim të vërtetojnë se "predispozita për të qenë i lumtur" jo vetëm që ekziston, por është e trashëgueshme deri në masën 80%. Atëherë pra, vijmë te lumtur që nga lindja? Jo tërësisht. Para së gjithash, përqindja prej 80% ka të bëjë më shumë me një predispozitë të qëndrueshme, se sa me gjendje episodike, tipike, si për shembull më atë të gëzimit.
Mes një proverbi të vjetër anglez: "Mos gjyko të lumtur askënd, derisa nuk ka vdekur" dhe pyetjes disi naive se: a është më e lumtur një natyrë e mbyllur apo një e hapur?, përgjigja është se për sa kohe që individët kanë aftësi të ndryshme për të vepruar sipas mënyrave të tyre karakteristike, nuk ka kuptim pyetja nëse janë tipat e hapur më të lumtur se karakteret e mbyllur. ثshtë e sigurt se nuk ekziston asnjë lidhje absolute midis tipareve të një personaliteti dhe lumturisë.
Studiuesi Kennon Sheldon kreu një kërkim në një grup studentësh amerikanë dhe koreanë. Qëllimi i studimit ishte të gjente se çfarë i bënte njerëzit më të lumtur. Pasuria apo fama? Jo: pavarësia, kompetenca, lidhjet dhe vlerësimi i vetes u vendosen në krye të klasifikimeve të nevojave psikologjike. Ndjesitë e lidhura më këto emocione janë më të rëndësishmet për t'u ndjerë të lumtur dhe mungesa e tyre është e mjaftueshme për t'u shndërruar në të palumtur. Por me një ndryshim të vogël: për studentët koreanë "lidhjet" përbenin nevojën e parë, ndërkohe që për ata amerikanë në krye të listës qëndronte "vlerësimi i vetes".

Lumturinë nuk ta dhuron askushNë këndvështrimin objektiv, disa psikologe e konsiderojnë lumturinë si një gjendje emotive të cilën në e përjetojmë kur gjendemi brenda një aktiviteti domethënës, të cilin e kryejmë në mënyrën më të mirë të mundshme. Por sa realiste është kjo performance optimale? "Jeta është një kompromis- thonë studiuesit- funksionimi optimal është një ideal teorik, pothuajse i parealizueshëm, por edhe nëse do të ishte i tille, vënia në plan të parë e një funksioni nënkupton gjithnjë sakrifikimin e një tjetri. Edhe teoria nuk e pranon një lumturi të plotë, sepse pas disa çastesh kalimtare rivendoset përsëri ekuilibri i mëparshëm. Por ndoshta është më mirë që ndodh kështu".

Lumturia është e shkurtër, ndërsa pasojat jo

Barbara Fredrickson e Universitetit të Michiganit ka fituar një çmim të rëndësishëm për kërkimin e saj në lidhje me pasojat që shkaktojnë në një periudhe afatgjate emocionet pozitive. Këto emocione (në kundërshtim me ato negative që e ngushtojnë përkohësisht raportin mendim- veprim) rrisin aftësinë e mendimit dhe të veprimit të njerëzve. Me kalimin e kohës ky zgjerim i hapësirës së përgjigjeve të mundshme ndaj ngjarjeve të jetës krijon një spirale ngjitëse, e cila forcon karakterin dhe vendosmërinë, çimenton lidhjet shoqërore dhe ndikon në mënyrë pozitive mbi shëndetin dhe mirëqenien. Në fund të fundit, edhe pse jetëshkurtra, emocionet pozitive mund të kenë pasoja jetëgjata, duke na bërë në këtë mënyrë më krijues, më të shëndetshëm dhe më të shoqërueshëm.
Përse optimistët kanë më shumë sukses në jetë? Kësaj pyetjeje, një tjetër studiuese, Lisa Aspinall e Universitetit të Marylandit ia ka gjetur më në fund përgjigjen. Optimistët ndryshojnë nga të tjerët nga mënyra më të cilën i përpunojnë të dhënat që lidhen me ta dhe përkundër mendimit të përgjithshëm, ata nuk i anashkalojnë informacionet negative, por i përdorin ato për të ndryshuar strategjinë e tyre ose për të përmirësuar sjelljen, gjë që sjell për pasoje rritjen e mundësive për të pasur sukses. Një sjellje kjo që duhet imituar.

Fakte apo interpretime?

