A janë njerëzit që shajnë/përdorin ‘fjalë të pista’ më të sinqertë? Ja ç’thotë ky studim!

D.

.
EE61F212-CA57-4DE4-B533-5B42252B083F.jpeg

E keni menduar ndonjëherë se fjalori “i pistë” mund të shoqërohet me sinqeritet më të lartë ose më të ulët? Ka plot argumente nga të dyja palët. Nga njëra anë, mund të mendojmë se ndërsa “të sharat” dhe fjalët e pista rriten, sinqeriteti i një personi bie. Mbi të gjitha, sharjet ndonjëherë shkojnë kundër standardeve shoqërore për sjellje të mirë.

Për më tepër, fjalët e pista dhe vulgare mund të përdoren për të dëmtuar të tjerët dhe përdorimi i tyre mund të jetë shenjë e mungesës së vetëkontrollit. Ato mund të jenë tregues i një karakteri të errët ose të pabesuar.

Por, prisni pak! Ne gjithashtu mund të tregojmë raste të forta ku të përdorurit këto fjalë të pista mund të lidhet me ndershmërinë apo sinqeritetin e një personi. Personi që i rrëshket një fjalë e tillë kur i bie një vegël në këmbë apo kur i derdhet kafja në kompjuter, po tregon transparencë për ndjenjat që po përjeton në ato momente. Ai po shpreh, në një mënyrë të ngarkuar emocionale, atë që po ndjen në këtë moment. Të pretendosh se je i qetë dhe gjithçka është në rregull fizikisht, ndërkohë që përbrenda “po zien”, a nuk do të thotë kjo “të shtrembërosh faktet/ndjesitë”? Kjo është një mënyrë për të mos qenë i sinqertë.

Pra, cila është e vërteta? A lidhet fjalori i pistë me sinqeritetin apo jo? Do ishte mirë sikur të kishim ca të dhëna empirike dhe tani, për herë të parë i kemi.
Në grupin e parë të studimeve për këtë marrëdhënie, Gilad Feldman në Universitetin e Maastricht dhe kolegët e tij gjetën një korrelacion pozitiv midis sharjeve dhe sinqeritetit. Të tre studimet u botuan në revistën Social Psychological and Personality Science.

Në studimin e parë, 276 pjesëmarrës iu përgjigjën një sërë pyetjesh. Disa kishin të bënin me sharje, si p.sh. "Sa shpesh shani me fjalë të pista?” në kontekste të ndryshme, të tilla si "ndaj një personi tjetër, kur je vetë, ose në shkrimet e tua".
Disa pyetje kishin të bënin me sinqeritetin, të tilla si: "Nëse thoni se do të bëni diçka, a e mbani gjithmonë premtimin tuaj pa marrë parasysh sa e papërshtatshme mund të jetë?"

Rezultatet: Pjesëmarrësit që thanë se shanin më shpesh, morën rezultate më të larta në “masën e sinqeritetit”.
Feldman dhe kolegët e tij gjithashtu përdorën disa teknika të tjera. Në studimin e tyre të dytë, ata kërkuan ndihmën e Facebook - specifikisht, azhornimet e statusit të 73,789 përdoruesve që ranë dakord të ishin pjesëmarrës.
Rezultoi se "ata që përdorën më shumë sharje ishin më të sinqertë në azhornimet e statusit të tyre në Facebook".

Më në fund, studimi i tretë zhvendosi fokusin nga individi në nivelin social, veçanërisht në SHBA.
Ekziston një matës i sinqeritetit nga shteti në shtet, quajtur "Hetimi i Integritetit të Shtetit". Kështu që Feldman mori të dhënat e fyerjes për përdoruesit amerikanë të Facebook (29,701 pjesëmarrës) dhe përcaktoi se nga cili shtet ishte secili. Doli që mesatarisht njerëzit që shanin më shumë në Facebook kishin tendencë të vinin nga shtetet që renditeshin më lart për ndershmëri/sinqeritet.
Duhet theksuar se: Këto janë vetëm studime paraprake dhe janë korrelacionale, kështu që nuk mund të themi asgjë për shkakësinë. Gjithashtu këto studime gjetën tendenca të përgjithshme. Ka edhe shumë njerëz që përdorin fjalor shumë vulgar dhe s’janë të sinqertë, ashtu sikurse ka edhe njerëz shumë të sinqertë, që nuk shajnë me “fjalë të pista”.
Sidoqoftë, tani për tani sharjet duket se shoqërohen me sinqeritet më të lartë.

Burimi: Psychology Today
 
Njeriu i sinqert ne radhe te pare nuk shan,e jo me te flet fjale te pista.
Pamvarsisht ndodhin situata se te nxerin nga kontrolli,prap nuk mund te shprehesh ashtu pa cenzur.
 
Kam lexuar diku gjithashtu qe kush perdor fjale te pista ka nje nivel te IQ me te larte se kush nuk perdor.

Personalisht mendoj qe te shash apo jo, te perdoresh fjale te pista apo jo nuk jane kritere per inteligjence te larte.
Ka te beje me shume me karakterin tone se sa me nivelin e inteligjences.
 
