A ka vdekur komunizmi?

braziljania

Anëtar i Nderuar
Sipas pjesëmarrësve të një diskutimi që u zhvillua ditët e fundit këtu në Washington, një e pesta e popullsisë së botës jeton nën komunizëm, megjithëse jo sepse e duan një gjë të tillë. Disa prej diskutantëve presëmarrës thanë se numri i atyre që u zhdukën nga komunizmi mund të mos mësohet kurrë.

Analistët që diskutuan mbi të ardhmen e komunizmit thanë se mbi 100 milion njerëz në gjithë botën janë eliminuar gjatë 90 vjetëve të fundit nga regjime komuniste.

Lee Edwards, analist politik pranë organizatës jo-qeveritare, Heritage Foundation, thotë se është një dështim moral i kohës sonë që pasqyra e plotë e krimeve të komunizmit vazhdohet të kuptohet në mënyrë krejt të zbehtë.

“Kush e di që nën komunizëm kanë vdekur më shumë njerëz se sa gjatë gjithë luftërave të shekullit të 20 së bashku.”

Frank Kalzon, drejtor ekzekutiv i qendrës për një Kubë të Lirë vë në dukje se viktimat e komunizmit përfshijnë edhe ata njerëz, që i kanë mbijetuar shtypjes komunizte, por vuajnë gjatë gjithë jetës pasoja mendore.

Gjatë 70 vjetëve të komunizmit, udhëheqësit e këtij sistemi burgosën qindra miliona njerëz për bindjet e tyre. Qytetarëve të regjimeve komuniste iu konfiskuan pasuritë e tyre personale. Të tjerëve iu mohua çdo mundësi për arsye të biografisë familjare. Zoti Kalzon thotë se shtypja ende vazhdon në vendet komuniste.

“Sot në Birmani, Kinë, Bjellorusi, në Kubë viktimat janë ata që guxojnë të thonë atë që shumica e njerzve rreth tyre janë gati vetëm ta mendojnë atë.”

Harry Vu, i cili u ka shpëtuar kampeve të punës në Kinë, thotë se komunizmi sot është produkt i diktatorëve dhe jo i ideologjisë.

“A po vdes komunizmi? Ai ka vdekur. Edhe në Kinë asnjeri nuk beson në komunizëm. Asnjeri nuk beson se komunizmi sjell një të ardhme të mirë.”

Zoti Vu thotë se në periudhën 1940-1960, njerzit ishin të gatshëm të luftonin për ideologjinë komuniste, por besimi i tyre në parimet e një shoqërie pa klasa është venitur me kalimin e viteve. Zoti Vu thotë se aty ku ekziston, komunizmi mbijeton për shkak të frikës dhe kërcënimit të sunduesve autokratë.

Kongresi amerikan ka miratuar një ligj për ndërtimin e një memoriali këtu në Washington për nder të më shumë se 100 milion viktimave të komunizmit. Puna për hedhjen e themeleve të këtij memoriali është në plan të fillojë muajin e ardhshëm dhe ndërtimi i memorialit pritet të përfundojë në qershor të vitit të ardhshëm.


voa*
 
Titulli: A ka vdekur komunizmi?

Komunizmi lindi ne nje kontekst historik, ne ate kohe ishte i domosdoshem sepse u dha shprese klases se shtypur, ishte nje kategori njerezish qe perbenin shumicen absolute, qe jetonin ne nje varferi te tejskajshme, dhe kjo shumice qe ishte jashtezakonisht nje force shume e madhe, arriti te organizohej, fale ideologjise komuniste..arriti te vije ne pushtet ne rusi, dhe duke qene nje vende shume i madhe dhe qe kishte influence ne te gjithe lindjen, keshtu komunizmi u perhap ne te gjithe evropen lindore. Filozofia e ketij sistemi ishte represioni i pakices qe perfaqsonte klasen e pasur, keshtu lindi lufta e klasave, qe beri aq shume viktima sa te gjitha lufterat e marra se bashku...por nuk dua te zgjatem me tej ...sepse pak a shume e njohim te gjithe kete histori.....Per fatin tone te keq , edhe ne e perqafuam kete ideologji...por pasojat qe ka lene ajo edhe sote jane te prekshme......
Mjaftone ti hedhesh nje sy, se ç'fare ka ndodhur keto 20 vjete "jo komunizem"dhe gjithçka kuptohet.....Njerezit qe kane qene pjese e asaj nomeklature, qe ka qene klasa e privilegjuar,eshte e veshtire te nderrojne qendrim, ata gjithmone do te shpresojne se nje dite do te rikthehet komunizmi, dhe ne njefare menyre ja kane arritur qellimit, mjaftone te shikosh, politika shqiptare eshte ne dore te politikaneve qe kane qene pjese e diktatures,
edhe lufta e klasave ne shqiperi nuk ka mbaruar kurre, mjaftone te shohesh se si zihen duke i bere biografine njeri tjetrit, duke i ndare shqiptaret ne dy pjese ne te majte dhe te djathte, dhe duke hedhur mesazhe urrejtje dhe jo bashkimi. E keqja eshte se ata po ua lene trashgimi femijeve te tyre qe te sillen ne te njejten mynyre, ata vertete jane te specializuar te manipulojne popullin , sidomos ata me te varferit, duke hedhur sllogane dhe thenie te medhaja, duke e kthyer demokracine ne nje anarki totale, duke i hedhur njerezit kundr njeri tjetrit, duke perdorur nje fjalor qe dhe enveri do tua kishte ziline...derisa ata te jene pjese e politikes shqiperia ska per te pasur kurre demokraci....Demokraci do te thote qe te respektosh edhe kundershtarin, dhe te pranosh humbjen , dhe te punosh per prosperitetin e vendit tende, por ata jane te gatshem qe per karriket e tyre jane gati qe te shesin edhe shqiperine.......pershendetje te gjitheve......
 
Titulli: A ka vdekur komunizmi?

Po te ishte gjalle Robert Hooke (i pari qe studjoi qelizen) do te thoshte :
Komunizmi si qelize ka vdekur, por para se te vdiste ka shperndare oksigjen tek disa njerz qe sot e ksaj dite e ndiejn ate (komunizmin) ne cdo frymarje.
 
Titulli: A ka vdekur komunizmi?

shyqyr zotit nuk mbaj mend gje x komunizmin,se kam qene e vogel,e diktatori vdiq...
por kujtoj gjithmone mamin qe me 3gonte x kete....
edhe se ishte kundra,thoshte qe ne kohen e komunizmit,asnje nuk ishte i papune,te gjithe kishin cte hanin,nuk u mungonin drita e uje;)
sot ne demokraci ne shq ka te varfer te varfer,e te pasur ne max,nuk ekziston nje rruge e mesme....
sado te keqija kishte komunizmi,kishte dhe te mira:):)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top