Karakteri ynë luan një rol të rëndësishëm për lumturinë që ndjejmë apo kërkojmë dhe shumë studime e vërtetojnë një gjë të tille: qëndrueshmëria emotive rrit mundësinë për të qenë të lumtur dhe në një masë më të vogël edhe për të qenë të hapur. Por në lumturinë tonë ndihmojnë edhe shumë elemente të tjerë, disa prej të cilëve qëndrojnë jashtë nesh. Perceptimi ynë i fenomeneve dhe mënyra më të cilën i përballojmë, janë elemente shumë të rëndësishëm të mirëqenies sonë dhe këta faktorë janë të ndërvarur: shëndeti kushtëzon aktivitetin tonë, personaliteti kushtëzon perspektivat për të gjetur një shok jetë e kështu më radhe.
Dhe jo i fundit për nga rëndësia, karakteri ynë përcakton radhën e rëndësisë që u japim ngjarjeve dhe zgjedhjen tonë për vlerësimin apo zhvlerësimin e tyre, pra ajo që efektivisht kemi arritur të përftojmë. Përpara një ngjarjeje të dhënë, ne mund të ofrojmë zgjidhje të pashpresa ose zgjidhje me rrugëdalje, duke e interpretuar këtë apo atë fakt në mënyrë katastrofike ose të mundshme.Elementet e lumturisë

Nëse do i përmblidhnim rezultatet e kërkimeve dhe të eksperimenteve, do mund të përvijonim një listë me elementet që në proporcione të ndryshueshme ndikojnë në qenien tonë të lumtur:

-Mosha
-Paraja
-Shëndeti
-Martesa ose një lidhje e qëndrueshme
-Besimi dhe feja
-Aktiviteti (puna)
-Miqtë dhe lidhjet
-Liria

Rëndësia që i veshim çdonjërit prej këtyre elementeve është shpesh fryt i një kushtëzimi dhe hera herës i një gabimi në arsyetim. Në përfundim të studimit të tij, një psikolog amerikan shkruan se receta e lumturisë "ngjason shpesh me një predikim të vlerave tradicionale". Përkundër asaj që mendojnë shumë vetë, "statistikat tregojnë se nuk janë të pasurit, të privilegjuarit apo njerëzit e bukur ata që janë më të lumtur, por ata që kanë grua dhe fëmijë, miq, që besojnë në zot dhe që kanë një punë e cila i jep kuptim jetës së tyre. Por ka mundësi që këto përfundime të jenë mbivlerësuar: martesa mund të na beje të lumtur, por nga ana tjetër të qenët të lumtur mund të kontribuoje që në të martohemi dhe të qëndrojmë në këtë gjendje në një periudhe afatgjate". E thënë me fjale të tjera, ndjekja e drejtpërdrejtë e lumturisë është recetë për një jetë të palumtur.

Ja disa nga elementet që ndikojnë në lumturinë tonë:

Miqtë

ا'kuptim do të kishte jeta jonë pa miq? Siç ka shkruar Francis Bacon "miqësia i shumëzon gëzimet dhe i ndan hidhërimet". Të kesh një rrjet lidhjesh shoqërore është shumë e rëndësishme për lumturinë dhe mbështetja që të japin të tjerët ndikon tek provat që duhet të përballojmë. Për shembull, mbështetja emotive: një mik merr pjesë në trishtimin tonë pas një ndodhie negative, ose në gëzimin e një fitoreje tonën. Mbështetje në vlerësimin e vetes: kur ndihemi të pranuar dhe të vlerësuar nga miqtë. Mbështetje informative: jemi duke kërkuar punë dhe një mik na ofron të dhënat në lidhje me një mundësi. Mbështetje materiale: miqtë na mbajnë fëmijët kur duam të dalim, na gjenden në vështirësi financiare, etj.
Miqësia është një funksion i vërtetë dhe i mirëfilltë, ose më mirë, një përgjigje emotive e cila duket se është konceptuar kastën për të hequr mënjanë miqtë e rreme. Kur kemi vërtet nevoje, një dorë e shtrirë për ndihmë na prek. Jemi të mallëngjyer dhe nuk e harrojmë kurrë bujarinë, duke u ndjerë të detyruar t'i pohojmë mikut se veprimin e tij nuk do e harrojmë kurrë. Miqtë e vërtetë janë ata që të gjenden në nevojë, sepse qëllimi i miqësisë është që ajo të na gjendet në ato çaste kur askush tjetër nuk merr mundimin të afrohet. Nëse miqtë na bëjnë të lumtur, edhe në i bëjmë të lumtur ata. Por edhe një herë, pasja ose e jo e miqve "të vërtetë" varet shumë nga karakteri ynë. Por edhe nga mjedisi dhe nga përkatësia shoqërore.
Martesa ose një lidhje e qëndrueshme