Po sikur ta kthesh persembrapshti kete studimin e ta cilesosh e emertosh sikur: Sinqeriteti si tregues i nivelit te perdorimit te "fjaleve te pista", pasi ne konsiterate duhet te meret edhe mesatarja e kultures se atyre vendeve ku ngjizet studimi e cila varion shume nga njeri vend ne tjetrin dhe cka eshte "fjale e piset" per njeren pale perdorohet si "fjale e paster" per palen tjeter.
 
Qe kur fjalet e pista qenkan ceshtje interpretimi?
Nje fjale e piset , eshte dhe ska si te jete ndryshe
Ajo qe varion eshte menyra si perdoren
Ne humor, bisede e lire, nerv, debat etj etj
 
Qe kur fjalet e pista qenkan ceshtje interpretimi?
Nje fjale e piset , eshte dhe ska si te jete ndryshe
Ajo qe varion eshte menyra si perdoren
Ne humor, bisede e lire, nerv, debat etj etj
"Home pse shef" ne Shqiperi te merr jeten.
"Te befsha motren" ne Gjermani te ben me nuse.
 
Ho me pse shef nuk eshte fjale e piset
Te befsha motren ( e thene kshu) prape nuk eshte fjale e piset
Un i shkruajra ne menyre te moderuar por nuk i shpreha ashtu sic shprehen neper rruge dhe kete ja lashe lexuesit per ta kuptuar ai me mire.
 
Un i shkruajra ne menyre te moderuar por nuk i shpreha ashtu sic shprehen neper rruge dhe kete ja lashe lexuesit per ta kuptuar ai me mire.
Nje fjale e piset thashe une mbetet e tille ne cdo gjuhe
Pastaj menyra si perdoret eshte tjeter

Sesi reagojne njerezit ndaj fjaleve te pista eshte nje teme tjeter
 
Nje fjale e piset thashe une mbetet e tille ne cdo gjuhe
Pastaj menyra si perdoret eshte tjeter

Sesi reagojne njerezit ndaj fjaleve te pista eshte nje teme tjeter
dakort :)
 
E pse me hape krahun ti? Une as te shava jo lool
Tu duka gje jo inteligjente? ?
Jo, perkundrazi nuk vura ne mendyshje inteligjencen tuaj por eksperiencat do ti kemi te ndryshme ne kete teme, prandaj.
 
Jo, perkundrazi nuk vura ne mendyshje inteligjencen tuaj por eksperiencat do ti kemi te ndryshme ne kete teme, prandaj.
Dmth ti po flet per shkaqe gje qe nuk perfshihet ne teme
Une po flas ne ligjerate te drejte
Mgjth shpalosi eksperiencat se mesojme noi gje
 
Dmth ti po flet per shkaqe gje qe nuk perfshihet ne teme
Une po flas ne ligjerate te drejte
Mgjth shpalosi eksperiencat se mesojme noi gje
Me mire besojini ligjerates suaj te drejte se sa eksperiences sime te vobekte.

Un fola me sikuri te plote per ato veti qe sinqeritetin e veshin me realitet dhe jo klishe.
 
Disa studime nganjeher duhet te behen dhe ne Shqiperi??‍♂️
Sa per temen . Per kshu gjerash jo mra çekiçi jo mu derdh kafja apo mra telefoni ntok... gjejm fjal qe as plaku moçem si ka nigju najher
Sa per njerzt . N'Sy i lezeton ma fort !
 
Kjo nuk ka lidhje as sinqeriteti as IQje.

Lidhet me 2 gjera sipas meje.
1- Edukata dhe etika e te folurit te personit
2- Vetpermbatja dhe kontrolli i nervave apo merzitjes.

kaq.

Po pate keto te dyja nuk shan, po nuk i pate te jesh i sinqerti dhe i zgjuari botes serish do te shash. Te thuash te verteten apo ate qe mendon jo domosdoshmerisht duhet ta besh me fjale te pista apo me te shara.

Ah dhe 3-
Sharjet e ofendimet nuk jane kurre dicka e mire, ndaj s'ka nevoje t'i gjehen ane pozitive hic.
 
Ja dhe nje embelsire nga une
?????

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

Kur bie zilja ne mengjes dhe te can daullen, gjeja e fundit qe deshiron eshte te ndihesh inteligjente apo e edukuar ?
Amen.
Ciao
 
Kjo nuk ka lidhje as sinqeriteti as IQje.

Lidhet me 2 gjera sipas meje.
1- Edukata dhe etika e te folurit te personit
2- Vetpermbatja dhe kontrolli i nervave apo merzitjes.

kaq.

Po pate keto te dyja nuk shan, po nuk i pate te jesh i sinqerti dhe i zgjuari botes serish do te shash. Te thuash te verteten apo ate qe mendon jo domosdoshmerisht duhet ta besh me fjale te pista apo me te shara.

Ah dhe 3-
Sharjet e ofendimet nuk jane kurre dicka e mire, ndaj s'ka nevoje t'i gjehen ane pozitive hic.
Ekzakt
Sepse nese do merrej ky kriter ,une tashme duhet te isha shpallur "monument kulture" lool
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top