Martesa dhe bashkëjetesa në vetvete nuk garantojnë lumturinë. Më shumë kjo varet nga ne. Duke parë arsyet se përse çiftet bashkohen e më pas ndahen, është e mundur të ndërtosh profilin e "zgjedhjeve të dështuara", që kanë për baze fillime delikate. Në zgjedhjen tonë të partnerit ka elemente me prirje për të na çuar drejt zhgënjimit: të kemi qenë të tërhequr kryesisht nga pamja fizike e partnerit; ta kemi konsideruar atë si më idealin; të kemi menduar se jeta nuk do të ishte e mundur pa të; të kemi qenë të bindur se lidhja do të ishte e përjetshme.
Nëse "hidhemi me kokë" në lidhjet sentimentale duke shpresuar të gjejmë gjithë lumturitë, jemi në rrugë të rrezikshme. Ideale do të ishte një përzierje e ndjenjave të forta dhe pritjeve të arsyeshme, i vetmi kusht që i lejon një çifti të superojë krizat e pashmangshme dhe të futet në atë që quhet "dashuria e pjekur".
Në fund të një raporti, pra kur çifti ndahet, ai që e përballon më mirë këtë është ai që zgjedh një strategji të ndërmjetme për të përjetuar ato kujtime dhe ato imazhe të jetës së mëparshme që nuk rrezikojnë të përzihen me vuajtjen e ndarjes dhe të të ndjerit i braktisur.
Një tjetër rregull është të shohësh të ardhmen, por pa mohuar të shkuarën. Megjithëse është e pashmangshme dhe e vështirë për t'u kontrolluar, mbajtja inat helmon jetën dhe dëmton besimin: sharjet dhe inati në një periudhë afatgjate shërbejnë vetëm për të cenuar vlerësimin e vetes. Ata që ndahen dhe që arrijnë ta kapërcejnë krizën, kërkojnë t'u japin një vlerë cilësive të tyre më të mira dhe të zhvillojnë të tilla të reja, duke i vënë vetes objektiva afatmesme dhe afatgjata.
Edhe pse na ngjan i padurueshëm, emocioni i trishtimit ka një funksion dhe një vlefshmëri të rëndësishme. Trishtimi na mëson të shmangim gjendjet që e provokojnë atë, na shtyn të rimendojmë në lidhje me ngjarjet dhe gabimet, mund të shkaktojë simpatinë dhe mbështetjen e të tjerëve, mund të na mbrojë nga agresiviteti i tyre dhe na lejon të kuptojmë se sa vuajnë edhe të tjerët që përjetojnë të njëjtën gjendje të trishtuar si ne.

Aktiviteti

Njerëzit që merren me një punë janë më te lumtur se ata pasive, sidomos nëse aktiviteti që kryejnë përputhet me objektivat dhe vlerat e tyre. Nga ana tjetër, pasiviteti i detyruar, si në rastin e qenies pa punë, mund të shkaktojë palumturi, e cila shpeshherë mund të shndërrohet edhe në sëmundje. Njerëzit që gëzojnë humor punojnë më mirë se të tjerët dhe janë më të motivuar dhe krijues, por janë shumë më pak të tille nëse detyra që duhet të kryejnë, edhe pse pjesë përbërëse e një punë në tërësi tërheqëse, është e mërzitshme.
Pasja e një qëllimi është vetëm gjysma e elementeve në arritjen e lumturisë, tezë e vërtetuar kjo edhe tek fëmijët e vegjël, të cilët kanë objektiva relativisht të thjeshta. Sipas studiuesve është e pamundur që një njeri të ketë një jetë të lumtur, nëse nuk ka një ide pak a shumë të qartë se si duhet të jetë jeta e tij. Në kurset për të qenë të lumtur shpesh predikohet që të pakësohen ambiciet dhe të përcaktohen synime afatshkurtra dhe jo afatgjata, por kjo strategji ka hapësirë të kufizuar sepse synimet modeste dhe objektivat afatshkurtra mund të çojnë në një ide shumë të varfër në lidhje me përmbajtjen e jetës: kënaqësia pa qëllim nuk përbën një recetë të mirë për lumturinë.Ndërsa në lidhje me efektshmërinë, kërkimet tashme kanë treguar se njerëzit që nuk kanë shumë besim në vete janë shumë me ngurrues në ndërmarrjen e aktiviteteve nxitëse dhe për këtë arsye nuk duhet të habitemi nëse besimi në mundësitë e zgjedhjes dhe në kontrollin e përfundimeve ndikon qoftë në mirëqenien tonë psikologjike, qoftë në atë fizike. Në fund të fundit, nga se varet lumturia jonë profesionale? Sipas disa psikologeve ajo varet para së gjithash nga puna që na jepet të kryejmë, ndërsa të tjerë mendojnë se ajo varet thjesht nga ne.

Burimi Nanda Web
 
Pe: A mund te jemi te lumtur?

prap per lumturine?!..lol
LUMTURIA=mendja+shpirti+trupi jetojne hareshem sebashku...
 
Pe: A mund te jemi te lumtur?

prap per lumturine?!..lol
LUMTURIA=mendja+shpirti+trupi jetojne hareshem sebashku...

Ekziston kjo??...Per mua kurr...
 
Titulli: A mund te jemi te lumtur?

Gabimin qe e bejme te gjithe ne eshte se lumturine e kerkojme tek: Paraja, Shtepia e madhe dhe e bukur, vetura tipi me i fundit, pushimet ne vendet me ekzotike PERDERISA LUMTURIA MESHIHET NE FAKT NE GJERAT E IMTA: NJE PERQAFIM I NGROHTE, NJE BUZEQESHJE E EMBEL, NJE LEDHATIM, NJE PUTHJE NE FAQE, NJE FJALE E EMBEL...Keto mund ti kemi te gjithe, por gabimi eshte se jami llupes te medhenje dhe nuk ngopemi kurre. Kjo ngase sa me shume qe ke (gjera materiale) aq me shume kerkon. Ndersa per gjerat qe i ceka si gjera te imta qe sjellin lumturine, kurre nuk kerkon me shume (sepse jane gjera shpirterore) por kenaqesh me aq sa merr.

Pra: KERKONE LUMTURINE NE GJERAT E IMTA, TE PERDITESHME, GJERAT QE JU RRETHOJNE dhe JO NE GJERAT E MEDHA QE KURRE NUK MJAFTOJNE.
 
Pe: Titulli: A mund te jemi te lumtur?

Ylli,ekziston lumturia sipas teje??...
 
Titulli: Pe: Titulli: A mund te jemi te lumtur?

Ylli,ekziston lumturia sipas teje??...

PO ekziston sipas meje ne gjerat qe i ceka me lart dhe do te ekzistoj derisa nuk behemi rober te gjerave materiale ne kembim te atyre shpirterore.
 
Pe: Titulli: Pe: Titulli: A mund te jemi te lumtur?

PO ekziston sipas meje ne gjerat qe i ceka me lart dhe do te ekzistoj derisa nuk behemi rober te gjerave materiale ne kembim te atyre shpirterore.

Ylli,njeriu eshte shume egoist...Nuk ndjehet kurr i lumtur,sepse edhe nese dicka i jep gezim,prap do gjeje dicka tjeter qe ndoshta i mungon...Eshte pak a shum ne unin e tij vetjak qe te jete ne kerkim te cdo gjeje me te mire...Dmth njeriu si qenie gjithmone mendon se ka me shume se kaq,ka me mir se kaq e kjo ''mosngopje''ndaj atyre gjerave qe e rrethojne smund ti jape nje stabilitet emocional dhe plotesues...Nga kjo dua te them qe lumturia eshte dicka relative,dicka qe ska fillim as fund,sdihet kur ndihet as nuk dihet kur perjetohet...Njeriu te thote jam i lumtur dmth qe te kete gjithcka...Dmth te kemi harmoni,mendje,trup,shpirt sic e ka permend Soulmind...Mirepo nese mendohemi dhe futemi cik me thelle do e kuptojme qe harmonizimi i ketyre ne nje vije te drejte nuk ndodh kurr...Pra lumturia absolute nuk ekziston,mund te kemi grimca lumturie,mund te kemi kenaqesi,gezim qe jane ndjenja te ''dobeta'' ne krahasim me te qenurit te lumtur,por ndjenjen sublime lumturi veshtire te arrihet...Jo me kot kane thene : Vec budallai eshte i lumtur...

Me kete dua te them qe njeriu qe ka tru,qe ka ambicie,ka synime,qellime dhe gjithashtu ide te qarta per jeten eshte ne kerkim te vazhdueshem...Mund te thuash ka dhe njerez qe kenaqen me ate qe kane,po e vertete,por as ata ne vetvete ne menyre absolute sjane te lumtur...Ka gjithmone dicka qe i shqeteson,sic do ishte mundesi psh per ti mbajtur ato qe kane,shqetesimi qe dikush e ndalon nga rruga qe kane marr...Per kete lumturi flas une,jo grimca lumturie qe provojme cdo dite apo ne momente te caktuara...
 
Titulli: Pe: Titulli: Pe: Titulli: A mund te jemi te lumtur?

Asgje ne jete nuk eshte absolute dhe askush nuk mund dhe nuk duhet te prentendoj te arrij idealen, por e kam ceke dhe me heret, njeriu i pangopshem qe thua ti vrapon pas te mirave materiale (e nenvizuar) dhe nuk eshte i kenaqur me te mirat shpirterore, ai as qe mund te pretendoj dhe kurre nuk do te jete i lumtur. Thenja ne bolld eshte lancuar nga ata qe te tjereve ua kane lakmi lumturine dhe jo nga ndonje analize e lumturise. Vec nese i veren VIP-t qe i kane te gjitha te mirat materiale, tek asnjeri nuk gjen dot as nje grimce lumturie, perkundrazi jane te rrethuar nga vuajtjet shpirterore, xhelozia ndaj te tjereve, frika per te ardhmen, jete nen perkujdesjen e rojeve...pra pa intimitet, me buzeqeshje te zgerdhire...kjo nuk eshte jeta dhe aspak lumturia qe cdo njeri e pretendon (me kusht qe te harroj ne pangopshmerine materiale)
 
Pe: A mund te jemi te lumtur?

Ekziston kjo??...Per mua kurr...

Tek Une PO Gloom, Te betohem:)
Kur Njeriu arrin momentin kur njeh qartazi te verteten nga e genjeshtra, qellimin e tij ne kete bote, absoluten dhe relativen, atehere po e arrin... Thote nje poet: Kush se njohu syrin se njohu as lotin... kush se njohu veten se njohu as Zotin...etj... ne kete rast kur njeh sistemin e jeteses dhe krijimit te saj them se arrihet...:) mjafton te dish ke te vendosh primar ne zemren tende:)
 
Po te pergjigjem ty me pare...Sipas psikologeve,gjendja e ''lumturise'' eshte nje faze qe edhe nese arrihet njeriu e ka te veshtire ta kuptoje...Njeriu e kupton ate gjendje vec ne momentet kur ndihet keq,atehere ne menyre automatike ne mendjen tij,krijohen faza te ndryshme qe e sjellin mrapa ne kohe duke i thene se dikur ne nje kohe te caktuar ai ka qene i lumtur...Kur thua harmoni mendje trup shpirt te kesh para sysh dicka,se arsyeja me ndjenjat skane asgje te perbashket,pervec NJERIUT...E di si kane thene??Smund te jesh edhe i dashuruar edhe i urt e i mencur...Me kete te le te kuptosh qe eshte veshtire kur mbizoteron arsyeja te kete vend ndjenja apo e kunderta...Ndaj shkrirja e atyre qe ke thene ti,eshte dicka e pamundur per tu arritur...Po te tregoj dicka...

Ne nje fshat te larget dikur jetonte nje plak i mencur,e mbanin me te mencurin e atij vendi...Nje shtegtar,here i vuajtur ne jete here i gezuar ka marr vesh per plakun qe jepte keshilla,ka shkuar dhe i ka thene : O ti plak i urt,pse nuk e kane bere jeten qe njeriu te jete gjithmone vec i lumtur??...
Plaku e ka pare dhe i eshte pergjigj : O shtegtar i vuajtur,njeriu do jete i lumtur por sdo e kuptoje kurr,kur te vuaje do e dije e do e kuptoje qe dikur ne nje kohe te caktuar ka ndjere lumturi...Sikur lumturia te ekzistonte njerezit do cmendeshin,pasi sdo kishin me arsye te kerkonin dicka tjeter,por edhe sikur te kishte vec vuajtje prap do cmendeshin,sepse sdo kishin motiv,te kerkojne gjerat qe i kenaqin...Ndaj e kane bere jeten me ngritje dhe zbritje,qe kur jemi mir te mendojme se kemi qene keq,e kur jemi keq te dime qe dikur kemi qene te lumtur,pasi lumturia nuk ekziston ne te tashmen...
Dhe per ta mbyll me kaq,kete histori qe ma ka thene nje profesor psikologjie po te them dhe dicka : Lumturia ne fjalor eshte vec nje emer,ndersa ne librin e jetes eshte nje folje qe zgjedhohet ne te shkuaren por nuk ka te tashme...
 
Shkurt ,,,thjesht,,,per momentin ndjehem shume e lumtur ....cti bej une tani vetes ,,,kujt ti jap te drejte ketu ??????
 
Pe: Titulli: Pe: Titulli: Pe: Titulli: A mund te jemi te lumtur?

Asgje ne jete nuk eshte absolute dhe askush nuk mund dhe nuk duhet te prentendoj te arrij idealen, por e kam ceke dhe me heret, njeriu i pangopshem qe thua ti vrapon pas te mirave materiale (e nenvizuar) dhe nuk eshte i kenaqur me te mirat shpirterore, ai as qe mund te pretendoj dhe kurre nuk do te jete i lumtur. Thenja ne bolld eshte lancuar nga ata qe te tjereve ua kane lakmi lumturine dhe jo nga ndonje analize e lumturise. Vec nese i veren VIP-t qe i kane te gjitha te mirat materiale, tek asnjeri nuk gjen dot as nje grimce lumturie, perkundrazi jane te rrethuar nga vuajtjet shpirterore, xhelozia ndaj te tjereve, frika per te ardhmen, jete nen perkujdesjen e rojeve...pra pa intimitet, me buzeqeshje te zgerdhire...kjo nuk eshte jeta dhe aspak lumturia qe cdo njeri e pretendon (me kusht qe te harroj ne pangopshmerine materiale)

Spo flasim per materializem,as per pikepamjet e ambicies materialiste...Por me shume po flasim per lumturine shpirterore, ne kete gje futen te gjitha ndjenjat dhe emocionet dhe harmonia e tyre ne qenien njerezore...Te arrish nje lumturi sic mundohet te percaktohet duhet te kesh arritur nje gjendje apoteosi(mbinatyrshme,mbinormale)...Mesa di une nga jeta merr jep,ngrihesh ulesh,perplasesh behesh me i forte ose me i dobet,valle gjerat materiale ti japin keta??Jo,ti jep karakteri yt sa je i vendosur,ndersa ti me prek ketu,pangopjen...Nese e lexove me vemendje se cfare doja te nenkuptoja une me pangopje se kisha fjalen per pasuri,per femije,per njerez,por e kisha fjalen per ndjenjat...Ti mendon se di te thuash tani jam ngop me ndjenja??...Se besoj,njeriu nuk gjen kufi ne ndjenja si negative si pozitive,per te mos i anash kaluar temes,te cilen e ktheve cik si teme ambicie do te thoja,qe lumturia eshte relative ty te ploteson te jep lumturi dicka,mua dicka tjeter...Por si paranteze e gjithe kesaj lumturia,ska fillim as fund preciz...
 
Pe: A mund te jemi te lumtur?

Shkurt ,,,thjesht,,,per momentin ndjehem shume e lumtur ....cti bej une tani vetes ,,,kujt ti jap te drejte ketu ??????

Enderra,te dali dicka tjeter me shume se kjo qe ke tani,te shohim nese do i thuash jo,pasi je e lumtur tani e sdo te duash me shume...
 
Titulli: A mund te jemi te lumtur?

Psikologet profesion qe i afrohet atij te astrologut dhe sizmologut per sa i perket efakisitetit ne zgjidhjen e problemeve ......
Lumturine cdo njeri e mat dhe e koncepton me menyren e vet ne baz te botkuptimit dhe rrendesine qe ai i ka dhene gjerave dhe ndikimin qe kane mbi te...
 
Redaktimi i fundit:
Pe: Titulli: A mund te jemi te lumtur?

Psikologet profesion qe i afrohet atij te astrologut dhe sizmologut per sa i perket efakisitetit ne zgjidhjen e problemeve ......
Lumturine cdo njeri e mat dhe e koncepton me menyren e vet ne baz te botkuptimit dhe rrendesine qe ai i ka dhene gjerave dhe ndikimin qe kane mbi te...

Cti bejme Cyber,dikush do duhet ta beje edhe ate profesion...Fundi i fundit,psikologu eshte degjues keshillues pak a shume shfryes i yti,pastaj vendimet,zgjidhjet i merr ti...Ste ben kush jeten tende...
 
Titulli: A mund te jemi te lumtur?

Ne fakt vete titulli i temes qe parashtrohet ne forme pyetje; Pse ? Sepse gjithkush shpreson apo pretendon ne baze te asaj se c`far ka mbjelle se do perfshihet ne nje gjendje me te ekuilibruar, jemi gjithnje brenda librit te jetes, faqet e se cilit, here jane te bardha e here te zeza, here te zhubrosura apo grisura e here te drejta, kjo i perfshin gati te gjitha kohet e foljeve ne menyre relative, packa se shpesh here ne secilen prej tyre na rastis te jemi "imagjinare".
 
Titulli: A mund te jemi te lumtur?

tamam te lumtur smund te jemi perhere.....por mendoj se mund te jemi te kenaqur........
 
Titulli: A mund te jemi te lumtur?

Lumturi Apsolute nuk ka dhe nuk do kete,por duhet te knaqemi me ato pak caste lumturi se na vien spontanish ne shumicen e rasteve.Cdo njeri deshiron tjet i/e lumtur dhe punon per te pas knaqesi cdo her dhe jo paknaqesi , por eshte kriju i till ku ne ndjenjat e tij nuk dominon ase e mira ne shumic ase e keqja .
 
Titulli: A mund te jemi te lumtur?

une dua te di se me cfare matet??!!! Se egziston dhe sa egziston mund ta kemi jetuar ........Por cfare rendesie ka se po te fokusohemi ne termat qe te jemi te lumtur do hargjojme kohen per te arriitur te pamunduren qe te jemi te lumtur mbase me pak dhe duke jetuar cdo dite sikur te ishte e fundit te sjell lumturi :)
 
Titulli: A mund te jemi te lumtur?

Gloom, eshte e vertete, njeriu nuk kenaqet kurre. Gjithmon kerkon dicka tjeter qe nuk e ka, ose e ka por nuk di ta vleresoje; qe te kerkosh dicka me shume nuk eshte keq, pasi kerkon per me mire. Por nuk do te thote qe duke qene gjithmon ne kerkim, te mos vleresosh dhe te lumturohesh me ato qe ke.

Lumturine une e shikoj si dicka e cila me jep nje qetesi shpirterore plotesuese; plotesuese ne kuptimin qe objektivat e mija i kam arritur dhe jam e kenaqur me ate qe jam dhe ku jam per momentin. Per dike tjeter lumturia eshte komplet ndryshe nga ajo qe shikoj une.

Nje gje qe vura re ne artikull, thote qe lumturia eshte nje ndjenje qe dikush e ndjen ne nje aktivitet. Personalisht jam kundra kesaj. Nje aktivitet mund te me sjelli kenaqesi por jo lumturi. Lumturia eshte rezultati i shume ndjenjave, aktivitetesh, shkembim ndjenjash me njerezit me te dashur, arritje ne punet e mija, e shume gjera qe e bejne njeriun te ndihet i lumtur (sa do doja te kisha nje fjale tjeter per te pershkruar ndjenjen e te qenit i lutmur).

Mua me pelqen... E dua shume lumturine! :)
 
Karamele,ne artikull sic e the ti e jep qe lumturi ndihet ne aktivitete,ti the kenaqesi...Une do e shihja lumturine si bashkim ndjenjash(gezim,kenaqesi,dashuri,euforizem,enderra,nostalgji etj etj),dmth sipas mendimit tim lumturia perbehet nga te gjitha keta ndjenja njeheresh,ti kesh te gjitha keta ne te njejten kohe...Une se besoj se nje njeri nese ndihet i gezuar/kenaqur ne pune,ne shkolle,ne lidhjet me te dashurin etj etj,dmth ne disa fusha te jetes,nuk ka nje merak tjeter ne mendje,psh ekonomine e shtepise,te ardhurat e pakta,apo nuk ka shendet te mire...Dmth me kete dua te them qe lumturi njeriu gjen tek te gjitha ato qe permenda shkolle,pune,dashuri por jo se i ka te gjitha te tjerat ne rregull dhe ska pse e vret as nje qoshe te mendjes per dicka...Ndaj thote dhe materiali qe njeriu ne disa aktivitete gjen lumturi...
 
Titulli: A mund te jemi te lumtur?

Un per vete jam i lumtur edhe rehat bile :D ohohohoh flm Zotit per cdo gja i mirepres te mira e te keqija
 
Titulli: A mund te jemi te lumtur?

Je i/e lumtur kur i gzohesh te mirat qe ti sjell jeta...mjafton te zgjohesh dhe te jesh mirnjoh/es per gjithcka qe ke perreth.
 
Titulli: A mund te jemi te lumtur?

Teme e bukur kjo :)

Ok ne teme pra.

Perderisa kjo pyetje u dedikohet te gjithve une po perpiqem te jap nje pergjigje si nje pjese e vogel e atyre qe konsiderohen te gjithe.

Si te jem i lumtur...? Sa here qe mund te ma bejne te tjeret kete pyetje, ose sa here qe mund t'ja bej vetes kete pyetje e di qe kjo pyetje do jet gjithcka qe do me ndjeki gjate gjith jetes time.

Fo thoni ju qe Nuk je i lumtur aktualisht ? Ose ke qene ndonjehere i lumtur ne jeten tende ?

Po edhe Po. Edhe kam qen edhe jam... por serisht nuk mund te jesh i lumtur ne menyre konstante edhe te perjetshme. Jo nuk e besoj se po te ishte ashtu do kishim aritur te kuptonim qellimet e mistershme te jetes. Perse tundohemi, perse gezojme edhe perse marim fryme. Lumturia nuk zgjat pergjithmone por edhe vjen kur duhet. Nuk them ndonjehere por po them kur duhet sepse jane moment... Momente te lumtura qe mbahen mend. Edhe kush nuk ka patur momente te tilla per tu mbajtur mend. Ndonjehere i mbyll syte edhe udheton ne ato momente sikur te doje ti jetoje serisht qofte edhe per nje here te vetme. Te gjitha ato momente te lumtura te mbyllura ne mendje edhe ne zemer sikur te thone nga brenda ndonjehere qe nuk duam te jemi thjesht kujtime... sikur te thone qe duam kujtime te tjera ne pranine tone si keto qe jemi ne. Edhe dicka ndodh ne jete, nje lajm i mire, nje shok apo nje shoqe e mire, nje gezim, nje refim i gezuar, edhe dicka nga keto ngulitet ne mendje si nje kujtim i bukur, edhe me kalimin e kohes thua qe... ehhhh ishte verete dicka e bukur. Kur mendon se ne ato kohera je ndjere i lumtur ateher kemi nje cast te lumtur te jetes edhe kur keto caste mblidhen te gjitha se bashku ateher kemi nje kohe te lumtur.

Hidherimi.

Hidherimi ka vendin e vete ne mendjne edhe ne zemren tone. Por nuk ka ven brenda ne kujtimet tona te lumtura. C'do gje ka vendin e vete. Kur kujtimet e lumtura mblidhen te gjitha bashke edhe krijojne ate qe ne e quajm nje kohe te lumtur atehere rikujtojme se koha eshte gjeja me me vlere qe kemi edhe kur ajo eshte nje kohe e lumtur atehere kemi bere nje pjse te lumtur te jetes tone.

E shikojme qe kjo eshte dicka e mire edhe na pelqen. Me kurajo ndonjehere perpiqemi ti shkelim me kembe hidherimet edhe problemet me qellimin qe te kemi sa me shume momente te lumtura, me qellimin qe nje dite te kujtojme se vertet kemi jetuar.

Nuk besoj se doni te pyesni se nga vjen lumturia, thjeshte mendoni nje cast te lumtur, vleresojeni edhe mendohuni se c'fare mund ta sjelli serisht.
 
Titulli: A mund te jemi te lumtur?

Lumturi sa fjale e madhe po aq dhe e bukur jam e lumtur per gjithcka qe kam
 
Titulli: A mund te jemi te lumtur?

Njeriu mund te jete i lumtur derisa e njeh rolin e tij -si njeri dhe kufijte...
 
Pe: A mund te jemi te lumtur?

Sa ma pak kërkesa të ketë njeriu, aq më i lumtur do të jetë.

Pata lexuar diku në një forum gjermanisht dikush kishte shkruar:
"Qëlimi im ( në jetë) ishte të ngjitem sa më lartë, por
aq më lartë ngjitesha, aq më keq ndihesha!"
 
Titulli: A mund te jemi te lumtur?

Lumturia eshte relative sepse njerzit jane te ndryshem.
Cfare me ben mua kenaqesi tjetrit i duket o budallek ose e paaritshme.
Varet nga cdo njeri cfare i imponon vetes si "limit" per te qene i lumtur... Disa njerez vrapojne per me shume se mund te kene nevoj ose mundesi te bejne....Nderkohe qe disa njerez mund te kenaqen me shume pak edhe pse mund te kene mundesi per me shume....
Po ashtu ka njerez shume pozitiv qe e marin jeten sic vjen, me te mira e me te keqia, qe mesojne te gjejne nje ane plot te gotes perhere e nqs eshte 3/4 bosh...Nderkohe qe ka njerez qe per gjene me te vogel do bejne tragjedine me te madhe edhe do shkatrojne gjithe mundesite e lumturise.
Lumturia nuk eshte konstante, sepse njeriu eshte ne nje evolucion permanent...Si pasoj dhe arsyjet e lumturise ndryshojne.

Gjithsesi, kur mesojme te shikojme ca eshte e bukur edhe cfare na ben mire, mesojme te vlersojme edhe castet e lumturise.
Eshte bukur te jesh i lumtur....
Endorfinat jane substancat e mia te preferuara:)
 
Titulli: A mund te jemi te lumtur?

Sigurisht qe po,vete fakti qe jetojme ne nje planet ku qendron ne gravitetin e universit eshte madheshtore :))
 
Titulli: A mund te jemi te lumtur?

Ajo që na bën të lumtur ose jo të lumtur nuk është ajo që kemi, ajo që bejmë apo ajo që jemi, por është ajo që mendojmë.
D.Carnegie
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top